| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
UNMIK-u raportin e "Amnesty international" e cilson
"skajshmėrisht tė pamatur"
-
Rexhepi e Buēkovski kanė biseduar pėr ēėshtjen e kufirit
Maqedoni-Kosovė
-
UNMIK-u dhe KFOR-i kundėrshtojnė raportin e AI pėr pjesėmarrjen
e pjėsėtarėve tė tyre nė trafikimin e femrave
-
Nė Klinė u formua rrjeti i organizatave rinore
-
Konferencė pėr kėmbimin e pėrvojave nė sferėn e menaxhimit dhe
tė inxhinieringut
-
Nga Bordi i Drejtorėve nė Dardanė kėrkon hapjen e njė pike
kufitare
-
Nė Prishtinė sot mbahet njė konferencė pėr menaxhimin,
inxhinieringun dhe teknologjinė e biznesit
-
Sot nė Prizren i zhvillon punimet konferenca me temėn "Nxėnėsit
kosovarė dhe Bashkimi Evropian"
-
Ēėshtja e mjedisit nė Kosovė duhet tė trajtohet si prioritare
-
Njoftim i Bashkimit tė Intelektualėve Shiptarė nė Zvicėr
-
Nė Tiranė vdiq ambasadori Bashkim Dino
-
Shkup: Islami e Mitreva biseduan pėr hapjen e dy pikave tė reja
kufitare ndėrmjet Maqedonisė dhe Shqipėrisė
-
Pėrfekti i Bujanocit Nagip Arifi thotė se janė shėnuar disa
pėrirėsime nė drejtim tė situatės ekonomike dhe politike
-
Policia ka informacione se ku fshehet Boshkovski, por pret qė ai
tė dorėzohet vetė
-
M. Halili: Pika kufitare Kosovė - Maqedoni duhet pėrcaktuar
ndėrmjet kosovarėve dhe maqedonasve
-
Komisioni hetimor i Maqedonisė konstaton se piloti nuk ėshtė
pėrgjegjės aksidentin e presidentit Trajkovski
-
Shpėrthimi i njė bombe nė Karaēi ka shkaktuar vdekjen e 5 vetėve
-
Bin Ladeni ofron 10 kg ar pėr vrasjen e Bremerit, Ananit dhe
Brahimit
-
Nė Bangladesh ėshtė plagosur rėndė njė veprimtar i lartė i
opozitės
-
Agjentėt e FBI-sė kanė arrestuar njė avokat nė lidhje me
bombėvėniet nė trenat e Madridit
-
Janė vrarė 2 reporterė tė televizioneve nga Polonia dhe Algjeria
-
Ministria britanike e Mbrojtes po heton akuzat e reja pėr
keqtrajtim tė tė burgosurve nė Irak
-
Tre tė vdekur nė Ukrainė nga shpėrthimi i njė depoje armėsh
-
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot tre palestinezė nė Bregun
Perėndimor
-
Militantėt e fisit kristian kanė vrarė tė pakten 500 njerėz nė
Nigeri
-
Bahreini ka arrestuar 5 aktivistė tė opozitės
-
Aeroplanėt izraelit kanė bombarduar pozicionet e milicisė
hezbollahe nė jug tė Libanit
-
Sekretari i mbrojtjes Rumsfeld dėshmon sot para kongresit
-
Bush kėrkon falje publikisht pėr abuzimin e tė burgosurve
irakianė
-
Forcat amerikane marrin nėn kontroll zyrėn e guvernatorit nė
Naxhaf
-
Gjykata libiane dėnon me vdekje gjashtė bullgarė pėr infektimin
e fėmijėve me SIDA
-
Nė shpėrthimin nė njė xhami nė Karaēi kanė humbur jetėn 10 vetė
-
Nė shpėrthimin nė Karaēi janė vrarė 13 njerėz
-
Nga plagėt e marra nė njė atentat vdes anėtari opozitar i
Parlamentit tė Bangladeshit
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
UNMIK-u raportin e "Amnesty international" e cilson "skajshmėrisht
tė pamatur"
-
-
Prishtinė, 7 maj 2004
- UNMIK-u hedh poshtė akuzat e
organizatės "Amnesty international" nė lidhje me trafikimin e
femrave dhe prostitucionin nė Kosovė. Pėrmes njė komunikate UNMIK
raportin e cilson shumė tė pabalancuar dhe qė nuk trajton si duhet
situatėn tragjike dhe reale me tė cilėn pėrballen viktimat e
trafikimit nė rajonin e Ballkanit.
-
Poashtu UNMIK-u vlerėson se raporti
ėshtė skajshmėrisht i pamatur, se pėrmban vlerėsime tė
pėrgjithėsuara dhe se nuk paraqet gjendjen e vėrtetė, si dhe
pėrpjekjet e misionit ndėrkombėtar civil e ushtarak dhe tė shumė
organizatave joqeveritare qė tė luftojnė kėtė formė kriminaliteti.
-
-
-
Rexhepi e Buēkovski kanė biseduar pėr ēėshtjen e kufirit
Maqedoni-Kosovė
-
-
Shkup, 7 maj 2004
- Kufiri Maqedoni-Kosovė do tė
shėnohet dhe ēėshtjet eventuale kontestuese do tė zgjidhen sa mė
shpejt, pa ngritur tensione pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnietve tė
ndėrsjella dhe pėr lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė dy palėve.
