|
 |
|
7 maj 2004 / TN
Nga
Tomė MRIJAJ / Nju Jork (SHBA)
Sa
herė jam i lodhur ndjehem i ēlodhur, sa herė jam i etur mė shuhet
etja si me magji, sa herė jam larg ndjehem afėr nė mishėrim me
historinė e popullit tim, kur marr nė dorė Lahuten e Malcis,
ēerpiku ma tret gjumin, peshė mė ngrihet qėnia, zemra mė ndizet
flakė dhe syri mė kthjellon dritėn, kur endem mes vargjeve homerike
tė Lahutės, tek ndalem tė marr vesht nė njė majė mali, nė Orosh tė
Mirditės, nė Sarajet e Kapidanit, kur lexoi trinitetin Nacion
Kanun - Kishė Katolike.
Mitet dhe lėgjendat zgjohen prej honeve tė
bjeshkėve dhe si shtojzovalle zbresin me ujėvaret e krenarisė sė
kullave me sytė e shqipes roje nė frėngji dhe poeti i madh Fishta,
nis tė kėndoj vargjet: |
-
Prenk Bibė Doda, djalė zotni:
-
Pėr kah mosha, mjaft i ri,
-
Por i vjetėr pėr pleqni,
-
Kur tė dojė me folė urti:
-
Aj asht, Zanė, njaj Kapitani,
-
Kapitani prej Mirditet,
-
Per tė cillin larg perflitet,
-
Larg perflitet, larg kallzohet,
-
Zi edhe bardh per te shartohet
-
-
At Gjergj Fishta O.F.M.
(Lahuta e Malcis, Romė 1958, fq. 148)
|
Makina
ime ecėn me shpejtėsi sa herė qė unė i jap drejtimin nė qytetin e
njohur Queens tė New York-ut, pėr ti bėrė vizitė tė zakonshme mikut
tim tė nderuar Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjon Marku. Sapo afrohesh
pak metra pranė shtėpisė sė Kapidanit, tė del pėrpara njė burrė i
gjatė, i veshur hijshėm dhe me elegancė, me njė ecje krenarie si
lisat e bjeshkėve tė maleve tona kreshnike, qė me vėshtrimin si
shqiponja tė fton pranė hyrjes kryesore tė shtėpisė. Kur e takon
ēlirohesh nga ndonjė emicion i ēastit dhe ndihesh si nė shtėpinė
tėnde, pėr vetė thjeshtėsinė e tė komunikuarit me tė gjithė njerėzit
njėsoj.
Nė
mjediset e shtėpisė spikat sfondi shumėngjyrėsh i librave dhe
dokumentave origjinale tė shekullit XX, korrespondencė, me
bashkėatdhetarė qė kanė qenė pėrsonalitete tė jetės politike,
shoqėrore dhe kulturore, me studiues tė huaj, shokėt e universitetit
dhe miqtė e shumtė nga Europa dhe Amerika.
Je
pėrpara njė mirditori, tė mbrujtur me visarin e traditės sė
vendlindjes dhe i formuar nė shkollimin e mesėm e tė lartė nė
Shkodėr, Itali e Austri, i qytetėruar me vlerat e pėrparimit
perėndimor, i cili ia del mbanė tė realizojė misionin e tij (Qershor
1944 - 13 dhjetor 1990), nė saj tė kurajos tė jashtėzakonshme,
vullnetit tė hekurt, dijės sė thellė, pragmatizmit dhe zgjuarėsisė
pėr tė realizuar nisma tė guximshme nė vendlindje, Itali dhe ShBA,
tė cilat sėbashku plotėsojnė figurėn e madhe tė tij nė tė gjitha
pikėvėshtrimet, pėr tė cilat do tė shkruaj mė poshtė.
Sipas
traditės sė moēme shqiptare tė mikpritjes, nė shtėpinė e tij ruhen
ende zakonet e tė parėve nga Oroshi i Mirditės. Gjuha e tij shqipe
nė gėgnisht ėshtė shumė e pastėr dhe e pasur me fjalė autoktone
shqiptare, qė do ta kishin zili edhe studiuesit bashkėkohorė nė
vendlindje dhe nė trojet e tjera etnike shqiptare. Me njė buzėqeshje
dhe fjalėt Mir se tka prue Zoti, mė ofron paketėn e
cigareve dhe kafe, tė cilėt sikurse thotė ai i konsumon shumė.
Biri i
Oroshit, ka njė shtat tė lartė me njė prezencė, njėsoj sikurse
burrat e shquar diplomatė apo artistė europianė e amerikanė. Pamja e
tij tė kujton artistėt e kinematografisė, ku spikat portreti i
fytyrės sė tij me tipare tė pastra antropologjike tė genit shqiptar
dhe malėsive tona. Ka njė kulturė tė gjėrė dhe tė thellė dhe
respekton me mall zakonet e tė parėve tė trashėguar nga kullat
kreshnike dhe tė respektuar nė tė gjithė Shqipėrinė.
Mes
shtėllungave tė tymit tė duhanit tė fortė amerikan (qė i kujton
duhanin e Sheldisė nė Shkodėr), pasi mendohet mirė, flet saktė dhe
qetė njėsoj sikur ngjarjet kanė ndodhur pesė minuta mė parė
Kapidani me shumė respekt ngrihet shpejt nga kolltuku dhe pėr tė
treguar se ėshtė i fortė si mė parė, kėrkon tė mė ofrojė ndonjė
dokument origjinal historik dhe me njė humor tė mprehtė mirditori,
nis tė buzėqesh me gjithė zemėr
Me njė
mikpritje tė sinqertė thotė, se me pak meze me raki
rrushi Shqipnie asht mir me kuvendue sbashku dhe me elegancė
mbushė gotat me raki, duke thėnė: Kjoft levdue Kreshti
(Krishti) e Mir se ke ardh!. E shoh me kujdes
Kapidanin, qė matet shumė dhe flet pak e saktė, ku ēdo rrėfim ka
peshėn e argumentit dhe logjikėn e shėndoshė pėr kohėn dhe moshėn e
tij 90 - vjecare. Ai ka njė diksion e timber tė ėmbėl nė tė folur,
me njė muzikalitet, qė vjen nga gjuha e ėmbėl gegė e trevave tė
pasura tė Veriut, me tė cilėn u shkruajtėn librat e parė nė gjuhėn
shqipe. Ēdo fjalė e tij, ka njė gegnishte tė pėrpunueme dhe me
nuanca tė pellgut tė Mirditės, duke shprehur edhe fjalė tė moēme
shqipe, tė ruajtur me fanatizėm gjatė shekujve nė tėrė krahinėn e
njohur tė Mirditės.
Tek
fliste Kapidani pėr ngjarjet historike dhe bashkėmoshatarėt nė
vendilindje (Orosh), periudhėn e udhėheqjes sė Mirditės, sipas
ligjeve tė Kanunit tė Dukagjinit (tė cilat i kushtohen Derės sė
Dinastisė tė Kapidanėve tė Mirditės), unė tresja shikimin tim nėpėr
fotot e shumta origjinale, qė ishin tė ekspozuara nė faqet e mureve
nė shtėpinė e tij.
Familja dhe njeri pas tjetrit Kapidanėt e Mirditės dhe deri tek
vėllezėrit e tij nė shekullin XX, ishin ruajtur me shumė kujdes nė
shtėpinė arkiv nė New York. Dhe nuk ka se si tė ndodhte ndryshe,
mbasi Kapidani i Mirditės vinte nga Mirdita
tokė katedralesh,
sic tė kanė quajtur, liman i madh, ku u thyhen si kėrthinja tallazet
balozezinj. Galun i pathyeshėm, ku ka hedhur spirancėn anija e
krishtėrė, e cila me bashin e ēeliktė prodhim i rrėnjėve tė saj i ka
pėrballuar rrėbesheve e fortunave tė historisė edhe kur mbi krye i
ka ndejė shpata e Demokleut tė Osmanllisė, edhe kur komunizmi i
ngriti kurthe e pusi, edhe kur fqinjėt shovisnitė iu afruan kullės
sė lashtė prej guri tė verbuar nga prushi i lisit nė vatėr e nga
plisi i bardhė nė krye. Mirditė, tokė qė e pėrpinė hordhinė, tokė
kristalesh bilur nė vezullimin ku reflekton vetėm njė dritė, Drita e
Krishtit pėrmbi Dhe
(Zef Pėrgega, Vigan nė Krisht e nė
Vatan Libėr kushtuar Mons. Zef Oroshit, prelat i kishės
katolike Zoja e Shkodrės nė New York, Detroit 2003, fq. 19).
Kėtu e
kanė zanafillėn kryengritjet pėr liri kundėr Portės sė Lartė, qė
kurrė nuk i ra nga dora flamuri nacional, ku zėnė fill shumė mite e
legjenda historike, ku fjala bujare shqiptare e pėrshėndetjes
(Mirdita) ruan tė gjithė simbolikėn e saj ndėr shekuj, duke mbetur
deri mė sot pengu i shpirtit tė Kapidanit tė saj Ndue Gjon Marku.
Njė
foto e Oroshit, e vendosur pėrballė hyrjes kryesore nė shtėpi tė
Kapidanit Ndue Gjon Marku, i sjellė shumė herė kujtime tė freskėta,
pėr kohėn e viteve tė shkuara, trojet qė ruajnė themelet e hershme
tė gurit tė parė shtatėshekullor, pikėrisht tė kullės qė mizorisht u
rrėnua nga fitili i dinamitit tė drejtuar nga gjenerali komunist
Petrit Dume. Por sadizmi, nuk mundi tė zhgulė nga rrėnjėt themelet e
historisė dhe as imazhin e jehonės sė thellė tė shpėndarė ndėr
shekuj dhe nė tė gjithė vendin pėr Derėn mė tė pamposhtur nga cdo
hordhi dje dhe nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX.
