|
 |
|
-
Prishtinė, 5 maj 2004
- Hari
Holkeri ka nėnshkruar Rregulloren pėr zgjedhjet e
pėrgjithshme qė do tė mbahen nė vjeshtė si dhe
Rregulloren pėr partitė politike nė Kosovė. Tė dyja kėto
rregullore janė lejuar nga OKB-ja. Zgjedhjet e tetorit
do tė mbahen ashtu siē ishte paraparė edhe mė herėt,
bėri tė ditur zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Matilde Heneke.
-
Ndėrkaq me njė urdhėr tė shefit tė UNMIK-ut ėshtė
themeluar njė organ i cili ka pėr detyrė tė mbikqyrė
menaxhimin e krizės dhe reagimin e UNMIK-ut ndaj
trazirave tė marsit nė Kosovė. Ky organ pėrbėhet nga tre
ekspertė kompetentė ndėrkombėtarė.
-
-
Sipas zėdhėnėses Matilde
Heneke, ky organ do tė vlerėsojė pėrgjigjen e UNMIK-ut
ndaj krizės dhe do tė japė rekomandime pėr forcimin e
efikasitetin e mekanizmave pėr siguri dhe mbrojtje me
krizat eventuale. Poashtu ky organ do t'i raportojė
shefit tė UNMIK-ut brenda 30 ditėsh.
|
-
-
Nė njė takim me gazetarė u bė e ditur se
rasti i ish-komandantit tė UĒK-sė dhe i TMK-sė Sami Lushtaku i ėshtė
kaluar organeve tė drejtėsisė pėr procedurė tė mėtejshme. Lushtaku
ėshtė transferuar nga kampi amerikan "Bondstill" nė qendrėn e
paraburgimit nė veri tė Mitrovicės. Sami Lushtaku ėshtė arrestuar nė
lidhje me trazirat e marsit. Ndryshe deri mė tash nė lidhje me
trazirat e 17 e 18 marsit janė arrestuar mbi 260 persona.
-
Ndėrkaq zėdhėnėsi i KFOR-it Xhim Moran tha se arrestimet e ditėve tė
fundit janė tė bazuara nė rezolutėn 1244 tė KS e jo nė kodin e
Kosovės pėr procedurė penale. "Paraburgimet e tilla janė nė pajtim
me ligjin ndėrkombėtar dhe bėhen me shumė kujdes dhe do tė zgjasin
pėr aq kohė sa do tė jetė e nevojshme", tha Moran.
-
-
Sipas tij, personi gjatė fazės sė
paraburgimti ka njė numėr tė drejtash. Kėshtu, bie fjala Komitetit
Ndėrkombėtar tė Kryqit tė Kuq i lejohet qė tė vizitojė tė ndaluarit
nė qendrat e paraburgimit pėr tė verifikuar nėse tė tė ndaluarit
trajtohen nė pajtim me standardet ndėrkombėtare.
|
|