|
9 maj 2004 / TN
Edison
YPI
Ngrihu
nga varri, hajt ta bėjmė njė shėtitje Stendal ! Pa mblidhi kockat,
lėvizi kėmbėt, shkunde baltėn, krruaji mirė veshėt dhe sytė ! Tė
tjerat nuk na duhen. Gati ?! Po. Ather, dėgjo; Ti ishe Ai qė vajte
pe muzetė e Firences, ndjeve si nisi tė tė rrahė shpejt zėmra duke u
hallakatur nėpėr ato muzera, u turbullove, u shtange, tu morėn
kėmbėt, tė kapi paniku, paranoja, u sėmure, ike nga fiqiri,
fluturove, u marrose duke parė gjithato vepra arti, gjithato bukuri
sublime, ndjesi qiellore. Nuk ishe as i pari as i fundit qė e
provove kėtė bela“ qė tė gjeti, por meqėnėse ishe i pari qė
shkruajte diēka rreth saj, pėr tė tė nderuar e quajtėn; Sindroma
Stendal. Por ti, mes tjerash, ke shkruar edhe njė roman tė hatashėm
me nė titull dy ngjyrat e flamurit shqiptar !
Ja,
kjo tokė kėtu, ku ti nuk ke qėnė kurrė sė gjalli, quhet Shqipėri.
Ėshtė e tėra Muze ! Veēse nė ndryshim nga Muzetė e tjerė, ato tė
famshmet e Firences pėr shėmbull, kėtu, kryevepra tė gjalla tė Artit
botėror, janė njerėzit, shqiptarėt dua tė them, ndėrsa amiratorė,
kalimtarė, vizitorė provizorė gjysėm tė vdekur gjysėm tė gjallė qė u
merren mėntė, u rreh zemra, tkurren, zgjerohen, shprishen,
kėrleshen, sėmuren, marrosen duke parė kėto kryevepra, janė gjithēka
tjetėr qė tė ha syri; Malet, kodrat, fushat, luginat, lumenjtė,
pėrrenjtė, liqeret, Qielli vetė.
Kėta,
qė thua ti o Stendal, shqiptarėt pra, ata qė me bėmat dhe gjėmat e
tyre bėjnė tė sėmuren shkėmbinjtė dhe shkumbojnė qiejt, janė njė
rracė qė Ti zor ta dish si.
Sepse
ja, pėr shėmbull, kėtu ka nipa dymbėdhjetvjeēarė qė therin gjyshet e
tyre. I therin pėr pesėqintmijė lekė tė vjetra, change-in, bėje
vetė, dhe pa ju bėrė tėrr syri, pėr tė krijuar alibinė, venė pėrsėri
andej nga erdhėn, nė shkollė, nė orėn tjetėr tė mėsimit pėr tė
mėsuar njė vjershė patriotike pėr dashurinė ndaj Atdheut, domethėnė
ndaj kėtyre tė sėmurėve qė sheh, male, fusha, brinja, gėrxhe etj.
Thuam tė lutem, ka nga kėto, pe Ti nga kėta lloj nipėrish nė Firence
atje ku u sėmure?!
Siē e
sheh zotrote, kjo ėshtė fusha e Koplikut, e madhe goxha, sa tė ha
syri. Mespėrmes kalon njė hekurudhė. Ja traseja, shinat. Aty-kėtu,
si nė gjithė Botėn, shinat takohen tėrthor me rrugė fshati si kjo
kėtu. Nuk ka postbllok, kurrkund nė botė nuk ka aq postoplloqe sa
rrugė fshati. Njė ditė njė Traktor me njėzet kilometra nė orė u
pėrplas nė kėtė kryqėzim me njė tren me dyzet kilometra nė orė. Me
kėto shpejtėsi, sa tė qerreve tė kohės tėnde, edhe sikur vetė tė
duash tė pėrplasesh, zor se ja arrin. Sepse, edhe nėse me dėshirė,
me vullnet tė lirė, ta zemė traktoristi, ka vendosur ti shkurtojė
ditėt e veta, do tė ishte tjetri, trenisti, qė do ta shihte nga njė
orė larg, ose viceversa. Ta kenė bėrė me llaf traktoristi dhe
trenisti ?! Zor ! Ka plot mėnyra tė tjera mė tė
shpejta. Ja te e ke
kufomėn e traktoristit ! Thuaj pastaj se traktoristi a trenisti nuk
janė artista, dhe pėrplasja e rrallė nuk ėshtė vepėr arti.
