| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Kris Paten tha nė Prishtinė: Bashkimi Evropian dėshiron tė shohė
Kosovėn si simbol tė demokracisė
-
Filip Goldberg do tė jetė shefi i ri i Misionit tė SHBA-ve nė
Prishtinė
-
Kosovarėt fitojnė 14 medalje nė garat e karatesė nė Shkup
-
Basketboll: BpB Prishtina ėshtė fituese e Kupės sė "Ligės
Profesioniste tė Basketbollit tė Kosovės (LPBK)"
-
Gjenerali Erlandson tha se Kosova nuk kėrcėnohet nga terroristėt
-
BE hap zyrėn e Tempusit nė Kosovė
-
Janė kryer pėrgatitje pėr organizimin e zgjedhjeve parlamentare
nė Kosovė
-
Deri nė fund tė kėtij muaji Beogradi dorėzon rreth 30 trupa tė
shqiptarėve tė ekshumuar nė Batajnicė
-
Uejn Meri: Kosovarėt e respektojnė vetėm praninė amerikane
-
Kryeparlamentari Daci priti kryetarin e Gjykatės Supreme tė
Kosovės
-
Kosova do ta ketė ligjin mė tė mirė tė shėndetėsisė nė rajon, u
tha nė njė seminar tė sotėm
-
Zhvillohen debate publike pėr sfidat e zhvillimit hapėsinor
-
Holkeri flet sot nė KS tė OKB-sė pėr gjendjen nė Kosovė
-
Zyrtarė tė UNMIK-ut thonė se Kuvendi i Kosovės nuk mund tė bėjė
ndryshime nė Kornizėn Kushtetuese pa pėlqimin e OKB-sė
-
Misioni i OSBE-sė do tė fillojė njė seri takimesh me drejtuesit
e gjykatave nė ēdo komunė tė Kosovės
-
Ėshtė shumė mė vėshtirė tė rikthehet besimi ndėrmjet etniteteve
se sa sanimi i dėmeve tė shkaktuara
-
Prishtina tash ka edhe Asamblenė komunale tė fėmijėve
-
Paten paralajmėron Beogradin: ose me BE-nė ose refuzimi i Hagės
-
Trupat amerikane kanė vrarė 13 pjesėtarė tė Armatės sė Mehdiut
-
Nga njė shpėrthim nė Kirkuk, kanė humbur jetė 3 persona
-
Nė njė shpėrthim nė Rripin e Gazės kanė humbur jetėn 6 ushtarė
izraelitė
-
Nė njė sulm nė Bagdad ėshtė vrarė njė rus dhe janė rrėmbyer peng
dy tė tjerė
-
Nė njė sulm tė njė autokolonė prej 21 automjetesh furnizuese,
janė zhdukur disa persona
-
Vazhdojnė dėshmitė rreth abuzimeve nė Irak
-
Qė nga e diela nė Irak janė vrarė 35 pėrkrahės tė klerikut
al-Sadėr
-
Presidenti Bush viziton Pentagonin
-
Bush thotė se vendet nė zhvillim duhet tė ndėrmarrin reforma
ekonomike dhe politike
-
Amnesty International kritikon Britaninė
-
Nė njė marsh protestues nė Naxhaf ėshtė kėrkuar qė al-Sadri tė
largojė milicinė e tij nga qyteti
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Kris
Paten tha nė Prishtinė: Bashkimi Evropian dėshiron tė shohė Kosovėn
si simbol tė demokracisė
-
 |
|
-
Prishtinė, 11 maj 2004
-
Komisioneri i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme, Kris Paten
gjatė qėndrimit tė tij dje pasdite nė Prishtinė tha se
dėshiron tė shohė qė liderėt shqiptarė dhe serbė tė
bashkėpunojnė mes tyre pėr riparimin e asaj qė u dėmtua
gjatė trazirave tė marsit.
-
-
Paten tha se vetėm me njė
bashkėpunim ndėrmjet komuniteteve mund tė krijohet njė
shoqėri shumetnike nė Kosovė, qė e dėshiron edhe
bashkėsia ndėrkombėtare.
|
-
-
Ai theksoi se Kosova duhet tė jetė
simbol i demokracisė, pėrparimit, harmonisė dhe i tolerancės, duke
shtuar se vetėm kėshtu Kosova mund tė tėrheqė investime tė jashtme,
ndryshe askush nuk do tė investojė.
-
-
Komesioneri Paten i bėri kėto komente
pas takimeve qė i zhvilloi me udhėheqėsit kryesorė politikė tė
Kosovės dhe siē theksoi, ngjarjet e turpshme tė marsit dėmtuan shumė
imazhin e Kosovės para bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
-
Por, megjithatė Paten tha se ėshtė i
kėnaqur me planet pėr rindėrtimin e objekteve tė dėmtuara dhe me
pėrpjekjet pėr vėnien para drejtėsisė tė atyre qė kanė qėndruar
prapa ngjarjeve tė marsit.
