| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Nesėr nė Prishtinė mbahet njė akademi pėrkujtimore pėr Fehmi
Aganin, nė 5-vjetorin e vrasjes
-
Holkeri sot nė Beograd takohet me kryeministrin e Serbisė
-
Nė raportin e Kofi Ananit vlerėsohet se dhuna e marsit paraqet
njė hap prapa nė Kosovė
-
Gjenerali Majers thotė se Shtetet e Bashkuara mbesin tė
pėrkushtuara nė Kosovė
-
Kryeministri Rexhepi thotė se amdinistrata publike nė Kosovė
duhet tė jetė mė efikase dhe apolitike
-
UNMIK-u thotė se po analizon planin e Serbisė pėr zgjidhjen e
situatės aktuale nė Kosovė
-
Komuna e Prishtinės ka ndarė 79 bursa pėr studentė
-
Punėtorėt e Ngrohtores dhe tė Tertores sė KEK-ut protestuan edhe
dje
-
UNESKO pėr rindėrtimin e monumenteve fetare e kulturore serbe nė
Kosovė
-
Banka Botėrore do tė vazhdojė ta ndihmojė Kosovėn
-
Bashkėpunimi midis Serbisė dhe gjykatės sė Hagės thuajse nuk
ekziston
-
Autoritetet maqedonase lėshuan fletarrest pėr ish-ministrin e
brendshėm Lube Boshkovski
-
Ministri i jashtėm shqiptar Kastriot Islami sot do tė vizitojė
Shkupin
-
Nė Ulqin ėshtė shpallur aksioni humanitar pėr vendosjen falas tė
200 fėmijėve bonjakė nga Kosova
-
Branko Cėrvenkovski pas zgjedhjes sė tij pėr president shteti ka
braktisur postin e kryeministrit
-
Parlamenti maqedonas sot po debaton pėr heqjen e imunitetit tė
Lube Boshkovskit
-
Nano e Karamanlis biseduan nė Athinė pėr legalizimin e
imigrantėve dhe ēėshtjen ēame
-
Grafite naciste antishqiptare dhe antisemite nė Novi Sad
-
Forcat izraelite kanė vrarė njė palestinez nė njė sulm nė Gaza
-
Nė Afganistan janė vrarė tė pakten 2 perendimorė dhe pėrkthyesi
i tyre
-
Nė Qerbela janė vrarė 3 luftėtarė tė al-Sadėrit
-
Tri shpėrthime tronditėn sot nė mėngjes Athinėn
-
Guerilasi mė i lartė nė Kolumbi ėshtė dėnuar me 35 vjet burg
-
Pentagoni heq dorė nga planet pėr tė pakėsuar forcėn e tij nė
Irak
-
Miller: do tė shqyrtohen teknikat e marrjes sė tė ndaluarve nė
pyetje
-
Katėr fuqitė e mėdha afirmojnė angazhimin pėr planin e paqes
-
Ramsfeld: "Do tė marr masa ndaj amerikanėve tė ndėrlikuar nė
keqtrajtimin e tė burgosurve irakianė"
-
Dhjetra tė plagosur nė Batumi tė Axharisė
-
Nė luftimet e sotme nė Irak janė vrarė 12 kryengritės
-
Bush premton tė ndėshkojė abuzuesit nė Irak
-
Qeveria e Berluskonit mė jetėgjatė nė histori
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Nesėr
nė Prishtinė mbahet njė akademi pėrkujtimore pėr Fehmi Aganin, nė
5-vjetorin e vrasjes
-
-
Prishtinė, 5 maj 2004
- Nė 5-vjetorin e vrasjes sė
Fehmi Aganit, njė nga figurat mė tė shquara politike pėr ēėshtjen e
Kosovės, nesėr, mė 6 maj, nė orėn 12.00, nė Teatrin Kombėtar nė
Prishtinė, nėn patronazhin e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova,
organizohet njė akademi pėrkujtimore.
-
Pėr figurėn e Fehmi Aganit do tė flasė Presidenti i Kosovės Ibrahim
Rugova. Poashtu me kėtė rast do tė shfaqet edhe njė program i
zgjedhur artistik.
-
Fehmi Agani, i cili ka qenė njė nga themeluesit e LDK-sė dhe pėr
shumė vjet numri dy i kėsaj partie, u ekzekutua nga forcat kriminale
serbe mė 6 maj tė vitit 1999, ndėrkaq edhe sot e kėsaj dite nuk janė
zbuluar autorėt e vrasjes.
-
-
-
-
-
Holkeri sot nė Beograd takohet me kryeministrin e Serbisė
-
-
Beograd, 5 maj 2004
- Kryeadministrarori i Kosovės
Hari Holkeri sot nė Beograd takohet me kryeministrin e Serbisė
Vojisllav Koshtunica, njoftojnė mediat serbe.
-
Gjatė kėtij takimi pritet qė nė qendėr tė vemendjes tė jetė hapja e
paradokohshme e Zyrės pėr marrėdhėnie me jashtė nė Prishtinė, si dhe
plani i qeverisė sė Serbisė pėr zgjidhjen politike tė situatės nė
Kosovė, i cili javėn e kaluar ėshtė miratuar nga Kuvendi i Serbisė.