Kėshtu deklaroi sot nė Shkup kryeministri Bajram Rexhepi.
-
"Presim qė deri nė fund tė vitit pėrfundimisht tė pėrcaktohet vija e
demarkacionit", tha minisitri maqedonas i Mbrojtjes Vllado Buēkovski
pas takimit me Rexhepin. Poashtu nė kėtė takim ėshtė folur edhe pėr
hapjen e zyrave tė ndėrlidhjes nė Shkup e Prishtinė.
-
Kryeministri Rexhepi ėshtė takuar edhe me nėnkryetarėt e Qeverisė
maqedonase Jovan Manasievski dhe Musa Xhaferi.
-
-
-
UNMIK-u dhe KFOR-i kundėrshtojnė raportin e AI pėr pjesėmarrjen e
pjėsėtarėve tė tyre nė trafikimin e femrave
-
-
Prishtinė, 7 prill 2004
- Organizata ndėrkombėtare
pėr mbrojtjen e drejtave dhe lirive tė njeriut "Amnesty
International" thotė se nė shfrytėzimin e femrave janė pėrzier edhe
pjesėtarė tė misionit civil dhe ushtarak nė Kosovė.
-
Mirėpo, zėdhėnėsja e UNMIK-ut Metilda Haneke nė lidhje me raportin e
Amnesty International thotė se ai ėshtė shumė i pabalancuar dhe nuk
e trajton si duhet situatėn tragjike dhe reale me tė cilėn pėrballen
viktimat e trafikimit tė femrave nė rajonin e Ballkanit. Haneke
thotė se faktet e vėrteta tregojnė tė kundėrtėn e kėsaj, duke
theksuar se UNMIK-u ka vepruar fuqishėm kundėr trafikimit dhe
prostitucionit nė Kosovė gjatė katėr viteve tė shkuara.
-
-
Sipas zėdhėnėses, vetėm nė vitin 2003
njė njėsit i veēantė ka kryer mbi 2000 operacione bastisje nė bare
dhe nė vendet ku dyshoheshin se zhvilloheshin aktivitete tė
trafikimi tė njerėzve dhe prostitucionit. "UNMIK-u merr masa tė
menjėhershme kundėr stafit tė vet qė gjendet nė ndėrtesa ku dyshohet
se zhvillohet prostitucion dhe nė vende ku ata nuk lejohen qė tė
shkojnė.
-
-
Gjatė kėsaj periudhe vetėm njė polic
ndėrkombėtar dhe tre nga personeli ndėrkombėtar janė gjetur nė
ndėrtesa ku atyr u ndalohet qė tė shkojnė", thotė zonja Heneke.
-
Ndėrkaq zėdhėnėsi i KFOR-it, Xhejms Moran thotė se politika e
komandantit aktual Kamerhof ėshtė nė mėnyrė qė askush nga ushtarėt
nuk ka tė drejtė tė largohet nga vendi dhe nuk lejohet tė shkojė nė
bare apo vende nate.
-
-
Po ashtu secili nga vendet qė pėrfaqėson
KFOR-in duhet tė japin informacione ushtarėve tė vet se cilat janė
ligjet dhe ēfarė rregullash duhet ndjekur. Po ashtu secili vend ka
pėrgjegjėsi pėr ushtarėt e vetė dhe nėse ushtarėt e tyre futen nė
telashe, ata duhet qė tė marrin masa ndaj tyre.
-
-
-
Nė
Klinė u formua rrjeti i organizatave rinore
-
-
Klinė 7 maj 2004
- Pėrfaqėsuesit e organizatat rinore
tė Klinės nė njė takim pune, tė pėrkrahura edhe nga Departamenti i
Rinisė si dhe drejtorisė pėr Kulturė Rini dhe Sport nga KK i Klinės,
kanė formuar rrjetin e organizatave rinore tė Klinės.
-
Takimi u zhvillua mė njė lloj agjende pune dhe konsultimi pėr shumė
nga arsyet dhe motivet qė shtuan keto organizata pėr njė hap tė
tillė.
-
Nė kėtė takim u diskutua edhe statusi nė tė cilin do tė bazohet ky
rrjet rinor. Duke u shfaqur edhe vėrejtjet nga pėrfaqėsuesit e
organizatave tė pranishme pėr ēdo pikė tė caktuar tė kėtij statusi,
tė gjithė shprehen pėrkrahjen pėr kėtė organizim tė ri rinor duke
potencuar faktin se ky organizim pėr ta do tė jetė njė ndihmesė
shumė e madhe drejt njė ardhmėrie mė tė shkelqyeshme tė kėtyre
organizatave.
-
Tė pranishėn nė kėtė takim ishin edhe strukturat udheheqėse komunale
tė cilėt premtuan pėrkrahje tė plotė edhe tė parezervė pėr
organizatat rinore, si dhe pėrfaqėsuesi i OSBE-sė, ai i GTZ-sė tė
cilėt gjithashtu shprehėn njė gatishmėri pėr t'u ndihmuar kėtyre
organizatave rinore.
