| |
-
5
maj 2004 / TN
-
-
Nga Zef AHMETI / St. Gallen (ZVIC!ER)
-
-
I.
-
Nga 1 maji Bashkimi Evropian pranoi
de jure nė gjirin e saj 10 shtete te reja. Pranimi i kėtyre shteteve
ėshtė vlersuar si ditė historike pėr Evropėn. Mediat transmetuan
pamje tė ndryshe rreth pėrgatitjeve qė ishin bėrė nga vendet qė po
hynin nė Evropėn e Bashkuar, dhe poashtu edhe pėrgatitjet qė ishin
bėrė nga 15-tėsha e vjetėr e Evropės.
-
-
Mbretėronte njė atmosfreė festive.
Hyrja e 10 shteteve te reja ne Unionin e Evropės, megjithė disa
zėrave tė skeptikėve qė gjatė reportazheve tė ndryshe u emruan si
real-politikėt, ishte njė ditė e madhe pėr Evropėn. Evropa
gjithnjė e mė shumė po formėsohet, ajo ka marrė kahjen e marrjes sė
konturave tė njė shteti Evropian, pėrkatėsisht tė njė identiteti
evropian.
-
Rruga e bashkimit ka qenė e gjatė dhe
e pėrcjellur sa me vėshtėrsi praktike poaq edhe pėr shkak tė
mungesės sė dėshirės politike tė shteteve evropiane pėr t`a dorzuar
njė pjesė tė suverenitetit tė tyrė politik.
-
-
II.
-
Historia e krijimit tė shteteve
dėshmon se ato janė krijuar gjatė historisė nė ato pjesė globit tė
banuara nga njerėzit. Me kalimin e kohės, nga format primitive tė
organizimit tė shoqėrisė, duke kaluar nėpėr fazat e ndryshme
historike, lindėn fillimisht qytet-shtetet dhe pastaj shtetet.
Krijimi i shteteve gjatė periudhės sė viteve tė `60, `70 e `80 tė
shekullit tė kaluar zhvillohet me dekolonizimin e teritoreve, ndėrsa
me shkatėrrimin e blokut tė lindjes (Bashkimit Sovjetik) dhe rėnies
sė sistemit komunist kemi njė prirje tė re tė krijimit tė shteteve
por qė lidhen nė parakushte tė vėshtira. Shtetet gjatė historisė dhe
raportet ndėrmjet tyre kanė qenė koekzistente (qėndrimi i shteteve
pranė njėri tjetrit) e me kohė kalojnė nė raporte kooperative
(kooperimi mes shteteve) dhe sot gjithnjė e mė shumė flitet dhe
veprohet pėr integrim.
-
Pra kemi njė proces historik
koekzistencė-kooperim-integrim tė shteteve.
-
-
III.
-
Pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Europė
startoi njė prirje e re e zhvillimeve. Pas akteve ndėrkombėtare me
rėndėsi tė veēantė, si themelimi i OKB-sė, Deklarata e tė Drejtave
tė Njeriut e OKB-sė e kėshtu me radhė, nė Evropė filloi njė proces i
ri i integrimit, mė sė pari ekonomik. Me themelimin e Bashkėsisė
Evropiane (Europäische Gemeinschaft) tė viteve tė 1950`, nė Evropė
filloi fillimisht njė proces i integrimit ekonomik, ndėrsa integrimi
politik trajtohej vetėm si rezultat i integrimit ekonomik. Ky proces
i entpolitizim njihet si teoria (neo)-funksionaliste e integrimit.
Ky proces ėshtė i lidhur ngushtė me ndikimet e saj nė rregullimet
dhe raportet brendashtetėrore.
-
-
Shtetet e Bashkimit Evropian (Unioni
Evropian) nė fillim tė procesit tė integrimeve nė Evropė, kanė
mbartur mė lehtė suverenitetin e tyre ekonomik nė organet
mbinacionale, ndėrsa sa i pėrket suverenitetit politik, shtetet
anėtare kanė ngurruar dhe ende ngurrojnė, qė ky suverenitet
pėrfundimisht tė mbartet nė organet e njė krijese, tek organet e
mundshme tė shtetit a federatės se BE-sė. Ndėrsa si e veēantė e
demokracisė nė BE vlersohet neni 6 i Marrėveshjes Amsterdamit ku
thuhet se, BE-ja bazohet nė parimet themelore tė lirisė,
demokracisė, respektimit tė tė drejtave tė njeriut, lirive themelore
si dhe nė shtetin juridik.