-
-
-
Nė
raportin e Kofi Ananit vlerėsohet se dhuna e marsit paraqet njė hap
prapa nė Kosovė
-
-
Nju Jork, 5 maj 2004
- Mbrėmė vonė nė selinė e Kombet
e Bashkuara ėshtė publikuar raporti i rregullt i sekretarit tė
pėrgjithshėm, Kofi Annan, pėr punėn e UNMIK-ut nė Kosovė.
-
-
Nė kėtė raport vlerėsohet se dhuna e
marsit paraqet njė hap prapa nė stabilizimin dhe nė normalizimin e
gjendjes nė Kosovė. Nė raport, pos tjerash, theksohet se gjatė
trazirave tė marsit nė Kosovė janė vrarė 19 persona, prej tė cilėve
11 shqiptarė dhe 8 serbė, ndėrsa ishin plagosur 954 persona.
-
-
Ndėr tė plagosurit, thuhet mėtutje nė
raport, ishin edhe 65 policė ndėrkombėtarė, 58 pjesėtarė tė trupave
mbrojtėse tė Kosovės, dhe 61 ushtarė tė Kforit. Nė raport shkruan se
valės sė dhunės i paraprinė dy ngjarje qė kishin ndodhur disa ditė
mė parė.
-
-
Nė incidentin e parė ishte plagosur njė
i ri serb nė Ēagllavicė ndėrsa njė ditė mė vonė "sė paku dy fėmijė
shqiptarė" ishin mbytur nė njė lumė. "Rrethanat nė tė cilat ndodhi
kjo fatkeqėsi ende nuk janė zbuluar" - shkruan pos tjerash nė
raportin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi
Anan pėr situatėn nė Kosovė.
-
-
Ėshtė paralajmėruar se ky raport do tė
jetė bazė pėr debat nė Kėshillin e Sigurimit qė pritet tė mbahet mė
11 tė kėtij muaji.
-
-
-
Kryeministri Rexhepi thotė se amdinistrata publike nė Kosovė duhet
tė jetė mė efikase dhe apolitike
-
-
Prishtinė, 5 maj 2004
- Kryeministri Bajram Rexhepi ka
thėnė se amdinistrata publike nė Kosovė duhet tė jetė e qėndrueshme,
efikase, apolitike dhe nė shėrbim tė qytetarėve. Ai i bėri kėto
komente nė seminarin e organizuar nga zyra e tij me temėn:
"Vendimarrėsit nė administratėn publike".
-
-
Me kėtė rast ai ka theksuar nevojėn e
angazhimit mė tė madh tė pushtetit lokal pėr tė ndėrtuar njė
administratė tė qėndrueshme nė Kosovė. Nė kėtė seminar dyditėsh
morėn pjesė pėrfaqėsues tė komunave, zyrtarė tė administratės
ndėrkombėtare, tė institucioneve qendrore dhe ekspertė tė
administratės nga OKB-ja.
-
-
-
UNMIK-u thotė se po analizon planin e Serbisė pėr zgjidhjen e
situatės aktuale nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 5 maj 2004
- UNMIK-u mbrėmė pėrmes njė
komunikate ka njoftuar se plani i Serbisė pėr zgjidhjen e situatės
aktuale nė Kosovė, i miratuar nga Kuvendi i Serbisė ėshtė duke u
analizuar sė bashku me partnerėt ndėkombėtarė, pėrfshirė edhe Grupin
e Kontaktit.
-
-
Nė komunikatė UNMIK-u thotė se pajtohet
plotėsisht me ftesėn e Kėshillit tė Sigurimit pėr mė shumė qeverisje
efektive lokale pėrmes bartjes sė kompetencave tė parezervuara nė
autoritetet lokale dhe komunitetet e Kosovės.
-
Gjithashtu UNMIK-u konsideron se forcimi i vetėqeverisjes lokale
ėshtė kyē pėr qėndrueshmėri ekonomike, siguri dhe qeverisje
transparente lokale pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.
-
-
Vendosja e rajoneve autonome nė
territorin e Kosovės me institucione qė nuk janė kompatibile me
strukturėn qeverisėse nė Kosovė, nuk do tė jetė nė linjė me vizionin
tonė tė pėrbashkėt pėr njė shoqėri multietnike dhe reforma e
qeverisjes lokale do tė jetė ēėshtje e diskutimeve tė mėtutjeshme tė
palėve tė interesuara tė Kosovės, thuhet nė komunikatėn e lėshuar
nga UNMIK u.
-
-
-
Gjenerali Majers thotė se Shtetet e Bashkuara mbesin tė pėrkushtuara
nė Kosovė
-
-
Ferizaj, 5 maj 2004
- Shefi i Shtabit tė Ushtrisė
amerikane, gjenerali Riēard Majers, i cili qėndroi dje nė Kosovė, ku
ka vizituar kampin amerikan "Bondstill", qė ėshtė baza mė e madhe
ushtarake amerikane nė Ballkan. Majers me kėtė rast ka dekoruar edhe
disa ushtarė.
