|
-
10
maj 2004 / TN
-
-
Nga Vasil QESARI
-
-
Mes interesimit dhe pjesėmarrjes sė njė publiku tė gjerė, nė
Sallėn e Emblemave tė Bashkisė Nr.1 tė kryeqytetit austriak kėto
ditė, nenė patronazhin e Forum Weltoffen International u hap
ekspozita e dy artistėve vlonjatė, piktorit Agron Dine dhe
grafistit Arben Meksi. Pėr ketė veprimtari u shpreh interesim i
veēantė qysh para ēeljes sė saj, jo vetėm mes shumė miqve e
dashamirėsve tė Shqiperisė, por edhe prej shumė shqiptarėve qė
jetojnė nė Austri, jo vetėm nė Vjenė por edhe nė krahina e
qytete tė ndryshme tė kėtij vendi, tė cilėt kishin ardhur
posaēėrisht pėr tė marrė pjesė nė tė.
-
-
(
Ndriēim e Greta Metaj nga Villach, gati 420 km larg nga Vjena.
Ilir e Vasilika Kotori nga Salzburgu, Andrea Minga me familjen
nga Mondsee, Pellumb Halili dhe e shoqja, Zana, nga Zellamsee,
gati 550 km nga Vjena, ndėrkohė qė atyre do ti u duhej tė
ktheheshin pėrsėri duke udhėtuar tėrė natėn, pėr tė qenė tė
nesėrmen nė vendet e tyre tė punės ).
-
-
Nė
ceremoninė e hapjes sė kėsaj ekspozite, tė cilėn Fatmir Velaj,
kryetar i forumit tė njohur artistik Weltoffen International e
kish titulluar "Im Blau des Südens" ( Nė Blunė e Jugut ),
merrnin pjesė gjithashtu edhe shumė artistė tė huaj nga
Gjermania, Japonia Kroacia, Franca etj.
-
-
Para ēeljes sė ekspozitės, delegacioni i ardhur nga Vlora, nė
tė cilin pėrveē artistėve Agron Dine e Arben Meksi, benin pjesė
edhe anėtaret e Dhomės sė Tregetisė nė Vlorė Eduard Leli e
Ferdinad Xhaxho si edhe drejtori i TV lokal "Amantia" Genc
Demiraj, u prit nė njė takim tė veēantė nga krytari i Bashkisė
Nr.1 tė Vjenės z.Franz Grundwalt. Nė kėtė takim, delegacioni nga
Vlora mbasi falėnderoi kryetarin e Bashkisė pėr mundėsine qė ju
dha atyre e nėpėrmjet tyre edhe artit e kulturės shqiptare pėr
paraqitjen e saj nė metropolin vjenez, i dorėzoi atij disa
dhurata simbolike, mes tė cilave njė bust tė Skenderbeut,
flamurin shqiptar e njė punim artistik qė paraqeste Monumentin e
Pavarėsisė nė Vlorė. Nė bisedėn e zhvilluar me kėtė rast, u fol
pėr historinė e popullit tonė, kulturėn shqiptare e atė vlonjate
si edhe pėr marrėdhenjet e mira ekonomike e kulturore qė
zhvillohen mes Austrisė e Shqipėrisė. Arkitekti, piktori e
grafisti i njohur vlonjat, Arben Meksi, nėnė cilėsinė e
kryetarit tė delegacionit duke shprehur dėshirėn edhe tė
paraqitjes sė artit vjenez ne qytetin e tyre bregdetar e ftoi
kryetarin e Bashkisė Franz Grundwalt pėr njė vizitė nė Vlorė,
gjė tė cilėn ai e pranoi me mjaft kenaqėsi.
-
-
Pastaj, Artan Canaj, atashe kulturor i ambasadės sė Shqipėrisė
nė Vjenė bėri njė ekspoze tė marrėdhenjeve tė mira
shqiptaro-austriake si edhe tė shkėmbimeve tregtare e kulturore
mes dy vendeve. Ai vuri nė dukje ndihmesėn qė Austria i ka dhenė
Shqiperisė nė momente tė caktuara historike, nė tė kaluarėn e nė
tė tashmen. Ai foli edhe pėr marrėdhenjet nė fusha ekonomike
midis dy vendeve, nė sistemin bankar nėpermjet Raiffeisenbank
dhe OMV, e cila do tė bėjė kėrkime nafte nė Vlorė.
-
-
Zoti Franz Grundwalt, mbasi falendėroi grupin e miqve pėr
paraqitjen qė ata i benė qytetit tė tyre, bėri njė prezantim tė
bashkisė sė tij e gjithė qytetit tė Vjenes. "Bashkia Nr.1 e
Vjenės - theksoi ai - ose siē i thonė ndryshe Zemra e Kulturės
Vjeneze e austriake, pėr vetė vlerat e saj tė ēmuara pėr mbarė
njerėzimin, qysh prej vitit 2002 ėshtė venė nenė mbrojtjen e
Unesco-s dhe gjithė departameti Nr.1 ėshtė shpallur pasuri
kulturore botėrore. Kėtu ndodhen pothuajse gjithė muzetė mė tė
rendėsishėm tė Austrisė e, pėrveē tyre dhe shumė vepra arti tė
shquara si edhe institucione tė njohura artistike, tregetare e
bankare ".