-
-
Procesi i zgjėrimit tė BE-sė ndikoi
qė ēėshtja e kushtetutės sė BE-sė tė tė bėhet temė shumė e
rėndėsishme pėr ardhmėrinė e Evropės. Nė fillim tė debatit pėr
kushtetutėn e BE-sė kanė dalė nė pah diferencat mes Gjermanisė dhe
Francės lidhur me konceptin e Kushtetutės sė Evropės. Pėrderisa
Franca pretendon qė politika tė mbetet edhe mėtutje nė duart e
qeverive tė shteteve nacionale, vizioni i Gjermanisė flet pėr
ndarjen e suverenitetit mes organeve mbinacionale dhe shteteve
anėtare si njė sistem kushtetues.
-
-
E veēanta e njė kushtetute Europiane
nė procesin e integrimit qėndron nė atė se kemi tė bėjmė me njė
sistem tė ri. Dhe pėr kėtė arsye dėtyra e teorisė kushtetuese nė
kėtė drejtim ėshtė qė tė zhvillojė nga doktrina e tashme, struktura
organizative e procedurale pėr njė sistem tė tillė.
-
-
IV.
-
Nė kėt proces integrimesh edhe
Ballkani Perendimorė, emrim ky qė pėr mua ėshtė i gabueshėm, duhet
tė (ri)shqyrtoj qėndrimet politike aktuale dhe situatėn reale tė
shteteve tė kėtij rajoni i cili, padyshim, ėshtė Evropė dhe i takon
Evropės.
-
-
V.
-
Nė kėtė proces integrimesh evropiane
populli shqiptarė dhe lidershipi kanė shprehur dėshirėn politike pėr
t`iu bashkuar. Sfidat dhe kėrkesat, pėrkatėsisht kushtet qė ka vėnė
BE-ja pėr shtetet qė dėshirojnė tė bėhen pjesė e kėtij Unioni, janė
tė emruara nė nenin 6 tė Marrėveshjes sė Amsterdamit. Se sa janė
plotsuar kėto kushte, kėtu konkretisht tani po flasim pėr shetin e
Shqipėrisė, sipas vlersimeve tė fundit tė komisionerit tė BE-sė pėr
integrime janė vlersuar shumė tė mangėta dhe qė kanė nevojė pėr
efektivitet mė tė theksuar dhe praktikim tė principeve tė dhėna nė
nenin 6. Shqipėria sikur tė luftonte elementet negative qė e kanė
kapluar do tė kishte mundėsi qė tė jetė vend i shkėlqyeshėm.
-
-
Integrimet e shqiptarėve nė Evropė
kanė filluar qė moti me diasporėn shqiptare qė jeton nė vendet e
ndryshme tė BE-sė. Mirėpo trungu i tyre ende nuk po i pėrmbushė
kushtet e kėrkuara nga Evropa. Populli shqiptar, kudo qė jeton,
integrimin nė Evropė duhet ta shohė edhe si njė shansė tė mirė pėr
Bashkimin de fakto tė tyre nė kuadėr tė kėtij procesi.
-
-
VI.
-
Megjithė pyetjeve tė pazhgjidhura nė
Evropėn Juglindore, e nė mėnyrė tė veēant problemi i Kosovės, me
zhgjidhjen e ēėshtjes sė saj pėrkatėsisht tė statutit, do tė bėhej
edhe njė hapje e rrugės sė integrimit tė kėsaj pjese tė Evropės nė
BE. Njė politikė e shėndoshė duke u bazuar nė principet e nenit 6 tė
marrėveshjes sė Amsterdamit, tėrheqja e disa propozimeve politike
nga disa parti shqiptare, si ai pėr Union Kosovė-Shqipėri qė vetėm
po shkaktojnė konfuzione, kjo dhe shumė probleme tjera me integrim
nė Evropė mė nuk do te kenė nevojė pėr zgjidhje, pasi qė vetvetiu
shumė ēėshtje me realizimin e integrimit nė BE do tė bėhen tė
tejkaluara dhe jorelevante pėr tu diskutuar.
-
-
Mėtutje nėse shikojmė trendin e
zhvillimeve integruese atėherė populli shqiptar nė njė Evropė tė
Bashkuar duhet tė jenė mė vigjilent dhe atraktiv, poashtu edhe mė
syēelė duke bėrė politikė me interes kombėtar patriotik dhe sa mė
larg nacionalizmit tė dėmshėm, por duke ruajtur interesat kombėtare
me metoda demokratike e duke demostruar njė politikė unike dhe
njėkohėsisht duke i`u pėrshtatur ecurive rajonale e globale.
|
|