|
-
10 maj 2004 /
TN
-
-
Njė grup i tė rinjve shqiptarė tė Liceut Artistik Jordan Misja
qėndroi disa ditė nė qytetin e Bochumit dhe me sukses u paraqit
nė skenėn e muzikės klasike me veprat e kompozitorėve shqiptarė
dhe atyre gjermanė
-
-
Nga Sami THAĒI*
- Wuppertal (Gjermani)
-
-
Orkestra e harqeve e tė rinjve tė shkollės kombėtare artistike
Jordan Misja pėrmbushi me sukses tė plotė integrimin artistik
tė tė rinjve shqiptarė nė Evropė. Nė kuadrin e ftesės sė bėrė
nga shkolla e muzikės sė Bochumit, shkolla e dytė mė e madhe e
Gjermanisė, muzikantėt shqiptarė sė bashku me moshatarėt e tyre
nga Bochumi dhe Kölni formuan njė orkestėr sinfonik tė
perbashkėt nė kuadrin e organizimit tė njė Akademie Orkestrale
iniciuar dhe manaxhuar pėr herė tė parė nė bashkepunim me
Orkestrin Simfonik tė qytetit tė Bochumit.
-
-
Orkestrės sė tė rinjve shqiptarė i ishte rezervuar nga
organizatorėt e kėtij aktiviteti koncerti i hapjes sė Akademisė
Orkestrale, i cili i zhvillua me date 12 prill 2004 nė sallėn e
njohur Thürmer nė qytetin e Bochumit qė ndodhet pranė ambjenteve
tė fabrikės 150 vjeēare tė pianove me te njejtin emėr. Niveli
lartė i kėsaj orkestre si dhe programi i zgjedhur kryesisht me
vepra tė kompozitorėve shqiptarė si Pjeter Gaci e Pellumb Vorpsi
i menaxhuar e drejtuar me nivel tė lartė artistik nga drejtori i
shkollės kombėtare artistike Jordan Misja z. Bujar Alliu u
pranua dhe u duartrokit ngrohtėsisht nga mėse 200 shikues tė
pranishėm.
-
-
Drejtuesit e Akademisė si dhe dirigjenti i orkesterės sė
perbashkėt z. Alvaro Palmen pas koncertit u shprehen me
konsideratat mė tė larta tė vlerėsimit mbi tė rinjtė shqiptarė
dhe nivelin artiktik tė tyre, duke kėkuar dhe vlerėsuar kėshtu
fuqimisht integrimin artistik tė tyre nė orkestrin e pėrbashkėt
prej mėse 100 artistėsh tė rinj qė ėshtė krijuar nė kuadėr tė
Akademisė Orkestrestrale nė bashkėpunim edhe me Lions-Club tė
qytetit tė Bochumit.
-
-
Me
datė 13 prill 2004 grupit shqiptar iu rezervua njė pritje
zyrtare nė Bashkinė e Qytetit Bochum nga kryetari i saj z.
Wolfgang Strübe, nė pėrfaqesi edhe tė politikės sė qytetit, nė
tė cilėn u vlerėsua edhe njėherė pjesėmarrja e tė rinjve
shqiptare nė kėtė aktivitet kulturor gjithpėrfshirės, duke i
vėnė theksin bashkepunimit dhe njohjes sė dy kulturave, asaj
gjermane dhe shqiptare.
-
-
Nė
kėtė kuadėr kryebashkiaku i Bochumit u shpreh se tė rinjtėe nga
Shqipėria treguan se e duan vendin e tyre dhe se me seriozitetin
dhe profesionalizmin e tyre ata paraqesin mundėsitė e mėdha tė
intergrimit tė kulturės dhe muzikės shqiptare nė Evropė. Tė
rinjtė nga Tirana i shprehen kryetarit te bashkisė sė Bochumit
falėnderimet e tyre pėr mikpritjen dhe interesimin e vazhdueshėm
tė afruar nga pala gjermane dhe nga shkolla e muzikės se qytetit
Bochum duke hapur kėshtu njė rrugė pėr bashkėpunime dhe ftesa tė
dyanshme nė tė ardhmen.