Miku
im nga Mirdita, studiuesi e gazetari Zef Pergega, mes mallit dhe
dashurisė pėr trojet e veta, nga Detroiti (Michigan), i kushton
Oroshit njė hyrje tek flet pėr Dr. Mons. Zef Oroshin (1912 1989),
ku ndėr tė tjera vlerėson Derėn e famshme tė Kapidanėve tė Mirditės,
tek fton ēdo visitor qė tė shkoj nė Orosh, se atje mund ta etiketojė
shkatėrrimin e kullės, ku dėgjoheshin tingujt e violinės e tė pianos
si njė mbetje tė njė kalaje tė lashtė tė jeshiluar nga myshqet.
Muret e saj vende - vende lartohen deri nė katėr metra dhe syri tė
zė gurė tė latuar dhe tė gdhendur nga mjeshtri popullor me ide
arkitektonike. Nėse dikush vendos tė gėrmojė mund tė zbulojė
planimetrinė e vendosjes sė Sarajeve dhe mund tė dallohet oda e
miqve, ku darkonin shpesh burra nga tė gjitha krahinat e Veriut, apo
miq tė huaj, pėrmes njė debati tė kujdesshėm. Porta kryesore qė
shikonte nga Veriu, ka patur tė gdhendur njė shqiponjė dhe emrat e
djemve tė Gjomarkut, si: Mark, Ndue, Llesh, Ded dhe Nikoll, tė kėtij
fisi. Shtėpia e Kapidanit tė Mirditės dhe Abacia e Oroshit, janė
dy nga vlerat mė tė mėdha nė historinė nacionale pėr Liri e Pavarėsi,
pėr organizimin e rezistencės antiosmane, pėr ta rikthyer Shqipėrinė
nė dritėn e Gjergj Kastriotit, apel qė kanė firmosur 13 krahina tė
vendit.
As unė
nuk e di, se si vitet kanė kaluar, duke sistemuar thellė nė kujtesėn
time tė freskėt ngjarje, pėrsonalitete, kontribute, episode
interesante, qė lidhen me jetėn dhe veprėn e fytyrave tė ndritshme
tė komunitetit shqiptaro - amerikan. Ato lanė emėr shumė tė mirė,
duke mbetur tė nderuar dhe respektuar pėr bashkėkohėsit,
bashkėluftėtarėt e idealeve tė pastra nacionaliste dhe antikomuniste,
atdhetarė tė mirė, qė zemra e tyre gufoi vetėm pėr simbolet
nacionale, traditat, doket, zakonet, kujtimin e tė parėve nė trojet
amtare, ruajtjen dhe ushtrimin e gjuhės nėnė nė emigracion,
zmergjerėsinė dhe frymėn e thellė tė humanizmit pėr tė gjithė
njerėzit nė nevojė, fisnikėrinė e shpirtit, qė vjen nga tradita e
hershme familjare e tyre, e shumė virtyte tė tjera pozitive, qė i
zotėrojnė edhe sot ndonėse nė moshė tė thyer.
I
tillė ishte dhe ėshtė edhe sot pėrsonaliteti i madh i botės
shqiptaro - amerikane prej shumė dekadash, burrė i urtė deri nė
madhėshti, fisniku dhe erudisti i thellė nė kulturė, emėrmiri dhe
zemėrmiri Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku.
*
* *
Nė
Orosh tė Mirditės para 90 - tė vjetėve, do tė lindė mė 29 shtator tė
vitit 1914 Ndue Gjon Marku, qė i shton gėzimin prindėrve tė vet dhe
vėllait tė parė Markut. Kjo familje e madhe oroshase, do tė ketė 10
fėmijė, pesė djem dhe pesė vajza. Aty lindėn fėmijėt njėri mbas
tjetrit, duke filluar me Markun, qė ėshtė fėmija i parė dhe mė pas u
lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava,
Gjela, Marta, Dila dhe Bardha. Kapidani Ndue Gjon Marku, nga nėna
ishte nipi i Bajraktarit tė Kurbinit i Gjok Pjetėr Pervizi, njė
pėrsonalitet i njohur askohe pėr besė, burrėri, zakone e tradita tė
hershme e bashkėkohore shqiptare.
Babai
Gjoni pėrkujdeset qė djemtė tė ndjekin shkollėn fillore, ku midis
tyre edhe Ndue Gjomarku vijon pesė vitet e para fillore dhe
gjimnazin pranė shkollave private katolike tė Fretenve Franēeskanė
dhe Jezuitve nė vitin 1934 nė qytetin e lashtė kulturdashės Shkodėr,
nė kohėn kur Ministėr i Arsimit nė Qeverinė e Mbretit Zog ishte Dr.
Mirash Ivanaj. I prirur pas botės sė librave dhe kulturės
civilizuese perėndimore, adolishenti Ndue niset nė vitin 1937 pėr
studime tė larta sėbashku me vėllaun Lleshin nė Universitetin
(College) nė Terezianum tė Vjenės nė Austri. Pas disa vitesh kthehet
nė Shqipėri dhe pas disa muajsh shkon nė Universitetin e Firences (Itali)
pėr tė ndjekur studimet e larta nė Jurisprudencė. Ai pėr asnjė ēast
nuk e shkėputi lidhjen me vendlindjen, miqte e huaj dhe vendas, tė
cilėt e donin dhe respektonin, mbasi gjithnjė Dera e Kapidanit tė
Mirditės ka respektuar popullin e Mirditės dhe krahinat tė tjera tė
Atdheut. Me anije i riu Gjomarkaj nė vitin 1943 kthehet nė Shqipėri.
Jeta studentore, miqtė e rinj dhe shokėt nė vendindje bėjnė qė ai tė
zgjerojė rrethin e tė njohurve. Kėshtu sikurse kujtojnė disa
bashkėkohės qė ende jetojnė sot nė qytetin e Shkodrės dhe nė Orosh
tė Mirditės, familja dhe ai vetė ka pasur nderin, fatin, privilegjin
dhe kėnaqėsinė tė marrė pjesė nė shumė ngjarje dhe evenimente
atdhetare, fetare dhe kulturore nė qytetin e njohur tė Shkodrės dhe
qytetet e tjera, duke kuvenduar me krerėt, parinė e qytetit, klerikė
tė lartė katolikė, konsuj dhe udhėtarė tė huaj, qė vinin shpesh nė
Shqipėri dhe nė veēanti nė trevėn e Veriut.
Gjatė
bisedave tė lira e pyes Kapidanin, se a keni pėrjetuar ndonjėherė nė
jetėn tuaj, njė ēast e cila ju ka mbetur thellė nė kujtesėn tuaj.
Dhe ai me njė buzėqeshje fisniku mu pėrgjigj: Isha shum i ri,
rreth 16 - 17 - vjeēar e mkujtohet casti kur nShkoder po
pergaditej nga Kleri Katolik shugurimi i Ipeshkvit tė qytetit dhe
Primat i Shqipnis imzot Gaspėr Thaēi (1882 - 1946). Paria e Shkodres
vjen nė shtepin time dhe me thon tju prij nė ket rast ceremonie tė
randsishme pėr qytetin dhe besimtart e devotshėm katolik. U thash se
baba gjindet nMirdit. Ata me than qė Ju mund ta zavendsoni Kapidan
Gjonin.
Un me
shum knaqsi mora pjes ne shugurimin e Ipeshkvit. Paria e qytetit, ku
banin pjes krent e familjeve ma tė njohuna tė qytetit, si: Ēoba,
Muzhani, Pistulli, etj., ku mua ma caktuan vendin nkrye tė sofres
nmesin e dy konsujve atij Italian dhe Jugosllav. Isha shum i ri tė
merrja pjes nė at rreth tė madh, nė mesin e atyne figurave tė
nderueme tė qytetit, por e kalova mir proven e par, pasi nė Kullen e
Oroshit kishim mėsue tė dėgjonim e jo tė flasim
.
Edhe
studiuesi i njohur nė diasporėn shqiptaro - amerikane Idriz Lamaj,
nė shėnimet biografike pėr Kapidanin Ndue Gjon Marku shkruan, se:
Ndojt
i paraqitėn raste me pritė e pėrcjellė pėrsonalitete tė shqueme
shqiptare dhe tė hueja dhe me perfaqsue oxhakun e tij tė njoftun
Por
simbas tij, nė Mirditė nė kontakt me popull e krenė, dhe tė
krahinave tė ndryshme, formohet nė pikpamje tradicionale e kanunore.
Tė gjitha kėto kontakte e formojnė moralisht e politikisht me kuptue
realitetin e gjendjes tė ndėrlikueme tė kohės. (Idriz Lamaj, Komiteti
Kombėtar Shqipėria e Lirė 1949-1956, New York, USA, 2000, fq.
101).
Nė
bisedė e sipėr e pyes me interes Kapidanin, se si e kalojshe kohėn
nė ato male tė pashkėluna tė Mirditės. Ai si zakonisht me njė
buzėqeshje fisnike mė pėrgjigjet: Mirdita pėr mue asht vendi ma
i bukur nė botė e ma i dashtuni. Populli fisnik i krahines sė
Mirdites na ka dasht e respektue edhe ma shum. Na nuk kena prit
asnjiher qi populli me na pershndet ne, por na i kena pershendet
pėrpara tė gjithė, pavarsisht se a kan ken tė rij apo ma tė vjetėr
se ne. Na kena shkue shum mirė me popull dhe kena ken tamam si nji
familje e madhe. E prandaj Oroshi e tan krahina e Mirditės
asht gjithēka pėr mue e Deren ton.
