|
-
11
maj 2004 / TN
-
-
Nga: Alban VOKA
-
-
Ambasadori shqiptar falėnderoi profesorėt Panait, Dumitru M.
Jon, Anton Karaxha, si dhe ata qė dhanė kontribut pėr botimin e
njė autori kosovar nė gjuhėn rumune, qė sipas zotėrisė sė tij,
ėshtė shprehje e ndjenjave tė dashurisė dhe mirėnjohjes ndaj
vėllezėrve tanė nė Kosovė dhe mė gjerė.
-
-
Arlinda Morava e mahniti publikun me interpretime
artistike
-
-
Pėrmes
botimit tė revistės Shqiptari dhe prezentimit tė kulturės
shqiptare nė massmedian rumune, paralelisht me njė cikėl
emisionesh mbi komunitetin shqiptar tė kėtij vendi, qė i
transmetoi televizioni qėndror i Bukureshtit, mė 19 prill dhe 7
maj tė kėtij viti, u mbajtėn nė ishkryeqendrėn e Shqipėrisė sė
mėrguar, njė varg manifestimesh dedikuar afirmimit tė vlerave
artistike, letrare, kulturore e shkencore, tė ndėrlidhura me
sukseset e shqiptarėve tė Rumanisė, dhe studentėve shqiptarė nė
kėtė vend. Kėshtu, mė 7 maj, organizuar nga Ambasada e Republkės
sė Shqipėrisė dhe Shoqata e Miqėsisė Rumuno-Shqiptare, nė
bashkėveprim me Muzeun Nacional George Enescu, u dha nė
Bukuresht njė program i pasur artistik. Fjala ishte pėr njė
recital kameral, i organizuar nėn patronatin e Ambasadorit tė
Shqipėrisė, Ekscelenės sė Tij, Zt. Leonidha Mėrtiri, qė u mbajt
me rastin e dhjetėvejtorit tė Traktatit tė Miqėsisė,
Mirėkuptimit dhe Bashkėpunimit, ndėrmjet Shqipėrisė dhe
Rumanisė.
-
-
Duke
dėshmuar talent, pėrkushtim dhe cilėsi tė larta artistike,
interpretuan studentė dhe doktorantė shqiptarė tė Universitetit
Kombėtar tė Muzikės nė Bukuresht. Shquhej ndėr to, Klara Bregu
(violonēelė), Ornela Liēi (kanto), Arlinda Morava (kanto), Irina
Nanushi (violinė), Eljona Sinjari (piano). Nė piano dirigjonte,
edhe prof.univ.dr. Viorica Boerescu. Ishin tė pranishėm,
pėrfaqsuesit e Ambasadės sė Shqipėrisė, ishambasadori i Rumanisė
nė Shqipėri (prof. Gheroghe Micu), anėtarė tė Bashkėsisė
Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė, pjestarė tė korit
diplomatik, redaktorėt e revistės Shqiptari, pėrkthyesi i
veprave tė Kadaresė nė gjuhėn rumune, filoshqiptari Tiberius
Puju, etj.
-
-
Me
rastin e kėtij koncerti, shkėlqeu mbi tė gjitha, Arlinda Morava,
studente e vitit tė IV, me interpretimin e kėngėve Kur mė shkon
nė krua (shqip), dhe Mblidhe mėndjen, o mor burrė!
(rumanisht). U interpretuan me kėtė rast, nė tė dy gjuhėt, vepra
nga opereta Karnevalet e Korēės (Avni Mula), njė baladė e
Ēiprian Porumbeskut, pjesė nga Sonata 26 e George Enescut,
koncert pėr violinė nga Pjetėr Gaci, sonatinė pėr vilonēelė dhe
piano nga Ymer Skėnderi, etj. Kjo mbrėmje gazmore, mbaroi me
cakrime gotash dhe zgjerime miqėsishė, me rastin e njė kokteji.
-
-
Kultura shqiptare nė veri tė Danubit
-
-
Organizuar nga Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė, mė
19 prill tė kėtij viti, u promovuan nė Bukuresht, njė serė
veprash shkencore e letrare, qė e panė dritėn e botimit pėrgjatė
dy viteve tė fundit. Manifestimi solemn u mbajt nė Sallėn e
Konferencave tė Muzeumit qėndror tė qytetit tė Bukureshtit
(Muzeul Shucu, pallat me vlera tė posaēme historike). Vlen tė
theksohet fakti se takimi u krye nė ish- sallonin e Pallatit
Shucu, godinė e njė princi me prejardhje shqiptare, i ngritur
nė vitet 1832-33, godinė e famshme bukureshtare, pėr mbrojtjen
e sė cilės kishin kujdes edhe arnautėt. Manifestimin e hapi
dr.Xhelku Maksuti.