E sheh
kėtė delvinjotin ?! Dėgjo ēthotė; Bėra ēbėra, bashkė me djalin,
hapa njė Pastiēeri nė Tiranė. Mora edhe njė ēupė tė bukur kamariere
qė tė vinin sa mė shumė klientė tė hanin ėmbėlsirat qė i pėrgatisja
vet nė bodrum. Pas tre muajsh e pashė qė nuk ecte, e mbylla
Pastiēerinė, mu pėr shkak tė asaj ēupės sė ėmbėl-sirave. Jo se nisi
tė mė hante paratė o jo, por sepse nisi tė mė hantė Loqet e djalit.
Aaaaaaa tė lutem, ato sja kisha borxh.. Hė de, ka bėrė
Michelangelo a Giotto ndonjė tablo a ndonjė afresk me ndonjė baba tė
dėshpėruar pse njė ēupė po ja ha Loqet djalit tė tij ?!
Nuk e
ke njohur, nuk kishte lindur ende kur ke rruar Ti. Quhej Lasgush
Poradeci. Ky Lasgushi, dikur, nė njė hale qė quhej Shtėpia
Botuese, nė njė zyrė bashkė me disa tė tjerė, pėrkthente me normė
rracėn tėnde, Shellin, Hajnen, Gėten, Pushkinin, Mickieviēin etj.
Njė mėngjez Lasgushi erdhi nė atė zyrė, u ul nė karrike, nxorri nga
xhepi njė shuk gazete Zėri i Popullit. Brėnda nė shuk kishte futur
njė peshk tė vogėl, as tė pjekur as tė skuqur, tė ngordhur. Ndejti
pak, futi dorėn nė xhep, nxorri shukun dhe i flaku tė gjitha,
gazetėn, shukun, peshkun, nė koshin e plehrave. Jam gati tė kėmbehem
me ty, domethėnė tė vete tė futem unė nė atė gropėn e baltosur nga
dole ti, e ti tė vish tė rrosh tė shkruash tė bėsh ētė duash kėtu
nė kėtė vėnd muze po mė the pse, kush, kur dhe ku prej krejt
historisė sė Botės, ka kėputur njė si kjo e Lasgushit.
Nuk
ėshtė e vėrtetė se vetėm po tė biesh nė njė gropė tė thellė a nė
varr nuk del dot. Nga varri, ja ku je ti qė dole pėr bukuri. Mund tė
biesh nė njė hall e nuk del dot ! Ja vlonjati, dėgjo pse i digjet
gjoksi, dėgjo nė ēhall ka rėnė, dėgjo ēmall e ka marrė; Mė parė
tė rrasnin pesė vite nė burg po tė vidhje njė pulė, tani smerret
kush me ty edhe gjithė Vlorėn po e vodhe.
Kėtė
barrakė, ose kioskė si i themi ne, nė kėtė majė mali e ka ngritur
njė fshatar nga ai katundi atje tej mes malesh, mes mjegullash, nja
katėr orė prej kėtu. E ka nisur para dhjetė vitesh. Sot njė tullė,
nesėr njė shufėr hekuri, pasnesėr njė kovė zhavorr, njė ditė tjetėr
diēka tjetėr, ka aritur deri kėtu siē e sheh. Bosh, mbyllur, pėr
ibret, kurrkush nuk i vjen as pėr kafe as pėr dhallė as pėr kurgjė.
Ėshtė llaftarisht fukara, nuk ka asnjė kacidhe, buk tė hajė nuk ka,
por tja mbash nė lule tballit nuk heq dorė. Shpreson, dėshiron,
ėndėrron, nuk epet, pret. Si thua, a ta pagėzojmė biznesin e tij tė
ardhshėm tė lavdishėm qė do tė pushtojė Botėn; McByrec?!
