|
11
maj 2004 / TN Nga Dr Ilir
ĒAUSHI*
-
Gazeta austriake Der
Standard e datės 8 maj 2004 ka botuar nė faqen e
saj tė veēantė pėr shkencėn (faqe e cila mbėshtetet
financiarisht nga Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Kulturės dhe
nga Fondi pėr Shkencėn) artikullin redaksional me titull
Transfertė dijesh nga Shqipėria nė Austri dhe me nėntitull
(okielo) Ekspozitė e posaēme pėr Ilirėt:
-
-
Nė
jug tė Evropės ka njė popull tė kohės para Krishtit, i cili pėr
shekuj me radhė ka qėnė i rrethuar nga fqinjė tė shquar dhe
luftarakė si grekėt, maqedonasit, thrakėt, keltėt dhe
venecianėt, por qė ata nuk mundėn ta nėnshtronin: ilirėt.
Popullit fillimisht baritor, i cili pėr shkak tė rrethanave tė
jashtme u morr sė pari me luftėn dhe nė fund me tregtinė, mundi
t“i bėnte rezistencė me sukses pėr herė tė parė mbreti i
maqedonasve Filipi II dhe djali i tij Aleksandri i Madh (356-323
p.e.s.). Dhe sidoqoftė: madje edhe pranė perandorisė sė
pėrbotshme tė Aleksandrit tė Madh kultura e ilirėve vazhdoi tė
ekzistonte.
-
-
Atdheu i ilirėve shtrihej as 750 kilometra larg Vjenės nė
Shqipėrinė e sotme.
-
-
Sidoqoftė ky popull ėshtė studiuar shumė pak. Njė nga arsyet
ėshtė se ata vetė nuk kanė shkruar tekste nė gjuhėn e tyre.
Njohuritė relativisht tė pakta mbi ilirėt rrjedhin para sė
gjithash nga njoftimet e autorėve tė lashtė, nga zbulimet
arkeologjike, nga mbishkrimet greke dhe latine, nga monedha tė
territorit tė vendbanimeve tė tyre, nga gjetjet arkeologjike nė
varret e zbuluara dhe nga emra vendesh dhe personash. Gjendjen
aktuale tė hulumtimeve shkencore e pasqyron ekspozita e posaēme
Ilirėt, e cila ėshtė e hapur deri nė nėntor nė Muzeun e
Lashtėsisė nė Asparn mbi Zaja (Zaya) tė landit tė Austrisė sė
Poshtme.
-
-
Nėpėrmjet njė bashkėpunimi tė mbėshtetur nga Ministria e
Shkencės midis Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Institutit
tė Historisė sė Lashtė dhe tė Hershme tė Universitetit tė Vjenės
dhe Muzeut u arrit qė pėr herė tė parė tė merren nga Shqipėria
dhe tė sillen nė Austri mė shumė se 350 objekte arkeologjike
origjinale.
-
-
*Pėrktheu:
Dr.Dr.techn. Ilir Ēaushi, Antar i Kryesisė sė Institutit
Shqiptar tė Kulturės Aleksandėr Moisiu nė Vjenė
|
|