-
Mė
kujtohet, njė ditė tjetėr mė kishte ra nė dorė njė libėr
nėpėrmjet njė miku, qė ishte e shkruar nga z. Pal Doci, e qė
fliste pėr Mirditen e Deren e Kapidanit. Gjatė leximit vura re
se z. Pal fillim e mbarim kishte nxjerrė vrer ndaj Derės sė
Kapidanit tė Mirditės. Mbasi e pashė edhe njė herė librin, u
nisa pėr tia dėrguar Kapidanit qė ta lexoj edhe ai. Kapidani,
me gjakftohtėsi sapo e pa titullin e librit dhe emrin e autorit,
ma riktheu librin, duke mė thėnė kėto fjalė: Pėr Palin e
shokė si ky Mirdita do ta thotė nji ditė fjalėn e vet.
-
-
-
Kapidani Ndue Gjon Marku - ishte alfa dhe omega nė luftėn kundėr
komunizmit
E
gjithė treva e Veriut dhe qarqet diplomatike e shoqėrore tė
komunitetit shqiptar nė atdhe asokohe e kanė njohur e vlerėsuar lart
figurėn e madhe tė Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe tė birit tė tij tė
madh Dr. Mark Gjon Marku (Ministėr i Brendshėm), kanė qenė shumė
aktiv dhe janė marrė pėrherė me politikė, kurse Ndoja sikurse e
thotė edhe vetė ka pas mė shumė kėnaqėsi nė jėtėn private e
familjare.
At e
bir, duke nuhatur afrimin e furtunės sė tėrbuar komuniste, qė kishte
bėrė kėrdi nė Europėn Lindore dhe kryesisht nė Rusi, fillojnė tė
pėrgatisin terrenin pėr tė rizgjuar ndėrgjegjėn e forcave
nacionaliste, qė ti bėjnė ballė komunizmit, qė ishte njė ideologji
e shkatėrrimit, moral, material, filozofik, ateist dhe paatdhe tė
njerėzve qė jetojnė historikisht nė trojet stėrgjyshore autoktone.
Koha kėrkonte, qė bijtė e shqipes mė shumė se kurrė tė tregojnė
atdhetashurinė, pėr tė ruajtur vlerat e lėnė trashėgim nga tė parėt,
dinjitetin e shqiptarit, fenė, pasuritė private tė individit,
pluralizmin e mendimeve, pėrparimin ekonomik dhe lidhjen
shpirtėrore, ekonomike dhe politike me vendet e Europės Perėndimore.
Pėr tė bėrė njė politikė mė tė konsoliduar Kapidan Gjoni, nė
pranverė (mars) tė vitit 1944 i jep jetė themelimit tė Grupit
Nacional Indipendent, ndėrsa i biri Dr. Marku, duke gjetur
pėrkrahje dhe mbėshtetje nė nismen e vet krijon Lidhjen e
Shkodrės, duke mbledhur rreth vetės tė gjithė eksponentėt
kryesorė antikomunistė, qė ishin rreshtuar nė organizatat e
mirėnjohura nacionaliste Legaliteti, Balli Kombėtar dhe Grupi
Nacional Indipendent.
Jo
rastėsisht, por interesat e larta patriotike, e bėjnė Ndojėn qė tė
pėrfshihet menjeherė nė politikė dhe sapo merr vesht se forcat e
ashtėquajtura partizane po i afrohen vendlindjes sė tij tė dashur
Mirditės, lajmėron vėllain e vet nė Tiranė, se krahina dhe e gjithė
Shqipėria e Veriut po sulmohet nga bisha e kuqe, qė pėr fat tė keq
kishte emėr e gjak shqiptari. Ai ndėr tė tjera kėrkon tė lėshoj
kushtrimin e qėndresės me vullnetarėt e vendosur antikomunist.
Menjėherė i vjen pėrgjigjja pozitive dhe inkurajuese e vendosmėrisė
nga i vėllai i tij Dr. Marku, qė ishte shumė i shqetėsuar pėr fatet
e brishta tė vendit. Ai, sikurse kujton Kapidani Ndue Gjon Marku dhe
shkruan edhe studiuesi i mirėnjohur Idriz Lamaj pėr kėtė cėshtje i
thotė se: Ndue i dashtun, sot fillon nji kthesė e re nė
historinė e Derės sonė, tė Mirditės e Shqipnisė mbarė. Mbledh sa mė
shumė vullnetar e fillo qėndresėn kundėr brigadave komuniste. Skemi
rrugė tjetėr. (Idriz Lamaj, Vep. e cit., fq.102).
Organizimi i forcave politike dhe luftėtarėve nacionalistė bėnė qė
njė ditė Ndoja tė takohet me pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė grupimeve
nacionaliste tė Legalitetit dhe Ballit Kombėtar, tė cilėt gjatė
pėrleshjeve tė tyre tė mėparshme kishin pėsuar humbje nė forca, por
qė nuk iu dorėzuan komunistėve. Ata tashmė kishin arritur nė Veri tė
Shqipėrisė. Udhėheqėsi i Organizatės Balli Kombėtar patrioti
Mithat Frashėri dhe drejtuesi i Legalitetit Abaz Kupi, kishin
mbėrritur nė shtėpinė e Gjon Fushės nė Bulger tė Mirditės. Mithat
Frashėri, qė mbetet nė Mirditė, sėbashku me ballistėt e tjerė
shkojnė nė ShPal, ku i pret Ndue Gjomarku atė natė dhe tė nesėrmen
i pėrcjellė me besnikėt e tij pėr nė Shkodėr. Me shėrbestarin e
kombit Mirthat Frashėrin (i biri i patriotit tė flaktė tė Rilindjes
Kombėtare Abdyl Frashėrit), Ndoja do tė ketė edhe takime tė tjera
dhe bashkėpunime tė frytshme nė luftėn e rezistencės kundėr
komunizmit nė Shqipėri, Europė dhe ShBA.
Ngjarjet asokohe zhvilloheshin me shpejtėsi. Si gjithnjė truri dhe
kryet e lėvizjes antikomuniste mbetėn nė Veri tė Shqipėrisė me seli
nė Mirditė. Nga ana e tjetėr Dr. Mark Gjonmarkaj, me tė gjithė
forcat vullnetare qė kishte nėn kontroll, duke mos u demoralizuar mė
26 nėntor 1944 len qytetin e Shkodrės dhe merr rrugėn drejt malėve
tė Veriut. Tashmė Ndoj me bashkėluftėtarėt e tij pėr pesė muaj nė
shi e dėborė, luftojnė pa u mposhtur me tė gjithė brigadat partizane
tė drejtuara nga Mehmet Shehu me urdhėr direkt tė gjeneralit e
komandantit asokohe Enver Hoxha. Forcat e brigadave komuniste, duke
pasė ushtri tė madhe nė numėr dhe tė armatosur mirė pushtojnė
krahinėn e Lumes dhe Lurėn, duke iu afruar shumė pranė trevave tė
Mirditės. Forcat nacionaliste, tė drejtuar nga Ndue Gjon Marku
gjenden para njė rrethimi shumė tė vėshtirė, kur brigadat komuniste
sulmojnė nė tre drejtime menjėherė, pa i dhėnė mundėsi
nacionalistėve qė tė organizohen mirė. Nė kėtė situatė tė rėndė tė
krjuar, sikurse kujton Kapidan Ndoj, asokohe nuk i mbeti asgjė
tjetėr vecse tė ngujohet nė ShPal. Nis njė luftė e ashpėr midis
komunistėve, qė kėrkonin tė gjunjėzonin e pushtoin me dhunė
krenarinė e historisė sė lavdishme tė Mirditės dhe nacionalistėve,
qė kėrkonin tė mbronin vlerat demokratike dhe lirinė e popullit nga
njė robėri internacionalistėve proletarė, qė ishin pėr njė botė pa
Zot dhe robėri, nata e zezė e sė cilės filloi mė 28 nėntor 1944 nė
tėrė Shqipėrinė.
Megjithė rezistėncėn e madhe pėr tre ditė me radhė, duke parė edhe
humbjet e mėdha nė radhėt e forcave nacionaliste Ndue Gjomarkaj jep
urdhėr pėr tėrheqje nė drejtim tė Shkodrės, njė qendėr e madhe e
rezistencės antikomuniste. Kapidan Gjoni, Dr. Marku dhe Ndoj takohen
dhe zhvillojnė bisedėn e fundit pėr planin e ri qė kishte menduar
Dr. Marku. Kėshtu, ai kishte vendosur sipas logjikės sė tij tė
shėndoshė, qė i ati Gjon Marka Gjoni dhe vėllai i tij i dytė Ndoja,
duhet tė largoheshin nga Atdheu, me arsyetimin, se nuk duhet tė
shuhet dera e tyre nga pėrpjekjet qė do tė bėhen me komunistėt.
Vėrtetė e dhimbshme, por e domosdoshme kjo zgjidhje e menduar shumė
mirė nga Dr. Marku, tė cilėn pas 9 dekadave mbi supe Kapidani Ndue
Gjon Marku e kujton me dhimbje, kur flet pėr momentin e ndarjes me
antarėt e tjerė tė familjes. Ka qenė pikėrisht Kisha e Kastratit nė
Malėsi tė Madhe, kur Ndoj ka shtrėnguar dorėn pėr herė tė fundit me
Dr. Markun.
At e
bir nisėn prej Kastratit nė Tuz, Kolashin, Vishegrad, Sarajevė,
Zagreb, nė Vjenė, Linz dhe nė Insbruk, nė njė dimėr tė ashpėr dhe
nėn breshėrinė e bombardimeve tė shpeshta nga forcat e aleatėve. Nga
qėndrimi pėr disa ditė nė Insbruk me njė makinė udhėtojnė drejt
Italisė, duke kaluar nė Passo di Resia afėr kufirit tė Zvicrės.