-
-
-
Konferencė pėr kėmbimin e pėrvojave nė sferėn e menaxhimit dhe tė
inxhinieringut
-
-
Prishtinė, 7 maj 2004
- Nė organizim tė Institutit pėr
Menaxhim dhe Inxhiniering tė Ndėrmarrjes (IEME),nė Prishtinė po i
zhvillon punimet njė konferencė dyditore ndėrkombėtare me temėn
"Ndėrmarja moderne: menaxhimi, inxhinieringu, teknologjia e
informacionit".
-
Kjo konferencė ka si qėllim kėmbimin e pėrvojave nė sferėn e
menaxhimit dhe nė inxhinieringun e teknologjisė aplikative.
-
U tha se pėrfshirja e biznesit nė sistemet moderne tė menaxhimit dhe
komunikimit ėshtė synim parėsor i ekonomisė sė Kosovės. Ndėrkaq
diskutimet nė kėtė temė u vlerėsuan shumė tė nevojshme, nga
pjesėmarrėsit.
-
Kryetari i IEME-sė, Edmond Hajrizi tha
se teknika e metodologjive bashkėkohore qė kanė tė bėjnė me
menaxhimin dhe me teknologjinė, kanė pėr qėllim gjetjen e njė rruge
mė efektive drejt zhvillimit tė ekonomisė dhe industrisė sė Kosovės
dhe njėherit harmonizimin e saj me trendet bashkėkohore.
-
-
-
Nga
Bordi i Drejtorėve nė Dardanė kėrkon hapjen e njė pike kufitare
-
-
Dardanė, 7 maj 2004
- Bordi i drejtorėve nė Dardanė
ka kėrkuar hapjen edhe tė njė pike kufitare te Kapia mes komunės sėė
Dardanės dhe tė Medvegjės. Kjo ēėshtje u mbėshtet edhe nga
pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut Shtefen Felbrih e sidomos nga majori Uilson
nė emėr tė KFOR-rit amerikan. "Komanda e KFOR-it kėtė kėrkesė e ka
pėrcjellė nė nivelet mė tė larta, ndėrsa tė enjtėn e ardhshme nė njė
mbledhje do ta ngrisė kėtė ēėshtje".
-
Me hapjen e kėsaj pike banorėt e fshatrave tė Gallapit do tė mund tė
pėrfitonin dhe me siguri qė gjendja e tyre ekonomike do tė
pėrmirėsohej.
-
Bordi i drejtorėve u njoftua me propozimin e Drejtorisė sė
Urbanizmit dhe tė Rindėrtimit pėr caktimin e lokacionit tė objektit
pėr personat me nevoja tė veēanta.
-
I njė rėndėsie tė veēantė do tė ishte ndėrtimi i objektit tė banimit
kolektiv, me ē'rast drejtorisė sė urbanizmit dhe zyrės sė prokurimit
iu caktua afati, qė deri tė hėnėn mė 10 maj tė shpallet tenderi.
-
-
-
Nė
Prishtinė sot mbahet njė konferencė pėr menaxhimin, inxhinieringun
dhe teknologjinė e biznesit
-
-
Prishtinė, 7 maj 2004
- Instituti pėr Menaxhim dhe
Inxhiniering tė Ndėrmarrjes nė bashkėpunim me Universitetin Teknik
tė Vjenės sot nė Prishtinė organizojnė njė konferencė, nė tė cilėn
do tė diskutohet pėr shkėmbimin e njohurive, pėrvojave dhe
informatave pėr ndėrmarrjet. Nė fokus do tė jetė menaxhimi,
inxhinieringu dhe teknologjia e biznesit, shėndetėsia, gratė nė
biznes dhe nė teknologji.
-
Konferenca do tė pėrfshijė idetė shkencore, teknologjike dhe
praktike. Qėllimi ėshtė qė tė ofrohet njė mundėsi e veēantė pėr
ekspertėt dhe njerėzit e interesuar tė takohen dhe tė kėmbejnė
idetė.
-
-
-
Sot
nė Prizren i zhvillon punimet konferenca me temėn "Nxėnėsit kosovarė
dhe Bashkimi Evropian"
-
-
Prizren, 7 maj 2004
- Me rastin e Ditės sė Evropės, Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe
e Teknologjisė nė bashkėpunim me Qendrėn Evropiane B Kosovė
organizon konferencėn me temėn "Nxėnėsit kosovarė dhe Bashkimi
Evropian". Konferenca do t'i zhvillojė punimet sot nė Prizren.
-
Nė kėtė konferencė marrin pjesė afėr 200 nxėnės maturantė tė dalluar
nga e gjithė Kosova, pėrfaqėsues nga tė gjitha grupet etnike, sė
bashku me arsimtarėt e tyre, zyrtarė tė Komisionit Evropian, - DG
Edukim dhe Kulturė, OSBE, Zyra pranė Kryeministrisė pėr Mekanizmin e
Pėrcjelljes sė Procesit tė Stabilizim Asociimit, Kėshilli i Evropės
etj.
-
Konferenca do tė vazhdojė punimet me diskutime mbi Bashkimin
Evropian, rrugėn e Kosovės drejt Evropės dhe Politikat e Edukimit
Sekondar nė BE. Pasdite do tė diskutohet dhe dilet me konkluzione
mbi tema evropiane me tė veēanta qė kanė ndikim tė drejtėpėrdrejtė
mbi nxėnėsit kosovarė.
