|
-

- 6 maj 2004 / TN
-
-
Rita
LOLOĒI*
-
-
Njė
nga problemet mė tė mprehta pėr tė gjitha zgjedhjet e pėrgjithshme
parlamentare dhe ato tė pushtetit vendor gjatė kėtyre
trembėdhjetė-katėrmbėdhjetė vjetėve pluralizėm nė Shqipėri, kanė
qenė edhe listat e zgjedhjeve, mungesa e njė regjistri tė plotė tė
popullsisė, mungesa e adresave tė sakta tė banimit.
-
-
Kjo
dukuri u bė edhe mė e theksuar veēanėrisht nė zgjedhjet e fundit
vendore ku njė dorė magjike risolli nė listat e votimit qytetarė
qė tashmė nuk jetonin mė, qytetarė qė lėvizmin nga njė skaj i
qytetit nė njė tjetėr, votues qė figuronin njėherėsh nė fshat dhe nė
qendėr duke bėrė qė tė dėshtonin si zyrat shtetėrore qė quhen tė
gjendjes civile (me tė gjithė strukturėn autoritative deri nė
ministrinė e Pushtetit Lokal), si disa institucione ndėrkombėtare tė
specializuara pėr infrastrukturėn zgjedhore, si shtabet e partive
politike, segmente tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe struktura
tė tjera lokale dhe qėndrore.
-
-
Pavarėsisht se Shqipėria ėshtė ndėr tė paktat vende qė monitorohet
dhe vėzhgohet edhe pėr zgjedhjet e pushtetit lokal (edhe nė
zgjedhjet e fundit pėr pushtetin vendor pati njė numėr tė
konsiderueshėm vėzhguesish, vendas dhe tė huaj), mungesa e njė
regjistri shterues tė popullsisė ėshtė dhe mund tė bėhet njė pengesė
edhe pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
-
-
Lufta
politike me lėvizjen Nano ik tė demokratėve dhe me pėrgjigjen e
socialiste Nano ok, mund tė sjellė sėrish befasi nė zhvillimet
shqiptare ku, njė qeveri me kryeminsitrin aktual ose me njė
kryeminsitėr tė pėrkohshėm nuk do tė ketė kohėn e domosdoshme pėr tė
realizuar saktėsisht procesin e regjistrimit tė popullsisė dhe pėr
tė plotėsuar disa kushte tė domosdoshme qė mund tė garantonin njė
garė tė ndershme elektorale.
-
-
Po a
ėshtė i vėrtetė i pazgjidhshėm ky problem? A janė vėrtet partitė
shqiptare qė votuesit me tė drejtė vote tė gjejnė veten e tyre nė
njė listė votimi dhe nė njė qendėr afėr banesės sė tyre tė
pėrhershme apo tė pėrkohshme?
-
-
Si
edhe ēdo problem tjetėr, edhe regjistrimi i popullsisė nuk ėshtė i
pazgjithshėm. Mendojmė se fillimisht duhen pėrcaktuar aktorėt qė do
tė merren me kėtė proces duke mos e shpėrndarė atė nė shumė
struktura. Njė rol mė i pėrgjegjshėm i zyrave tė gjendjes civile,
kompjuterizimi i dokumentacionet pėr emrat ekzistues, pra njė kuadėr
ligjor i ri pėr kėto zyra, ka njė rol tė pazėvendėsueshėm. Pėr tė
mos e shtyrė pėrfundimisht zyrat e gjendjes civile mund tė ketė njė
afat ligjor ku tė rishihen dhe tė rivlerėsohen tė gjithė emrat qė
ndodhen brenda zonės sė tyre.
-
Po
verifikimi nė terren a ėshtė i mundur?
-
-
Praktika e grupit tresh pėr tė shkuar banesė pėr banesė dhe
apartament pėr apartament, nuk duhet shpėrfillur, megjithėse nuk
dihet se sa tė dhėnat e tyre gjetėn shprehje nė listat e reja
zgjedhore pėr pushtetin vendor. Gjendjet civile, partitė politike,
struktura tė posaēme tė shoqėrisė civile e kanė tė vėshtirė ta
kryejnė kėtė proces, gjė qė mund tė kryehej saktėsisht nga
komuniteti i arsimtarėve (pa drejtorėt), si pjesa mė e papolitizuar
e shoqėrisė, si pjesa mė e ndėrgjegjshme dhe e painkriminuar dhe qė
gjatė kėtij procesi mund tė shfrytėzohej edhe pauza dymujore mes dy
viteve akademike nė pushimet e verės.
-
-
Ėshtė
e kotė tė kėrkosh shpenzimet dhe faturat financiare qė janė kryer
pėr infrastrukturat zgjedhore, pėr fonde tė hedhura pa kursim qė tė
gjitha sė bashku nuk kanė finalizuar nė njė saktėsim tė plotė tė
regjistrit tė popullatės, por kostoja e verifikimit tė votuesve
nėpėrmjet komunitetit edukativo-mėsimor mund tė jetė mė e ulta dhe
mė rezultativja njėkohėsisht. Njė formular i posacėm me
gjeneralitetet mė tė pėrgjithshme mund tė saktėsonte banorėt e
vjetėr dhe tė rinj, tė larguarit nga apartamentet e tyre dhe
qeramarrėsit. Mungesa e numrave tė pallateve tė rinj ose tė
emėrtimeve rrugore gjithashtu mund tė kishte zgjidhje duke shėnuar
objekte tė njohura.
-
-
Ringritja e shqetėsimit pėr regjistrimin e popullisė nuk mund tė
shihet si njė proces i zakonshėm, ēdo ditė qė kalon ėshtė njė vonesė
tjetėr ēka mund ta shndėrrojė atė nė njė betejė retorike dhe tė
pazgjidhshme pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
-
-
*Autorja ėshtė kryetare e Bordit Ekzekutiv tė URDNJ
|
|