Pėr pesė muaj ata qėndruan nė Merano deri nė gusht tė vitit 1945 dhe
mė pas morėn drejtimin drejt Romės, qė mbetet edhe stacioni i fundit
i tij. Me tė mbėrritur nė Perėndim (Itali), Kapidani Ndue mendoi pėr
tė bashkuar forcat nacionaliste dhe antikomuniste, pėr tė hedhė
bazat e krijimit tė njė organizate tė mirėfilltė politike kundėr
rregjimit tė kuq tė Tiranės zyrtare, qė po e zhyste popullin nė
mjerim. Fryt i kėtyre pėrpjekjeve ėshtė edhe krijimi i partisė
politike me emrin Bloku Kombėtar Indipendent nė vitin 1946
e cila do tė ketė jetėgjatėsi deri me pėrmbysjen e komunizmit nė
Shqipėri mė 13 dhjetor tė vitit 1990, duke qėndruar me dinjitet deri
nė fund.
Gjatė
vitit 1948 nė bashkėpunim me aleatėt perėndimore anglo-amerikan,
Kapidan Ndojt i paraqitet rasti pėr tė dėrguar vullnetar pėr tė
pėrmbysur komunizmin nė Shqipėri, duke krijuar nė kėtė mėnyrė
Komitetin Kombėtar Shqipnia e Lirė, ku bėnin pjesė shumė antarė tė
Blokut. Nė lidhje me kėtė mision Kapidani kujton: Nė pikėpamje
morale ishem kryenalt, tue marrė nė konsiderim luftėn kundėr
rregjimit komunist, vendosa me ftue dy luftarė besnikė tė cilėt
pranuen pa kurrfarė kundėrshtimi. Kėshtu filloi ndėrmarrja e jonė
kundėr rregjimit komunist nė Shqipni.
Bloku
bėri hapin e parė dhe ruajti linjėn e pėrpjekjeve qėllimmirė pėr tė
bėrė bashkimin e tė gjithė forcave antikomuniste shqiptare nė
mėrgatė, qė ishin ndarė dysh nė Komitet dhe jashtė Komitetit. Kjo
inisiativė synonte afrimin e grupeve tė ndryshme dhe harmonizimin mė
tė plotė e tė qartė tė veprimtarisė sė tyre nė dobi tė atdheut dhe
nė njė front tė pėrbashkėt kundėr komunizmit. Mirėpo rruga e nisur
nuk ishte e kollajt mbasi fillojnė polemikat dhe pengesat ndaj
inisiatorit tė saj mirditor.
Pėrpjekjet e Kapidanit Ndue Gjon Markut hasin nė pengesė pėr
mospranimin e tij nė Komitetin e parė nga ana e pėrfaqėsuesve tė
organizatės Balli Kombėtar, qė zotėronte asokohe tė gjitha postet e
organizatave. Ndėrhyrja energjike e diplomacisė angleze dhe
amerikane (ku pėrfaqėsuesit amerikanė kėmbėngulėn qė Kapidani tė
pranohet pa kushte), bėri tė mundur qė tė zgjidhet ky problem dhe
kėshtu Kapidani i Mirditės bėhet njė ndėr drejtuesit e Komitetit,
falė kulturės sė shėndoshė perėndimore, vizionit largpamės pėr tė
ardhmen, origjinės me emėr shumė tė mirė tė familjes nga ai vinte,
kontributi me armė nė dorė qė kishte dhėnė drejtpėrdrejtė kundėr
komunizmit etj. Ndoj do tė ketė takime tė rėndėsishme nė Itali, me
ushtarakė tė lartė italianė, sikurse ishte admirali i marinės
italiane zotin Talarigo dhe tė misionit anglo - amerikan,
pėrfaqėsues tė lartė tė Ministrisė sė Jashtme Italiane. Takime tė
tjera ka pasur edhe me z. Herbert, njė pėrsonalitet i njohur
britanik pėr ēėshtjen shqiptare, amerikanin z. Mc Lean etj.
Gjithashtu Ndoj kėmnguli, qė nė kėtė Komitet duhet tė pėrfshihet
patjetėr edhe intelektuali i shquar ing. Xhafer Deva, mbasi ai ishte
njė njeri me influencė tė madhe nė Kosovė dhe nė malėsitė e
Shqipėrisė politike. Kapidan Ndoj, ka organizuar hedhjen e
parashutistėve tė grupit tė ing. Xhafer Devės nė Shqipėri.
Kapidani kishte dhe ruan ende sot njė respekt tė veēantė pėr
atdhetarin e flaktė Mithat Frashėri. Pėr figurėn dhe veprėn e tij
Kapidani flet me njė admirim tė vecantė, pėr arsye sikurse thotė se
ishte nji njeri me nji prestigj tė naltė kombtar dhe pinjoll i
nji familje me merita tė mėdha atdhetare.
*
* *
Duhet
venė nė dukje se gjithnjė shqiptarėt nė mėrgatė nuk kanė gjetur
gjuhėn e bashkėpunimit tė pėrhershėm me njeri tjetrin dhe grupin apo
partinė ku bėnin pjesė, cka ka sjellė pėr pasojė edhe mungesė
serioziteti dhe besueshmeri nga ana e qeverive perendimore dhe asaj
amerikane pėr krijimin pse jo mė pas tė njė qeverie paralele nė
ekzil qė me pėrmbysjen e komunizmit nė Shqipėri do tė kishin marrė
frenat e pushtetit nė dorė. Kėshtu ėshtė vepruar shpesh herė me
shtetet e tjera ish - komuniste apo diktatoriale asokohe. Kjo
shpiegon edhe njė nga arsyet pse komunizmi u rrėzua i fundit nė
Shqipėri dhe se populli duhet ti besonte e mbėshteste mė shumė
forcat nacionaliste se sa fjalėt e bukura tė ideologjisė ateisto -
komuniste mbi kurrizin e sė cilit ra shtypja, varfėria, mjerimi, qė
zgjati pėr 50 vjet me radhė.
Nė
vitin 1956 Kapidani Ndue Gjon Marku hap familje tė re, duke u
martuar me zonjushėn romane Maria Teresa Agustini, njė vajzė e
diplomuar nė gjuhėt frėngjisht dhe anglisht nė Universitetin
Internacional PRO DEO nė Romė. Ēifti i ri do tė gėzohet me lindjen
e tre vajzave Kristina, Bardha, Aleksandra dhe Gjoni djali i vetėm,
qė ruan emrin e gjyshit tė vet shumė tė mirėnjohurit Kapidanit Gjon
Marka Gjonit. Kapidan Ndue u interesua qysh nė fillim qė tė
shkollojė fėmijėt nė tė gjitha nivelet. Kėshtu vajzat dhe djali
mbasi pėrfundojnė shkollėn e mesme, ndjekin dhe pėrfundojnė me
rezultate shumė tw larta kolegjet mė tė njohura nė ShBA.
Me
vdekjen e prindėrve tė gruas sė Kapedanit dhe tė babait tė tij
Kapidanit Gjon Marka Gjoni, nė vitin 1966, familja e tij emigrojnė
nė ShBA. Edhe kėtu fillon njė etapė e re e lėvizjes antikomuniste,
ku aktiviteti i tij zgjerohet dhe respekti pėr kontributin e tij
rritet edhe mė shumė kur zgjidhet si Kryetar i Blokut dhe pėr vetė
faktin tjetėr, se ai tashmė ėshtė trashėgimtar i Derės si Kapidan i
Mirditės, krenari dhe nder tė cilėn e mban edhe sot nė moshėn 90
-vjecare.
Nė New
York Kapidani humb bashkėshorten, dhimbje e cila, nuk e mposht nė
luftėn kundėr komunizmit. Veprimtaria e Kapidanit ėshtė shumė e
madhe me shkrime publicistike nė organet zyrtare tė Blokut, gazetat:
LAlbanie Libre dhe Lajmėtari i tė Mėrguemit, qė
asokohe botoheshin nė New York dhe Rome.
Famlja
do tė ruajė marrėdhėnie shumė tė mira me klerikėt katolikė shqiptarė
nė emigracion, njė traditė e trashėguar edhe nga tė parėt e kėsaj
Dere brez pas brezi dhe shekuj pas shekujve nė Mirditė. Kėshtu qysh
nė Itali, ruajti lidhje tė ngushta me atdhetarėt e antikomunistėt
konseguentė, studiesin e meshtarin e palodhur nė Fe - Atdhe e
Pėrparim At Daniel Gjecaj OFM dhe bashkėvendasin e
bashkėemigrantin, klerikun e nderuar nė tė gjithė komunitetin
shqiptaro - amerikan, nacionalistin e madh, qė luftoi me pushkė e
pendė, themeluesin e Kishės sė parė shqiptare nė ShBA, tė nderuarin
e respektuarin Dr. Mons. Zef Oroshin.
Gjatė
kėtyre viteve, ai po merret me saktėsimin e disa interpretimeve tė
gabuara, qė janė bėrė gjatė kohėve tė ndryshme veprės sė At Shtjefen
Kryeziu Gjecovit me titull: Kanuni i Lekė Dukagjinit, tė
cilin e ka nė dorėshkrim dhe shumė dorėshkrime tė tjera qė priten sė
shpejti tė dalin nė botim. Fryt i kėtyre hulumtimeve serioze ėshtė
edhe botimi nė vitin 2002 nė New York tė veprės sė parė me titull
kuptimplotė: Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni, pėr tė cilin
mund tė lexoni mė poshtė.