-
-
Qė nė
fillim, zotėria e tij theksoi faktin se nė Maqedoni, u botuan
kohėve tė fundit, njė serė librash mbi diasporėn, tri prej tyre
duke qenė tė ndėrlidhura kryesisht me emigracionin shqiptar nė
veri tė Danubit: Shqiptarėt e Rumanisė (1995), Elena
Gjika (2001), dhe Emigracioni i Maqedonisė Perėndimore nė
Rumani (grup autorėsh), (2004). Shqiptarėt e
Maqedonisė, pėrkatėsisht Rexhep Zllatku, Emin Azemi, Baki Ymeri,
Shkėlzen Halimi, Daut Dauti, Sefer Musliu, Alush Kamberi, e
tjerė, janė tė parėt qė kanė botuar njė varg veprash tė
suksesshme mbi diasporėn, monografi mbi shqiptarėt e Ēamėrisė,
Egjyptit, Bullgarisė, Ukrainės. Prestigji i njė
komuniteti, sipas zotit Maksuti, nuk qėndron nė sasinė e tij,
por nė cilėsinė qė e ka. Komuniteti mbahet pikėsėpari nėpėrmjet
kulturės. Qė tė kemi prestigjin ndaj komuniteteve tė tjera
nacionale, si dhe ndaj shoqėrisė sė vendeve ku jetojmė, duhet tė
veprojmė sa mė shumė, pėrmes shkrimeve, botimeve dhe afirmimeve
dhe tė veprimeve tė tjera nė fushė tė qytetėrimit.
-
-
Prof.
Xhelku Maksuti e lansoi para tė pranishmėve, monografinė e
Seadin Xhaferit, Mustafa Ibrahimit dhe Baki Ymerit: Emigracioni
i Maqedonisė Perėndimore nė Rumani,- botim i Agjencisė sė
Emigracionit, qė e pa dritėn e botimit nė Shkup, nė kuadrin e
asociasionit Interlingua, nė fillim tė kėtij viti. U
potencua me kėtė rast, vlera e lartė dhe rėndėsia e kėsaj vepre,
guximi i autorėve pėr tė zbardhur fatin e shqiptarėve nė
diasporė, gėzimet, pėrmallimet dhe shqetėsimet e tyre,
lojalitetin e shqiptarėve ndaj Rumanisė mikpritse qė u ofroi
strehim, punė dhe kushte pėr ekzistencė. Nė kėtė vepėr pėrmenden
edhe intrigat e njė klani mafiotik me prejardhje komuniste nga
Shqipėria, qė tenton ta shkatėrrojė komunitetin e kėtushėm
shqiptar. Zoti Maksuti theksoi me kėtė rast faktin, se nga
trojet shqiptare tė Maqedonisė, kanė siguruar ekzistencėn nė
veri tė Danubit, njė numėr i madh kurbetēinjsh shqiptarė,
gjurmėt e tė cilėvet i gjen edhe sot e kėsaj dite, sidomos nė
Bukuresht, Moldovė, Transilvani dhe Olteni.
-
-
Njė thesar mendimesh pėr afrimin e shqiptarėve me
popullin rumun
-
-
Akademiku Dumitru M. Ion, poet, prozator dhe pėrkthyes, botues i
njė numri tė konsideruar poetėsh shqiptarė nė gjuhėn rumune,
organizator festivalesh dhe drejtor i Akademisė Internacionale Orient-Occident,
duke e prezantuar librin mė tė ri tė dr. Luan Topēiut
Paradigmat e mallit nė poezinė rumune dhe shqipe, qė u botua
para njė muaji, nė gjuhėn rumune, nė kuadrin e Editurės
Cartea Universitara, theksoi faktin se ėshtė fjala pėr njė
thesar mendimesh qė u drejtohet rumunėve dhe shqiptarėve. Mė
duket tejet i rėndėsishėm fakti tė flasim dhe tė mendojmė pėr
njė botė ballkanike, pėr fqinjėt tanė nė jug tė Danubit. Duam
apo sduam, jetojmė nė kėtė botė ballkanike, jemi tė afėrt njėri
me tjetrin, kufinjtė janė mes nesh, dhe dimė shumė pak pėr
njėri-tjetrin, njihemi shumė pak, nuk dimė gjuhėt dhe vlerat e
fqinjėve tanė. Dimė mė shumė pėr letėrsinė franceze, spanjolle,
amerikane, ruse, angleze e kėshtu me rradhė, dhe nuk dimė
pothuajse asgjė pėr kulturėn tonė, dhe pėr kulturėn e fqinjėve
tanė historikė.
