| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova u kthye sot nė Prishtinė, pas vizitės
disaditėshe nė SHBA
-
Nė seancėn e radhės Kuvendi shqyrton njė projektligj dhe
emėrimin e gjyqėtarėve dhe tė prokurorėve
-
Biznesmenėt amerikanė janė tė interesuar pėr investime nė Kosovė
-
Sipas gazetės gjermane "Shpigel", UNMIK-u po i frikėson kritikėt
e tij
-
Nė njė raport tė OSBE-sė thuhet se mediat e Kosovės kanė treguar
mungesė objektiviteti pėr ngjarjet e marsit
-
Rreth 200 punėtorė tė hekurudhave tė Kosovės mbesin pa punė
-
Gjenerali Riēard Majers qėndron sot nė Kosovė
-
Manastiri i Deēanit do tė regjistrohet nė listėn e trashėgimisė
kulturore botėrore tė UNESCO-s
-
Nė Irak janė vrarė 4 ushtarė amerikanė
-
Tre shtetas tė huaj dhe njė filipinase janė vrarė nė Filipine
-
Tė paktėn dy tė vdekur nga njė sulm izraelit
-
Sharon do t'i bėjė ndryshime planit pėr tėrheqjen nga Gaza
-
Njė shpėrthim ka tronditur paralagjen perendimore tė Bagdadit
-
Nė jug tė Afganistanit janė gjetur trupat e pajetė tė 5
ushtarėve qeveritarė
-
Tė paktėn 5 irakianė janė vrarė nė sulmin kundėr njė baze
amerikane
-
Amnesty International: pėr hetim tė pavarur tė akuzave pėr
torturimin e tė burgosurve irakianė
-
Mbi 50 ish-diplomatė kritikojnė Bushin
-
Bush nis turneun elektoral me perėndimin
-
Parandalohet sulmi nė samitin e NATO-s nė Stamboll
-
Janė arrestuar 2 pakistanezė, qė kishin vranė 3 inxhinier kinezė
me sulm me makinė-bombė
-
Nė pėrleshjet nė Nigeri janė vrarė tė pakten 67 njerėz
-
Janė arrestuar 34 tė dyshimtė nė njė operacion tė pastrimit tė
parave tė fituara me drogė nė Kolumbi
-
Njė ish-ndihmės i Osama bin Ladenit, ka kėrkuar "falje"
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova u kthye sot nė Prishtinė, pas vizitės disaditėshe
nė SHBA
-
-
Prishtinė, 4 maj 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova u kthye sot nė Prishtinė, pas
vizitės disaditėshe nė SHBA.
-
Me tė arritur nė aeroportin e Prishtinės, Presidenti Rugova deklaroi
se vizita e tij ishte shumė e suksesshme dhe shtoi se te tė gjithė
bashkėbiseduesit ka hasur nė mirėkuptim pėr zgjidhjen sa mė tė
shpejtė tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, ngase njohja e formale
e pavarėsisė do tė qetėsonte Kosovėn dhe rajonin.
-
"Ka mirėkuptim pėr Kosovėn dhe po shtohet bindja gjithnjė e mė shumė
nė SHBA qė pavarėsia e Kosovės, pra njohja formale, duhet tė bėhet
sa mė shpejt, sepse ėshtė nė tė mirė tė Kosovės, tė qetėsimit tė
gjendjes nė kėtė pjesė tė Evropės e tė botės. Njė Kosovė e pavarur e
integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė",
deklaroi Presidenti Rugova.
-
-
Ai veēoi takimet qė ka pasur me zyrtarėt
nė shtetin Pensilvania, takimin me sekretarin e pėrgjithshėm tė
OKB-sė Kofi Anan dhe me 20 ambasadorėt e vendeve mė me ndikim nė
OKB. Tė gjitha kėto takime Presidenti i vlerėsoi tė ngrohta dhe
miqėsore.