-
-
-
Ēėshtja e mjedisit nė Kosovė duhet tė trajtohet si prioritare
-
-
Prishtinė, 7 maj 2004
- Strategjia e Kosovės pėr
mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qėndrueshėm synon krijimin e
njė baze pėr zgjidhjen e ēėshtjeve kryesore tė mjedisit nė Kosovė,
nė afat prej 10 vjetėsh. Kėshtu u tha nė njė debat tė organizuar sot
nė Prishtinė nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor.
-
Nė hapje tė debatit, ministri i Mjedisit e Planifikimit Hapėsinor,
Ethem Ēeku tha se gjatė kėsaj periudhe duhet tė zgjidhen problemet
mė parėsore tė mjedisit. Sipas tij, zgjidhja e problemeve tė
mjedisit do tė jetė nė harmoni me zhvillimin ekonomik tė Kosovės.
-
-
Ēeku tha se mbrojtja e mjedisit ėshtė
pėrgjegjėsi e tė gjitha institucioneve qendrore e lokale, por edhe e
qytetarėve, ndėrkaq Qeveria dhe institucionet finaciare
ndėrkombėtare nė Kosovė, tha ai, ēėshtjen e mjedisit duhet ta
trajtojnė si ēėshtje prioritare.
-
Nė debat morėn pjesė pėrfaqėsues tė institucioneve shkencore e tė
pushtetit lokal, tė kompanive tė biznesit e tė organizatave
joqeveritare dhe shumė qytetarė.
-
-
-
Njoftim i Bashkimit tė Intelektualėve Shiptarė nė Zvicėr
-
-
Bernė, 7 maj 2004
- Me rastin e 5-vjetorit tė ēlirimit
tė Kosovės dhe 126-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit,
Bashkimi i Intelektualėve Shiptarė, nė Zvicėr do tė organizojė njė
tryezė tė rrumbullakėt me veprimtarėt, intelektualėt shqiptarė dhe
gazetarėt nga Zvicra nė temat:
-
roli i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, roli i UĒK-sė, roli i
mėrgatės shqiptare nė Zvicėr gjatė 25-viteve tė fundit nė afirmimin
e ēėshtjes sė Kosovės.
-
Tryeza do tė mbahet mė 12 qershor 2004, nė lokalet e Qendrės
shkollore pėr arsimim profesional "Formazione" nė Bernė.
-
Pėr informata mė tė hollėsishme pėrmes
email: ahmet.xhigoli@bishz.ch ose pėrmes postės sė zakonshme nė
adresėn: BISHZ-VAIS, Sekretariati, Bahnstrasse 92, 3008 Bern.
(Mė tepėr shiko www.bishz.ch)
-
-
-
Nė
Tiranė vdiq ambasadori Bashkim Dino
-
-
Tiranė, 7 maj 2004
- Dje nė Tianė, pas njė ataku nė
zemer u nda nga jeta nė moshen 66-vjeēare, ambasador Bashkim Dino.
-
Ambasadori Dino ka qenė njė nga diplomatėt me tė suksesshėm tė
Shqipėrisė, i cili ka pėrfaqėsuar vendin me dinjitet dhe
profesionalizėm pėr mė shumė se njė ēerek shekulli.
-
Dino ka qenė ambasador i Shqipėrisė nė Suedi, Greqi, Itali,
perfaqėsues i Shqipėrisė nė FAO dhe Maltė dhe sė fundi sapo kishte
pėrfunduar misionin e tij si ambasador i Republikės sė Shqipėrisė nė
Izrael.
Dino ka qenė pedagog nė Universitetin e Tiranės, Dega
Histori-Filiologji.
-
-
-
Shkup: Islami e Mitreva biseduan pėr hapjen e dy pikave tė reja
kufitare ndėrmjet Maqedonisė dhe Shqipėrisė
-
-
Shkup, 7 maj 2004
- Hapja e dy pikave tė reja kufitare
ndėrmjet Maqedonisė dhe Shqipėrisė dhe takimi i ardhshėm i
drejtorėve konsullorė tė ministrive tė jashtme tė tė dyja vendeve
pėr liberalizimin e qarkullimit tė lirė tė qytetarėve, ishin dy nga
ēėshtjet kryesore tė bisedimeve ndėrmjet shefave tė diplomacisė sė
Shqipėrisė dhe Maqedonisė nė Shkup, pėrkatėsisht Kastriot Islamit
dhe Ilinka Mitrevės.
-
-
Ata shprehėn pikėpamjet e njėjta lidhur
me integrimet evroatlantike dhe presin qė nė njė takim tė shpejtė nė
Shkup me nėnshkruesit e Kartės sė Adriatikut tė formulohet njė
qėndrim qė do t'i sjellė ato sa mė afėr anėtarėsimit nė NATO.
-
Ministri i jashtėm shqiptar Kastriot Islami ka thėnė se marrėdhėniet
e mira midis dy vendeve janė bėrė njė model shumė i mirė pėr gjithė
rajonin.
-
Ministri Islami u prit edhe nga z. Branko Cėrvenkovski, kryeministėr
nė dorėheqje dhe fitues i zgjedhjeve presidenciale, si dhe nga
ushtruesi i detyrės sė presidentit, Lubēo Jordanovski.