-
Paten e quajti me rėndėsi pėr Kosovėn edhe debatin mbi reformen e
pushtetit vendor, qė pritet tė hapet gjatė javėve dhe muajve tė
ardhshėm.
-
-
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova pas
takimit me Kris Paten tha se gjendja pas trazirave tė marsit ka
filluar tė normalizohet dhe konsolidohet, duke kėrkuar fillimin e
investimeve nė Kosovė dhe kyējen e Kosovės nė marrėveshjen e asociim
-stabilizimit nė Bashkimin Evropian.
-
"Ne do tė fillojmė rindėrtimin e objekteve qė janė dėmtuar dhe po
ashtu do tė shikojmė t'i integrojmė tė gjithė nė kėtė projekt dhe qė
tė shkojmė mė shpejt pėrpara. Biseduam pėr mundėsinė e investimeve
nė Kosovė, qė z. Paten na ka ndihmuar shumė.
-
-
Sivjet kemi njė vit tė zgjedhjeve dhe ne
do tė angazhohemi tė kemi zgjedhje tė lira, qė tė kemi institucione
stabile dhe do tė punojmė nė stabilitetin e Kosovės", tha Presidenti
Rugova. Poashtu ai theksoi pas takimi me z. Paten se me njohjen e
pavarėsisė sė Kosovės do tė kishin ecur pėrpara proceset e brendshme
dhe integrerative.
-
-
"Ky ėshtė njė imperativ i kohės dhe
ėshtė njė kėrkesė e popullit tė Kosovės dhe kjo do tė qetėsonte kėtė
pjesė tė Evropės", tha Presidenti Rugova.
-
Ndėrkaq, kryeministri Bajram Rexhepi gjatė takimit me z. Paten
premtoi vazhdimin e pėrkushtimit tė Qeverisė sė Kosovės pėr kryerjen
e tė gjitha obligimeve tė marra nga ana e Qeverisė. Ai premtoi se do
tė rindėrtohen tė gjitha objektet e banimit dhe ato tė kultit.
-
"Ajo ēka diskutova unė sot me Kryeministrin, paraqet njė fillim
pozitiv dhe mendoj se edhe ai e di shqetėsimin tonė qė ky fillim
pozitiv duhet tė vazhdojė edhe mė tutje", tha Paten.
-
Mė herėt Kris Paten ėshtė takuar me delegacionin e koalicionit serb
"Kthimi". Oliver Ivanoviq citohet tė ketė thėnė se ėshtė i pakėnaqur
me gjendjen e sigurisė dhe zvogėlimin e trupave tė KFOR-it pas
ngjarjeve tė marsit. Ai thotė se serbėt nuk do tė marrin pjesė nė
institucionet e Kosovės derisa para drejtėsisė nuk do tė sillen
organizatorėt e trazirave tė marsit.
-
Paten ėshtė takuar edhe me kryeparlamentarin Nexhat Daci, si dhe me
zėvendėsadministratorin e Kosovės, Ēarls Brajshou. Mbrėmė vonė Paten
ka udhėtuar pėr njė vizitė nė Beograd.
-
-
-
Filip
Goldberg do tė jetė shefi i ri i Misionit tė SHBA-ve nė Prishtinė
-
 |
|
-
Prishtinė, 11 maj 2004
- Shefi
i ri i Misionit tė SHBA-ve nė Prishtinė do tė jetė Filip
Goldberg, i cili nė kėtė detyrė do tė zėvendėsojė zonjėn
Marsi Ris, e cila sė shpejti i jep fund mandatit
njėvjeēar nė Kosovė, shkruan sot gazeta e pėrditshme
"Zėri".
-
Goldberg ėshtė "njė diplomat i shkėlqyeshėm dhe njohės
shumė i mirė i rrethanave nė Ballkan, prandaj ardhja e
tij nė Prishtinė do tė jetė njė konfirmim tjetėr i
preokupimit tė Uashingtonit me ēėshtjen e Kosovės",
shkruan gazeta nė fjalė, duke u mbėshtetur nė burimet e
saj nė Uashington.
|
-
-
-
Kosovarėt fitojnė 14 medalje nė garat e karatesė nė Shkup
-
-
Shkup, 11 maj 2004
- Nė pallatin e sporteve "Rasadnik"
nė Shkup tė dielen u mbajt Kampionati i hapur evropian i
Asociacionit Ndėrkombėtar tė Karatesė (International Karate
Association-IKA). Nė kėtė garė morėn pjesė afro 90 garistė,
pėrfaqėsues tė disa shteteve: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės,
Italia, Bullgaria, Maqedonia, Kosova dhe disa shtete tė tjera.
-
-
Kosovarėt janė pėrfaqėsuar me 11
karateistė nga klubi "Iliria" tė Prishtinės, tė cilėt kanė fituar 14
medalje: 6 tė arta, 4 tė argjendta dhe 4 tė bronzta. Garat janė
zhvilluar nė kumite dhe nė kata nė konkurrencėn individuale pėr
juniorė dhe seniorė nė kategorinė absolute pėr femra dhe meshkuj dhe
nė konkurrencėn ekipore.
