|
-
Shkup,
11 maj 2004 - Nė pallatin e sporteve
"Rasadnik" nė Shkup tė dielen u mbajt Kampionati i hapur
evropian i Asociacionit Ndėrkombėtar tė Karatesė (International
Karate Association-IKA). Nė kėtė garė morėn pjesė afro 90
garistė, pėrfaqėsues tė disa shteteve: Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės, Italia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova dhe disa shtete
tė tjera.
-
-
Kosovarėt janė pėrfaqėsuar me 11 karateistė nga
klubi "Iliria" tė Prishtinės, tė cilėt kanė fituar 14 medalje: 6
tė arta, 4 tė argjendta dhe 4 tė bronzta. Garat janė zhvilluar
nė kumite dhe nė kata nė konkurrencėn individuale pėr juniorė
dhe seniorė nė kategorinė absolute pėr femra dhe meshkuj dhe nė
konkurrencėn ekipore.
-
Nė konkurrencėn e junioreve, Fjona Beqiri u bė kampione
evropiane nė kumite, ndėsa nė kata fitoi medaljen e argjendtė,
kurse te junorėt Jetmir Rexhepi u bė kampion i dyfishtė, nė
luftra dhe nė kata, Linditrim Gashi nė luftra fitoi medaljen e
argjendtė, kurse nė kata tė bronztėn, ndėrsa Esat Lika nė luftra
u stolis me medaljen e bronztė, kurse nė kata me tė argjendtėn.
-
Nė konkurrencėn e senioreve, titullin e kampiones evropiane tė
Asociacionit Ndėrkombėtar tė Karatesė nė kumite (luftra) e fitoi
Ermira Statovci, e cila njėherėsh zuri edhe vendin e tretė nė
kata, nėnkampione u shpall Marigona Beadini, kurse me medaljen e
bronztė u stolis Ardiana Rexhepi.
-
Nė konkurrencėn e seniorėve nė luftra Besart Vitia ishte
pakrahasueshėm mė i mirė se tė gjithė kundėrshtarėt e tij,
kėshtu qė me meritė tė plotė u shpall kampion, ndėrsa medaljen e
artė kosovarėt u stolisėn edhe nė konkurrencėn ekipore nė
kumite, ngase Besart Vitia, Besim Ilazi, Esat Lika dhe Asdren
Myrtaj nė gjysmėfinale ishin mė tė mirė se ekipi i Maqedonisė,
kurse nė finale e mundėn bindshėm me 3:0 ekipin pėrfaqėsues tė
Italisė.
-
Nė kėtė kampionat drejtėsinė e ka ndarė edhe Safet Ramadani,
gjyqtar kryesore nė garat eliminatore dhe nė pjesėn finale.
-
Kėtij kampionati i ka paraprirė seminari dyditor, i udhėhequr
nga Soke Takajuki Kubota, 10 Dan. Kėtė seminar e ndoqėn edhe
katėr pėrfaqėsues nga Kosova: Ermirė Statovci, Ardiana Rexhepi,
Safet Ramadani dhe Mustafė Statovci.
-
Asociacioni Ndėrkombėtar i Karatesė ėshtė njė nga
federatat mė tė vjetra ndėrkombėtare, e themeluar nė vitin 1953
nga mjeshtri i madh, Takajuki Kubota, i cili njėherėsh ėshtė
edhe themelues i stilit tė karatesė Gosoku Rju, si dhe i
sistemit tė vetėmbrojtjes Kubotan, tė cilin e demonstroi edhe tė
dielen para shikuesve, tė cilė e ndoqn Kampionatin e hapur
evropian tė IKA nė Shkup.
|
|