|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E shtune, 8 maj 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Prej vitit 1999 deri nė vitin 2003 donatorėt nė Kosovė kanė shpenzuar mė shumė se 1.3 miliardė euro

  • Kris Paten thotė se Bashkimi Evropian ėshtė donatori mė i madh nė Kosovė

  • Gjermania ndihmon sivjet Kosovėn me 21 milionė euro pėr zhvillimin ekonomik tė saj

  • Komesioneri pėr media Robert Xhilet ka vėnė nė thumb tė kritikės RTK-nė dhe meaxhmentin e tij pėr trazirat e marsit

  • UNMIK-u nuk pajtohet me konceptin serb pėr kantonizimin e Kosovės

  • Ari Gajtanas: Bazuar nė atė ēfarė ndodhi nė mars kėrkohet njė rishikim ndaj disa mėnyrave tė qasjes sė UNMIK-ut

  • Ish-komandanti i UĒK-sė pėr rajonin e Drenicės Sami Lushtaku u lirua nga paraburgimi

  • Senatori Bajden tha se Ballkani ėshtė prova e parė pėr BE-nė pėr tė vendosur paqen dhe sigurinė

  • Buēkovski thotė se ēėshtja e kufirit ndėrmjet Maqedonisė dhe Kosovės ekziston vetėm nė letėr

  • Greqia e Turqia premtojnė pėrmirėsimin e bashkėpunimit tė ndėrsjellė nė Evropė

  • Shqipėria nuk kualifikohet pėr tė pėrfituar nga Fondi pėr Sfidat e Mijėvjeēarit

  • Dobėsia e institucioneve i ekspozon vendet e Ballkanit ndaj terrorizmit

  • Nė njė shkollė afėr Baltimorit, janė plagosur gjatė njė shtėnie me armė zjarri 4 persona

  • Nė Afganistan ėshtė vrarė njė marins amerikan dhe njė tjetėr ėshtė plagosur

  • Milicia e klerikut rebel irakian, Moktada al-Sadėr, ka kryer njė sėrė sulmesh kundėr forcave britanike nė Basra

  • Ramsfeld merr pėrgjegjėsi tė plotė pėr abuzimin e tė burgosurve irakianė

  • Paditet ushtarja amerikane pėr abuzime tė tė burgosurve

 
  
Prej vitit 1999 deri nė vitin 2003 donatorėt nė Kosovė kanė shpenzuar mė shumė se 1.3 miliardė euro
 
Prishtinė, 8 maj 2004 - Prej vitit 1999 deri nė vitin 2003 donatorėt nė Kosovė kanė shpenzuar mė shumė se 1.3 miliardė euro, kanė kontraktuar 2.27 miliardė euro, ndėrkaq mjetet e zotuara tė Kosovės kapin shumėn prej 2.49 miliardė euro.
 
Agjencioni Evropian pėr Rindėrtim, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Japonia, Gjermania, Banka Botėrore e Zvicrės dhe Britania e Madhe janė vlerėsuar donatorėt qė kanė kontribuar mė shumti pėr Kosovėn nė librin e Ministrisė sė Ekonomisė dhe tė Financave "Profili i donatorit" qė ėshtė promovuar dje nė Prishtinė.

Ministri pėr Ekonomi dhe Financa Ali Sadriu me njė solemnitet rasti ka ndarė mirėnjohje pėr donatorėt.
 
 
Kris Paten thotė se Bashkimi Evropian ėshtė donatori mė i madh nė Kosovė
 
Bruksel, 8 maj 2004 - "Komesionari i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme Kris Paten u shpreh se Bashkimi Evropian ka qenė donatori mė i madh nė Kosovė gjatė kėtyre viteve, sepse ne dėshirojmė tė investojmė nė tė ardhmen evropiane pėr Kosovėn". Kėshtu u tha nė njė kumtesė tė z. Paten. Mė tutje nė kėtė kumtesė qė ėshtė bėrė para turneut tė z.Paten nė Ballkan e qė fillon tė hėnėn, ai ėshtė shprehur edhe lidhur me trazirat e marsit nė Kosovė.

"Ėshtė esenciale qė ata qė janė pėrgjegjės tė dalin para drejtėsisė dhe qė liderėt lokalė t'i respektojnė pėrkushtimet e tyre pėr riparimin e dėmeve", thuhet nė kumtesėn e z. Paten. Ai ka theksuar se nuk ka vend nė Evropė pėr ata qė dhunėn dhe kėrcėnimin i konsiderojnė instrumente legjitime nė politikė.
Pritet qė gjatė turneut nė Ballkan, Kris Paten do ta vizitojė Kosovėn dhe Unionin Serbi - Mali i Zi.
 