-
-
Me
datė 14 prill stafi drejtues i shkollės kombėtare artistike
Jordan Misja sė bashku me pėrfaqesuesin zyrtar tė kėsaj
shkolle nė Gjermani z. Desar Sulejmani nė kuadrin e
bashkėpunimeve tė mėtejshme me shkollėn e muzikės sė Bochumit
zhvilloi njė takim zyrtar me drejtorin e saj z. Klaus Grunenberg
nė prani edhe te z. Norbert Koop, shef i departamentit tė
harqeve si dhe koordinatori i gjithė aktivitetit tė orkestrės
shqiptare nė Akademinė Orkestrale.
-
-
Nė
kėtė takim u theksua nė mėnyrė tė veēantė rėndėsia e
bashkėpunimeve jo vetėm nė planin artistiko-kulturor, por edhe
nė planin pedagogjik dhe strukturor duke u bėrė kėshtu pjesė e
rėndėsishme nė reformimin e gjithanshėm tė shkollės kombėtare
artistike Jordan Misja. Nė kėtė kuadėr u ra dakort qė tė
formulohet njė memorandum mbi bashkėpunimin pedagogjiko -
artistik dhe partnerizim ndėrmjet dy shkollave tė muzikės sė
Bochumit dhe Tiranės, i cili do tė nėnshkruhet nė maj tė 2004 nė
praninė e kryetarit tė Bashkisė sė Bochumit dhe tė autoriteteve
mė tė larta drejtuese tė qytetit.
-
-
Nga ana gjermane ky bashkėpunim i parė shihet edhe si njė hap i
parė i rėndėsishėm nė hedhjen e piketave pėr ndėrtimin e njė
rrugė tė vėrtetė bashkėpunimesh tė gjithanshme me shkollėn
kombėtare artistike Jordan Misja. Koncerti i orkestrės sė
pėrbashkėt gjermano-shqiptare me datė 18. prill tė 2004 nė
arenėn e Universitetit Ruhr tė Bochumit u bė kėshtu hapi i parė
nė kuadėr tė shkėmbimeve tė pėrbashkėta me tė rinjtė dhe
strukturat pedagogjiko-artistike gjermane.
-
-
Vlen tė theksohet se koncerti i shfaqur me 18 prill 2004 nė
arenėn e universitetit ishte kulmi i njė pėrgatjeje tė pashoqe
tė tė rinjve shqiptarė dhe atyre gjermanė. Tė pranishmit nė
sallė (mbi 1500) tėrė kohėn i duartrokitėn tė rinjtė. Ishte njė
emocion i veēantė tė pėrcillje njė koncert tė tillė dhe
emocionet shtoheshin kur e dije se njė pjesė e orkestrit
pėrbėhej nga tė rinj shqiptarė.
-
-
Tė
rinjtė shqiptarė ishin tė shoqėruar nga:
-
-
Pėllumb Vorpsi - kompozitor
-
Bujar Alliu - drejtor
-
Besa Kaēinari - dirigjente
-
Pranvera Tega - mėsuese, violinė
-
Brunilda Fundo - mėsuese, violinė
-
Susana Gruda - mėsuese, violinė
-
-
Tė
rintė pjesmarrės:
-
-
Violina I
-
Greta Alla
-
Gilmona Bruzi
-
Eriola Haka
-
Joana Kaimi
-
Lira Paēo
-
Valin Qerimaj
-
-
Violina II
-
Ulpina Delija
-
Alba Gjini
-
Florian Lekaj
-
Rezarta Luka
-
Greta Radovani
-
Flogert Shatraj
-
-
Viola
-
Ornela Agolli
-
Vjolla Baholli
-
Arlinda Prepapuca
-
-
Violonēelo
-
Ardiana Gruja
-
Lorela Kėrēiku
-
Jola Shkodrani
-
-
Kontrabas
-
Ermal Kuka
-
-
*Shėnim i autorit:
Tė gjitha shėnimet u morėn nga koordinatori i kėtij aktiviteti
tė rėndėsishm kulturor, gjithnjė i palodhuri Desar Sulejmani
pėrfaqėsues i Liceut Artistik Jordan Misja Tiranė, i cili
studioi nė Essen nė Folkwang Hochschule pėr piano, tani ėshtė
duke specializuar pėr muzikė dhome.
|
|