-
Nė konkurrencėn e junioreve, Fjona Beqiri u bė kampione evropiane nė
kumite, ndėsa nė kata fitoi medaljen e argjendtė, kurse te junorėt
Jetmir Rexhepi u bė kampion i dyfishtė, nė luftra dhe nė kata,
Linditrim Gashi nė luftra fitoi medaljen e argjendtė, kurse nė kata
tė bronztėn, ndėrsa Esat Lika nė luftra u stolis me medaljen e
bronztė, kurse nė kata me tė argjendtėn.
-
Nė konkurrencėn e senioreve, titullin e kampiones evropiane tė
Asociacionit Ndėrkombėtar tė Karatesė nė kumite (luftra) e fitoi
Ermira Statovci, e cila njėherėsh zuri edhe vendin e tretė nė kata,
nėnkampione u shpall Marigona Beadini, kurse me medaljen e bronztė u
stolis Ardiana Rexhepi.
-
Nė konkurrencėn e seniorėve nė luftra Besart Vitia ishte
pakrahasueshėm mė i mirė se tė gjithė kundėrshtarėt e tij, kėshtu qė
me meritė tė plotė u shpall kampion, ndėrsa medaljen e artė
kosovarėt u stolisėn edhe nė konkurrencėn ekipore nė kumite, ngase
Besart Vitia, Besim Ilazi, Esat Lika dhe Asdren Myrtaj nė
gjysmėfinale ishin mė tė mirė se ekipi i Maqedonisė, kurse nė finale
e mundėn bindshėm me 3:0 ekipin pėrfaqėsues tė Italisė.
-
Nė kėtė kampionat drejtėsinė e ka ndarė edhe Safet Ramadani, gjyqtar
kryesore nė garat eliminatore dhe nė pjesėn finale.
-
Kėtij kampionati i ka paraprirė seminari dyditor, i udhėhequr nga
Soke Takajuki Kubota, 10 Dan. Kėtė seminar e ndoqėn edhe katėr
pėrfaqėsues nga Kosova: Ermirė Statovci, Ardiana Rexhepi, Safet
Ramadani dhe Mustafė Statovci.
-
Asociacioni Ndėrkombėtar i Karatesė ėshtė njė nga federatat mė tė
vjetra ndėrkombėtare, e themeluar nė vitin 1953 nga mjeshtri i madh,
Takajuki Kubota, i cili njėherėsh ėshtė edhe themelues i stilit tė
karatesė Gosoku Rju, si dhe i sistemit tė vetėmbrojtjes Kubotan, tė
cilin e demonstroi edhe tė dielen para shikuesve, tė cilė e ndoqn
Kampionatin e hapur evropian tė IKA nė Shkup.
-
-
-
Basketboll: BpB Prishtina ėshtė fituese e Kupės sė "Ligės
Profesioniste tė Basketbollit tė Kosovės (LPBK)"
-
-
BpB Prishtina - Dukagjini 73:65 (27:17,
14:18, 15:18, 17:12)
-
Prishtinė, 11 maj 2004 - Mbrėmė nė Qendrėn e Rinisė dhe
Sporteve nė Prishtinė nė njė atmosferė madhėshtore sportive, para mė
se 2500 shikuesve u zhvillua ndeshja finale e Kupės sė Ligės
Profesioniste tė Basketbollit tė Kosovės (LPBK). U takuan dy skudrat
momentalisht mė tė mira tė LPBK-sė, BpB Prishtina dhe Dukagjini i
Pejės.
-
Pas njė drame tė vėrtetė tė zhvilluar nė parket plot 40 minuta lojė,
nė fund ndeshjen me plot meritė e fitoi skuadra nga kryeqyteti, BpB
Prishtina me rezultat 73:65.
-
Kupėn, kapitenit tė BpB Prishtinės, Florian Miftarit, ia dorėzoi
kryetari i KK tė Prishtinės, Ismet Beqiri, ndėrsa medaljet e
argjendta pėr basketbollistėt e Dukagjinit i ndau Sami Hamiti,
kryeshef e Ekzekutivit tė KK tė Prishtinės.
-
U zgjodh edhe basketbollisti mė i mirė i turneut final, Samir
Shaptahoviqi (BpB Prishtina), dhe koshashėnuesi mė i mirė i kėtij
turneu, Acie Earl (Dukagjini) me 36 pikė tė shėnuara.
-
-
Kėtyre dy basketbollistėve u takuan
shpėrblimet nga 300 euro. Ndėrkaq pėr skuadrėn fituese shpėrblimi
ishte 3.000 euro, ndėrsa Dukagjini, si finalist mori shpėrblimin
prej 1.500 euro.
-
-
-
BE
hap zyrėn e Tempusit nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 11 maj 2004
- Nė Kosovė hapet zyra e
Tempusit, njė projekt i Bashkimit Evropian qė synon bashkėpunimin e
institucioneve vendore tė arsimit tė lartė me ato tė BE-sė. Kjo u
vlerėsua si ēėshtje shumė e rėndėsishme nga zyrtarėt e arsimit nė
njė ceremoni me rastin e hapjes sė kėsaj zyre.