-
Njė nga ēėshtjet pėr tė cilat ka biseduar nė OKB, Presidenti Rugova
veēoi transferin e kompetencave nga UNMIK-u tek institucionet
vendore, duke shtuar se ka marrė pėrkrahjen qė kjo tė bėhet sa mė
shpejt. "Tė gjithė janė tė mendimit qė tė fillojnė tė barten
kompetencat dhe do tė punohet nė kėtė drejtim", theksoi Presidenti
Rugova pas kthimit nė Prishtinė.
-
-
-
Nė
seancėn e radhės Kuvendi shqyrton njė projektligj dhe emėrimin e
gjyqėtarėve dhe tė prokurorėve
-
-
Prishtinė, 4 maj 2004
- Nė takimin e sotėm Kryesia e
Kuvendit tė Kosovės, nėn drejtimin e Nexhat Dacit, kryetar, ka
shqyrtuar rendin e punės pėr seancėn e sė enjtes, mė 6 maj dhe ka
vendosur qė ta nxjerrė pėr shqyrtim tė dytė Projektligjin pėr
marrėveshjet finaciare ndėrkombėtare dhe Raportin pėr emėrimin e
gjyqėtarėve dhe tė prokurorėve.
-
Kryeparlamentari Daci e ka njoftuar Kryesinė se nga Qeveria ka marrė
njė letėr nėpėrmjet tė sė cilės kėrkohet qė komisionet parlamentare
gjatė amendamentimit tė mos e ndryshojnė esencėn e Projektligjit pėr
marrėveshjet financiare ndėrkombėtare.
-
Nė mbledhje pati vėrejtje se komisionet funksionale ende nuk e kanė
kryer punėn pas leximit tė parė tė projektligjit, kurse pati zėra se
nene tė veēanta tė kėtij projektligji, pėr mosgarantimin nga UNMIK-u
tė marrėveshjeve tė lidhura ndėrmjet Qeverisė dhe mekanizmave
financiarė dhe ekonomik ndėrkombėtarė, do tė reflektohet negativisht
dhe do tė destimulojnė marrėveshjet e tilla dhe investimet nė
Kosovė.
-
Duke pasur parasysh se komisionet parlamentare, pėr arsye tė
ndryshme po ndodh tė mos mblidhen dhe tė mos i kryejnė obligimet e
tyre pėr shqyrtimin dhe amendamentimin e ligjeve, Kryesia ka
vendosur qė nė raste tė tilla ligjet tė miratohen sipas miratimit nė
parim, pas leximit tė parė.
-
Kryesia ka shqyrtuar edhe kėrkesa tė komisioneve tė veēanta pėr
udhėtime zyrtare dhe nisma pėr miratimin e ligjeve tė veēanta.
-
-
-
Biznesmenėt amerikanė janė tė interesuar pėr investime nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 4 maj 2004
- Biznismenėt amerikanė janė tė
interesuar pėr investime nė fusha tė tė ndryshme tė veprimtarisė nė
Kosovė, thanė anėtarėt e njė delegacioni tė biznesmenėve nga
SHBA-ja. Biznesmenėt amerikanė gjatė qėndrimit nė Prishtinė janė
njoftuar lidhur me kushtet pėr investime nė disa fusha si nė
energjetikė, infrastrukturė rrugore, agrikulturė dhe biznes.
-
Ndryshe delegacioni i biznesmenėve amerikanė ka zhvilluar takime tė
veēanta me kryeministrin Bajram Rexhepi, ministrin e tregtisė dhe
industrisė Ali Jakupin, si edhe ka vizituar KEK-un, dhe IPKO-netin.
-
Biznesmeni i Ēikagos, Henri Pinkenshtajn ka deklaruar se zhvillimi
ekonomik ėshtė ēelės i suksesit, i paqes dhe stabilitetit nė rajon.