-
-
-
Pėrfekti i Bujanocit Nagip Arifi thotė se janė shėnuar disa
pėrirėsime nė drejtim tė situatės ekonomike dhe politike
-
-
Uashington, 7 maj 2004
- Njė grup zyrtarėsh vendės nga
Lugina e Preshevės ndodhet nė Uashington me njė program tė
Departamentit amerikan tė Shtetit pėr tė diskutuar mbi reformat nė
kėtė rajon, i cili vetėm para pak vitėsh ishte njė pikė konflikti nė
Ballkan.
-
-
Prefekti i Bujanocit Nagip Arifi, i cili
ndodhet nė kėtė delegacion, i deklaroi "Zėrit tė Amerikės" se kjo
vizitė ėshtė shumė me rėndėsi pėr Luginėn e Preshevės, sepse ėshtė
biseduar me pėrfaqėsuesit e USAID-it i cili po punon nė pėrmirėsimin
e infrastrukturės nė Komunėn e Bujanocit dhe nė pėrgjithėsi nė
Luginėn e Preshevės.
-
Duke shfaqur qėndrimin e tij nė lidhje me pozitėn e komunitetit
shqiptar pas ndryshimeve nė Serbi, z. Arifi ka thėnė se gjatė
qėndrimit nė Uashington e kanė njoftuar Departmentin e Shtetit se
janė shėnuar disa pėrmirėsime nė drejtim tė situatės ekonomike dhe
politike.
-
-
Por ka ngecje sidomos me ndryshimin e
pushtetit qeveritar tė Serbisė sepse siē dihet nė zgjedhjet e vitit
2003, shumicėn e deputetėve republikan nė Serbi pėr fat tė keq e
fituan rryma radikale e Koshtunicės dhe e Sheshelit.
-
-
-
Policia ka informacione se ku fshehet Boshkovski, por pret qė ai tė
dorėzohet vetė
-
-
Shkup, 7 maj 2004
- Ministri i Brendshėm maqedonas Hari
Kostov thotė se policia ka informacione se ku fshet pararendėsi i
tij Lube Boshkovski, por nuk do tė ndėrmarrė ndonjė veprim pėr
arrestimin e tij. Ai ka theksuar se policia do tė presė qė
Boshkovski tė dorėzohet vetė, siē kishte premtuar, ose ai do tė
arrestohet nėse pėrpiqet tė largohet nga vendi.
-
Kundėr ish-ministrit tė Brendshėm Boshkovski ėshė lėshuar njė
urdhėrarresti ndėrkombėtar. Ai akuzohet tė ketė thėnė urdhėr pėr
vrasjen e shtatė shtetasve aziatik nė vitin 2002, kur mbante postin
e ministrit tė Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė.
-
-
-
M.
Halili: Pika kufitare Kosovė - Maqedoni duhet pėrcaktuar ndėrmjet
kosovarėve dhe maqedonasve
-
-
Shkup, 7 maj 2004
- Pika kufitare Kosovė - Maqedoni
duhet pėrcaktuar ndėrmjet kosovarėve dhe maqedonasve, e jo mes
maqedonasve, serbėve e malazezėve, thotė diplomati dhe eksperti i
marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Shkup, Muhamet Halili.
-
-
Ai i ka deklaruar radios "Evropa e lirė"
se kjo ėshtė njė marrėveshje e njohur nga bashkėsia ndėrkombėtare
dhe Kombet e Bashkuara, si marrėveshje valide.
-
-
Por nė tė ardhmen e afėrt duhet tė
gjendet njė gjuhė e pėrbashkėt midis autoriteteve tė UNMIK-ut,
institucioneve tė Kosovės dhe autoriteteve tė Maqedonisė nė mėnyrė
qė tė eliminohen disa keqkuptime ose mosmarrėveshje qė kanė tė bėjnė
nė lidhje me shėnimin e linjės kufitare ndėrmjet Maqedonisė dhe
Kosovės.
-
-
Z. Halili tha se ėshtė pjekur koha, por
edhe vetė tė dy palėt: pala maqedonase, ajo e UNMIK-ut dhe ajo
kosovare, konsiderojnė se kėto ēėshtje mund tė zgjidhen.
-
-
-
Komisioni hetimor i Maqedonisė konstaton se piloti nuk ėshtė
pėrgjegjės aksidentin e presidentit Trajkovski
-
-
Shkup, 7 maj 2004
- Piloti qė drejtonte aeroplanin me
tė cilin udhėtonte presidenti i Maqedonisė Boris Trajkovski dhe tetė
bashkėpunėtorėt e tij nė ditėn e aksidentin tragjik, nuk ishte
pėrgjegjės pėr aksidentin.
-
-
Kjo ėshtė bėrė e ditur nga anėtarėt e
Komisionit hetimor tė Maqedonisė mbi aksidentin nė fjalė, pas
deklaratės sė ministrit boshnjak tė Transportit se gabimi i pilotit
kishte shkaktuar pėrplasjen e aeroplanit.
-
-
-
Shpėrthimi i njė bombe nė Karaēi ka shkaktuar vdekjen e 5 vetėve
-
-
Karaēi, Pakistan, 7 maj 2004
- Njė bombė ka shpėrthyer
fuqishėm sot (e premte) nė njė xhami tė muslimanėve shitė brenda njė
shkolle fetare nė qytetin jugor portual Karaēi dhe kėshtu ka
shkaktuar vdekjen e pesė vetėve dhe plagosjen e tė pakten 35 tė
tjerėve, kanė bėrė tė ditur dėshmitarėt dhe policia, njofton AP.