-
"Ky projekt i Bashkimit Evropian ėshtė njė interes i madh pėr
universitetin, pėr arsimin nė pėrgjithėsi, sidomos pėr tė rinjtė
tanė tė cilėt kanė mundėsi tė qarkullojnė mė tepėr nėpėr
universitetet e Evropės qė vlen edhe pėr profesorėt tanė", tha
rektori i UP-sė Zenel Kelmendi.
-
Ndėrkaq, Brigita Barē nga Komisioni Evropian theksoi rolin e madh tė
programit Tempus nė pėrkrahjen e reformave tė arsimit tė lartė dhe
nė zbatimin e procesit evropian tė Bolonjės.
-
-
-
Gjenerali Erlandson tha se Kosova nuk kėrcėnohet nga terroristėt
-
-
Kampi Bondstill afėr Ferizajt, 11 maj
2004 - Komandanti i
Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes, gjenerali amerikan Rik Erlandson
tha nė njė konferencė pėr media se KFOR-i nuk ka indikacione se nė
Kosovė mund tė ketė ndonjė aktivitet apo sulm tė mundshėm terrorist.
-
-
Ai tha se terrorizmi ėshtė propblem
global. Nuk mund tė jeni qind pėr qind tė sigurt se sulmet
terroririste nuk janė tė mundshme nė Kosovė, por indikacione tė
tilla nuk ka, tha Ėrlandson.
-
Erlandson tha se megjithatė kur ka paqėndrueshmėri nė Ballkan dhe nė
Kosovė, gjithnjė ekziston mundėsia qė terroristėt tė depėrtojnė.
-
Gjenerali Erlandson vlerėsoi se nė Kosovė po arrihet pėrparim drejt
normalitetit tė gjendjes, duke shtuar se shpresa pėr njė tė ardhme
tė ndritshme qėndron nė tė gjitha komunitetet qė jetojnė nė Kosovė.
Erlandson u bėri thirrje liderėve dhe qytetarėve tė Kosovės pėr tė
marrė rol mė aktiv nė pėrkrahjen e njė tė ardhme paqėsore dhe
pozitive pėrmes bashkėpunimit shumė etnik.
-
-
-
Janė
kryer pėrgatitje pėr organizimin e zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 11 maj 2004
- Sekretariati i Komisionit
Qendror tė Zgjedhjeve thotė se ka kryer tė gjitha pėrgatitjet pėr
organizimin e zgjedhjeve parlamentare nė Kosove nė muajin tetor tė
kėtij viti.
-
-
Sipas zyrtarėve, OSBE-ja nė kėto
zgjedhje do tė ketė vetėm rol keshillėdhėnės dhe monitorues. Nė njė
konferencė pėr media u tha nė zgjedhjet e sivjetme do tė aplikohet
sistemi proporcional, ndonėse ka pasur kundėrshtime sidomos nga
shoqėri civile.
-
Ushtruesi i detyrės sė shefit tė misionit tė OSBE-sė nė Kosovė,
Brajan Hopkins, tha se funksionimi i SKQZ-sė ėshtė nė pėrputhje tė
plotė me ligjet nė fuqi. Ai paralajmėroi se gjatė dy javėve tė
ardhshme do tė fillojė tė bėjė certifikimin e subjekteve politike qė
marrin pjesė nė zgjedhjet e vjeshtės.
-
Sipas njė parallogarie tė OSBE-sė, kėto zgjedhje do tė kushtojnė 10
milionė euro dhe gjysma e tyre do tė financohet nga buxheti i
Kosovės.
-
-
-
Deri
nė fund tė kėtij muaji Beogradi dorėzon rreth 30 trupa tė
shqiptarėve tė ekshumuar nė Batajnicė
-
-
Beograd, 11 maj 2004
- Autoritetet serbe deri nė fundi
tė kėtij muaji do t'ia dorėzojė UNMIK-ut rreth 30 trupa tė
shqiptarėve tė ekshumuar nė varrezėn masive nė Batajnicė afėr
Beogradit, njoftojnė mediat serbe.
-
-
-
Uejn
Meri: Kosovarėt e respektojnė vetėm praninė amerikane
-
-
Pragė, 11 maj 2004
- "Dhuna nė Kosovė sinjalizon se
paqja nė rajonin, qė para pak kohėsh ishte arenė e njė konflikti,
pėrkatėsisht lufte, ishte mashtruese. Konfliktet dhe dhuna
nganjėherė mashtrojnė. Mund t'ju duket se keni arritur shumė pėr
zgjidhjen e problemeve tė natyrės politike dhe pastaj mjafton njė
incident, pėr shpėrthimin e sėrishėm tė dhunės.
-
-
Kėtė fare mirė e kuptojnė pėrfaqėsuesit
e bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė, por jo edhe qeveritė qė janė
larg kėsaj hapėsire", tha Uejn Meri, ekspert nė Kėshillin amerikan
pėr Politikė tė Jashtme, duke folur pėr trazirat e fundit nė Kosovė.