-
-
-
Sipas
gazetės gjermane "Shpigel", UNMIK-u po i frikėson kritikėt e tij
-
-
Prishtinė, 4 maj 2004
- Administrata e OKB-sė nė Kosovė
me plan pėrpiqet tė frikėsojė kritikėt e saj dhe dėshmitarėt e
rėndėsishėm okularė tė dhunės sė marsit, nė vend qė fajtorėt nga
radhėt e veta t'i marrė nė pėrgjegjėsi ose t'u bjerė nė gjurmė
esktremistėve, ka vlerėsuar pėrjavshmja gjermane "Shpigel".
-
-
-
Nė
njė raport tė OSBE-sė thuhet se mediat e Kosovės kanė treguar
mungesė objektiviteti pėr ngjarjet e marsit
-
-
Prishtinė, 4 maj 2004
- Nė njė raport tė OSBE-sė mbi
rolin e mediave nė ngjarjet e marsit nė Kosovė thuhet se dhuna mund
tė kishte marrė drejtim tjetėr me raportimin e drejtė tė mediave
gjatė 17 dhe 18 marsit dhe nuk do tė kishte arritur nivelin e
intensitetit dhe brutalitetit.
-
-
Pėrfaqėsuesi i OSBE-pėr Liri tė Mediave,
Miklosh Harashi, duke e prezentuar raportin nė Prishtinė tha se
mediat nuk kanė bėrė asgjė me qėllim, por se ėshtė treguar njė nivel
i papranueshėm i emocioneve dhe ėshtė treguar mungesė objektiviteti.
-
Mediat, tha ai, kanė pėrgjegjėsinė tė reagojnė nė mėnyrė tė duhur
dhe profesionale.
-
Raporti i OSBE-sė kritikon nė veēanti mbulimin e ngjarjes sė 16
marsit nga tri televizionet e Kosovės. Autori i kėtij raporti Dardan
Gashi thotė se raporti nuk ka pėr qėllim qė fajin pėr ngjarjet e
marsit t'ua lėrė mediave nė Kosovė.
-
-
Por, sipas tij, do tė ishte fatkeqėsi
nėse raporti i publikuar do tė reflektonte autocensurė nė mediat e
Kosovės. Ndėrka nė raportin e OSBE-sė rekomandohet tė kryehet njė
hetim i plotė i paraqitjes nga mediat elektronike nė gjuhėn shqipe
dhe serbe, gjatė trazirave tė 17 dhe 18 marsit.
-
-
Raporti ofron rekomandime se si tė
pėrmirėsohen mediat dhe tė japin njė pamje tė mediave tė lira, dhe
tė balancuara.
-
Poashtu raporti konstaton mungesėn e besimit reciprok ndėrmjet
zyrtarėve pėr informin tė UNMIK-ut dhe gazetarėve tė Kosovės.
-
-
-
Rreth
200 punėtorė tė hekurudhave tė Kosovės mbesin pa punė
-
-
Prishtinė, 4 maj 2004
- Rreth 200 punėtorė tė
hekurudhave tė Kosovės mund tė mbesin pa punė nė ditėt e ardhshme,
pas vendimit pėr reformimin e sistemit tė punėsimit nė hekurudha nga
Agjencia Kosovare e Mirėbesimit AKM). Kėtė qėndrim tė AKM-sė si
duket e ka pranuar edhe Bordi i menaxherėve tė hekurudhave.
-
Mirėpo, punėtorėt thanė se nuk do ta pranojnė vendimin dhe se do tė
hyjnė edhe nė njė grevė urie.
-
Punėtorė nga tė gjitha njėsitė e hekurudhave tė Kosovės janė takuar
nė njė mbledhje tė organizuar nga sindikata, proi aty nuk ishte
prezent as drejtori, as menaxherėt e hekurudhave. Punėtorėt kanė
akuzuar menaxherėt e tyre se po pėrgatisin lista tė fshehta pėr
largimin e disa punėtorėve.
-
-
-
Gjenerali Riēard Majers qėndron sot nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 4 maj 2004
- Kryeshefi i shtatmadhorisė sė
forcave tė armatosura amerikane gjenerali Riēard Majers do tė
qėndrojė sot nė Kosovė, ku pritet tė vizitojė edhe ushtarėt
amerikanė tė stacionuar nė kampin "Bondstill".