-
Ajo qė mė nxiti si shtysė, qysh nė fillim edhe tė vetė titullit
tė shkrimit tim: Mirdita krenaria dhe lavdia e dinastisė sė
Derės tė Kapidanit, ėshtė vetė historia e pasur e Mirditės
dhe Derės sė Kapidanit bijtė e nderuar tė sė cilės njeri pas
tjetrit bėnė njė epokė tė lavdishme gjatė shekujve. Ata sėbashku
plotėsojnė njera tjetrėn dhe janė dy anė tė sė njėjtės medalje
tė ēmuar nė xherdanin e pasur tė historisė sė popullit
shqiptar.
-
-
-
Mirdita krenaria dhe lavdia e dinastisė sė Derės tė Kapidanit
Nga
Tomė MRIJAJ / Nju Jork (SHBA)
Gjithnjė nė jetėn time nė vendlindje dhe New York, mė ka shqetėsuar
origjina e hershme e zhvendosjeve apo shpėrnguljeve tė tė parėve tė
mi nga Mirdita dhe vendosja nė pjesėn perėndimore tė Kosovės. Kėshtu
gjatė shekujve tė historisė, kemi pėrqendrimin e banorėve katolikė
nė Kosovė me prejardhje jo shumė tė largėt nga Mirdita, tė cilėt
quhen Fandė. Mbi kėto banorė ardhacakė tė sė njėjtės kombėsi, gjuhe,
zakone e tradita, por tė larguar pėr arsye ekonomike apo
gjakmarrjeje do tė shkruajnė, udhėtarė tė huaj, kronistė, klerikė
katolikė tė shkolluar, albanologė, studiues e diplomatė tė ditur tė
kohės. Njė ndėr autorėt, qė trajton si pėrsonazh real banorėt e
Fandės, ėshtė edhe gjeniu me origjinė mirditor poeti kombėtar at
Gjergj Fishta (1870-1940). Disa vargje poeti ua pėrkushton banorėve
tė njohur tė Fandės nė kryeveprėn e mirėnjohur Lahuta e Malcis.
*
* *
Mirdita, gjatė shekujve tė kaluar ka nxjerrė burra tė shquar qė me
jetėn dhe veprėn e lavdishme kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė
historinė shqiptare dhe mė sė shumti nė Shqipėrinė e Veriut.
Shpesh
herė njerėzit kanė qenė tė interesuar tė njohin nga afėr ecurinė
interesante tė Derės sė Madhe tė Gjomarkut tė mirėnjohur si Dera e
Kapidanit tė Mirditės, qė nga zanafilla (shek.XV) e deri mė sot,
duke u mbėshtetur nga tė dhėnat historike, gojėdhėna popullore dhe
literatura e pasur sot. Dera e Kapidanit tė Mirditės me vullnesėn e
popullit kanė udhėheqė Mirditėn, me urti, maturi, politikė e jetė
normale pėr komunitetin shqiptar, me sjellje tė denjė burrėrore dhe
njė guxim tė madh nė mbrojtje tė interesave tė popullit, duke punuar
me pėrkushtim pėr bashkimin e fiseve, vėllazėrimin dhe bashkėpunimin
reciprok tė familjeve, nxitjen dhe pėrkrahjen e idealeve kombėtare,
kundėr pushtuesve tė huaj, qė gjatė shekujve kanė shkelur trojet
shqiptare.
Nė
kėtė udhė pozitive, nė tė mirė tė krahinės zėmadhe tė Mirditės, ka
udhėheqė Dera e Kapidanit qė nga shekulli XV. Gjomarku I-rė, i ftuar
nga populli, pėr ti udhėhequr si kryeprijės i tyre, u ėshtė
shprehur hapur dhe nė mėnyrė demokratike Midritės se: Nėse mė
pranoni pėr udhėhjeksė, un dhe pasardhėsit e mijė do ta sundojmė e
do ta drejtojmė popullin e Mirditės pa kurrfarė tė drejte tė
dhetash, taksash, gjobash, xhelep, etj., por vetėm nė bazė tė sė
drejtės kanunore dhe do tė respektojmė tė drejtėn familjare e prones
private tė caktueme me gurė e kufi. Ju premtoj gjithashtu se kam me
vuejtė, me sakrifikue, me u djegė, me luftue e me dekė pėr Mirditė e
bashkė me mirditas(fq. 60).
Gjatė
viteve gjithnjė mė ka shqetėsuar seria e pyetjeve enigme, se cila
ėshtė prejardhja e Principatės apo Derės sė Gjomarkut, a kanė ato
lidhje me Derėn e Dukagjinve, qysh nga periudha e lavdishme e Gjergj
Kastriotit tė kohės sė Arbėrit, si paraqitet shtrirja gjeografike e
tyre, cila ėshtė ecuria e qendresės kundėr Portės sė Lartė Otomane
gjatė shekujve tė sundimit turk nė Arberi, jeta dhe sundimi i
Kanunit tė maleve kreshnike, pse respektoheshin kėto kode mė sė
shumti nė Shqipėrinė e Veriut, luftrat e njėpasnjėshme qė kanė
zhvilluar Mirditorėt pėr tė ruajtur Autonominė e saj, lufta titanike
kundėr komunizmit dhe sherbetorėve tė saj, organizimi i rezistencės
sė armatosur nėpėr malet e Veriut tė Shqipėrisė, aktiviteti i pasur
patriotik i Kapidanit tė Mirditės nė diasporėn Evropiane, aktiviteti
i Kapidanit tė Mirdites Ndue Gjon Marku dhe drejtimi i Blokut
Indipendent nė ShBA etj., etj.?!
Kėtyre
pyetjeve dhe shumė tė tjera, qė i pėrkasin gjashtė shekujve tė
fundit tė mijėvjeēarit tė dytė (shek.XX), u jep pėrgjigje objektive
juristi i mprehtė, aktivisti e patrioti i palodhur shqiptar Kapidani
i Mirditės Ndue Gjon Marku, pėrmes librit jetėshkrimor me titull: Mirdita,
Dera e Gjomarkut, Kanuni, botuar nė New York nė vitin 2002.
*
* *
Me
Palin dhe mė pas me Lekė Dukagjinin vijon vargu i djemve, qė zė fill
me djalin Gjon Mark Kolė Pali (Marku i parė) me tė cilin u bart dhe
merr emrin Dera e mirėnjohur e Gjomarkut. Kėshtu djemtė bėhen
trungu, ndera dhe zemra e Mirditės. Pema e familjes sė Principatės
sė Mirditės si Dera e Gjomarkajve ose Kapidani i Mirditės, vijon me
Marka Gjoni I-rė, qė ėshtė djali i Gjon Markut II-tė tė vrarė prej
turqve, duke i lėnė vendin barkut tė parė tė pasardhėsve qė zė fill
me Preng Lleshin I-rė. Mė pas vijnė Dodė Prenga, Bibė Doda. Pėrveē
kėtij tė fundit qė ka lėnė trashėgimtarė, Principata e Mirditės -
japin drejtim dhe zhvillim pemės sė Derės tė Gjomarkut. Dhe mė pas
vijon brezi i meshkujve qė vijnė nga barku II-tė dhe III-tė, duke
ruajtur e trashėguar mė tej nderen e fisme dhe emrin e mirė tė Derės
sė Gjomarkut ose Kapidanit tė Mirditės brez pas brezi. Respekti dhe
autoriteti trashėgohet dhe pėrcillet me mirėnjohje nga tė gjithė
banorėt autoktonė tė Mirditės, jehona e famės sė Principatės sė
Mirditės pasurohet me pėrvojė dhe histori tė lavdishme, qė ruhet e
regjistruar thellė nė kujtesėn e historisė sė krahinės me merita tė
shumanshme burrėrie, trimėrie, bujarie, besnikėrie, tė ushqyer nga
tradita e hershme e Kanunit tė Maleve tė Lekė Dukagjinit.
E parė
nė planin e mbijetesės origjinale me tė gjithė elementėt e ruajtjes
tė pastėr tė traditės tė mirėfilltė shqiptare, kjo Dinasti, ka
mundur tė mbijetojė ndaj furtunės sė egėr tė pushtuesve barbarė
turq, serbo-malazezė dhe regjimit antishqiptar e ateist komunist.
Autorė
tė ndryshėm, si: albanologė, udhėtarė e vizitorė tė huaj, francezė,
italianė, anglezė, austriakė, hungarezė, serbė, malazezė, grekė,
maqedonas, kroatė, sllovenė etj., kanė cekur nė fletėt e historisė,
duke lėnė tė shkruar pėrshkrime udhėtimi, relacione derguar
Vatikanit, takime me banorė mirditorė, historitė e dioqezeve dhe
jetėn e aktivitetin baritor tė udhėheqėsve tė devotshėm shpirtėror
tė kishės katolike, historinė dhe traditėn e Principatės sė Mirditės
- Dera e Gjomarkajve - Kapidani, marrėdheniet ekonomiko-sociale dhe
urėlidhjet kulturore e zakonore tė krahinės me simotrat e tjera
brenda territorit tė Arberit, lėvizjet mekanike tė popullsisė nė
drejtim tė qendrave tė reja tė banimit dhe shpėrnguljet nė drejtim
tė zonave mė pjellore e tė pėrshtatshme pėr ekonominė bujqėsore,
blektorale dhe artizanate, tė cilat kanė qenė ushtruar si traditė nė
tėrė krahinat shqiptare, etj.
