|
7 maj 2004 / TN
Zėri i Amerikės mė
6 maj 2004 / Besim Abazi
Pėrfaqėsuesit e Organizatės
ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut Amnesty International,
thanė nė Prishtinė se pjestarėt e misionit paqėruajtės nė Kosovė
janė pėrgjegjės pėr nxitjen e shfytėzimit tė grave dhe vajzave tė
trafikuara dhe inkurajimin e trafikimit tė tyre.
Kėto komente u bėnė gjatė publikimit tė
njė raporti tė kėsaj organizate nė kuadėr tė fushatės pėr
ndalimin e dhunės ndaj grave. Sean Jones, nga kjo organizatė, tha se
trafikimi i grave mė sė shumti bėhet nga disa vende tė Evropės
Lindore si Moldavia, Rumania, Bullgaria e Ukraina, ndėrsa janė tė
pėrfshira edhe vajzat nga Kosova qė trafikohen brenda kufijve tė
saj.
Amnesti International mendon se ardhja
e forcave paqėrujatėse tė KFOR-it dhe Misionit tė Kombeve tė
Bashkuara, ishte katalizator pėr zhvillimin e trafikimit nė Kosovė,
tha zonja Jones. Kjo, shtoi ajo, ėshtė parė edhe nė vendet tjera si
nė Bosnjė ku paqėrujatėsit janė pėrgjegjės pėr rritjen e industrisė
sė seksit.
Ajo tha se edhe vetė Kombet e Bashkuara
kanė pohuar se paqėruajtėsit janė mė shumė pjesė e problemit sesa e
zgjidhjes. Nė kėtė kuadėr ajo tha se nė vitet 1999-2000, vlerėsohej
se rreth 80 pėr qind e klinetelės sė grave tė trafikuara ishin
pjestarė tė misionit ndėrkombėtarė nė Kosovė.
Njė vit mė vonė kjo pėrqindja ra nė 30,
ndėrsa aktualisht vlerėsohet se 20 pėr qind e klientėve janė
ndėrkombėtarė. Ndėrmjet janarit tė vitit 2002 dhe korrikut tė vitit
2003, 22 deri nė 27 pjestarė tė forcave paqėrujatėse tė KFOR-it,
janė dyshuar se ishin pėrfshirė nė veprime qė kanė tė bėjnė me
trafikimin. Tash pėr tash nuk dihet nėse ėshtė ndėrmarrė ndonjė masė
kundėr tyre.
Nė raport nėnvizohet dėshtimi i
UNMIK-ut dhe KFOR-it pėr tė shfrytėzuar fuqinė e tyre qė tė vėnė
para drejtėsisė ata qė janė pėrfshirė nė trafikim dhe atyre qė kanė
shfytėzuar shėrbimet e grave tė trafikuara, tha zonja Jones.
Ajo tha se kėto institucione
ndėrkombėtare sikundėr edhe ato tė vetėqeverisjes sė pėrkoshme, kanė
dėshtuar tė mbrojnė dhe respektojnė tė drejtat njerzore tė grave tė
trafikuara. Trafikimi nė Kosovė dhe shoqėritė tjera paskonflikteve
nuk do tė marrė fund asnjėherė pėrderisa trafikantėt vazhdojnė tė
jenė tė lirė, ndėrsa personeli civil dhe ushtarak ėshtė i lejuar tė
bėjė shkelje tė tė drejtave njerzore pa frikė nga ndėshkimi.
Amnesty International ėshtė shprehur
kritike edhe ndaj mungesės sė infrastrukturės ligjore pėr mbrojtjen
e grave tė trafikuara. Ato shumė herė trajtohen edhe vetė si
kriminele dhe ndiqen pėr qėndrim tė paligjshėm nė Kosovė, akzuohen
pėr prostitucion, nuk janė tė informuara pėr tė drejtat e tyre dhe
nuk kanė mbrojtės ligjor. Atyre nuk u ofrohet as mbrojtje nga
programi pėr mbrojtjen e dėshmitarėve as nė rastet ku janė tė
gatshme qė tė dėshmojnė kundėr trafikantėve.
Zyrtarėt e forcave paqėruajtėse thanė
ndėrkaq se veprimet e pjestarėve tė KFOR-it kontrollohen nga vendet
prej nga ata vijnė. Zėdhėnėsi i kėtyre trupave Jim Moran tha se
KFOR-i nuk do tė lejojė trafikimin e qenieve njerzore duke mohuar qė
pėrgjegjėsia tė bjerė edhe mbi kėtė organizatė ushtarake.
Jo, KFOR-I nuk ka dėshtuar, tha zoti
Moran duke pėrsėritur se ėshtė nė duart e ēdo vendi veē e veē qė tė
sigurohet se ushtarėt e tij respektojnė rregullat. Ajo qė mund tė
bėjė KFOR-i ėshtė qė tė kthejė mbrapsht ēdo pjestar qė pėrfshihet nė
veprime tė tilla.
|