|
 |
|
-
FJALIMI I PRESIDENTIT RUGOVA
-
-
6 maj 2004,
-
Prishtinė, KOSOVĖ
-
-
E nderuara Familje Agani,
-
E nderuara Zonja Agani,
-
I nderuari Kryetar Daci,
-
Tė nderuar akademikė,
-
Tė nderuar deputetė, ministra e kryetarė tė komunave,
-
Tė nderuar pjesėmarrės,
-
Zonja dhe Zotėrinj,
-
-
Jemi tubuar sot kėtu, nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės, nė
kėtė Akademi Pėrkujtimore nė kujtim tė 5 vjetorit tė
vrasjes sė Akademik Prof. Dr. Fehmi Agani, Nėnkryetarit
shumėvjeēar tė LDK-sė dhe deputetit tė Kuvendit tė
Republikės sė Kosovės.
|
-
-
Gjendemi sot sė bashku nė kujtim tė pėrjetshėm tė Profesorit tonė tė
madh, tė Profesorit tim dhe tė mikut tim tė ēmueshėm e
bashkėpunėtorit, bashkėmendimtarit dhe bashkėvepruesit tim e tonė
shumėvjeēar, Profesor Aganit. Ju lutem ti them disa fjalė nė kėtė
pėrvjetor pėrkujtimi.
-
-
Zonja
dhe Zotėrinj,
-
-
Profesori ynė Agani, me kėtė titull qė u bė emėr i Tij pėr tė gjithė
ne nė jetėn tonė publike e private, gjithė jetėn dhe veprėn ia
kushtoi vendit tonė Kosovės dhe popullit shqiptar. Pėr decenie tė
tėra Profesor Agani ishte i njohur pėr veprėn e Tij arsimore
universitare, shkencore e filozofike. Ishte i dashur dhe i ēmuar nga
tė gjithė.
-
-
Me
themelimin e LDK-sė, qė ishte njėri ndėr themeluesit e saj, Ai dhe
tė gjithė ne hyri nė jetėn aktive politike e shtetėrore pėr tė
mbrojtur vlerat dhe ekzistencėn e kombit tė Kosovės dhe tė popullit
shqiptar. Ai mori pjesė aktive nė aktet madhore tė vendit tonė siē
janė: Deklarata e Pavarėsisė, Kushtetuta e Republikės sė Kosovės,
Referendumi pėr Pavarėsi dhe nė ndėrtimin e institucioneve tė
Kosovės nė bazė tė zgjedhjeve presidenciale e parlamentare tė
Republikės sė Kosovės tė vitit 1992. Sė bashku me Profesor Aganin i
vendosėm themelet e shtetit tė pavarur tė Kosovės dhe funksionimin e
tij, qė sot nė botė njihet si shtet i shqiptarėve tė Kosovės apo
si shtet paralel, si kontribut yni nė historinė e lėvizjeve tė
botės pėr pavarėsi.
-
-
Zonja
dhe Zotėrinj,
-
-
Profesor Agani pėr njė decenie tė tėrė ishte njeriu mė aktiv nė
lėvizjen tonė pėr liri, pavarėsi e demokraci. Ai ishte gjithmonė nė
vijėn e parė tė veprimit nė planin publicistik, diplomatik dhe tė
veprimit nė terren. Ishte ndėr profesorėt e rrallė qė kishte pranuar
tė punonte me studentėt e tij dhe me tė gjithė njerėzit pėr tė mirėn
e vendit tė vet. Ishte i palodhshėm dhe gjithmonė i gatshėm pėr tė
gjetur zgjidhje pėr ēdo problem tė veprimit shtetėror e politik si
dhe pėr ēdo ēėshtje tė veprimit tė pėrditshėm duke ndėrtuar dhe
mbrojtur lirinė dhe pavarėsinė, objektivin tonė madhor. Me kėto
cilėsi Profesor Agani jepte kontribut tė madh nė formimin e kulturės
politike, shtetėrore e njerėzore tė vendit tonė.
-
-
Zonja
dhe Zotėrinj,
-
-
Cilėsi
tjetėr e madhe e Profesor Aganit ishte modestia e Tij njerėzore e
morale dhe modestia e Tij e veprimit. Me kėtė cilėsi qė e kanė vetėm
njerėzit e mėdhenj, fitonte pėrkrahjen e miqve tanė dhe respektin
pėr tė si burrėshteti dhe pėr Kosovėn. Po ashtu me modestinė e Tij
nė veprimin politik fitonte pėrkrahjen e qytetarėve dhe tė njerėzve
pėr veprim tė pėrbashkėt.
-
-
Zonja
dhe Zotėrinj,
-
-
Ne
edhe sot pas pesė vjetėsh nė liri, kemi dhembje pėr Profesor Aganin
qė nuk ėshtė mė nė mesin tonė qė ra nga dora e armikut, por
krenarinė e kemi mė tė madhe, sepse e kemi veprėn dhe jetėn e Tij tė
ndritur.
-
-
Nė
kėtė pėrvjetor mund tė themi se pėr ne ėshtė njė pėrkujtim krenar i
madh pėr Profesorin tonė tė madh, qė pėrmban dhembjen pėr humbjen e
Tij fizike dhe ėshtė krenari e madhe pėr veprėn e Tij qė ėshtė
fitorja e Tij. Pėr kėtė jetojnė njerėzit. Pėr kėtė jetoi dhe veproi
Profesori ynė i madh. Profesor Agani me veprėn e Tij ėshtė i
pranishėm nė jetėn e tė gjithė neve. Nė familjen time ėshtė i
pranishėm dhe nė momente tė mira e tė vėshtira gjejmė mbėshtetje nė
jetėn dhe veprėn e Tij, si mik i shtėpisė. Kėtė na e dhurojnė
njerėzit e mėdhenj.
-
-
Zonja
dhe Zotėrinj,
-
-
Kėto
ditė isha pėr vizitė nė SHBA. Mund tJu them se, si gjithmonė ishte
njė pritje madhėshtore nga miqtė tanė amerikanė dhe komuniteti
shqiptar. Ishte i fortė kujtimi i mirė pėr Profesor Aganin. Mund
tJu them se tash pesė vite tė lirisė sė vendit tonė, nė SHBA po
forcohet mendimi pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės sa mė
shpejt. Pra, njė Kosovė e pavarur, demokratike e integruar nė BE, nė
NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA. Ky ishte testamenti i
Profesor Aganit, testamenti ynė, qė jam i bindur me pėrkrahjen e
miqve tanė do ta arrijmė sė shpejti.
-
-
Zonja
dhe Zotėrinj,
-
-
Ky
ėshtė njė lajm i mirė nė kėtė pėrvjetor tė pėrkujtimit tė Profesorit
tonė tė dashur, Profesor Aganit dhe lajm i mirė pėr tė gjithė ne.
-
-
Zoti e
bekoftė Profesor Aganin.
-
-
Zoti e
bekoftė Familjen Agani.
-
-
Zoti e
bekoftė Kosovėn tonė tė shtrenjtė.
-
-
Ju
falemnderit.
-
-
-
-
Dr.
Ibrahim Rugova
-
-
President i Kosovės
|
|