-
Gjenerali Majers nė njė konferencė me gazetarė ka thėnė se
vazhdimėsia ndaj demokracisė pėr miqtė nė Kosovė dhe siguria e
Ballkanit mbeten pėparėsi ushtarake e Shteteve tė Bashkuara tė
Amerikės. Ai ka shtuar se SHBA-tė janė tė pėrkushtuara pėr suksesin
e NATO-s nė Ballkan. Ai tha se situata nė Irak nuk do tė ndikojė nė
misionin trupave amerikane nė Kosovė, pavarėsisht nga angazhimet e
SHBA-ve nė vatra tė tjera tė krizės.
-
Gjenerali Majers ka thėnė trazirat e marsit ishin befasuese edhe pėr
forcat amerikane dhe njė sfidė e madhe pėr tė gjithė nė Kosovė. Ai
ftoi tė gjitha palėt tė ndajnė pėrgjegjėsitė pėr sfida tė tilla.
Gjenerali Majers tha se Serbia mė nuk paraqet kėrcėnim pėr Kosovėn,
ndėrkaq vendet e Ballkanit tashmė janė orientuar pėr t'u integruar
nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO, tha Majers.
-
-
-
Komuna e Prishtinės ka ndarė 79 bursa pėr studentė
-
-
Prishtinė, 5 maj 2004
- Njė komision i Kuvendit Komunal
tė Prishtinės nė bazė tė tė aplikacioneve qė kanė arritur nė
konkursin e shpallur ka marrė vendim pėr ndarjen e bursave
studentėve tė UP-sė per vitin akademik 2004 nė profile tė ndryshme.
-
Komisioni aktualisht ka ndarė 79 bursa si vijon: pėr studentėt e
Fakultetit tė Edukimit 9 bursa, Fakultetin e SHMN 5, Fakultetin
Filozofik 20, Fakultetin Filologjik 9, Fakultetin e Mjekėsisė 10,
Fakultetin e Arteve 3, Fakultetin Juridik 4, Fakultetin Ekonomik 6,
Fakultetin Teknik 12 dhe pėr studentė tė Fakultetit tė Bujqėsisė 1
bursė.
Lartėsia e bursave ėshtė 50 euro nė muaj. Kėto mjete janė siguruar
nga buxheti i KK tė Prishtinės me qėllim qė t`u ndihmohet sadopak
studentėve me kushte tė veshtira ekonomike dhe atyre me sukses te
lakmueshem.
-
Ndėrkohė edhe disa bursa tė tjera do tė ndahen pėr studentė gjatė
ditėve tė ardhshme.
-
-
-
Punėtorėt e Ngrohtores dhe tė Tertores sė KEK-ut protestuan edhe dje
-
-
Prishtinė, 5 maj 2004
- Punėtorėt e Ngrohtores dhe tė
Tertores, njėsi punuese qė deri para disa muajve kanė vepruar nė
kuadėr tė KEK-ut, protestuan pėr tė pesėmbėdhjetėn ditė me radhė,
duke shprehur pakėnaqėsitė me kushtet e vėshtira.
-
-
Atyre policia ua kishte ndaluar tė
depėrtonin nė drejtim tė Prishtinės pėr tė biseduar me kompetentėt,
ndėrkaq qė policia nuk lejonte as ekipet e gazetarėve tė shkonin nė
drejtim tė protestuesve.
-
Zyrtarėt e policisė deklaruan se nuk po i lejojnė punėtorėt pėr tė
marshuar drejt Prishtinės, sepse dėshirojnė tė sigurojnė njė ambient
tė qetė.
-
"Punėtorėt prej disa ditėsh kanė kėrkuar qė tė negociojnė me
menaxherėt e KEK-ut dhe kjo ėshtė refuzuar. Pėr kėtė arsye pėr tė
siguruar njė ambient tė qetė ne nuk i kemi lejuar punėtorėt qė tė
marshojnė drejt Prishtinės", ka deklaruar Malkolm Eshbi, zėdhėnės
pėr informim i Policisė sė UNMIK-ut, pėr rajonin e Prishtinės.
Protesta kaloi pa incidente, ndėrsa punėtorėt u shpėrndanė tė qetė.
-
-
-
UNESKO pėr rindėrtimin e monumenteve fetare e kulturore serbe nė
Kosovė
-
-
Paris, 5 maj 2004
- Agjencia kryesore e OKB-sė pėr
kulturėn, UNESKO bėn tė ditur se do tė kėrkojė ndihmė ndėrkombėtare
pėr rindėrtimin e monumenteve fetare e kulturore serbe qė u
shkatėrruan gjatė dhunės etnike tė kohėve tė fundit nė Kosovė.
-
Drejtori i UNESKO-s, Koiēiro Macura, tha tė martėn se do tė punojė
pėr rindėrtimin e 29 manastireve dhe kishave serbe qė u dogjėn gjatė
dhunės sė muajit tė kaluar nga e cila gjetėn vdekjen tė paktėn 19
vetė.