-
Po sot gjenerali Majers do tė vizitojė edhe ushtarėt amerikanė nė
njė bazė nė Tuzlla tė Bosnjės.
-
-
-
Manastiri i Deēanit do tė regjistrohet nė listėn e trashėgimisė
kulturore botėrore tė UNESCO-s
-
-
Beograd, 4 maj 2004
- Drejtori i pėrgjithshėm i
UNESC0-s Koiēiro Macura, i cili nė krye tė njė delegacioni tė kėsaj
organizate qėndroi nė Kosovė, ka deklaruar nė Beograd se nė listėn e
trashėgimisė kulturore botėrore sė shpejti do tė futet edhe
manastiri i Deēanit.
-
-
Pas vizitės qė i kishte bėrė kishave dhe
manastireve ortodokse nė Kosovė, Macura tha se UNESC0 do tė bėjė
ē'ėshtė e mundur qė tė ruhet dhe rindėrtohet trashėgimia kulturore e
cila ka rėndėsi universale.
-
-
"Dėshiroj tė theksoj se ka njė lajm tė
mirė, e kjo ėshtė se (manastiri) Deēani sė shpejti do tė futet nė
listėn e monumenteve tė UNESC0-s qė janė tė rėndėsishėm pėr
trashėgiminė kulturore botėrore dhe ky do tė jetė rasti i parė nė
Kosovė tė regjistrimit tė njė monumenti serb nė listėn e
trashėgimisė kulturore universale", ka thėnė drejtori i UNESC0-s
Koiēiro Macura.
-
-
-
Nė
Irak janė vrarė 4 ushtarė amerikanė
-
-
Naxhaf, Irak, 4 maj 2004
- Milicia shiite ka shkrepur sot herėt nė mėngjes (e martė) disa
predha mortajash mbi bazėn amerikane nė Naxhaf dhe mbi njė ndėrtesė
publike tė qytetit, tė cilėn e ruajnė trupat bullgare nė njė qytet
tjetėr shit, njofton AP.
-
-
Nė tė njėjtin njoftim thuhet se nė njė
vend tjetėr, katėr ushtarė amerikanė kanė humbur jetėn kur automjeti
i tyre "Hamvi" ėshtė rrotulluar gjatė njė shkėmbim zjarri tė
patrullės sė tyre. Bombardimet sporadike gjatė natės tė bazės
ushtarake amerikane janė bėrė pas sulmeve intensive tė sė hėnės tė
milicisė lojale tė klerikut radikal Muktada al-Sadėr.
-
-
-
Tre
shtetas tė huaj dhe njė filipinase janė vrarė nė Filipine
-
-
Manila, 4 maj 2004
- Tre shtetas tė huaj, njė gjerman,
njė zviceran e njė britanik si dhe njė filipinase janė therrė pėr
vdekje nė njė shtėpi nė ishullin turistik tė Filipineve Borakaj,
ndėrkohė qė besohet se janė ata ishin viktimė e grabitėsve, ka bėrė
tė ditur policia.
-
Ndėrkaq ambasada gjermane nė Manilė thotė se ende ėshtė nė pritje tė
tė dhėnave tė policisė. "Me siguri bėhet fjalė pėr kriminalitet", ka
thėnė Roland Grafe, zėvendės i shefit tė misionit.
-
Njė mik i gjermanit, pronar i shtėpisė, tė hėnėn ka gjetur trupat e
tre burrave dhe tė njė kamariereje filipinase.
-
-
-
Tė
paktėn dy tė vdekur nga njė sulm izraelit
-
-
Gaza, 4 maj 2004
- Tė paktėn dy tė vdekur nga njė sulm
izraelit Burime mjekėsore palestineze thonė se tė paktėn dy veta u
vranė tė martėn nė mėngjes gjatė njė sulmi izraelit nė njė kamp
refugjatėsh nė pjesėn veriore tė Rripit tė gazės.