-
-
Sulmi ka ndodhur vetėm njė orė pas
faljes sė xhumasė, ka thėnė njė hetues i lartė policie. Ai nuk dha
hollėsi tė tjera. Nuk ėshtė i qartė motivi i sulmit.
-
-
-
Bin
Ladeni ofron 10 kg ar pėr vrasjen e Bremerit, Ananit dhe Brahimit
-
-
Dubai, 7 maj 2004
- Lideri i organizatės terroriste Al
Kaida Osama bin Laden ka ofruar 10 kg ar pėr vrasjen e
administratorit amerikan nė Irak Pol Bremer, tė sekretarit tė
pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Anan dhe tė dėrguarit tė tij nė Irak
Lahdar Brahimit, ėshtė publikuar sot nė njė faqe interneti islamik.
-
Ndėrkohė Kombet e Bashkuara kanė forcuar shkallėn e sigurisė pėr
Kofi Ananin, pas kėsaj oferte tė liderit tė Al Kaidės.
-
Bin Ladeni nė mesazhin e tij bėn thirrje pėr luftė tė shenjtė kundėr
qeverisė kalimtare e cila duhet tė formohet nė Irak deri mė 30
qershor.
-
-
-
Nė
Bangladesh ėshtė plagosur rėndė njė veprimtar i lartė i opozitės
-
-
Daka, Bangladesh, 7 maj 2004
- Veprimtari i lartė i
opozitės nė Bangladesh, Ahsan Ullah Master, ėshtė plagosur rėndė nga
personat e armatosur dhe po lufton pėr jetė, njofton BBCWorld.
-
-
Policia ka thėnė se Z. Master, i cili i
takon Ligės opozitare Avami, ėshtė sulmuar sot (e premte) nė
vendbanimin e tij nė qytetin Tongi, 20 km nė veri tė kryeqytetit
Daka.
-
-
Nė kėtė incident janė plagosur edhe disa
persona tė tjerė qė besohet tė jenė tė kėsaj partie. Pas atentatit,
Z. Master ėshtė dėrguar nė spitalin e qytetit Daka dhe gjendet nė
gjendje kritike.
-
-
-
Agjentėt e FBI-sė kanė arrestuar njė avokat nė lidhje me bombėvėniet
nė trenat e Madridit
-
-
Uashington, 7 maj 2004
- Agjentėt e FBI-sė kanė
arrestuar njė avokat nga shteti amerikan Oregon nė lidhje me
bombėvėniet nė trenat e Madridit, ku patėn vdekur 191 njerėz,
njofton BBCWorld. Avokati Brandon Mejfild nga Portlandi, i
konvertuar nė musliman, ėshtė personi i parė i shquar nė SHBA, qė
ėshtė burgosur pėr kėto sulme.
-
-
Nė njoftim thuhet se gjurmėt e
gishtrinjve tė tė arrestuarit janė gjetur nė trastėn, me tė cilėn
janė bartur mjetet shpėrthyese, tė pėrdorura nė sulme.
-
-
-
Janė
vrarė 2 reporterė tė televizioneve nga Polonia dhe Algjeria
-
-
Varshavė, 7 maj 2004
- Dy reporterė tė televizioneve
nga Polonia dhe Algjeria janė vrarė sot (e premte), kurse njė
kameraman polak ėshtė plagosur nė njė sulm nė pjesėn qendrore tė
Irakut, ka bėrė tė ditur njė burim i afėrt me televizionin polak,
njofton Rojter.
-
-
-
Ministria britanike e Mbrojtes po heton akuzat e reja pėr keqtrajtim
tė tė burgosurve nė Irak
-
-
Londėr, 7 maj 2004
- Ministria britanike e Mbrojtes
thotė se po heton akuzat e reja pėr keqtrajtim tė tė burgosurve nė
Irak, pasi njė ushtar i tretė ofroi dėshmi.
-
Ushtari sė pari i dorėzoi akuzat nė gazetėn "Dejli miror", e cila
thotė se ai posedonte njė dosje tė hollėsishme tė asaj qė e quan,
"abuzim serioz nga njė element i keq".
-
Ajo thotė gjithashtu se ushtari ka edhe emrat e atyre qė janė
pėrgjegjės.
-
-
-
Tre
tė vdekur nė Ukrainė nga shpėrthimi i njė depoje armėsh
-
-
Kiev, 7 maj 2004
- Njė zjarr ka shkaktuar shpėrthimin
e njė depoje armėsh duke vrarė sė paku 3 vetė nė Ukrainėn
juglindore.
-
Fshatarėt janė paralajmėruar pėr gjendjen emergjente. Rreth 10 mijė
vetė janė evakuar nga njė zonė prej 10 km nė jug-lindje tė Ukrainės.
-
Depoja qė mori flakė pėrdorej pėr magazimin e raketa hedhėsve,
minave anti-tank dhe municonit pėr marinėn. Menjėherė pasi u shfaq
flaka, u dėgjuan shpėrthime tė fuqishme qė shkatėrruan ndėrtesat
brenda njė zoneje me rreze 3 km tė bazės ushtarake qė gjendet nė
rajonin, Zaporizhja.