Ai i bėri kėto komente nė Beograd, ndėrsa ekspertė tė UNESKO-s
vizituan Kosovėn pėr tė vlerėsuar dėmet dhe bėnė rekomandime pėr
mbrojtjen e objekteve sėrbe nė tė ardhmen.
-
Gjatė dhunės tri-ditėshe nė muajin mars nė Kosovė mbi 600 vetė u
plagosėn dhe rreth 4 mijė tė tjerė mbetėn pa strehė. Kjo ėshtė
cilėsuar si dhuna mė e rėndė nė Kosovėn e administruar nga Kombet e
Bashkuara qė prej vitit 1999.
-
-
-
Banka
Botėrore do tė vazhdojė ta ndihmojė Kosovėn
-
-
Uashington, 5 maj 2004
- Qė nga koha e pėrfundimit tė
luftimeve, nė vitin 1999, Banka Botėrore ka patur njė sėrė
projektesh nė Kosovė, me synim rindėrtimin e vendit tė shkatėrruar
nga lufta, si dhe mbėshtetjen e institucioneve demokratike nė vend.
Kohėt e fundit Banka Botėrore miratoi shumėn e 15 milionė dollarėve
si ndihmė financiare falas pėr Kosovėn. I ngarkuari i Bankės
Botėrore pėr Kosovėn, Robert Xhonsi (Jauncey), tha se edhe nė tė
ardhmen, Banka Botėrore do tė vazhdojė ta ndihmojė Kosovėn.
-
Sipas tij, strategjia pėr Mbėshtetjen e Tranzicionit pėr Kosovėn
gjatė 18 muajve tė ardhshėm, element kryesor ka njė angazhim tė
Bankės pėr t'i dhėnė 15 milionė dollarė mbėshtetje financiare falas
pėr Kosovėn, nė kuadėr tė ndihmės prej 80 milionė dollarėsh qė i
janė dhėnė Kosovės qė nga vitit 1999, pas pėrfundimit tė luftimeve.
-
"Mendoj se nė tė ardhmen, do tė jemi tė aftė tė fillojmė njė program
pėr dhėnien e kredive, duke krijuar kėshtu mundėsinė qė ndihma e
Bankės pėr Kosovėn tė shtohet", tha Xhonsi, duke shtuar se bashkėsia
ndėrkombėtare ka dhėnė gjithsej 2 miliardė dollarė qė nga viti 1999,
pėr Kosovėn. Ai tha se nė kėtė drejtim ka pasur sukses pėr shkak tė
programeve tė rindėrtimit, si edhe nė saje tė pėrkushtimit tė vetė
palės kosovare: janė ndėrtuar mė tepėr se 50 mijė shtėpi, mijėra
kilometra rrugė, janė bėrė pėrmirėsime nė shėrbimin shėndetėsor.
-
Xhonsi theksoi se Banka punėn e saj e pėrqėndron nė fuqizimin e
polikave ekonomike dhe nė punėn me insitucionet e Kosovės, pėr tė
ndėrtuar kėtė kapacitet drejtues nė fushėn ekonomike, nė mėnyrė qė
Kosova tė pėrparojė drejt pėrmbushjes sė standarteve, si dhe drejt
pakėsimit tė varfėrisė nė vend, tha pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore.
-
"Dua tė shtoj se Banka Botėrore ka mbi 4 vjet qė po punon nė Kosovė.
Ne jemi shumė tė kėnaqur me pėrkushtimin qė kanė treguar
institucionet e Kosovės; mund tė them se ne kemi patur njė program
shumė tė suksesshėm: nė kushte tė vėshtira, 19 nga 20 projektet qė
kemi mbėshtetur kanė qenė tė suksesshėm; ne jemi tepėr tė kėnaqur me
nivelin e pėrkushtimit, si dhe qė programi i rindėrtimit ka qenė
shumė i sukseshėm nė Kosovė; dhe ne do tė vazhdojmė ta ndihmojmė
Kosovėn", theksoi pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore, Robert Xhonsi nė
njė intervistė dhėnė "Zėrit tė Amerikės".
-
-
-
Bashkėpunimi midis Serbisė dhe gjykatės sė Hagės thuajse nuk
ekziston
-
-
Hagė, 5 maj 2004
- Kryegjyqtari i Gjykatės sė Hagės
thotė se bashkėpunimi midis Serbisė e Malit tė Zi dhe kėsaj gjykate
thuajse nuk ekziston.
-
Gjyqtari Theodor Meron shprehu e pikėpamjen e tij nė njė letėr
drejtuar Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
-
Letra e gjyqtarit Meron mbėshtet njė raport tė kryeprokurores sė
Gjykatės sė Hagės, Carla del Ponte, ku theksohet se autoritetet e
Serbisė dhe Malit tė Zi nė mėnyrė tė pėrsėritur nuk i kanė arrestuar
tė kėrkuarit dhe nuk kanė ndihmuar pėrpjekjet e gjykatės pėr tė
intervistuar dėshmitarė dhe kontrolluar dokumenta.