-
-
Mendoj, theksoi akademiku Ion, se njė hap i lumtur ėshtė
botimi i kėsaj vepre. Dr. Luan Topēiu sipas asaj qė konsideroj
unė, para sė gjithash ėshtė njė shkrimtar, njė krijues i
dyfishtė, njė filolog, njė studjues, dhe pse jo: njė poet qė na
jep pėrkthime tė mrekullueshme nga rumanishtja nė gjuhėn shqipe.
Fjala ėshtė pra, pėr njė pjesė tė tezės sė tij tė doktoratės,
njė libėr qė tė nxit tė merresh me njė sondazh filologjik, pėr
deshifrimin e njė bote tė ngjashme pėrmes identifikimit tė
mallit, njė ndjenjė qė i bashkon popujt, pėrmes njė teme tė
lashtė. Ajo qė na duket e re nė kėtė vepėr, ėshtė objekti i
paralelizmit ndėrmjet fjalės mall nė gjuhėn shqipe, dhe dor
nė gjuhėn rumune, njė subjekt i rėndėsishėm qė e gėrsheton
filologjinė me letėrsinė. Libri i dr. Luan Topēiut, siē duket
pra, shėmbėllen me njė ese, me njė studim dhe me njė roman
-
-
Dr.
Luan Topēiu, nga ana e tij, nė vazhdim paraqiti librin mė tė ri
tė poetit kosovar Halil Haxhosaj: Hija e ėndrrave/Umbra
viselor, botim i bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė
Rumanisė, qė e pa dritėn e botimit nė Bukuresht, nė janar tė
kėtij viti. Duke dhėnė detaje nga jeta dhe vepra e autorit,
prezantuesi e potencoi faktin se ėshtė vepra e parė e njė
autori shqiptar nga Kosova qė del nė gjuhėn rumune, qė gėzoi njė
numėr tė konsideruar recensionesh, nė shtypin shqiptar tė
Kosovės, Shqipėrisė, Maqedonisė, madje edhe nė tė diasporės, nė
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, si dhe nė mass-median
elektronike. Dr. LuanTopciu bėri me dije auditorin se sė bashku
me poetin e pėrkthyesin Baki Ymeri punojnė pėr botimin e
antologjisė sė parė tė poezisė kosovare nė rumanisht. Nė
vazhdim, zoti Topēiu lexoi disa poezi nga vėllimi i zotit
Haxhosaj, dhe duke sjellė disa vlerėsime eseistike qė ndėrlidhen
me deshifrimin e shpirtit poetik tė kėtij autori kosovar.
-
-
Duke e
prezantuar librin mė tė ri tė prof. Xhelku Maksutit Historia e
Komunitetit Shqiptar tė Rumanisė, qė e pa dritėn e botimit me
rastin e Ditės sė Flamurit, nė kuadrin e Editurės Kriterion,
Bukuresht, 2003, profesori i Universitetit Ovidius tė
Konstancės, Prof. Univ. Dr. Panait Panaiti, njėri ndėr
historianėt mė tė shkėlqyer tė Rumanisė, theksoi faktin se
Historia e Shqipėrisė ėshtė njė histori e turbullt, jo pėr
shkak tė shqiptarėve, por pėr shkak tė forcave me tendenca
ekspansioniste, qė janė manifestuar kundėr saj. Historia e Xh.
Maksutit ėshtė njė histori e fakteve dhe e njerėzve qė e kanė
realizuar atė. Fjala ėshtė pėr njė kronikė bashkėkohore, qė mė
shtyn ta pėrshėndes Shqipėrinė, e cila ka qenė pėrherė motra
besnike e Rumanisė, njė vend me njerėz tė ndershėm, tė
pėrvuajtur dhe tė varfėr, por tė pastėr shpirtėrisht.