-
Sipas dėshmitarėve okularė orė pasi filloi flaka, shpėrthimet
dėgjoheshin pas ēdo disa sekondash. Ministria e ēėshtjeve urgjente
ka thėnė se mbeturina nga shpėrthimi kanė shkuar 10 km tutje duke
shkaktuar zjarre tė tjera.
-
-
-
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot tre palestinezė nė Bregun
Perėndimor
-
-
Tulkarem, 7 maj 2004
- Ushtarėt izraelitė kanė vrarė
sot (e premte) tre palestinezė nė Bregun Perėndimor, dy prej tė
cilėve i takonin lėvizjes radikale Xhihadi islamik, kanė bėrė tė
ditur burimet palestineze dhe izraelite.
-
Dy aktivistė, tė cilėt kėrkoheshin pėr pjesėmarrje nė sulmet
antiizraelite, janė vrarė pasi kishin hapur zjarr ndaj forcave qė
kishin rrethuar shtėpinė e tyre nė njė kamp afėr Turkalemit.
-
Pjesėtari i tretė i Xhihadit, qė ndodhej nė shtėpi, ėshtė doėrzuar.
-
Poashtu ėshtė vrarė edhe njė pelestinez nė njė incident tjetėt nė
qytetin Nablus nga zjarri i ushtarėve izraelitė.
-
Gjikthashtu njoftohet se njė automobil-bombė me 100 kg eksploziv
ėshtė zbuluar po sot nė njė fshat afėr Nablusit, ka bėrė tė ditur
policia izraelite.
-
-
-
Militantėt e fisit kristian kanė vrarė tė pakten 500 njerėz nė
Nigeri
-
-
Jelva, Nigeri, 7 maj 2004
Militantėt e fisit
mbizotėrues kristian kanė vrarė tė pakten 500 njerėz nė dy sulme nė
qytetin musliman nė pjesėn qendrore tė Nigerisė, ka bėrė tė ditur
njė zyrtar i lartė i Kryqit tė Kuq, njofton AP. Kryqi i Kuq kishte
nxjerrė kėtė shifėr tė vrarėsh nga intervistat qė u kishte marrė
dėshmitarėve dhe familjarėve tė viktimave.
-
-
-
Bahreini ka arrestuar 5 aktivistė tė opozitės
-
-
Manama, Bahrein, 7 maj 2004
- Bahreini ka arrestuar
pesė aktivistė tė opozitės, tė cilėt kanė bėrė thirrje pėr reforma
demokratike dhe kėshtu kanė ngritur nė 19 numrin e tė arrestuarėve
nė javėn e kaluar, njofton BBCWorld. Tė dyshimtėt janė akuzuar pėr
pėrpjekje tė ndryshimit tė sistemit politik.
-
-
-
Aeroplanėt izraelit kanė bombarduar pozicionet e milicisė hezbollahe
nė jug tė Libanit
-
-
Bejrut, 7 maj 2004
- Aeroplanėt izraelit kanė bombarduar
edhe sot (e premte) pozicionet e milicisė hezbollahe nė jug tė
Libanit, kanė bėrė tė ditur burimet e sigurimit libanez, njofton
BBCWorld. Sulmet nė zonėn e fermave Sheba duket tė jenė pėrgjigje e
sulmeve raketore tė hezbollahėve nė bunkerėt ushtarak izraelitė.
-
-
Hezbollahėt kanė thėnė se kanė vrarė
disa infiltratorė tė armatės izraelite nė kėtė zonė, qė ėshtė
trekufiri izraelit, libanez dhe sirian. Sot ėshtė dita e tretė e
luftimeve nė kėtė zonė.
-
-
-
Sekretari i mbrojtjes Rumsfeld dėshmon sot para kongresit
-
-
Uashington, 7 maj 2004
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes,
Donald Ramsfeld, do tė dėshmojė sot para kongresit lidhur me
abuzimin e tė burgosurve irakianė, ndėrkohė qė disa senatorė bėnė
thirrje pėr dorėheqjen e tij.
Senatori republikan Xhon Mekejn tha se Ramsfeld duhet tė bėjė shumė
sqarime kur tė dėshmojė para komisionit tė senatit pėr forcat e
armatosura.
-
Senatori demokrat, Tom Harkin, tha se sekretari Ramsfeld duhet tė
japė dorėheqje, siē u shpreh ai, pėr tė mirėn e vendit dhe pėr
sigurinė e trupave amerikane nėpėr botė.
-
Edhe kandidati i Partisė Demokrate pėr president, Xhon Keri, kėrkoi
dorėheqjen e zotit Ramsfeld.
-
Dje, presidenti Bush hodhi poshtė kėto thirrje, duke thėnė se zoti
Ramsfeld do tė vazhdojė tė qėndrojė nė kabinetin e tij.
-
-
-
Bush
kėrkon falje publikisht pėr abuzimin e tė burgosurve irakianė
-
-
Uashington, 7 maj 2004
- Presidenti amerikan Xhorxh Bush
ka kėrkuar falje publikisht pėr herė tė parė pėr abuzimin e tė
burgosurve irakianė nga trupat amerikane.