-
Gjyqtari tha se mungesa e bashkėpunimit nga ana e autoriteteve tė
Serbisė dhe Malit tė Zi kėrcėnon realizimin e objektivit tė gjykatės
pėr tė pėrfunduar punėn e saj nga fundi i kėtij dhjetėvjeēari.
-
-
-
Autoritetet maqedonase lėshuan fletarrest pėr ish-ministrin e
brendshėm Lube Boshkovski
-
-
Shkup, 5 maj 2004
- Policia maqedonase ka lėshuar
urdhėrarrestin pėr ish-ministrin e brendshėm Lube Boshkovski, nėn
akuzėn se ka planifikuar vrasjen e gjashtė pakistanezėve dhe tė njė
indiani nė territorin e Maqedonisė nė mars tė vitit 2002. Boshkovski
i kishte shpallur kėta emigrantė tė paligjshėm si terroristė, qė
kinse kishin pėr qėllim tė sulmojnė ambasadat perėndimore nė Shkup.
-
-
Avokatėt e Boshkovskit thanė se ai ėshtė
kapur dje nga policia, por Ministria e Brendshme maqedonase e mohon
kėtė njoftim, duke theksuar se megjithatė po bėn pėrpjekje pėr
arrestimin e tij. Ndėrkaq, Parlamenti i Maqedonisė ka caktuar pėr
sot njė seancė urgjente ku do tė debatohet nė lidhje me imunitetin e
deputetit Lube Boshkovski.
-
Vrasja e kėtyre emigrantėve ka ndodhur me shpjegimin se ata ishin
terrorist. Ndėrkaq, policia maqedonase ka pranuar se vrasja e tyre
kishte pėr synim fitimin e mbėshtetjes amerikane.Ø
-
Pakistani ka pėrshėndetur autoritetet e Maqedonisė pėr angazhimin e
tyre lidhur me ndriēimin e vrasjes sė shtetasve tė tij, ndėrkohė qė
familjarėt e viktimave kėrkojnė nga Maqedonia 12 milionė dollarė
dėmshpėrblim.
-
-
-
Ministri i jashtėm shqiptar Kastriot Islami sot do tė vizitojė
Shkupin
-
-
Shkup, 5 maj 2004
- Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė,
Kastriot Islami sot do tė vizitojė Shkupin, ku do tė zhvillojė
takime me homologen e tij maqedonase Ilinka Mitreva, kryeministrin
Branko Cėrvenkovski, kryetarin e Kuvendit Lubēo Jordanovski si dhe
me kryetarin e Komsionit pėr Politikė tė Jashtme tė Kuvendit tė
Maqedonisė, Teuta Arifi.
-
-
-
Nė
Ulqin ėshtė shpallur aksioni humanitar pėr vendosjen falas tė 200
fėmijėve bonjakė nga Kosova
-
-
Ulqin, 5 maj 2004
- Koordinatori i Shoqatės sė
Biznismenėve tė Ulqinit Skėnder Karamanaga tha se ky asociacion ka
shpallur aksionin humanitar pėr vendosjen falas tė 200 fėmijėve
bonjakė nga Kosova dhe po aq nga Srebrenica. Vėtėm nė orėt e
paraditės sė djeshme nė selinė e kėsaj shoqate, thotė ai, janė
lajmėruar 30 pronarė tė shtėpive pėr tė vendosur gratis bonjakėt nga
Kosova dhe Srebrenica.
-
-
-
Branko Cėrvenkovski pas zgjedhjes sė tij pėr president shteti ka
braktisur postin e kryeministrit
-
-
Shkup, 5 maj 2004
- Kryeministri maqedonas Branko Cėrvenkovski pas zgjedhjes sė tij
pėr president shteti nė mbledhjen e djeshme tė qeverisė ka braktisur
dje postin e kryeministrit. Ai me kėtė rast ka falėnderuar anėtarėt
e kabinetit tė tij pėr bashkėpunimin e deritashėm.
-
Pas largimit tė Cėrvenkovskit nga ky post, pritet tė formohet
kabineti i ri qeveritar, i cili do tė drejtohet sėrish nga radhėt e
LSDM-sė, por do tė ketė ndryshime nė funksionet ministrore.
Njfotohet se BDI pritet tė udhėheqė edhe njė ministri shtesė:
Ministrinė e Punėve tė Brendshme ose atė tė Mbrojtjes.
-
-
-
Parlamenti maqedonas sot po debaton pėr heqjen e imunitetit tė Lube
Boshkovskit
-
-
Shkup, 5 maj
- Parlamenti maqedonas sot po debaton
pėr marrjen eventuale tė mandatit tė deputetit Lube Boshkovskit.
Ish-ministri i Brendshėm maqedonas ėshtė i dyshuar si njė nga
iniciatorėt kryesorė pėr ekzekutimin e shtatė emigrantėve ekonomikė
nė rastin e njohur tė "Vreshatve tė Rashtakut".