Nėse
do tė citonim disa nga autorėt mė tė njohur asokohe, mund tė shtonim
se shumė tė rėndėsishme kanė mbetur shėnimet dhe vlerėsimet shumė
domethėnėse tė shkruar nga albanologu i mirėnjohur asokohe francezi
Amy Bue, i cili nė veprėn La Turque dEuropa (Paris, 1880), ndėr
tė tjera thotė se krahina, ka pėrfaqėsues tė denjė qė njihen dhe
respektohen nga tė gjithė dhe ajo ėshtė Dera e njohur e Dinastisė sė
Kapedanėve tė Mirditės. Principata ka gėzuar dhe gėzon respekt e
autoritet, mbasi pėrdor me pėrpikėmėri burimet e traditės vendase qė
mbėshtetet tek ligjet e njohura ndėr brezni tė Kanunit tė Lekė
Dukagjinit, qė rregullon jetėn e brendshme tė banorėve me shtrirje
nė tė gjithė Shqipėrinė e Veriut e deri nė Kosovė. Meshtari qė
njihte shumė mirė doket e zakonet shqiptare dhe jetėn e Kapidanit,
ka qenė Don Stefano Gaspari, njė prift katolik shqiptar, i dėrguar
prej Vatikanit (Selia e Shenjtė) nė Shqipėri nė vitin 1671, ku nė
shėnimet e tij pėrshkruan me hollėsi gjendjen e mjerė tė klerit
katolik nė krahinė. Kleriku midis tė tjerave cekė edhe marrėveshjen
me pesė pika, tė nėnshkruar midis Perandorisė pushtuese Turke me
pėrfaqėsuesin e Principatės sė Mirditės pinjollin e denjė tė Derės
sė Gjomarkut - Kapidanin Gjon Marku I-rė. Sipas shumė burimeve
arkivore tė hulumtuara deri nė ditėt tona, del se marrėveshja nė
fjalė ka qendruar nė fuqi pėr afro 3 shekujve, duke respektuar me
besnikėri ēdo pikė tė rėndėsishme tė saj.
Ndėrsa
mė vonė historiani Freng Poqeville (albanolog), Konsull i Napoleonit
I-rė nė Janinė (1806 - 1816) pėrmend pėr herė tė parė, se: Mirdita
nė vjetin 1550 ka zgjedhė Dinastin princore nė pėrsonin e Gjon Marku
I..., e cila ka mbėrritur 82 vjet pas vdekjes sė heroit
kombėtar Gjergj Kastriotit.
Historikisht Dera e Gjomarkut, mundi qė tė trajtojė me mjeshtėri tė
rrallė gjithēka qė ishte me ligjin tradicional tė Kanunit, ku
siguroi paqen, bashkimin, vėllazėrimin dhe nivelin e admirueshėm tė
mirėkuptimit tė popullit tė Mirditės. Edhe albanologu tjetėr
Dometrio Camarda, nė veprėn e vet tė titulluar: Gramatologia
Comparata (1866), shkruan se malėsorėt qendruan tė bashkuar
pėrballė pushtimit otoman, duke respektuar gjithnjė Princin e
Mirditės me seli nė Orosh, duke mos e ulė kurrė Bajrakun dhe Fenė e
tė parėve. Gjomarkajt kanė qenė shumė tė kujdeshėm dhe tė pėrpiktė
nė tė gjitha lidhjet martesore qė kanė bėrė, duke mos u martuar
asnjėherė me tre bajraqet e fisit, qė gjithnjė konsideroheshin si
vėllezėr, si: Orosh, Spaē e Kushne, duke krijuar njė Dinasti nė
pastėrtinė e gjakut dhe forcuar e zgjeruar edhe mė shumė influencėn
e prestigjin e saj zėmadh edhe nė krahina tė tjera tė Shqipėrisė
Veriore.
Mirdita dhe Principata e Derės sė Gjomarkut ishte pararoja e
qendresės kundėr Portės sė Lartė Turke asokohe, rrugė nė tė cilėn
vijuan edhe Dukagjini dhe Kelmendi nė Malėsi tė Madhe, si njė dritė
e pashuar nė tė mirėn e tė drejtave kombėtare. Ajo ishte e
pėrgatitur pėr sifida tė reja. Dera e Kapidanit tė Midritės, kishte
njė fuqi tė fortė ushtarake nė pėrbėrje tė tė cilit bėnin pjesė mbi
1500 luftėtarė shumė tė zot dhe besnikė tė Kanunit dhe Derės qė
pėrfaqėsonin, duke iu pėrgjigjur ēdo thirrje me armė nė dorė.
Respektin ndaj Kapidanit e kanė shpreh gjithnjė nė kuvende burrash,
delegacione shqiptarėsh pėr ēėshtje tė ndryshme sociale dhe
kombėtare, apo kur ka qenė ēeshtja e paris sė maleve nė Shqipėrinė e
Veriut. Midis shumė pėrsonaliteteve qė kanė lėnė emėr tė mirė nė
historinė e popullit shqiptar janė edhe figura tė njohura tė
atdhedashurisė, sikurse ėshtė trimi i maleve Dedė Gjo Luli etj.
Njė
shembull klasik i besnikėrisė ndaj Principatės sė Mirditės - Dera e
Gjomarkut - Kapidani, ka mbetur historia e lavdishme dhe e
rėndėsishme e skalitur nė figurėn e paharruar tė Lleshit tė Zi, njė
pinjoll i pėrkushtuar i Dinastisė sė Derės sė Gjomarkut. Trimėria e
tij veēohet mė sė shumti nė planin e thekshėm atdhetar. Nga burimet
historike dhe pėrmes veprės sė Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjon Marku
me titull: Mirdita Dera e Gjomarkut, Kanuni (New York,
2002), ndėr tė tjera mėsojmė, se ishte koha kur Turqia kėrkonte qė
tė dorėzoheshin tė gjithė luftėtarėt mirditorė, qė kishin marrė
pjesė aktive mė armė nė dorė e ndėrgjegje atdhetare nė Luftėn e
Kalasė (Rozafa) sė Shkodrės ose nė tė kundėrt dotė fillonte
ndėshkimin fizik me ekspedita ushtarake nė tė gjithė krahinėn, duke
vrarė, djegur shtėpi, sipas zakonit tė pėrhershėm si pushtues nė
shekuj. Mirėpo Lleshi i Zi falė zgjuarėsisė sė trashėguar e kuptoi
veprimin dinak tė ēallmave tė Bosforit, qė nga ēasti nė ēast po i
kėrcenohej Mirditės, prandaj lajmėroi Stambollin se: pergjegjjesia
ishte e tij, se vetėm ai (Lleshi i Zi) duhej tė dorėzohej, me kusht
qė Mirdita tė mos prekej.
Nga
ana e tjetėr Perandoria Otomane, nuk e njihte mirė Lleshin e Zi,
emrin dhe burrėrinė e madhe tė tij. Turqia e befasuar nga trimėria
dhe pėrgjgegjėsia pėr tė marrė mbi vete tė gjithė barrėn e rėndė tė
sakrificės deri nė flijim qė po bėnte Lleshi i Zi, pranoi kushtet, i
vuri prangat Lleshit tė Zi dhe e plandosi pėr 9 vjet me radhė nė
burg dhe sugjerime tė njohura tė Janinės. E vlerėsuar sot pas shumė
shekujve, Mirdita i ėshtė shumė mirėnjohėse pėrpara historisė birit
tė saj tė flaktė pėr gjestin e sakrificės qė mori pėrsipėr, ku me
burrėri tė pashoq u vetėsakrifikua nė emėr tė gjithė krahinės qė e
donte si dritėn e syve tė ballit. Por nga ana e tjetėr Zoti i
gjithpushtetshėm me mrekullinė e Tij e ruajti me pėrkujdesje
Kapidanin e Mirditės dhe dėshminė historike pėr brezat qė do tė
vijnė si shembull pozitiv.
Pas
shumė kalvareve e peripecive qė iu desht tė kalonte nėpėr burgjet e
ftohta anadollake, Lleshi i Zi u rikthye nga internimi. Njė
fatkeqėsi kishte pllakosur Derėn e Principatės sė Gjomarkajve.
Vrasja e tre djemve tė tij nga nipi i vet (djali i vėllait), i
nxitur drejtpėrdrejtė nga djallėzitė e pushtuesve turq pėrmes
politikes pėrēa e sundo e ligshtoi nė zemėr humbja e
djemve, por nuk e mposhti urretjen ndaj pushtuesve qė jo vetėm e
surgjinosėn, por i futėn nė shtėpi vrasjen brenda gjakut. Ky akt e
lėndoi rėndė Mirditėn dhe Lleshin e Zi, tė cilin Turqia e liroi nga
burgu, pėr tė pajtuar gjakrat nga konfliktet e tė cilave
ishin vrarė 22 vetė vetėm prej dy lagjeve. Kjo mbetet tragjedia mė e
madhe e gjakmarrjes sė kobshme nė Derėn e Gjomarkut e shkaktuar nga
fitilat e pushtuesve turq. Nė kėtė mėnyrė, pushtuesi mundi tė jetė
mė nė brėndėsi tė tė gjithė intrigave qė gatuante vetė, pėr tė
dobėsuar dhe ēoroditur sa tė jetė e mundur Derėn mė me influencė tė
Kapidanit tė Mirditės nė Orosh. Politika e intrigave tė kurdisur e
luajtur me njė skenar tė parapėrgatitur shumė mirė kishte mundur tė
depėrtonte dhe tė shkaktonte plagė tė rėnda nė Derėn e Madhe tė
Principatės nė fjalė. Megjithė kėtė fatkeqėsi, gjatė kohės sė
sundimit tė Lleshit tė Zi, ai mundi tė rishėronte plagėt e thella,
zgjeroi dhe shtriu emrin, respektin dhe prestigjin e Derės sė
Gjomarkut dhe tek njerėzit me influencė nė Shqipėrinė e Veriut dhe
Jugut. I tillė ka qenė Ali Pashė Tepelena.