-
Duke qėndruar pėrkrah mbretit Abdullah tė Jordanisė nė njė
konferencė pėr shtyp, presidenti Bush tha se i kishte shprehur
keqardhje mbretit arab pėr vuajtjet dhe poshtėrimin qė i ėshtė bėrė
tė burgosurve.
-
Por ai hodhi poshtė sugjerimet se sekretari amerikan i mbrojtjes,
Donald Ramsfeld duhet tė japė dorėheqje apo tė hiqet nga posti mbi
skandalin qė ka shkaktuar zemėrim ndėrkombėtar, sidomos nė vendet
arabe.
-
-
-
Forcat amerikane marrin nėn kontroll zyrėn e guvernatorit nė Naxhaf
-
-
Naxhaf, 7 maj 2004
- Forcat amerikane morėn nėn kontroll
zyrėn e guvernatorit nė Naxhaf, ndėrkohė qė nga pėrleshjet nė
periferi tė qytetit tė shenjtė humbėn jetėn 41 milicė tė klerikut
radikal shiit, Maktada al-Sadėr.
-
Tanket amerikane hynė nė njė zonė tė qytetit pėr herė tė parė qė nga
fillimi i pėrlesshjeve para njė muaji me pėrkrahės tė armatosur tė
klerikut tė kėrkuar al-Sadr, qė fshihet nė kėtė qytet.
-
Luftimet u intensifikuan, ndėrkohė qė administratori civil amerikan
pėr Irakun, Paul Bremer, caktoi njė guvernator tė ri pėr rajonin e
Naxhafit.
-
-
-
Gjykata libiane dėnon me vdekje gjashtė bullgarė pėr infektimin e
fėmijėve me SIDA
-
-
Tripoli, 7 maj 2004
- Njė gjykatė libiane dėnoi me
vdekje gjashtė punonjės bullgarė mjekėsie dhe njė mjek palestinez,
pasi i shpalli ata fajtorė se kishin infektuar me qėllim me virusin
e HIV-it qindra fėmijė libianė.
-
Gjykata e qytetit tė Bengazit nė veri tė Libisė tha se shtatė tė
huajt do tė ekzekutoheshin nga njė skuadėr pushkatimi. Gjykata dėnoi
gjithashtu njė mjek bullgar me katėr vjet burg pėr rolin nė kėtė
ēėshtje.
-
Ministri bullgar i drejtėsisė Anton Stankov tha se ishte tronditur
nga dėnimi dhe kėrkoi njė apel. Njė zėdhėnės i qeverisė bullgare e
quajti vendimin "tė papranueshėm". Edhe Bashkimi Evropian e ka
kundėrshtuar vendimin.
-
-
-
Nė
shpėrthimin nė njė xhami nė Karaēi kanė humbur jetėn 10 vetė
-
-
Karaēi, 7 maj 2004
- Autoritet nė Pakistan kanė bėrė tė
ditur se tė pakten 10 vetė kanė humbur jetėn nė shpėrthimin e sotėm
(e premte) nė njė xhami nė lagjen e bizneseve nė Karaēi, njofton
BBCWorld.
-
-
Burimet spitalore kanė thėnė se nė kėtė
incident janė plagosur edhe tė paktėn 50 tė tjerė, shumė syresh
rėndė. Nė momentin e shpėrthimit, xhamia ishte pėrplot besimtarė
shitė, qė falnin xhumanė. Dėshmitarėt kanė thėnė se sulmi mund tė
jetė kryer nga sulmues vetėvrasės me bombė, por njė gjė e tillė nuk
ėshtė konfirmuar nga policia.
-
-
-
Nė
shpėrthimin nė Karaēi janė vrarė 13 njerėz
-
-
Karaēi, 7 maj 2004
- Autoritet nė Pakistan kanė bėrė tė
ditur se tė paktėn 13 njerėz janė vrarė nga shpėrthimi qė e ka
shkkatuar njė sulmues vetėvrasės sot (e premte) nė njė xhami nė
lagjen e bizneseve nė Karaēi, duke plagosur edhe 80 tė tjerė njofton
Rojter.
-
Mbi 100 vetė ndodheshin nė momentin e shpėrthimit nė xhami duke
falur xhumanė. Edhe policia e ka konfirmuar vrasjen e 13 njerėzve
dhe plagosjen e 80 tė tjerėve, ndėrkohė qė burimet spitalore thonė
se mbi 20 veta ndodhen nėn kujdesin intensiv.
-
Njė zyrtar lokal tha se ky ėshtė sulm terrorist i kryer nga armiqtė
e paqes.
-
-
-
Nga
plagėt e marra nė njė atentat vdes anėtari opozitar i Parlamentit tė
Bangladeshit
-
-
Daka, Bangladesh, 7 maj 2004
- Anėtari i lartė opozitar
i Parlamentit, Ahsan Ullah Master, i cili ishte plagosur rėndė nė
njė atentat tė sotėm (e premte) nė qytetin Tongi, 20 km nė veri tė
kryeqytetit Daka, njoftohet se ka vdekur nga plagėt e marra nė
spitalin e kryeqytetit, ku ishte dėrguar fill pas atentatit, njofton
BBCnews.
-
-
Policia ka thėnė se ai i pėrkiste Ligės
opozitare Avami. Nė kėtė incident ishin plagosur edhe disa persona
tė tjetė, qė besohet se ishin tė sė njėjtės parti.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|