-
-
Boshkovski nuk ėshtė prezent nė mbledhje
e parlamentit. Nėse parlamenti ia merr imunitetin menjeherė hyn nė
fuqi urdhėrarresti i gjykatės pėr arrestimin e Boshkovskit. Por ai
edhe ashtu po u ik organeve tė ndjekjes ndonėse avokatėt e tij
pohojnė se ai dje ėshtė ndaluar nga policia dhe ėshtė dėrguar nė njė
vend tė panjohur.
-
-
-
Nano
e Karamanlis biseduan nė Athinė pėr legalizimin e imigrantėve dhe
ēėshtjen ēame
-
-
Athinė, 5 maj 2004
- Nė takimin e sotėm ndėrmjet
kryeministrit tė Greqisė, Kostas Karamanlis dhe atij tė Shqipėrisė,
Fatos Nano u diskutuan ēėshtja e legalizimit tė imigrantėve, ēėshtja
ēame dhe bashkėpunimi nė kuadėr tė luftės kundėr terrorizmit.
-
-
Krymeinistri karamanlis vlerėsoi se
imigrantėt si njė faktor tė rėndėsishėm nė zhvillimin ekonomik tė
Greqisė dhe tzė Shqipėrisė dhe u shpreh pėr legalizimin sa mė tė
shpejtė tė dokumenteve. Zoti Nano pas takimit pėrmendi ekzistimin e
marrėdhėnieve tė mira tė partneritetit me Greqinė.
-
-
-
Grafite naciste antishqiptare dhe antisemite nė Novi Sad
-
-
Novi Sad, 5 maj 2004
- Nė disa mure tė ndėrtesave tė
Novi Sad janė shkruar grafite shoveniste dhe antisemite.
-
Sipas mediave serbe nė to shkruan: "Shqiptarė (shiptari) shporruni
jashtė", "Serbia serbėve, jashtė me hungarezėt", ėshtė vizatuar dhe
ėshtė shkarravitur ylli i Davidit dhe janė shkruar sharje nė llogari
tė shtetit izraelit. Gjithashtu bėhet e ditur se disa tė rinj tė
dehur kanė hyrė me dhunė nė kishėn adventiste dhe kanė sulmuar
priftėrinjtė.
-
Poashtu ditė mė parė nė qytetin e Nishit ishte shkruar njė parullė
naciste.
-
-
-
Forcat izraelite kanė vrarė njė palestinez nė njė sulm nė Gaza
-
-
Gaza, 5 maj 2004
- Forcat izraelite kanė vrarė sot (e
merkurė) njė palestinez nė njė sulm nė Gaza, njofton Rojter. Sulmi
ka ndodhur nė njė kohė kur bashkėsia ndėrkombėtare po bėn trysni pėr
planin pėr evakuimin nga territoret palestineze. Kėtė plan e ka
mbėshtetur kryeministri izraelit, Ariel Sharon, por e ka
kundėrshtuar partia e tij Likud dhe kolonėt izraelitė nė Gaza.
-
-
Dėshmitarėt kanė thėnė se trupat
izraelite, qė kanė hyrė nė Deir al-Balah kanė vrarė njė kapiten tė
policisė palestineze dhe kanė plagosur edhe 15 tė tjerė nė
pėrleshjet me kryengritėsit gurėhedhės. Armata izrelite ka rrėnuar
edhe 10 shtėpi nė kampin Khan Junis.
-
-
-
Nė
Afganistan janė vrarė tė pakten 2 perendimorė dhe pėrkthyesi i tyre
-
-
Kabul, 5 maj 2004
- Tė paktėn dy perėndimorė dhe
pėrkthyesi i tyre afganė janė vrarė nė njė sulm tė militantėve tė
dyshimtė nė provincėn Nuristan tė Afganistanit lindor, ka bėrė tė
ditur sot (e mėrkurė) njė zyrtar afgan, njofton Rojter.
-
-
Trupat e tyre tė pajetė i kanė zbuluar
autoritetet vendore, ka thėnė zyrtari i Ministrisė sė Brendshme. Pėr
kėto vrasje, ai ka fajėsuar militantėt e regjimit tė pėrmbysur tė
talibanėve.
-
-
-
Nė
Qerbela janė vrarė 3 luftėtarė tė al-Sadėrit
-
-
Qerbela, 5 maj 2004
- Forcat e koalicionit amerikan
kanė zhvilluar luftime kundėr milicisė lojale shite tė Moktada
alCSadėr nė qytetin e shenjtė, Qerbela, ku kanė vrarė tre luftėtarė,
kurse nėntė tė tjerė janė plagosur, kanė bėrė tė ditur dėshmitarėt
dhe zyrtarėt spitalorė, njofton Rojter.
-
-
Luftimet janė bėrė disa orė pasi liderėt
politikė shitė i kanė bėrė thirrje Sadėrit qė tė ēarmatoset. Ushtria
amerikane ende nuk ka dhėnė komente pėr kėto incidente.
-
-
-
Tri
shpėrthime tronditėn sot nė mėngjes Athinėn
-
-
Athinė, 5 maj 2004
- Autoritetet greke thonė se tri
bomba shpėrthyen sott nė mėngjes pranė njė stacioni policie nė
Athinė.