-
Banorėt tė kampit Khan Yunis thonė se njė helikopter izraelit qėlloi
me raketė njė grup palestinezėsh tė armatosur, tė cilėt po qėllonin
kundėr tankeve dhe autoblindave izralite qė po shkonin nė drejtim tė
tyre.
-
Forcat izraelite rrafshuan tė mjellat dhe disa ndėrtesa pėrballė njė
vendbanimi hebraik.
-
Nė Bregun Perėndimor, forcat izraelite zunė pozicione pėrreth
kompleksit tė selisė sė udhėheqėsit palestinez Jaser Arafat nė
qytetin Ramallah. Por nuk ka pasur njoftime pėr luftime.
-
Sipas agjencive tė lajmeve, zyrtarė ushtarakė izraelitė thanė se
operacioni nuk kishte tė bėnte me zyrėn e zotit Arafat, por kishte
pėr synim arrestimin e ekstremistėve tė dyshuar.
-
-
-
Sharon do t'i bėjė ndryshime planit pėr tėrheqjen nga Gaza
-
-
Tel Aviv, 4 maj 2004
- Kryeministri izraelit, Ariel
Sharon, tha se do t'i bėjė ndryshime planit tė tij tė mbėshtetur nga
Shtetet e Bashkuara pėr tėrheqjen nga Gaza nė mėnyrė qė tė sigurojė
mbėshtetje nga konservatorėt.
-
Sharon u kėshillua me disa nga anėtarėt kryesorė tė Partisė sė tij
Likud, njė ditė pasi partia Likud u shpreh kundėr planit tė
ēangazhimit.
-
Plani i kryeministrit Sharon parashikon evakuimin e tė gjithė
kolonėve hebrenj nga Gaza dhe nga pjesė tė vogla tė Bregut
Perėndimor, ndėrkohė qė forcon kontrollin izraelit nė zona tė tjera
tė Bregut Perėndimor.
-
-
-
Njė
shpėrthim ka tronditur paralagjen perendimore tė Bagdadit
-
-
Bagdad, 4 maj 2004
- Njė shpėrthim ka tronditur sot (e
martė) paralagjen perendimore tė Bagdadit, ku ndodhet burgu
kontraverz Abu Gharib, njofton Rojter nga vendi i ngjarjes. Nuk
ėshtė e qartė se ēka e ka shkaktuar shpėrthimin.
-
-
Ushtarėt amerikanė kanė bllokuar rrugėn
kryesore automobilistike jashtė kryeqytetit nė drejtim tė Abu
Gharaibit, rreth tri mila nė lindje tė burgut, ku po hulumtojnė
shkakun e shpėrthimit. Burgu Abu Gharib ėshtė famėkeq pėr dhomat e
torturimit nė kohėn e Sadamit.
-
-
-
Nė
jug tė Afganistanit janė gjetur trupat e pajetė tė 5 ushtarėve
qeveritarė
-
-
Kabul, 4 maj 2004
- Trupat e pa jetė tė pesė ushtarėve
qeveritarė afganė tė rrėmbyer tė hėnėn nė distriktin Shah Xhoj tė
provincės Zabul, janė gjetur sot (e martė) nė jug tė vendit, njofton
BBCWorld. Pėr vrasjen e tyre, zyrtarėt kanė fajėsuar militantėt e
regjimit taliban tė pėrmbysur. Vėrehet njė shtim i dhunės nė jug tė
Afganistanit. Tė dielen atje patėn humbur jetėn katėr ushtarė afganė
kur kishin rėnė nė njė minė.
-
-
-
Tė
paktėn 5 irakianė janė vrarė nė sulmin kundėr njė baze amerikane
-
-
Bagdad, 4 maj 2004
- Tė paktėn pesė irakianė mbetėn tė
vrarė kur anėtarė tė milicisė besnike tė klerikut radikal shiit
Moktada al-Sadėr, sulmuan tė hėnėn njė bazė amerikane nė afėrsi tė
qytetit tė shenjtė Naxhaf, nė jug tė Bagdadit. Forcat amerikane
kundėrsulmuan.