-
Ndėrkaq, duke folur pėr mundėsinė e zgjidhjes sė ēėshtjes sė
statusit tė Kosovės, ai tha se nuk e di se si do tė zgjidhet ky
status, por e di se shumica e vendeve perėndimore nuk do tė donin
fare tė merreshin me kėtė ēėshtje, tha Uejn Meri.
-
Nė lidhje me idenė pėr zėvendėsimin e mundshėm tė trupave tė NATO-s
nė Ballkan me kontingjentin e forcave evropiane, Uejn Meri thotė se
nė Kosovė roli i NATO-s ka peshė specifike nė planin politik dhe
ushtarak. "Nė Kosovė ka shumė tė tillė qė respektojnė vetėm praninė
ushtarake amerikane", tha ai.
-
I pyetur nėse nė njė tė ardhme tė afėrt mund tė realizohet synimi i
Serbisė qė tė bėhet anėtare e plotėfuqishme e NATO-s, Uejn Meri tha:
"Nėse me njė tė ardhme tė afėrt mendoni nė 5 vitet e ardhshme,
pėrgjigjia e ime ėshtė jo. Unė kėtė nuk mund ta paramendoj".
-
"Konsideroj se jo vetėm pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, por
edhe pėr shumė vende tė tjera tė NATO-s, 5 vjet janė periudhė
minimale qė gjėrat vėrtet tė ndryshojnė nė Beograd", tha mes tjerash
pėr radion "Evropa e lirė", Uejn Meri, ekspert nė Kėshillin pėr
Politikė tė Jashtme tė SHBA-ve.
-
-
-
Kryeparlamentari Daci priti kryetarin e Gjykatės Supreme tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 11 maj 2004
- Kryeparlamentari Nexhat Daci
priti kryetarin e Gjykatės Supreme tė Kosovės, Rexhep Haxhimusa, me
tė cilėn biseduan rreth problemeve nė lėmin e gjyqėsisė nė Kosovė.
-
Haxhimusa tha se ėshtė e pakuptimtė qė Kuvendi i Kosovės tė mos ketė
autorizime mė tė mėdha pėr emėrimin e gjykatėsve dhe prokurorėve. Ai
tha se nė procesin e kalimit tė kompetencave, duhet adresuar edhe
kėtė ēėshtje.
-
Sipas Haxhimusės, gjyqėsori nė Kosovė ėshtė plotėsisht i pavarur dhe
ka pėrmbushur nė tėrėsi obligimet qė ka ndaj qytetarėve.
-
-
-
Kosova do ta ketė ligjin mė tė mirė tė shėndetėsisė nė rajon, u tha
nė njė seminar tė sotėm
-
-
Prishtinė, 11 maj 2004
- Zyrtarėt e Ministrisė sė
Shėndetsisė thanė sot nė njė seminar se Kosova do tė jetė njė ndėr
vendet qė do ta ketė ligjin mė tė mirė tė shėndetsisė nė rajon.
Sipas tyre, pacientėt do tė kenė tė drejtėn e ankesės dhe me kėtė
pėrmbushet edhe njė nga standardet e BE pėr tė drejtat e qytetarėve.
-
Ferit Agani, kryesuesi i Komitetit pėr elaborimin e draft- ligjit tė
shėndetėsisė tha se qėllimi kryesor ėshtė qė tė pėrqendrohet
vėmendja e institucioneve dhe e popullatės nė sektorin e
shėndetėsisė.
-
Qytetari do tė ketė tė drejtėn e ankesės nėse nuk janė kryer
shėrbimet cilėsore shėndetėsore, thotė Kadir Hyseni, kėshilltar i
lartė i Ministreshės sė Shėndetsisė.
-
U tha se Ligji pėr shėndetėsi sė shpejti pritet tė miratohet nga
Kuvendi i Kosovės.
-
-
-
Zhvillohen debate publike pėr sfidat e zhvillimit hapėsinor
-
-
Prishtinė, 11 maj 2004
- Ministria e Mjedisit dhe
Planifikimit Hapėsinor nė bashkėpunim me HABITAT-in, Programin pėr
Qeverisje dhe planifikim zhvillimor tė pėrkrahur nga Instituti pėr
Studime tė Banimit dhe Zhvillimit Urban, Holandė, Instituti Rajonal
pėr Hulumtime Riinvest do tė organizojnė konsultime publike pėr
sfidat e zhvillimit hapėsinor tė Kosovės.
-
-
Kėshtu u njoftua sot nė njė konferencė
pėr gazetarė nė Ministrinė e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor.
-
Ministri i Mjedisit Ethem Ēeku tha se aktivitetet e zhvilluara janė
tė lidhura ngushtė me hulumtimin e gjendjes ekzistuese dhe kanė pėr
qėllim konstatimin e shkaqeve pėr problemet e shfaqura, njohjen e
rrezikut qė na kanoset nėse kėto dukuri negative vazhdojnė, resurset
dhe potencialin aktiv nė hapėsirėn e Kosovės.