-
Nuk ka pasur njoftime pėr viktima nga shpėrthimet qė ndodhėn pak
para aktiviteve me rastin e fillimit tė periudhės 100 ditė para
Lojrave Olimpike Verore qė do zhvillohen nė kryeqytetin grek.
-
Policia thotė se njė person anonim i telefonoi njė gazete pėr tė
paralajmėruar pėr shpėrthimet, por nuk dha ndonjė mitiv ose se kush
mund tė marrė pėrgjegjėsinė pėr shpėrthimet nė distriktin Klithea tė
Athinės, i cili ėshtė rrethuar nga forcat policore.
-
Dy nga bombat shpėrthyen brenda pak minutash, kurse e treta rreth
njė gjysmė ore mė pas. Tė paktėn njė ndėrtesė ėshtė dėmtuar nga
shpėrthimet.
-
-
-
Guerilasi mė i lartė nė Kolumbi ėshtė dėnuar me 35 vjet burg
-
-
Bogota, 5 maj 2004
- Guerilasi mė i lartė, qė ėshtė zėnė
deri tash nė Kolumbi, ėshtė dėnuar me 35 vjet burg, njofton
BBCWorld. Rikardo Palmera, 35-vjeēar, i njohur mė shumė me
pseudonimin Simon Trinidad, ishte figurė publike nė bisedimet e
dėshtuara paqėsore me qeverinė. Ai ėshtė akuzuar pėr kidnapime dhe
kryengritje dhe ngarkohet me krimet pėr vrasje dhe terrorizėm.
-
-
-
Pentagoni heq dorė nga planet pėr tė pakėsuar forcėn e tij nė Irak
-
-
Uashington, 5 maj 2004
- Departamenti amerikan i
Mbrojtjes thotė se ka hequr dorė nga planet pėr tė pakėsuar forcėn e
tij ushtarake nė Irak dhe se do tė ruajė tė paktėn nivelin e
tanishėm tė trupave atje deri nė fund tė vitit 2005.
-
Zyrtarėt thonė se plani ėshtė tani qė nė Irak tė mbahen deri nė 138
mijė trupa amerikane pėr shkak tė asaj qė ata e cilėsojnė si
periudhė pasigurie ndėrkohė qė afrohet afati i 30 qershorit pėr
kalimin e sovranitetit nė duart e irakianėve.
-
Pantogoni kishte nė plan ta ulte efektivin e tij ushtarak nė Irak nė
115 mijė trupa, por i ndryshoi planet pas shkallėzimit tė ndjeshėm
tė dhunės atje.
-
-
-
Miller: do tė shqyrtohen teknikat e marrjes sė tė ndaluarve nė
pyetje
-
-
Bagdad, 5 maj 2004
- Kreu i sapoemėruar i sistemit tė
burgjeve ushtarake amerikane nė Irak tha se do tė shqyrtojė teknikat
e marrjes nė pyetje dhe do tė shkurtojė nė masėn 50 pėrqind numrin e
tė ndaluarve nė burgun ku ushtarėt amerikanė abuzuan tė burgosurit
irakianė.
-
Gjeneral-majori Xhefri Miller tha dje se kėrkon tė pakėsojė nga 3
mijė e 800 nė 2 mijė numrin e tė burgosurve qė mbahen nė burgun Abu
Ghraib.
-
-
-
Katėr
fuqitė e mėdha afirmojnė angazhimin pėr planin e paqes
-
-
Bruksel, Uashington, 5 maj 2004
- Katėr fuqitė qė
mbėshtesin planin e paqes pėr Lindjen e Mesme afirmuan angazhimin e
tyre ndaj kėtij plani por thanė gjithashtu se e shikojnė pozitivisht
propozimin e kryeministrit izraelit Ariel Sharon pėr tėrheqjen e
vendbanimeve hebraike nga Gaza.
-
Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Bashkimi Evropian
thanė nė njė deklaratė se plani i zotit Sharon ėshtė njė rast i
rrallė pėr ta ēuar pėrpara ēėshtjen e Lindjes sė Mesme por shtojnė
se kjo duhet tė rezultojė nė njė tėrheqje tė plotė izraelite nga tė
gjitha vendbanimet nė Gazė dhe nga disa tė tilla nė Bregun
Perėndimor.
-
-
-
Ramsfeld: "Do tė marr masa ndaj amerikanėve tė ndėrlikuar nė
keqtrajtimin e tė burgosurve irakianė"
-
-
Uashington, 5 maj 2004
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes
premtoi se do tė marrė ēdo masė tė nevojshme pėr tė vėnė para
pėrgjegjėsisė personelin ushtarak amerikan tė implikuar nė
keqtrajtimin e tė burgosurve irakianė.
-
Nė njė konferencė shtypi, Ramsfeld tha se ai ka qenė nė dijeni tė
shkeljeve qė nga muaji janar duke shtuar se aktualisht janė po
zhvillohen 6 procese hetimore pėr kėtė ēėshtje.
-
Ai i quajti "nė kundėrshtim me vlerat amerikane dhe thellėsisht
shqetėsuese" fotografitė e ushtarėve amerikanė duke poshtėruar tė
burgosurit irakianė nė burgun Abu Gharib.