-
-
Nuk ka njoftime pėr viktima nė radhėt e
trupave amerikane, por zyrtarė vendorė thonė se 16 veta janė
plagosur nė atė pėrleshje.
-
Ndėrkaq, forcat amerikane goditėn tė hėnėn nė mbrėmje me artileri
strofkat e kryengritėsve nė Bagdad. Sipas njė zėdhėnėsi ushtarak,
trupat amerikane qėlluan me disa qindra mortaja kryengritėsit
irakianė, duke shkaktuar shpėrthime qė mund tė dėgjoheshin nė anėn
tjetėr tė kryeqytetit.
-
-
-
Amnesty International: pėr hetim tė pavarur tė akuzave pėr
torturimin e tė burgosurve irakianė
-
-
Gjenevė, 4 maj 2004
- Organizata e tė drejtave tė
njeriut, Amnesty International, bėri thirrje pėr njė hetim tė
pavarur dhe publik tė tė gjitha akuzave pėr torturimin e tė
burgosurve irakianė nga trupat amerikane dhe tė koalicionit.
-
Ky grup me bazė nė Londėr thotė se ka marrė raporte tė shumta pėr
keqtrajtimin e tė burgosurve nė Irak, duke pėrfshirė rrahjet dhe
mbajtjen pėr njė kohė tė gjatė nė izolim.
-
Por, Shefi i Shtatmadhorisė amerikane, Gjenerali Richard Myers, tha
se veprimet abuzive janė incidente tė ralla nė burgun e Irakut, Abu
Gharib.
-
Ushtria amerikane tha tė hėnėn se ka paralajmėruar 6 ushtarė
amerikanė tė akuzuar pėr ushtrimin e dhunės nė burg.
-
-
-
Mbi
50 ish-diplomatė kritikojnė Bushin
-
-
Uashington, 4 maj 2004
- Mė shumė se 50 ish diplomatė
amerikanė i kanė dėrguar njė letėr presidentit Bush, ku shprehin
pakėnaqėsinė e tyre lidhur me politikėn e tij pėr Lindjen e Mesme.
-
Kėta diplomatė amerikanė tė dalė nė pension u frymėzuan t'i
shkruanin presidentit Bush prej njė mesazhi qė mori javėn e kaluar
kryeminstri, Toni Blair, prej njė grupi ish diplomatėsh britanikė.
-
Nė letrėn drejtuar presidentit amerikan, thuhet se politika qė po ai
po ndjek nė Lindjen e Mesme, po bėn qė Amerika "tė humbasė
besueshmėrinė, prestigjin dhe miqtė nė tė gjithė botėn".
-
Diplomatėt amerikanė kritikuan administratėn pėr mbėshtetjen e plotė
qė po i jep udhėheqėsit izraelit, Ariel Sharon.
-
-
-
Bush
nis turneun elektoral me perėndimin
-
-
Uashington, 4 maj 2004
- Nė fillim tė turneut tė tij
elektoral me autobus presidenti Bush, u tha zgjedhėsve nė shtetet e
Miēiganit dhe Ohajo, se udhėheqja e tij e kishte ēuar Amerikėn nė
rrugėn e pėrparimit ekonomik dhe do tė sillte paqe dhe siguri nė
Irak.
-
Nė turneun e tij tė parė pėr zgjdhjet presidenciale tė nėntorit,
Bush u tha zgjedhėsve se rivali i tij, senatori John Kerry, nuk do
tė jetė nė gjendje tė sigurojė adminstratėn qė ju shkon pėr shtat
amerikanėve.
-
Presidenti Bush zgjodhi ta fillonte turneun e tij nga Miēigani ku qė
prej zgjdhjes sė tij janė mbyllur rreth 200 mijė vende pune.