 
Gjermania ndihmon sivjet Kosovėn me 21 milionė euro pėr zhvillimin ekonomik tė saj
 
Prishtinė, 8 maj 2004 - Gjermania ka akorduar 21 milionė euro pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės pėr vitin 2004, mirėpo pėr investime tė mėdha pengesė paraqet gjendja jo e qėndrueshme e sigurinė nė vend. Kėshtu deklaroi dje nė Prishtinė, zėvendėsdrejtori nė Ministrinė gjermane pėr Bashkėpunim dhe Zhvillim Ekonomik qė pėrfshinė Evropėn Lindore dhe Juglindore, Dominik Ziler.

Ndihma prej 21 milionėve euro ndėr tė tjera pėrfshin sektorėt e furnizimit me ujė tė pijshėm, zhvillimin e bujqėsisė dhe shkollimin profesional tė ekspertėve tė ndryshėm. Por, kėtė vit Qeveria gjermane nuk do tė ndihmojė sektorin e energjisė nė Kosovė.

Sipas shefit tė Zyrės gjermane nė Prishtinė Peter Randorf gjendja e sigurisė jostabile nė Kosovė ėshtė pengesa kryesore qė ndalon investitorėt gjermanė.

Qeveria gjermane qė nga pėrfundimi i luftės ka ndihmuar Kosovėn me rreth 200 milionė euro dhe llogaritet ndėr shtetet qė ka ndihmuar mė sė shumti Kosovėn.
 
 
Komesioneri pėr media Robert Xhilet ka vėnė nė thumb tė kritikės RTK-nė dhe meaxhmentin e tij pėr trazirat e marsit
 
Prishtinė, 8 maj 2004 - Komesioneri i pėrkohėshėm pėr media Robert Xhilet ka dhėnė sqarime para Komisionit pėr Media tė Kuvendit tė Kosovės, duke prezentuar raportin pėr ngjarjet e marsit nė televizionet e Kosovės.
 
 Ai ka mbrojtur raportin e tij kritik pėr joprofesionalizėm tė mediave mė 17 e 18 mars. Xhilet ka vėnė nė thumb tė kritikės RTK-nė dhe menaxhmentin e tij pse e ka ndryshuar skemėn programore dhe ka emetuar muzikė serioze, duke krijuar disponimin si pėr njė tragjedi kombėtare, ka thėnė ai. Anėtarėt e Komisionit i bėnė vėrejtje tė shumta raportit pėr njėanshmėri dhe prejudikime.
 
U vendos qė nė mbledhjen e ardhshme tė dėgjohet edhe zėri i pėrfaqėsuesve tė mediave.
 
 
UNMIK-u nuk pajtohet me konceptin serb pėr kantonizimin e Kosovės
 
Prishtinė, 8 maj 2004 - Administrata e OKB-sė nė Kosovė po e shqyrton planin e Serbisė pėr Kosovėn, por pavarėsisht nga propozimet e dhėna nė kėtė plan, kjo administratė kėrkon qė institucionet e Kosovės sė bashku me komunitetet qė jetojnė nė Kosovė tė ofrojnė njė zgjidhje sa i pėrket decentralizimit tė pushtetit, ka thėnė zėdhėnėsja e UNMIK-ut Matilda Heneke.
 
Ajo ka shtuar se shpėrndarja e pushtetit nėpėr komuna ėshtė me rėndėsi tė posaēme pėr zhvillimin ekonomik, rritjen e sigurisė dhe transparencės, por UNMIK-u thotė Haneke, nuk pajtohet me kantonizimin e Kosovės si koncept.

"Ngritja e institucioneve lokale nėpėr Kosovė tė cilat nuk janė pjesė tė strukturave lokale tė insitucioneve tė Kosovės pėr ne nė UNMIK ėshtė e papranueshme", thekson Heneke.
 
 
Ari Gajtanas: Bazuar nė atė ēfarė ndodhi nė mars kėrkohet njė rishikim ndaj disa mėnyrave tė qasjes sė UNMIK-ut
 
Nju-Jork, 8 maj 2004 - Zėdhėnėsi i OKB-sė Ari Gajtanas thotė se Kosova aktualisht ėshtė njė njė situatė tė vėshtirė, e cila kėrkon njė pėrgjigje tė plotė. Sipas mendimit tė tij, Sekretari i Pėrgjithshėm, Kofi Anan ka njė mbėshtje tė plotė ndaj punėve tė UNNIK-ut nė Kosovė.
 