Shihe
si e ka quajtur kompaninė e varrimeve dhe varreve ay qė tė pėrcjell
matanė me varrin si ta duash; Fatmirėsia. Allah-allah, qef i madh,
fat i madh, fat i mirė shum tė kallesh nė gropė, nė varr, andej nga
mezi dole Ti.
Ja ky
tjetri ! Pa shih, ka nisur tė ndėrtojė njė pallat. E ka ēuar nė
katin e dytė. Mbi mur, mu nė ballė tė dykatėshit tė tanishėm,
dymbėdhjetėkatėshit tė ardhshėm, me gėrma tė mėdha; Ka nisur shitja
e apartamenteve. Ou, ka nisur shitja e apartamenteve edhe tė katit
tė dymbėdhjetė, atyre qė dihet a sdihet nėse do tė mbarojnė pas nja
dy vitesh ! Dėgjo Stendal; Ti griva kėto ēika kocka qė tė kanė
mbetur, e jo nė gropėn nga dole, por mu nė hale do tė ti hedh po
mė the se diēka e tillė tė ka vajtur ndonjėherė ndėrmėnt.
A do
tė shpje tė shohim ndonjė vėnd historik, ndonjė shpellė a kėshtjellė
nga ato qė ti sėmuresh po ti shohėsh, se ka plot tė tilla kėtu ?!
Edhe vemi, por mė mirė spo vemi, se edhe po tė vemi ti themi, ta
pyesim fshatarin, banorin lokal, mėsuesin a ndonjė tjetėr, ke pėr tė
parė se si nė vėnd tė historisė turbulluese tė shpellės a
kėshtjellės do zerė tė na tregojė historinė e tij; Unė kėshtu, unė
ashtu, unė athere, unė tani, frymėn do na e marri, me barrė do na
bėjė. Prandaj lėre, mė mirė tė turbullohen tu merren mėntė shpellave
dhe kėshtjellave se sa neve.
E sheh
kėtė ditziun mbi fuoristradė ? Mė parė kishte Benz. Meqėnėse i
pėlqen tė udhėtojė, shtoi ca para dhe mori kėtė fuoristradėn. Kur
ishte me Benz, e grinė policat me gjoba. Tani qė e shohin mbi makinė
tė lartė kujtojnė kushedi ēoē ėshtė bėrė, kushedi ēpozitė ka marrė,
mėndje polici aq, dhe kurrė nuk e ndalin.
Ka
shpėtuar nga gjobat korbi, por e ka marrė malli pėr policat, se edhe
kėmbente ndonjė llaf a ndonjė shaka me ta.
E sheh
atė tipin me kapele republikė atje tej ? Ka gjithato vite qė
shkruan-shkruan-shkruan pa pushim vėllai. Pak ose aspak e lexojnė.
Por nuk mėrzitet, dhe nuk ndal sė shkruari. E ka kuptuar, e di, e ka
gjetur kleēkėn, ēelėsin, sekretin, arsyen, pse-nė. Thotė se ky
Popull, domethėnė populli i tij, populli mijėravjeēar shqiptar qė i
bėn me dhimbje koke malet, ėshtė gdhė, nuk di tė lexojė, nuk ėshtė
pjekur ende, nuk di ti ēmojė vlerat intelektuale. Nė tė vėrtetė,
ky qyq qė thua ti, e di pse nuk lexohet, e di pse krrupėn ta ngjall
?! Sepse fjalėt nuk i nxjerr nga lėngu i thellėsisė sė oqeanit tė
brėndėsisė, por nga thatėsira e cektėsisė sė gjirizave tė
jashtėsisė. Po hajde fol me tė se. Populli, thotė, ay e ka fajin.