-
-
-
Parandalohet sulmi nė samitin e NATO-s nė Stamboll
-
-
Ankara, 4 maj 2004
- Policia turke ka arrestuar tė
paktėn 24 persona qė thuhet se po planifikonin tė organizonin sulme
me bomba gjatė samitit tė NATO-s, qė do tė mbahet nė Stamboll nė
fund tė qershorit.
-
Njė grup prej 16 personash u arrestua nė qytetin e Bursės. Nėntė
persona, qė u arrestuan nė Stamboll, u liruan mė vonė nga gjykata.
-
Njė deklaratė nga policia thotė se personat ishin anėtarė tė grupit
Ansar-al-Islam, qė ka lidhje me Al-Kaidan.
Ky grup militant deri nė momentin e pushtimit e kishte bazėn nė
Irakun verior.
-
-
-
Janė
arrestuar 2 pakistanezė, qė kishin vranė 3 inxhinier kinezė me sulm
me makinė-bombė
-
-
Karaēi, 4 maj 2004
- Dy pakistanezė janė arrestuar
lidhur me njė sulm me makin-bombė, me tė cilėn qenė vrarė tre
inxhinierė kinezė, tė cilėt ndihmonin nė ngritjen e njė porti detar
nė jugperėndim tė Pakistanit, ka bėrė tė ditur policia vendore,
njofton AFP.
-
-
Automjeti transportues kishte shpėrthyer
me deledirigjues. Nė kėtė incident, pėrpos qė kishin humbur jetėn 3
inxhinierė kinezė, ishin lėnduar edhe 9 punėtorė tė tjerė kinezė,
plus shoferi pakistanezė dhe njė tjetėr punėtor pakistanez.
-
-
-
Nė
pėrleshjet nė Nigeri janė vrarė tė pakten 67 njerėz
-
-
Abuja, Nigeri, 4 prill
- Policia e Nigerisė ka bėrė tė
ditur se nė pėrleshjet ndėrmjet muslimanėve fulanė dhe kristianėve
tarok nė qytetin Jelva Shendam kanė humbur jetėn tė pakten 67
njerėz, njofton BBCĖorld. Zėdhėnėsi i policisė ka thėnė se edhe
shumė trupa tė tjerė tė pajetė mund tė zbulohen mė vonė.
-
-
-
Janė
arrestuar 34 tė dyshimtė nė njė operacion tė pastrimit tė parave tė
fituara me drogė nė Kolumbi
-
-
Londėr, Uashington, 4 maj 2004
- Policia nė tė dy anėt e
Atlantikut kanė shpallur se kanė arrestuar 34 tė dyshimtė nė njė
operacion tė pastrimit tė parave tė fituara me drogė nė Kolumbi,
njofton BBCWorld. Autoritetet nė SHBA, Kolumbi, Kanada dhe Britani
kanė thėnė se kanė shkatėrruar njė rreth "masiv" krimi dhe kanė
kapur miliona dollarė.
-
-
-
Njė
ish-ndihmės i Osama bin Ladenit, ka kėrkuar "falje"
-
-
Uashington, 4 maj 2004
- Njė ish-ndihmės i Osama bin
Ladenit ka kėrkuar "falje" pasi ishte dėnuar me 32 vjet burg, ngase
kishte therur nė sy rojėn e burgut, njofton BBC Ėorld. Mamdouh
Mahmud salim, 46-vjeēar, kishte kapur kokėn e tij me duar nė shenjė
keqardhje pėr viktimėn e tij kur ishte ballafaquar me tė nė gjykatė.
-
-
Salim, pėr tė cilin prokurorėt kanė
thėnė se ėshtė nė rangun e lartė tė anėtarėve tė Al Kaidės po
gjykahet nė SHBA dhe ishte arrestuar nėn dyshimin pėr pėrzierje nė
bombėvėniet nė ambasadat amerikane nė Keni dhe Tanzani, ku u vranė
224 njerėz.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|