Por, sėrish duke u bazuar nė atė ēfarė ndodhi nė mars, kėrkohet njė rishikim ndaj disa mėnyrave tė qasjes sė UNMIK-ut, sidomos nė fushėn e sigurisė, ka thėnė zėdhėnėsi Gajtanas nė njė intervistė pėr radion "Evropa e lirė".

Ndėrkaq, duke shfaqur qėndrimin e OKB-sė pėr planin e fundit tė qeverisė serbe lidhur me decentralizimin e Kosovės, zėdhėnėsi Gajtanas thotė se nuk mendon qė Kombet e Bashkuara kanė marrė zyrtarisht njė kopje tė kėtij plani. "Nuk kam lexuar asnjė raport lidhur me kėtė, por nuk besoj se do tė komentohet nė tėrėsi", ka thėnė zėdhėnėsi i OKB-sė.
 
 
Ish-komandanti i UĒK-sė pėr rajonin e Drenicės Sami Lushtaku u lirua nga paraburgimi
 
pasdite nga paraburgimi, ka konfirmuar zėdhėnėsi i UNMIK-ut Niraxh Sing. Sami Lushtaku pėr dhjetė ditė ishte mbajtur nė paraburgim dhe ishte arrestuar nėn dyshimin pėr ngjarjet e marsit nė Kosovė dhe siē thuhej pėr armėmbajtje pa leje.
 
 
Senatori Bajden tha se Ballkani ėshtė prova e parė pėr BE-nė pėr tė vendosur paqen dhe sigurinė
 
Uashington, 8 maj 2004 - Senatori amerikan Xhejms Bajden, ligjėvėnėsi mė i lartė demokrat nė Komisionin e Senatit pėr Marrėdhėnie me Jashtė, tha se Ballkani do tė jetė prova e parė e madhe pėr Bashkimin Evropian pėr tė vendosur paqen dhe sigurinė nė gjithė Evropė.
 
Kėto komente senatori Bajden i bėri pėr "Zėrin e Amerikės", pas njė fjalimi nė Universitetin Xhons Hopkins pėr marrėdhėniet ndėrmjet BE-sė dhe SHBA-ve. Bajden citohet tė ketė thėnė se nė Evropė nuk mund tė ketė kurrė paqe dhe siguri pa integrimin e plotė tė Ballkanit.

"Nė Evropė nuk mund tė ketė kurrė paqe dhe siguri pa integrimin e plotė tė Ballkanit. Por kjo ėshtė pa dyshim mė lehtė ta thuash se ta bėsh. Realizimi i saj ėshtė njė proces i vėshtirė. Ky proces ka filluar. Ka patur pengesa tė shumta, tha ai, por qė nga mesi i viteve '90 pėr ēdo hap pas, ka patur 3 hapa pėrpara".

Zoti Biden tha se ende mbetet shumė punė pėr t'u bėrė. Ai shprehu mendimin se paqja dhe siguria nė Ballkan do tė jenė njė provė e pjesshme pėr Bashkimin Evropian, qė do tė dėshmojė nė se kjo organizatė ka apo jo njė politikė tė pėrbashkėt tė jashtme.
 
 
Buēkovski thotė se ēėshtja e kufirit ndėrmjet Maqedonisė dhe Kosovės ekziston vetėm nė letėr
 
Shkup, 8 maj 2004 - Ministri maqedonas i Mbrojtjes Vlado Buēkovski pas takimit me kryeministrin Rexhepi tha se sė shpejti do tė zgjidhet ēėshtja e kufirit ndėrmjet Maqedonisė dhe Kosovės, e cila, sipas tij, si problem ekziston vetėm nė letėr. Buēkovski theksoi se momenti mė i volitshėm pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje do tė jetė pas zgjedhjeve parlamentare nė Kosovė, duke shtuar se nė vitin 2005 mund tė zgjidhen shumė ēėshtje tė hapura nė rajon.

Buēkovski nėnvizoi se pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės do tė vendosin Prishtina dhe Beogradi me ndėrmjetėsimin e bashkėsisė ndėrkombėtare. Statusi pėrfundimtar i Kosovės nuk duhet ta prekė integritetin territorial tė Maqedonisė, tha Buēkovski.

Kryeministri Rexhepi dhe ministi Buēkovski kanė rėnė dakord pėr hapjen e njė zyre pėr ēėshtje ekonomike nė Prishtinė dhe mė vonė edhe pėr hapjen e zyrave tė tjera pėr bashkėpunim.