-
-
Sipas
vlerėsimeve tė ekzagjeruara tė prof.dr. Anton Caragea, historian
i mirėnjohur dhe filoshqiptar i dėshmuar, autor i njė varg
artikujsh mbi arnautėt nė shtypine Bukureshtit, Autori i
Historisė sė Komunitetit Shqiptar tė Rumanisė ėshtė njė dritė
pėr tė gjithė ata qė duan tė dinė mė shumė, pėr komunitetin, pėr
historinė, pėr kulturėn, dhe qytetėrimin shqiptar. Dhe ēmund tė
thuash mė shumė pėr kėtė libėr- thotė Anton Karaxha- ndėrkohė qė
shumė pak dimė pėr shqiptarėt, nuk kemi botime tė freskėta,
ndėrsa libri i Xh. Maksutit plotėson disi kėtė boshllėk. Mė ka
pėlqyer-shton prof.dr. Anton Karaxha, historia e komunitetit
shqiptar tė Rumanisė, ngase ky subjekt, ėshtė tejet tėrheqės.
-
-
Popujt e Ballkanit duhet ta duan njėri-tjetrin
-
-
Me
kėtė rast, duke pėrfunduar, ishlideri i shqiptarėve tė Rumanisė,
Dr. Xhelku Maksuti, theksoi faktin se popujt e Ballkanit duhet
ta duan, ta ēmojnė dhe pėrkrahin njėri-tjetrin. Komuniteti
shqiptar i Rumanisė ndodhet nė njė periudhė tė vėshtirė, si
pasojė e faktit se mjetet e buxhetit qeveritar, derdhen nė njė
adresė tjetėr (Liga e Shqiptarėve tė Rumanisė). Pėr subvencione
qeveritare, kanė nevojė edhe ata qė angazhohen pėr botimin e
revistės Shqiptari, dhe afirmimin e Bashkėsinė Kulturore
tė Shqiptarėve tė kėtij vendi, organizatė legjitime me njė
veprimtari tė bujshme, e themeluar nė maj tė vitit 1990, fill
pas Revolucionit antikomunist tė Dhjetorit (1989). Me kėtė
rast, u shprehėn konsiderata dhe fjalė tė denja, edhe pėr
kryetaren e BKSHR-sė, dr. Xhemile Alia Susliu, zonja qė e mban
gjallė pėrmes sponsorizimit, revistėn Shqiptari/Albanezul.
Manifestimin lidhur me lansimin e botimeve shqiptare nė Rumani,
e mbylli para koktejit, fjala pėrshėndetse e Ambasadorit
shqiptar, Leonidha Mėrtiri:
-
-
Sa
herė qė del njė numėr i ri i gazetės, sa herė botohet njė libėr
pėr shqiptarėt, unė kujtoj se kėsaj ngjarjeje tė shėnuar, i
shtohet njė ngjarje tjetėr, nė vargun e aktiviteteve tė
komunitetit shqiptar. Duke dėgjuar fjalėt e profesorėve tė
respektuar, smund tė them tjetėr veēse tė shpreh mendimet mė tė
mira, tė miqėsisė ndėrmjet popullit shqiptar dhe popullit rumun.
Sigurisht qė komuniteti shqiptar ėshtė nė ditė tė vėshtira, gjė
tė cilėn e kemi bėrė tė njohur nė takimet qė kemi patur, por kjo
nuk e ka penguar Bashkėsinė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė
tė shtojė kontributin e saj, nė forcimin e kėtij komuniteti,
duke i bėrė edhe mė tej tė njohura, kulturėn, historinė, dhe
traditat mė tė mira shqiptare nė kėtė vend. (...) Falėnderoj
profesorėt Panait, Dumitru M. Jon, Anton Karaxha, si dhe ata qė
dhanė kontribut pėr botimin e njė autori kosovar, qė ėshtė
shprehje e ndjenjave tė dashurisė dhe mirėnjohjes ndaj
vėllezėrve tanė nė Kosovė dhe mė gjerė. Shkėlqesia e tij, zoti
Mėrtiri, pėrmendi me kėtė rast faktin, se sė shpejti Bukureshti
feston dhjetėvjetorin e nėnshkrimit tė traktatit tė
bashkėpunimit rumuno-shqiptar, rast me tė cilin do tė mbahet njė
manifestim i denjė kulturor, me anėtarėt e komunitetit, me
studentėt shqiptarė, me autoritetet rumune dhe filoshqiptarėt e
Rumanisiė.
|
|