-
Pėrfaqėsuesi pėr ēėshtje teknike i HABITAT-it Gert Ludeking, shprehu
pėrkrahjen e organizatės sė tij gjatė dy vjetėve tė ardhshme nė
sferėn e planifikimit hapėsinor nė Kosovė.
-
-
-
Holkeri flet sot nė KS tė OKB-sė pėr gjendjen nė Kosovė
-
-
Nju-Jork, 11 maj 2004
- Kryeadministratori i Kosovės
Hari Holkeri do tė flasė sot nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė pėr
gjendjen nė Kosovė. Holkeri nė raportin e tij do tė raportojė
posaēėrisht pėr standardet pėr Kosovėn dhe pėr gjendjen pas
trazirave tė 17 e 18 marsit.
-
Ndryshe Holkeri dje ka qėndruar nė Uashington ku ėshtė takuar me
nėnsekretarin e Shtetit Mark Grosman.
-
-
-
Zyrtarė tė UNMIK-ut thonė se Kuvendi i Kosovės nuk mund tė bėjė
ndryshime nė Kornizėn Kushtetuese pa pėlqimin e OKB-sė
-
-
Prishtinė, 11 maj 2004
- Komisioni pėrkatės i Kuvendi tė
Kosovės i dėrgoi UNMIK-ut propozimin pėr ndryshimet nė Kornizėn
Kushtetuese tė Kosovės. Mirėpo, zyrtarė tė UNMIK-ut thonė se tash
pėr tash mbetet nė fuqi qėndrimi se Kuvendi i Kosovės nuk mund tė
bėjė ndryshime nė Kornizėn Kushtetuese pa pėlqimin e Zyrės Ligjore
tė OKB-sė.
-
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut Xhejms Billi theksoi se UNMIK-u vlerėson se
Kuvendi i Kosovės nuk ka kompetenca tė bėjė ndryshime nė Kornizėn
Kushtetuese. Ai shtoi se kėtė e ka bėrė tė qartė UNMIK-u nė fillim
tė hartimit tė amandamenteve nė kėtė Kornizė dhe ende e ka tė
njėjtin qėndrim.
-
-
-
Misioni i OSBE-sė do tė fillojė njė seri takimesh me drejtuesit e
gjykatave nė ēdo komunė tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 11 maj 2004
- Misioni nė Kosovė i OSBE-sė nga
sot do tė fillojė njė seri takimesh me drejtuesit e gjykatave nė ēdo
komunė tė Kosovės. Takimet janė pjesė e punės pėr hartimin e
raportit mbi aktivitetin e gjykatave nė Kosovė nė tė cilin paraqiten
edhe opinionet e kryegjyqtarėve mbi gjendjen aktuale nė sistemin e
drejtėsisė dhe rrugėt pėr pėrmirėsimin e mėtejshėm.
-
-
-
Ėshtė
shumė mė vėshtirė tė rikthehet besimi ndėrmjet etniteteve se sa
sanimi i dėmeve tė shkaktuara
-
-
Gjilan, 11 maj 2004
- Ėshtė shumė mė vėshtirė ta
rikthejmė besimin pėr multietnicitet pėrbrenda etniteteve se sa
sanimi i dėmeve tė shkaktuara gjatė trazirave tė marsit. Kėshtu u
shpreh pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut pėr rajonin e Gjilanit Marsel
Ēindellen nė njė paraqitje para gazetarėve nė Gjilan bashkė me
pėrfaqėsuesit e UNHCR-sė dhe OSBE-sė.
-
-
Ai shtoi se prioritet i prioriteteve tė
UNMIK-ut dhe agjencioneve tjera nė Kosovė ėshtė qė ta rivendosin
besimin ndėrmjet etniciteteve. Sipas tij do tė jetė njė dėshtim nėse
nuk tregohet gatishmėri pėr t'i riparuar kėto pasoja nga trazirat e
marsit.
-
-
-
Prishtina tash ka edhe Asamblenė komunale tė fėmijėve
-
-
Prishtinė, 11 maj 2004
- Prej dje Prishtina ka edhe
Asamblenė komunale tė fėmijėve, e cila pėrbėhet prej 51 deputetėve:
25 femra dhe 26 meshkuj, prej tė cilėve dy deputetė janė tė
komunitetit serb, njė turk dhe njė person me aftėsi tė kufizuara.
-
-
Nė mbledhjen e parė konstituive u
miratua rregullorja e punės dhe u zgjodh kryesia e Asamblesė
komunale tė fėmijėve me kryetar Vigan Limanin, nxėnės i klasės sė
shtatė tė shkollės fillore "Elena Gjika".
-
-
Vigani tha se puna e kėsaj asambleje do
tė pėrqėndrohet nė bazė tė konventės ndėrkombėtare tė fėmijėve,
kurse respektimi i tė drejtave tė fėmijėve ėshtė detyrė kryesore e
kėsaj e kėsaj asambleje.