Kryeministri Rexhepi gjithashtu tha se marrėdhėniet midis Kosovės dhe Maqedonisė janė nė ngritje tė vazhdueshme, kėto dy vende kanė synime analoge vizionin pėr tė ardhmen si pjesė integrale nė NATO dhe BE. Ai tha se statusi definitiv i Kosovės do tė jetė burim i stabilitetit nė rajon.

"Nuk demonstrohet si mė parė hezitimi se zgjidhja e statusit tė Kosovės nė pėrputhje me vullnetin e popullit dhe nė bashkėpunim me bashkėsinė nderkombėtare do tė jetė realitet", ka theksuar kryeministri i Kosoves.
 
 
Greqia e Turqia premtojnė pėrmirėsimin e bashkėpunimit tė ndėrsjellė nė Evropė
 
Athinė, 8 maj 2004 - Greqia dhe Turqia premtuan tė pėrmirėsojnė bashkėpunimin e ndėrsjellė nė Evropė. Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndodhet nė Athinė, ku ai dhe homologu i tij grek, Kostas Karamanlis, shprehėn tė premten kėnaqėsinė pėr afrimin mes vendeve tė tyre.

Pas njė takimi dyorėsh, Karamanlis konfirmoi pėrsėri mbėshtetjen pėr pėrpjekjet e Turqisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian, megjithė mosmarrėveshjet nė lidhje me ishullin e ndarė tė Qipros.
 
 
Shqipėria nuk kualifikohet pėr tė pėrfituar nga Fondi pėr Sfidat e Mijėvjeēarit
 
Tiranė, 8 maj 2004 - Shqipėria nuk u kualifikua pėr tė pėrfituar nga ndihmat amerikane nė kuadėr tė Fondit pėr Sfidat e Mijėvjeēarit. Nė takimin e tij tė djeshėm, Bordi i drejtorėve tė kėtij fondi pėrcaktoi 16 vendet qė kanė tė drejte tė kerkojnė ndihma nė kuadėr tė kėsaj nisme.

Fondi per Sfidat e Mijevjecarit ėshtė njė korporatė qeveritare e krijuar rishtazi pėr tė ndimuar disa nga vendet mė tė varfra tė botės. Kriteret e dhėnies sė ndihmave janė politikat e shėndosha ekonomike, politike dhe sociale qė ndjekin vendet pėrkatėse.

Shqipėria ėshtė kritikuar shpesh kohėt e fundit pėr shkallėn e lartė tė korrupsionit.

Pėr tė bėrė pėrzgjedhjen e 16 vendeve, Bordi u nis nga politikat e tanishme dhe tė kaluara tė vendeve kandidate, duke shqyrtuar pėrparimin e tyre nė fusha tė tilla si qeverisja e drejte dhe nxitja e lirisė ekonomike.
 
 
Dobėsia e institucioneve i ekspozon vendet e Ballkanit ndaj terrorizmit
 
Uashington, 8 maj 2004 - Dobėsia e shteteve dhe institucioneve nė vendet e Ballkanit, si edhe paqėndrueshmėria e kėtij rajoni gjatė dekadės sė fundit, e bėn atė njė zonė tė ekspozuar ndaj grupeve terroriste rajonale, ose ndėrkombėtare, thotė Ilan Berman, zėvendėspresident i Kėshillit Amerikan pėr Politikėn e Jashtme.
 
Rreziku mė i madh nė kėtė rajon ėshtė lidhja mes krimit tė organizuar dhe terrorizmit me mundėsinė e pėrhapjes sė armėve bėrthamore, tha Berman nė njė intervistė dhėnė "Zėrit tė Amerikės".

Ndėrkaq duke folur pėr angazhimin amerikan nė rajonin e Ballkanit, ndėrkohė qė vėmendja amerikane ėshtė pėrqendruar mė shumė nė Lindjen e Mesme, Berman tha se vendet e Ballkanit Perėndimor mund tė japin njė kontribut shumė tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim, qė deri tani nuk ėshtė shtruar pėr diskutim nė kuadrin e pėrhapjes sė armėve tė rrezikshme.
 
"Bėhet fjalė pėr trafikimin pėrmes tokės, ka rrugė ekzistuese qė pėrdoren nga krimi i organizuar, qė pėrshkojnė Rumaninė, Bullgarinė, qė pėrshkojnė Ballkanin pėr tė pėrfunduar nė Bashkimin Evropian dhe vendet anėtare tė NATO-s".
 
