|
10 maj 2004 / TN
-
Junichiro Tanizaki
-
Rrėfim i paturpshėm
-
Botoi: Shtėpia Botuese Doruntina
-
Tiranė 2004, Ēmimi 500 lekė
I
shkėlqyer, elegant, me njė komizėm tė errėt, Rrėfim i paturpshėm
ėshtė historia e njė martese nė agoni, e ndėrtuar nė formėn e dy
ditareve paralele. Pas mė shumė se njėzet vjetėve martesė, njė
profesor nė moshė tė shkuar gjakon nė mėnyrė tė ēmendur kėnaqėsi
trupore tė paarritura mė parė me gruan e tij tė ndrydhur e tė
pakėnaqur seksualisht. Erotizmi nė jetėn e tyre ka marrė fund prej
shumė kohėsh. Katalizatorė tė habitshėm e frytdhėnės tė kėnaqėsisė
janė konjaku dhe njė dashnor i ri simpatik. Secili syresh vendos tė
eksperimentojė seksualisht dhe tė mbajė shėnim pėrvojat seksuale nė
njė ditar. Tė dy i lėnė ditaret e veta nė vende ku mund tė gjenden
dhe tė lexohen nga tjetri, por qė askush nuk e bėn kėtė gjė.
Gjatė
ditės, bashkėshortėt shkruajnė aventurat e tyre tė njė nate mė parė.
Kur fillojnė tė dyshojnė se secili rrėmon nė ditarin e tjetrit,
humbet filli dhe bėhet shumė e paqartė nėse mendimet e secilit prej
tyre pikasen apo jo nga tjetri. Ditar i dyfishtė i njė burri dhe njė
gruaje qė i kalojnė pa bujė kufijtė seksualė, por ajo qė vlen tė
pėrmendet ėshtė se si fuqia, pushteti, nė rrjedhėn e leximit,
kalojnė nga burri te gruaja. Personazhet mbeten deri nė fund
projektime tė idesė (lexo: imagjinatės dhe ngrehinės rrėfimore) sė
autorit.
Dy
protagonistėt fillojnė tė pėrdorin ditarėt e tyre si mjete
komunikimi, duke u marrė vesh heshturazi e me shumė takt pėr tė
lexuar ditarėt e njėri-tjetrit, ndėrsa nė dukje hiqen sikur sndodh
asgjė e tillė. Ditarėt zbulojnė problemet e mirėkuptimit me
njėri-tjetrin dhe ndasinė e madhe qė ekziston edhe nė aktin e
bashkimit seksual. Pėrmes kėtyre ditarėve mund tė shohėsh fare qartė
se si funksionojnė mekanizmat e brendshėm tė martesės.
Bashkėshorti fsheh nė ditar gjithēka qė nuk mund ta shfaqė dhe ta
thotė hapur, fsheh edhe nga vetja e vet. Ndėrsa gruaja fshihet nga
vetvetja edhe nė ditar. Vazhdon njė lojė e gjatė, tė cilės nuk mund
tia gjesh rrėnjėt e shkrirjes mes tė vėrtetės dhe hipokrizisė. Nga
kjo lojė kukamshefti, secili pret tė fusė hundėt nė ditarin e
tjetrit, pėr tė krijuar kėshtu njė komunikim tė heshtur nėpėrmjet
shkrimeve tė tyre pėr atė qė nuk mund ta flasin dot hapur dhe
pėrballė njėri-tjetrit. Kėshtu qė pėrdorin marrėdhėnien e tyre
seksuale si metaforė tė gjithė marrėdhėnies sė tyre.
Mjeshtėria e Tanizakit si shkrimtar qėndron nė faktin se ai ka
arritur tė zbulojė nė mėnyrėn mė elegante dhe delikate dyfytyrėsinė
e pranishme rėndom nė shumė marrėdhėnie, si dhe kompleksitetin e
vetė motivimeve e qėllimeve tė vetvetes. Ėshtė njė metaforė edhe mė
e madhe pėr shoqėrinė japoneze tė asaj kohe, e cila mbahej nėn
karkasėn tradicionaliste tė rreptė ortodokse dhe kanoneve tė
bashkėsisė nėpėrmjet katalizatorėve artificialė nė fakt, konjaku
qė ndihmon Ikukon tė dashurojė virtualisht dashnorin e paarritshėm
(pėr momentin), ėshtė pasqyra e gjithė hipokrizive dhe nė thelb,
pasqyrė e dėshtimit tė familjes sė shėndoshė japoneze nė njė
kohė kur Japonia po pėrfshihej nga ethet e jetesės dhe filozofisė
perėndimore.
Libri,
i tipit alla Frojd, por me njė fund shumė gjakftohtė, ėshtė
shkruar me njė mjeshtėri qė ėshtė sjellė nė shqip e pacėnuar nga
pėrkthimi po aq mjeshtėror i Helena Kadaresė. Njė libėr i pėrkthyer
me dashuri dhe pėrkushtim, ku teksti dhe leximi rrjedh natyrshėm,
sikur libri tė ishte shkruar nė shqip.
Nė
xhunglėn e pėrkthimeve tė sotme, nuk duhet lėnė tė kalojė heshturazi
ky libėr kult, qė me fjalorin shqip tepėr tė pastėr dhe elegant,
arrin tė na pėrcjellė tensionin dhe fabulėn intriguese me kaq
delikatesė stili sa ta pėrthithė lexuesin nė njė shtjellė apo fugė
psikologjike e emocionale gjerkur tė ketė kthyer faqen e fundit.
Forca sugjestionuese qė tė mban thuajse nė njė varėsi tė plotė me
tekstin ėshtė rezultat i padyshimtė i njė shqipėrimi tė tejdukshėm,
ēka bėn qė vepra nė fjalė tė ketė fatin e madh tė shndėrrohet nė
pjesė tė vetvetishme tė kulturės sonė.
Me
romanin Rrėfim i paturpshėm tė Tanizakit, rikthehet pas shumė
vjetėsh mungese nė kulturėn tonė pėrkthimore letėrsia e madhe
japoneze, njė nga letėrsitė mė tė harlisura e mė karakteristike
botėrore, virtytet e sė cilės lexuesi ynė ka mundur ti shijojė fare
pak e nė mėnyrė fragmentare me dy romanet e Jasunari Kavabatės
Dashuri nė vendin me dėborė dhe Krilla njėmijėkrahėshe, po
kėshtu dhe me romanin Tri gratė tė shkrimtarit me famė botėrore
Jasushi Inue, botuar nga shtėpia botuese Onufri dhe pėrkthyer
gjithashtu nga Helena Kadare.
Me
romanin Rrėfim i paturpshėm tė Junichiro Tanizakit, shkrimtarja
dhe pėrkthyesja Helena Kadare rizbulon vendin magjik tė kulturės e
civilizimit tė lartė japonez, duke i ofruar lexuesit njė tjetėr
objektiv kamere tė ndjeshme qė pėrqendrohet duke na shpėrfaqur tė
tjera sisteme ndjeshmėrie e botėkuptimi, paksa tė ndryshme nga
kanoni i letėrsive perėndimore kryesisht dhe ēka ėshtė mė e
shtrenjtė njėfarė pastrimi e filtrimi nė pėrjetimin e heronjve,
subjekteve njerėzore.
|
|