Nė
arenėn e politikės shqiptare kishin filluar dhe mbajtur gjithnjė tė
ndezura kryengritjet e njėpasnjėshme antiosmane. Lėvizjet ēlirimtare
kundėr pushtuesve tė huaj shumė shekullorė u nxitėn dhe pėrkrahėn
nga grupi i patriotėve katolikė shkodranė, tė cilėt e kishin
pėrqendruar tė gjithė pėrkujdesin nė krahun e lėvizjes kombėtare tė
Mirditės dhe pėrpiqej ti jepte asaj rėndėsi tė veēantė politike,
pėrmes synimeve konkrete tė paracaktuar pėr dobėsimin dhe
gradualisht largimin nga toka arbėrore njė herė e mirė tė pushtuesve
barbar turq.
Dera e
Gjomarkut, gjithnjė kėrkonte qė tė reflektonte kuptimin politik tė
kryengritjes sė Mirditės dhe nė tė gjithė Shqipėrinė e Veriut, tė
stimuluar drejtpėrdrejtė nga Dera e Gjomarkut. Ata krijuan ITIFAKU-n
(Lidhja e Besės) nė verė tė vitit 1876, ku u bashkuan nė Shėn Pal
krerėt e 12 bajrakve tė Mirditės. Mė pas kėtė shembull pozitiv e
ndoqi edhe Puka, Dibra, Krasniqja, Mati etj. Preng Bibė Doda, mė 15
qershor 1877, i dėrgoi njė telegram Kongresit tė Berlinit, duke e
lajmėruar se Mirdita, kėrkon tė ruaj Statusin e vet dhe se bajrakėt
nuk pranojnė kurrėfarė zgjidhjeje tjetėr pėrveē atyre qė do tė kenė
pėr bazė respektimin e Autonomisė sė Mirditės. Njė fakt tė tillė e
pėrsėrisin nė njė letėr tė dytė, ku nėnshkruajnė krerėt e 15
bajrakėve tė Mirditės, tė cilat shtriheshin prej lumit Mat deri
thellė nė Kosovė, ku bėnin pjesė 11 bajrakė.
Nė
kėto ngjarje historike qė kanė pėrfshirė Derėn e Gjomarkut bėn pjesė
edhe figura e prelatit tė lartė tė kishės katolike nė Orosh Abatit
tė Mirditės imzot Preng Doēi, i cili gjatė sundimit shpirtėror
apostolik nė famullitė e tij nė Mirditė tregoi pjekuri dhe aftėsi
pėr tė ruajtur tė bashkuar tė gjithė besimtarėt shqiptarė dhe
respektuar gjithnjė Derėn e Kapidanit tė Mirditės. Abacia e Mirditės
pėrbehej nga 13 famulli, qė nė qendėr tė aktivitetit baritor kishte
ruajtjen e besimit nė fenė e Jezu Krishtit, traditat mė tė mira tė
Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe respektimit si pėrherė tė Principatės
sė Mirditės - Dera e Gjomarkajve - Kapidani. Deri asokohe kishat dhe
kleri ishin nė gjendje tė mjerueshme. Figura e prelatit tė lartė
Imzot Doēi u rrit edhe mė shumė falė respektit qė ai gėzonte pėr
Principatėn e Derės sė Gjomarkajve, qė i ndihmuar nga kėto tė fundit
nisi tė bėj menjėherė rigjallėrimin e ripėrtėritjes sė traditės
fetare nė popull, organizimi kishtar, meremetimi dhe rindėrtimi i
kishave tė reja bėri qė tė sheshoheshin disa mosmarrėveshje tė vogla
midis klerikėve, lartėsoi deri nė nivelin e Abacisė dhe krijoi
selinė administrative apostolike.
Turqia
duke pėrfituar nga mosha e madhe e Kapidanit Gjon Mar Lleshit dhe
nga mungesa e pėrkrahjes sė tij asokohe, mundi me dredhi qė tė
penetrojė nė Mirditė, ndonėse krahina me luftė rezistoj pėr tė
ruajtur Autonominė e saj. Edhe gjatė luftės kundėr turqisė nė vitet
1872 - 1873 mirditasit u pėrfshinė nė lėvizjet antiturke, ku spikati
Llesh Gjoni, si njė prijės i pashoq, me virtyte burrėrie dhe
drejtues i aftė e trim. Ai mbeti i vrarė si trimat dhe shmbulli i
tij pėrmendet me respekt nė vendlindje. 3 vjet mė vonė mė 1876, dhe
nė vitet qė pasojnė 1877, 1878, Mirdita, pėrsėri ngrihet me armnė nė
dorė kundėr Portės sė Lartė, duke u bėrė arenė e pėrleshjeve dhe
filloi nė kėtė mėnyrė serinė e pandėrprerė tė luftrave liridashėse
tė prirė si gjithnjė nga Dera e madhe e Kapidanit brez pas brezi.
Nuk ka ngjarje historike tė Mirditės ku tė mos ndihej prania dhe
autoriteti i Derės sė Kapidanit, menēuria, aftėsia e shkathtėsia e
zgjidhjeve me pushkė e mend tė tė gjithė problemeve kundėr
pushtuesve shumė shekullorė turq.
Nė
lidhje me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit tė vitit 1878 ka pasur
shumė keqinterpretime nga historianėt para dhe pas diktaturės
komuniste nė Shqipėqri dhe nė kohėn e sundimit tė serbve nė Kosovė.
Pėr kėtė ngjarje ėshtė anashkaluar roli dhe kontributi qė ka luajtur
krahina e mirėnjohur e Mirditės dhe qytetarėt e nderuar shkodranė.
Ndryshe e ka analizuar dhe trajtuar kėtė ngjarje Kapidani i Mirditės
Ndue Gjon Marku, i mbėshtetur tėrėsisht nga burimet historike
autentike shqiptare dhe joturke sikurse shpesh ėshtė referuar e
ashtėquajtura historiografia komuniste nė Tiranė e Prishtinė. Duke
shfletuar me kujdes librin e juristit dhe Kapidanit tė Mirditės Ndue
Gjon Marku nė veprėn e vet, ku, ndėr tė tjera lexojmė njė realitet
shumė tė vėrtetė historik se: Shqiptarėt i shpejtuen kontaktet
dhe nė fillim tė qershorit 1878, gjithė parija e Shqipnis u mblodh
nė Prizren. Aty u vu Itifaku (Lidhja e Beses) simbas Kanunit tė Lek
Dukagjinit dhe krijoi (lidhjen shqiptare pėr mbrojtjen e tokave
komtare) e qė ma vonė u quajt Lidhja e Prizrenit. Me 13 qershuer
1878, Lidhja e Prizrenit dergoi nji Memorandum Kongresit tė Berlinit
me pika tė caktueme mbi tė drejtat e popullsis shqiptare. Nė Shqipni
tė Veriut moren pjesė edhe katolikėt dhe Shkodra u ba qendra e
rezistencės prej sė cilės doli Komiteti shkodranė i Lidhjes i
pėrbamė prej 12 antarė katolik e 12 musliman... Tue marrė parasysh
zgjimin kombtar pėr mbrojtjen e tokave shqiptare prej Malit tė Zi,
Preng Bibė Doda, pa ngurrim u vu nė dispozicjon tė Lidhjes. Nė krye
tė 10.000 luftarve, ra nė Tuz e aty bani qendren e komandės.
Mjerisht gjendja u turbullue me qendrimin antikomtar te Abdullah
Drenit i cili, megjithse ishte antar i Lidhjes e aj vetė bestar i
Intifakut pėrbujti Mehmet Ali Pash Maxharrin tė cilin Lidhja e
konsideronte anmik tė Shqipnis... (Fq. 27 - 28).
Veprimtaria antiturke vijon dhe zgjerohet nga viti nė vit. Nė fillim
tė shekullit XX (viti 1903) tarafi i Gjomarkut si gjithnjė i
ripėrtėrirė nėn kryesinė e Kapidanit tė Mirditės Marka Gjoni merret
shumė me ēėshtjen kombėtare, duke ngritur nė kėmbė ndėrgjegjen
atdhetare tė mirditorėve. Falė respektit dhe autoritetit qė gėzonte
prijėsi i parisė sė Derės sė Kapidanit Marka Gjoni Mirditės i
bashkangjiten edhe trimat e Pukės, tė cilėt pėrmes disa aksioneve
antiturke nė njė mbledhje tė pėrbashkėt i dėrgojnė njė Memorandum
Valiut tė Shkodrės dhe Konsujve tė Fuqive tė Mėdha me rezidencė nė
Shkodėr, duke i kėrkuar kthimin e Preng Bibė Dodės. Dhe Memorandumin
e pėrpiluar nga Abati i Mirditės imzot Preng Doēi dhe pėr herė tė
parė e zbardhė nė librin e vet Kapidani Ndue Gjon Marku, qė nė
mbyllje ka kėto fjalė: Sulltani nuk do tė njifet kurr Prijsi
ynė; flamuri i hanės nuk do tė valvitet ma nė malet tona, na duem tė
jemi tė lirė, duem qi kombsija e jonė tė njifet si kombsija e
popujve tjerė. Tash e mbrapa Flamuri ynė do tė jetė ai i Gjergj
Kastriotit Skanderbegut, i cili ka fillue tue fluturue neren e
Liris.