-
-
-
Dhjetra tė plagosur nė Batumi tė Axharisė
-
-
Batumi, 5 maj 2004
- Forcat e sigurisė nė Batumi,
kryeqendra e Axharisė kanė shpėrndarė me forcė njė protestė tė
studentėve dhe mėsuesve ndaj udhėheqėsit lokal, Aslan Abashidze.
-
Njerėzit filluan tė bėrtasin dhe tė vrapojnė kur persona tė
armatosur, besnikė tė udhėheqėsit lokal Aslan Abashidze shpėrndanė
mitingun.
-
Ata pėrdorėn pompat e ujit dhe i ndoqėn demonstruesit nga pas duke i
qėlluar me shufra hekuri dhe shkopinj druri. Dhjetra vetė janė
shtruar nė spital, dhe disa, sipas njoftimeve, janė nė gjendje
kritike.
-
Demonstruesit kishin dalė pėr tė protestuar kundėr vendimit tė zotit
Abashidze pėr tė mbyllur shkollat dhe universitetet nė tė gjithė
krahinėn.
-
-
Ata kėrkonin gjithashtu qė zoti
Abashidze tė ēarmatosė forcat e tij paraushtarake, tė heqė gjendjen
e jashtėzakonshme nė krahinė dhe tė rivendosė lidhjet rrugore me
pjesėn tjetėr tė Gjeorgjisė.
-
-
-
Nė
luftimet e sotme nė Irak janė vrarė 12 kryengritės
-
-
Qerbela, 5 maj 2004
- Sipas njoftimeve mė tė reja, nė
luftimet e sotme (e mėrkurė) ndėrmjet forcave tė koalicionit
amerikan dhe milicisė shite nė qytetet jugore Qerbela dhe Divanjah,
janė vrarė 12 kryengritės, kanė bėrė tė ditur burimet e koalicionit
dhe ato irakiene, njofton AFP.
-
-
Zėdhėnėsi i klerikut kryengritės Moktada
al-Sadėr nė Naxhaf ka thėnė se 9 pjesėtarė tė milicisė janė vrarė nė
luftimet nė Divanjah. Zėdhėnėsi ushtarak amerikan ka vėrtetuar
luftimet, por s=ka dhėnė detaje tė tjera.
-
-
-
Bush
premton tė ndėshkojė abuzuesit nė Irak
-
-
Uashington, 5 maj 2004
- Kėshilltarja amerikane pėr
Sigurinė Kombėtare, Kondoliza Rajs, tha se presidenti Bush garanton
se trupat qė janė pėrgjegjėse pėr keqtrajtimin e tė burgosurve
irakianė do tė japin llogari.
-
Duke folur pėr njė televizion nė gjuhėn arabe, zonja Rajs tha se
njerėzit duhet tė shikonin vendosmėrinė e qeverisė amerikane pėr tė
nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn.
-
Shtėpia e Bardhė tha se Presidenti do tė japė intervista pėr
televizionet Al Hurra, (rrjet televiziv qė sponsorizohet prej
amerikanėve dhe transmeton nė tė gjithė botėn arabe) dhe Al Arabija,
ku do tė pėrcjellė kėtė mesazh.
-
Ndėrkohė anėtarėt e Kongresit amerikan kanė kritikuar mėnyrėn se si
Pentagoni po trajton ēėshtjen e supozimeve pėr abuzime tė tė
burgosurve irakianė prej ushtarėve amerikanė.
-
Disa kongresistė po kėrkojnė fillimin e njė hetimi nė lidhje me kėtė
ēėshtje.
-
-
-
Qeveria e Berluskonit mė jetėgjatė nė histori
-
-
Romė, 5 maj 2004
- Qeveria e kryeministrit Silvio
Berluskoni ėshtė qeveria me jetėn mė tė gjatė nė Itali qė prej
pėrfundimit tė luftės.
-
Ajo ka tre vjet qė qėndron nė pushtet me tė njėjtin koalicion.
-
Dhe kjo nė fakt ėshtė njė arritje pėr vendin, i cili qė prej vitit
1945 ka pėrjetuar 59 ndėrrime tė qeverive.
-
Por 'festimet' kanė mbetur nė hije pėr shkak tė ligjit tė
debatueshėm pėr mediat dhe dorėheqjes sė Drejtoreshės sė
Pėrgjithshėm tė televizionit shtetėror RAI.
-
Luēia Anunciata, tha se jepte dorėheqjen "pėr arsye tė ndėrhyrjes
nga jashtė nė punėt e brendshme tė RAI-t dhe pėr mungesė
pluralizmi".
-
Kjo ngarje padyshim qė la nė hije faktin qė qeveria e kryeministrit
Berluskoni ka vendosur njė rekord nė histori.
-
Por qėndrimi i zotit Berluskoni nė pushtet kanė qėnė i rrethuar nga
debate tė shumta qė ka tė bėjnė me konflikte interesash.
-
Zoti Berluskoni ėshtė personi mė i pasur nė Itali dhe biznesi qė ai
ka dominon mediat nė Itali.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|