 
Nė njė shkollė afėr Baltimorit, janė plagosur gjatė njė shtėnie me armė zjarri 4 persona
 
Baltimor, SHBA, 8 maj 2004 - Tė pakten katėr persona janė plagosur gjatė njė shtėnie me armė zjarri nė njė shkollė afėr Baltimorit, tė shtetit Merilend tė ShBA-ve, bėn tė ditur nė njė njoftim tė sotėm (e shtunė) BBCnews. Disa nga viktimat janė dėrguar nė spital.
 
Njėri nga nxėnėsit ka marrė plagė tė rėnda dhe ėshtė nė gjendje kritike, ka thėnė policia. Dėshmitarėt i kanė thėnė policisė se njė veturė me ngjyrė tė errėt ėshtė ndalur para shkollės dhe shoferi ka dalė prej saj dhe ka hapur zjarr, kurse pastaj ka ikur. Vetura e pėrshkruar ėshtė gjetur, kurse sulmuesi ėshtė arrestuar.
 
 
Nė Afganistan ėshtė vrarė njė marins amerikan dhe njė tjetėr ėshtė plagosur
 
Kabul, 8 maj 2004 - Njė marins amerikan ėshtė vrarė, kurse njė tjetėr ėshtė plagosur nė pėrleshjet gjatė natės me militantėt e dyshimtė islamikė nė provincėn qendrore tė Afganistanit, Uruzgan, ka bėrė tė ditur sot (e shtunė) njė zėdhėnės ushtarak amerikan, njofton Rojter. Ushtarėt ishin nė patrullim nė jug tė qytetit Tirin Kot.
 
 
Milicia e klerikut rebel irakian, Moktada al-Sadėr, ka kryer njė sėrė sulmesh kundėr forcave britanike nė Basra
 
Basra, 8 maj 2004 - Milicia lojale shite e klerikut rebel irakian, Moktada al-Sadėr, ka kryer sot (e shtunė) njė sėrė sulmesh kundėr forcave britanike nė qytetin Basra, kanė thėnė dėshmitarėt, njofton Rojter. Qindra policė tė armatės sė Mehdiut, tė armatosur me pushkė automatike dhe granata raketore, kanė pushtuar disa pjesė tė kėtij qyteti irakian dhe kanė vėnė postblloqe nė rrugė. Jehona e shkėmbimit tė zjarrit me ushtarėt britanikė dhe detonimet e shpėrthimeve kanė tronditur qytetin.
 
 
Ramsfeld merr pėrgjegjėsi tė plotė pėr abuzimin e tė burgosurve irakianė
 
Uashington, 8 maj 2004 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, dėgjoi dje kritika tė shumta nga ligjvėnėsit amerikanė, tė cilat janė zemėruar shumė nga fotografitė e tė burgosurve irakianė, qė abuzohen nga ushtarėt amerikanė dhe nga fakti qė administrata e presidentit Bush nuk i informoi ata para se skandali tė bėhej publik. Sekretari Rumsfeld dėshmoi para komisioneve tė Senatit dhe Dhomės sė Pėrfaqėsusve pėr Forcat e Armatosura.

Kryetari i komisionit tė senatit pėr Forcat e Armatosura, senatori republikan, Xhon Uorner, shprehu shqetėsimin e shumė anėtarėve tė kongresit qė ligjvėnėsit nuk u informuan rreth ekzistencės sė fotografive tė ushtarėve amerikane qė keqtrajtojnė tė burgosurit irakianė, para se ato tė bėheshin publike.
 
 
Paditet ushtarja amerikane pėr abuzime tė tė burgosurve
 
Uashington, 8 maj 2004 - Njė ushtare amerikane, e cila paraqitet nė disa fotografi duke keqtrajtuar tė burgosurit irakianė, ėshtė paditur pėr veprat qė lidhen me abuzime.

Ushtria e SHBA-sė tha se 21 vjeēarja, Lynndie England, ngarkohet pėr katėr vepra penale, pėrfshirė atė tė pėrdhunimit tė tė burgosurve, pėr keqtrajtim tė tyre dhe pėr kryerjen e njė vepre tė pahijshme.

Ajo u bė e njohur nga fotografitė duke buzėqeshur dhe treguar me gisht nė drejtim tė njė tė burgosuri irakian si dhe duke mbajtur njė tė burgosur lakuriq, tė lidhur me zinxhir.

Gjashtė ushtarė tė tjerė pėrballen me akuza pėr abuzime tė tė burgosurve irakianė dhe shtatė tė tjerė janė larguar nga detyra.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.