-
-
-
Paten
paralajmėron Beogradin: ose me BE-nė ose refuzimi i Hagės
-
-
Beograd, 11 maj 2004
- Komesioneri evropian Kris Paten
paralajmėroi mbrėmė Beogradin se duhet tė zgjedhė nėse ėshtė pėr
hyrje nė Bashkimin Evropian ose pėr refuzimin e bashkėpunimit me
Tribunalin e Hagės.
-
-
"Ose do tė zgjedhni qė tė pėrkrahni ata
njerėz qė janė tė akuzuar, dhe pastaj tė heqni disa pasoja, ose do
tė vendosni pėr rrugėn nė BE. Por nuk mund tė keni edhe njėrėn edhe
tjetrėn" - ka thėnė Paten mbrėmė nė Beograd.
-
-
-
Trupat amerikane kanė vrarė 13 pjesėtarė tė Armatės sė Mehdiut
-
-
Bagdad, 11 maj 2004
- Trupat amerikane kanė vrarė 13
pjesėtarė tė Armatės sė Mehdiut tė klerikut kryengritės, Moktada
al-Sadėr, nė luftimet gjatė natės afėr qytetit irakian Kufa, ka bėrė
tė ditur sot (e martė) njė zyrtar i lartė ushtarak amerikan, njofton
Rojter.
-
-
Ai ka thėnė gjithashtu se edhe 14 milicė
janė kapur nė qytet, qė ėshtė fqinj me qytetin e shenjtė Naxhaf, ku
Sadri ėshtė pėrqendruar me mijėra luftėtarė. Zėdhėnėsi i Sadrit ka
thėnė se ushtria amerikane po e egzagjeron numrin e tė vrarėve tė
Armatės sė Mehdiut.
-
-
-
Nga
njė shpėrthim nė Kirkuk, kanė humbur jetė 3 persona
-
-
Kirkuk, Irak, 11 maj 2004
- Njė bombė ka shpėrthyer
sot (e martė) nė njė treg pėrplot njerėz nė qytetin naftėtar kurd,
Kirkuk, qė gjendet afėr pjesės veriore tė Irakut, ku kanė humbur
jetė tre persona, kurse janė plagosur edhe 21 tė tjerė, ka bėrė tė
ditur policia, njofton Rojter. Sulmi ka ndodhur nė mengjes,
pikėrisht nė kohėn kur tregu ishte pėrplot blerės.
-
-
-
Nė
njė shpėrthim nė Rripin e Gazės kanė humbur jetėn 6 ushtarė
izraelitė
-
-
Gaza, 11 maj 2004
- Njė shpėrthim e ka shkatėrruar sot
(e martė) njė automjet ushtarak nė Rripin e Gazės dhe pėr pasojė
janė vrarė disa ushtarė izraelitė, njofton Rojter. Incidenti ka
ndodhur gjatė njė sulmi tė ushtarėve, ku u vranė tre palestinezė,
kanė thėnė dėshmitarėt. Televizioni Al Arabia ka thėnė se nė
shpėrthim kanė humbur jetėn 6 ushtarė.
-
-
-
Nė
njė sulm nė Bagdad ėshtė vrarė njė rus dhe janė rrėmbyer peng dy tė
tjerė
-
-
Moskė, 11 maj 2004
- Rusia thotė se njė rus ėshtė vrarė
dhe dy tė tjerė janė rrėmbyer peng gjatė njė sulmi tė djeshėm nė
Bagdad, ka bėrė tė ditur sot (e martė) zėdhėnėsi i Ministrisė sė
Jashtme ruse, njofton AFP. Ai ka thėnė se ata ishin punėtorė tė njė
kompanie shėrbyese energjetike dhe janė sulmuar kur po ktheheshin
nga puna nė Bagdad.
-
-
-
Nė
njė sulm tė njė autokolonė prej 21 automjetesh furnizuese, janė
zhdukur disa persona
-
-
Bagdad, 11 maj 2004
- Guerilėt kanė sulmuar sot (e
martė) njė autokolonė prej 21 automjetesh furnizuese, qė shkonte
rrugės nga Jordani drejt Bagdadit, ka bėrė tė ditur njė zyrtar i
lartė ushtarak amerikan, njofton Rojter. Nė kėtė incident, qė ka
ndodhur afėr qytetit Rutba dhe afėr kufirit me kufirin jordanez,
janė zhdukur disa persona, janė shkatėrruar disa automjete.
Nacionaliteti i tė zhdukurve nuk ėshtė treguar.
-
-
-
Vazhdojnė dėshmitė rreth abuzimeve nė Irak
-
-
Uashington, 11 maj 2004
- Gjeneral Majori Antonio
Taguba, i cili shkroi njė raport me hollėsi rreth abuzimit tė tė
burgosurve irakianė nga trupat amerikane do tė dėshmojė tė martėn
para komisionit tė Senatit amerikan pėr forcat e armatosuara.
-
Nė raportin 53 faqesh tė gjeneralit Taguba radhiten njė numėr
incidentesh qė cilėsohen si abuzime kriminale sadiste e tė
shfrenuara nė Irak.