Dhe mė interesantja ėshtė se ky, ky qė mes tjerash, i ka aq qef
citimet dhe proverbat, pėr shėmbull atė; Krruaj zgjeben tėnde,
vete e bėn krejt tė kundėrtėn, e ka shtėnė Perėndia veēse tė
kėrruajė zgjebet e tė tjerėve. Thuam ather tė lutem, si, si si tė
mos sėmuren nga sindroma jote, si tė mos deprimohen, si tė mos u
merren mėntė kėtyre maleve, si tė mos dridhen kėto Liqere, si tė mos
shkumbojė ky det epileptik.
Kjo
turma qė po kalon janė ish tė burgosur shqiptarė, burgosur, as nga
serbė as nga grekė, por nga tė tjerė shqiptarė. Po kthehen nga njė
protestė jashtė Parlamentit shqiptar. Parlamentin, plot me
parlamentarė burgosės brėnda, rrethuar me policė, makina dhe tanke
nga jashtė, e zuri frika dhe u tha policėve ti rrahin. Ja, i sheh
ata dy tė gjakosurit ?! Por, prit-prit, smbaron kėtu, ka edhe mė.
Jo vetėm i rrahėn e po i rrahin, i gjakosėn e po i gjakosin, i
burgosėn e po i burgosin, por edhe po i quajnė revanshistė, dhe,
ēka ėshtė
.sdi si ta them, sdi si ta quaj
.tmerr, lemeri,
llaftari, turp, pocaqi, kėrkesat e tyre, po kėta rrahėsa, kėta
burgosėsa, kėta gjakatarė, i kanė shpėnė tė shqyrtohen, tė
analizohen, tė gjykohen nė ca komisione tė botės qė nuk kanė as
haberin mė tė vogėl, qė nuk kanė asnjė ide nga punėt e shqiptarisė.
Tė duket ēudi ty, dhe ndoshta nuk beson, dhe ndoshta krishtin kjo
pamje e pėrgjakur ta kujton, por ja qė kėshtu ėshtė, kjo tokė plot
me Krishta dhe kryqa ėshtė.
Kjo
rrugė ku po kalojmė ka emrin e njė atentatori, domethėnė tė njė
vrasėsi. Se mos ėshtė e vetmja ! Rrugė e sheshe tė tilla, plot
Shqipėria. Tė tilla u a vinit emrat rrugėve dhe shesheve ju atje nė
Francė dhe nė Firence?!
E shoh
qė po tė lėkunden kėmbėt nga kėto vepra arti. Mos na vjellėsh ore !
Hajde ndėrrojmė rrugė. Inshallah tjetra na qėllon si e ke qef ti,
surreale, pa emėr, pa numura, pa adresa, si nat botėn ku po jeton
i vdekur ti tani. Apo edhe atje ka njė ēikė mė tepėr rregull se kėtu
?! Pa shih, pa shih; Zure nė gojė shkopin, bėj gati qenin. Ky qė po
kalon me Benz tė madh tė zi ėshtė ministėr. I ka shkrepur nė kokė
ti numėrojė shqiptarėt, tu gjejė emrat, adresat, tė gjitha.
Domethėnė tė numėrojė dhe tė emėrojė njė nga njė qimet e bythės sė
vet. Bėhet kjo ?! Ėshtė edhe goxha i kėnduar. Nuk di a ka dėgjuar
gjė ai pėr atė specialitetin e preferuar tė Lasgushit Tavė peshku
me ZP. Do ta pyes ndonjė ditė.
Si
thua Stendal, i japim fund pėr sot ? Boll, janė aq shumė, tė
sėmuresh e tė ngordhėsh po deshe nga gjithė kėto bukuri. Nejse, pe
vetėm diēka nga Shqipėria e varfėr, me mė tepėr Benza se sa gomarė,
mė tepėr celularė se sa shqiptarė. I fort ky muzeum, ė, dhe i mir
shum, e pakta pėr tė vdekur, e shumta pėr tu marrosur. Ik tani,
zbėrtheji kockat si i kishe, kujdes mos ngatėrro gropėn, gjej
tėnden, mbulohu me baltė, dhe mos u anko kot, si poē je, gjė prej
gjėje ske.
|
|