-
-
Pas kėtij takimi u bė pėrurimi i ekspozitės. Nė fjalėn e hapjes,
kryetari i Bashkisė Franz Grundwalt theksoi edhe njė herė
kenaqėsinė qė, pikėrisht nė Bashkinė e drejtuar prej tij ai kish
kenaqėsinė e veēantė tė prezantonte disa nga pėrfaqėsuesit e
artit e kulturės sė qytetit tė Vlorės. Pastaj, ai falėnderoi tė
pranishmit e shumtė nė salle dhe u uroi atyre shikim tė kendshem
tė ekspozitės. Mė pas, tė ftuarve u foli Fatmir Velaj, kryetar
i Forum Weltoffen, i cili ishte edhe nismėtari i organizimit tė
kėsaj veprimtarie. Ai, mbasi falėnderoi krytarin e Bashkisė pėr
mundėsinė qė ju krijoi pėr paraqitjen e kulturės vlonjate nė
Vjenė tha:
-
-
"
Forum Weltoffen International ka krijuar tashmė njė pėrvojė tė
madhe nė fushėn e shkėmbimeve kulturore mes popujve tė ndryshėm.
Me veprimtaritė e shumta dhe tė sukseshme qė ka realizuar nė
Austri, Belgjikė, Egjypt, Greqi, Maqedoni etj. ai ka arritur tė
krijojė njė emėr tė njohur e tė vyer nė fushen e artit e tė
kulturės. Si kryetar i kėtij forumi, jam pėrpjekur tu krijoj
mundėsi njohje, shkėmbimi e bashkėpunimi shume artisteve nga
vende tė ndryshme tė botės, qė nga Kolumbia, Peruja, Argjentina,
Japonia, Koreja, Kina e gjer nė Iran, Irak e Egjipt. Nga Anglia,
Franca, Gjermania, Italia e deri nė Turqi, Maqedoni, Kraoci,
Sloveni e Shqipėri. Por unė, prej kohėsh kam dashur tė paraqes e
tė bėj tė njohur, ndėr tė tjera, edhe artin dhe kulturėn e
qytetit tim tė lindjes - Vlorės. Kėshtu, u bė e mundur ardhja
kėtu nė Vjenė, e dy artistėve vlonjatė, tė cilėt unė do ti
emėrtoja "DOC"( emėrtim me origjinė tė kontrolluar ), dy artistė
tė cilėt i kanė ngelur besnik qytetit tė tyre e nuk morrėn
rrugėn e mėrgimit, por preferuan tė jetojnė e tė krijojnė nė
qytetin e tyre, pėr tė dhenė kėshtu mesazhin e bukur se edhe
vendi yne do tė bėhet e shembėllin e parė pėr kėtė gjė do ta
japin sė pari njerėzit e dijeve e tė arteve".
-
-
.Gjatė vizitės tė eksponanteve tė ekspozitės, e morri fjalėn
dhe kryetari i delegacionit, artisti e arkitekti vlonjat Arben
Meksi i cili foli pėr artin e kulturėn vlonjate e atė shqiptare.
Ai foli gjithashtu edhe pėr zhvillimet nė qytetin e Vlorės si
edhe pėr tė ardhmen e saj, veēanėrisht nė fushėn e turizmit. Pas
tij foli piktori dhe drejtori i shkolles sė mesme artistike tė
qytetit tė Vlorės, Agron Dine: " Kjo natė vjeneze do tė ngelet
e paharruar nė kujtesėn tonė si njė natė magjike. Ne jemi mjaft
tė impresionuar nga organizimi i pėrkryer gjer nė detajin mė tė
vogėl tė kėsaj veprimtarie e, pėr kėtė, falėnderojmė artistin e
mikun tonė vlonjat Fatmir Velaj, i cili bėri ēėshtė e mundur qė
kjo veprimtari tė kurorėzohet me sukses. Nė Vjenė, ne do tė kemi
fatin tė shohim edhe mjaft vepra tė artisteve tė shquar e me
famė botėrore si Salvator Dali, Vasili Kandisky e Rembrand
".
Por, nė kėto momente, fjalėn e tij e ndėrpreu Fatmir Velaj, i
cili iu drejtua tė pranishmėve duke u thenė :
-
-
- Ja
pse, Agroni ja ka venė emrin djalit tė vet, Rembrand
-
-
Tė
gjithė tė pranishmit qeshėn duke duartrokitur.
-
-
Pastaj, te ftuarit, miqtė e dashamirėsit e shumtė e pėrfunduan
ceremoninė e pėrurimit me njė buffet me embėlsira e pije tė
ndryshme. Gjatė saj, pjesėmarrėsit e shumtė, patėn mundėsinė tė
bisedonin nga afėr me artistėt e talentuar vlonjatė e tė jepnin
mjaft mendime impresionante pėr punimet e talentin e tyre. Dr.
Wolfgang Kladnig, ndėr tė tjera tha se : "shikoj pikturat e
Agron Dines dhe me kujtohet Marc Shagall, ndėrkohė qė grafisti e
karikaturisti Arben Meksi, tė fut nė botėn e madhe tė
karikaturės austriake e atė tė tė madhit Paul Flora". Shumė
artdashės e kritikė arti u shprehen se kjo ekspozitė ishte ndėr
mė tė suksesshmet e cilėsoret qė ata kishin ndjekur gjatė kėtyre
muajve tė fundit nė kryeqytetin austriak,Vjenė
|
|