Ėshtė
e rėndėsishme tė dihet nga historiografia shqiptare dje dhe sot, se
pėrveē 6 Prillit 1911, ku trimat e Dedė Gjo Lulit pėrmes njė luftė
tė lavdishme ngritėn Flamurin e Gjergj Kastriotit dhe mė 28 nėntor
1912 Ismail Bej Qemali nė Vlorė ngriti Flamurin kuq e zi, edhe mė
pėrpara datave tė sipėrcituar nė Mirditė dhe mė saktė nė katundin
Vinjollė, prej patriotit Ndue Gjoni qė ėshtė vėllai i Kapidanit
Marka Gjonit, mė 25 prill 1902 ėshtė ngritur Flamuri i Shqipėrisė nė
Ditėn e Shėn Markut. Memorandumi pati njė rėndėsi tė madhe se pėr
herė tė parė tronditi nė themel rrėnjėt e kalbura tė Perandorisė sė
pathyeshme turke, e cila mendonte se pas kryengritėsve tė prirė
nga mirditorėt e Kapidanit, fshihej Austro - Hungaria.
Edhe
ardhja e xhonturqve nuk solli ndonjė ndryshim nė strategjinė tė
ashtėquajtur liberale tė turqve tė rinj tė cilėt ishin mė fanatik
dhe konservator se etėrit e tyre. Ata nuk morėn asnjė hap pėr tė
qetėsuar zemėrimin e banorėve tė Mirditės tė udhėhequr nga Marka
Gjoni, kėrkonin lirimin pa asnjė kusht tė prijėsit tė tyre Preng
Bibė Dodės. Nė situatėn e re tė krijuar dhe pasi filloi ti ējerret
maska xhonturqve tė rinj qė erdhėn nė pushtet, pėr tė treguar se
janė liberalė u detyruan tė lirojnė Preng Bibė Dodėn, i
cili u prit nė qytetin bregdetar tė Shėn Gjinit me njė pritje shumė
tė madhe nga popullsia e Mirditės, Kėthellės, Malėsisė sė Lezhės dhe
Zadrimės. (fq.39). Ardhja e Preng Bibė Dodės nė vendlindje solli njė
ripėrtėritje tė re tė krahinės dhe rriti edhe mė shumė moralin dhe
shtrėngimin e radhėve rreth Derės sė Kapidanit tė Mirditės.
Ky pėrsonalitet ndėrmori njė sėrė masash tė domosdoshme, falė
eksperincės politike, kulturore dhe frymės sė shėndoshė fetare e
atdhetare qė kishte gėzuar nga tė parėt e tij tė Principatės sė
Derės sė Gjomarkut - Kapidani.
Edhe
vitet 1910 - 1911 janė vite tė mbarsura me ngjarje dhe episode
interesante historike qė nė mėnyrė tė njėanshme dhe me shumė
tendenciozitet janė trajtuar pa asnjė frymė reale historike nga
studiuesit e vjetėr dhe pėr fat tė keq edhe ndonjė i ri i
painformuar dhe i paliruar nga kompleksiteti i historiografisė sė
kaluar qė ka marrė si bazė faktet historike. Mė sė miri
historianėve u jep pėrgjigje Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku
kur thotė se: Kush thotė se Dedė GjoLulin e kan pre Kapidani i
Mirditės e Mirdita, aj asht anti kombtar, komunist e malazias me
qėllim me mbajtė gjallė shkėndin e dasisė nė mes Mirditės e Malsisė,
me cenue nderin e prestigjin e Kapidanit tė Mirditės e me ligshtue
krahinėn katolike ma tė fortėn e Shqipnis. Ket pohim temin e
pėrforcon fakti se ata qė pėrgatisin pėrkujtimin e Dedė Gjo Lulit
ftojnė historiqenin e rastit nji ndėr ma tė korruptuemin komunist tė
Enver Hoxhės, me qėllim me pėrforcue tezėn e tyne pėrkundrejt
Kapidanit tė Mirditės e, ky asht Pal Doēi. vėllau i famkeqit Mhill
Doēi, i cili ka ngarkue vedit e shpis vet 14 gjaqe pse, nė Qafė
Valmerit, mu bash aty ku asht vra komunisti Bardhok Biba, Mehmet
Shehu ka ekzekutue pėr hakmarrje tė Bardhok Bibės 14 burra tė
pafajshėm... (fq. 43).
Dera
e Gjomarkut nė kohėt e vonshme, pėrbėn pjesėn tjetėr interesante tė
librit tė shkruar nga Kapidani i Midritės Ndue Gjon Marku. Periudha
mė e zezė dhe mė e rėndė qė ka kaluar Dera e Gjomarkut ėshtė ajo e
komunizmit, ku liritė dhe tė drejtat e njeriut nuk kishin asnjė
vlerė pėrballė bishės sė egėr tė hurit dhe litarit me tė cilėn
sundoi pėr 50- vjet sistemi komunist i diktatorit antishqiptar Enver
Hoxha. Mirditės dhe Derės sė Kapidanit i vėhet nofka qendėr e
reaksionit, trathtarė, agjentė tė CIA-s, Vatikanit
etj., fjalė tė denja vetėm pėr hartuesit e kuzhinės sė sistemit qė i
lindi dhe i rriti shėrbetorėt servilė tė komunizmit.
Dr.
Mark Gjomarku, ėshtė njė ndėr pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė Derės sė
Kapidanit tė Mirditės, qė iu kundėrvu me armė nė dorė me
bashkėluftėtarėt e tjerė antikomunistė regjimit tė Enver Hoxhės. Ai
dallohej pėr cilėsi tė spikatura nė fushėn politike, duke qenė
Ministėr i Punėve tė Brendshėm nė kohėn kur Kryeministėr ishte z.
Mustafa Kruja gjatė vitit 1942 - 1943, e pas tij mbajti tė njėjtėn
detyrė. Mė 10 qershor 1944 Dr. Mark Gjomarku i dėrgon njė letėr tė
vėllaut tė vet Ndue Gjomarku, qė ndodhej asokohe nė Shkodėr nė
lidhje me dhunėn qė po pėrdorin komunistėt, duke i bėrė thirrje qė
tė bashkojė mirditorėt nė luftė kundėr komunistėve. Ai ndėr tė tjera
i shkruan: Ndue, qė me sot fillon kthesa e re politike, jo vetėm
pėr vendin tonė (Mirditėn) por pėr tanė Shqipnin. Fuqija pėrdhunuese
komuniste na kėrcenon. Ajo poshtėron, dhunon, njollosė gjithēka tė
shejtė ka shqiptari: ndjenjat e njeriut tė thjeshtė, emrin e tij,
vetitė e tija, vėrtytet e pastra morale, familjen, besėn, burrėrinė
e Zotin e Madh nuk e njeh pėr Zot e, ne sna mbetet tjetėr veēse me
e kundėrshtue me ato fuqina qė kemi nė dispozicjon. Del nė Mirditė i
pari e filloja rezistencės. Nė ty, sot mbėshtetet fillimi i luftės
pėr liri e ardhmeni. Tu priftė e mbara! (fq. 66).
Dhe
Ndue Gjomarku shkon nė Mirditė dhe jep kushtrimin pėr rrezikun qė e
pret krahinėn nga tė pafetė, qė do tė rrėnojnė ēdo gjė shqiptare.
Menjėherė trimat rrokin armėt dhe marrin malet pėr tu organizuar.
Edhe partitė nacionaliste si Balli Kombėtar dhe Legaliteti i
bashkohen thirrjes sė atdhetarėve qė nė bashkėpunim me Kapidanin e
Mirditės. Shqipėria e Veriut me nė krye Mirditėn e njohur pėr sa e
sa luftra kundėr pushtuesve turq zgjohet dhe ėshtė e gatshme pėr tė
flijuar jetėn pėr idealet e pastra shqiptare dhe lirinė nga
pushtuesit e rinj komunist, qė po vinin nė pushtet pėrmes njė
ideologjie mashtruese, duke i hedhur trutė e gomarit
naivėve tė rinj. Nga ana e tjetėr Princi i Derės sė Gjomarkut
Kapidani i Mirditės Dr. Mark Gjomarku i bindur nė besimin e tyre u
mbėshtetė nė vendosmėrinė e luftarėve besnikė, qė ishin gati me
shpirtin e sakrificės pėr tė bėrė gjithēka, pėr Kapidanin e tyne,
nuk ngurroi qė tė fillojė aktivitetin politik e ushtarak (luftarak)
kundėr regjimit komunist qė kishte filluar tė shkallmojė nė themel
ndėrtesėn kombėtare (fq. 72).
*
* *
Libri
i shkruar nga Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku, mbetet njė vepėr
e rėndėsishme nė ndriēimin e historisė sė Mirditės, krahinė me njė
rrugė tė lavdishme nė historinė e popullit shqiptar. Kjo krenari e
respekt pėr kėtė popull ėshtė shprehur nė tė gjithė faqet e librit
jetėshkrimor tė autorit shumė tė mirėnjohur nė Shqipėri dhe ShBA,
pėrsonalitetit dhe burrit me besė e menēuri, urti e traditė tė
hershme tė Principatės sė Mirditės - Dera e Gjomarkut, njė pinjoll i
sė cilės Kapidani Ndue Gjon Marku mbeti deri nė ditėt tona.
Autori
me njė shpirt fisniku dhe gjuhė tė pastėr shqipe tė mėsuar nė trojet
e tė parėve nė Orosh, ndonėse ka kaluar 80 vite mbi supe, ai ėshtė i
freskėt dhe krenar pėr historinė e popullit tė Mirditės gjatė
shekujve tė historisė dhe me njė modesti tė trashėguar nga Dera e
Gjomarkut autori thotė se i lashė popullit tim, vendit tim dhe tė
parėve tė mi kėtė vepėr, nėpėr tė cilėn kaloi Dera e Kapidanit, duke
gdhendur thellė nė kujtesėn popullore historinė e vėrtetė pa pasione
e emocione politike, por me gjuhėn e fakteve histortike, sikurse
dėshmon nėna histori.
|
|