-
Nė raport, i cili u pėrgatit nė muajin mars, thuhet se disa prej
keqtrajtimeve ishin inkurajuar nga shėrbimi amerikan i zbulimit si
rrugė pėr tė ndihmuar procesin hetimor.
-
-
-
Qė
nga e diela nė Irak janė vrarė 35 pėrkrahės tė klerikut al-Sadėr
-
-
Bagdad, 11 maj 2004
- Njė zėdhėnės ushtarak amerikan
tha se 35 anėtarė tė milicisė besnike tė klerikut radikal shiit,
Moktada al-Sadėr, janė vrarė gjatė luftimeve nė Bagdad.
-
Gjenerali Mark Kimit tha tė hėnėn se pėrkrahėsit e klerikut janė
vrarė nė njė numėr shkėmbimesh zjarri nė kryeqytetin irakakin qė nga
dita e diel.
-
-
-
Presidenti Bush viziton Pentagonin
-
-
Uashington, 11 maj 2004
- Nė atmosferėn e
thirrjeve tė vazhdueshme pėr dorėheqjen e sekretarit amerikan tė
Mbrorjtjes Donald Ramsfeld lidhur me skandalin e tė burgosurve,
Presidenti Bush shkoi nė Pentagon pėr t'i shprehur njė mbėshtetje tė
fortė dhe personale sekretarit tė mbrojtjes. "Ti po bėn njė punė tė
shkėlqyer, ti je njė sekretar mbrojtjeje i fortė dhe vendi ynė ta ka
borxh mirėnjohjen", tha Presidenti Bush.
-
Por nė tė njėjtėn kohė, Bush premtoi njė hetim tė plotė si dhe
ndėshkim pėr ata qė mbajnė pėrgjegjėsi pėr keqtrajtimin e tė
burgosurve.
-
-
-
Bush
thotė se vendet nė zhvillim duhet tė ndėrmarrin reforma ekonomike
dhe politike
-
-
Uashington, 11 maj 2004
- Sipas programit tė ri,
vendet qė mund tė provojnė se po zbatojnė reforma, mund tė bėjnė
kėrkesė pėr financim nga njė fond i posaēėm qė quhet Llogaria pėr
"Sfidėn e mijėvjeēarit". Ky fond pritet tė rezultojė nė njė rritje
tė ndjeshme tė ndihmės amerikane nė 3 vitet e ardhshme dhe ėshtė njė
pikė qendrore nė politikėn e administratės amerikane pėr ndihmat.
-
Megjithėse krijimi i fondit ishte njoftuar nga Presidenti Bush para
dy vitesh, vendet e para qė pėrfitojnė prej tij, u shpallėn javėn e
kaluar. Gjatė njė ceremonie nė Shtėpinė e Bardhė, Presidenti Bush u
transmetoi sot personalisht urimet e rastit kėtyre vendeve gjatė njė
ceremonie, ku merrnin pjesė ambasadorėt e tyre nė Uashington dhe
zyrtarė tė tjerė.
-
-
-
Amnesty International kritikon Britaninė
-
-
Strasburg, 11 maj 2004
- Amnesty International ka
publikuar njė raport ku Qeveria britanike kritikohet se nuk ka bėrė
asgjė pėr tė hetuar lidhur me akuzat pėr vrasje tė civilėve irakianė
tė pafajshėm prej ushtarėve britanikė.
-
Nė raportin e Amnesty International citohen njė seri shembujsh qė
kanė tė bėjnė me vrasjen e civilėve tė pafajshėm irakianė qė nuk
pėrbėnin asnjė kėrcėnim pėr patrullat britanike.
-
Amnesty International thotė se hetimet edhe kur janė kryer janė bėrė
nė fshehtėsi tė plotė dhe janė mbajtur tė fshehuara prej familjeve,
tė cilave u ėshtė dhėnė informacion i paqartė se si tė pėrfitojnė
nga kompesimet.
-
Amnesty International tha se nuk kishte kuptim qė hetimet lidhur me
abuzimet apo vrasjet e civilėve prej ushtarėve britanikė tė kryeshin
nga ushtria, dhe kėrkoi qė hetimet tė ishin tė pavarura.
-
-
-
Nė
njė marsh protestues nė Naxhaf ėshtė kėrkuar qė al-Sadri tė largojė
milicinė e tij nga qyteti
-
-
Naxhaf, Irak, 11 maj 2004
- Qindra njerėz kanė
marshuar sot (e martė) nė Naxhaf duke i bėrė thirrje klerikut
kryengritės shit, Moktada al-Sadėr, qė tė largojė milicinė e tij nga
ky qytet i shenjtė irakian, njofton Rojter.
-
-
Dėshmitarėt kanė thėnė se ėshtė marshuar
nė zonėn qendrore tė shenjtė dhe pastaj demonstruesit janė
shpėrndarė qetė. Disa persona tė armatosur tė Sadrit kanė shtėnė me
armė zjarri nė ajėr pikėrisht nė kohėn e shpėrndarjes. Demonstratat
janė organizuar nga kundėrshtarėt politikė tė Sadrit.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|