|
4
maj 2004 / TN
-
Nga Franēois BOURGUIGNON
-
Kryeekonomist nė Bankėn Botėrore
Pėrqindja e popullsisė qė jetonte me mė pak se 1 dollar nė ditė nė
tė gjithė botėn pothuajse u pėrgjysmua midis viteve 1981 dhe 2001,
nga 40 nė 21 pėrqind tė popullsisė sė globit. Duke patur parasysh
ritmet e rritjes se popullsisė nė mbarė botėn kjo do tė thotė se
numri i personave qe jetonin ne varfėri ekstreme ra nga 1.5 nė 1.1
miliard. Ky progres tregon se ėshtė e mundur qė tė ulet me qindra
milionė numri i personave qė jetojnė nė varfėri ekstreme nė vetėm 20
vjet.
Kėto
shifra qė janė marrė nga raporti vjetor mbi Treguesit Botėrorė tė
Zhvillimit pėr vitin 2004 dhe janė bazuar nė vėzhgime nė mbarė
botėn japin shpresė se tetė Objektivat e parė tė Zhvillimit tė
Mijėvjeēarit (OZHM) tė pėrcaktuara nga 189 udhėheqės botėrorė nė
shtator tė vitit 2000 me qėllim pėrgjysmimin e varfėrisė nga niveli
i vitit 1990 nė vitin 2015 mund tė pėrmbushen.
Gjithashtu edhe statistikat konfirmojnė se pavarėsisht nga ajo qė
disa mund tė sugjerojnė, zhvillimi ekonomik luan njė rol shumė tė
madh nė uljen e varfėrisė. Kėshtu p.sh nė Kinė tė ardhurat mesatare
janė rritur me 8.5 pėrqind nė vit qysh nga viti 1981 dhe numri i tė
varfėrve ka rėnė me mė shumė se 400 milionė. Ndėrsa numri i
popullsisė qė jeton nė varfėri ekstreme nė Afrikėn Sub-Sahariane
pothuajse ėshtė dyfishuar qysh nga viti 1981 duke shkuar nga 164
milionė nė 314 milionė, njė rritje qė pėrfshin afėrsisht 47 pėrqind
tė popullsisė sė rajonit. Arsyeja kryesore pėr kėtė tendencė
alarmante janė ritmet e ulta tė rritjes; gjatė tė njejtės periudhė
GDP-ja pėr frymė nė rajon ra me 13 pėrqind. Njė situatė e tillė dhe
pėr tė njejtėn arsye u vu re edhe nė Evropėn Lindore dhe Azinė
Qendrore, ndėrsa nė Amerikėn Latine varfėria mbeti pak a shumė
konstante.
Panorama globale e progresit pėrfshin pabarazi tė mėdha pėrsa i
takon progresit tė arritur nė luftėn kundėr varfėrisė. Sukseset e
arritura nė disa vende dhe rajone errėsohen nga mungesa e tyre nė
vende tė tjera. Kudo shpjegimi ėshtė pak a shumė i njejtė: zhvillim
ekonomik ose mungesa e tij.
Ėshtė
i vėrtetė fakti se ritme tė njejta rritjeje mund tė sjellin
mė shumė ose mė pak ndryshime nė kushtet e varfėrisė. Kjo ėshtė e
vėrtetė edhe pėr ekonomi qė po zhvillohen me ritme shumė tė shpejta
si Kina dhe India, ku pabarazia e mundėsiveqė nxitet nga akses i
pabarabartė nė shėndetėsi dhe arsime dobėson efektin e uljes sė
varfėrisė qė sjell rritja ekonomike. Nė Azinė e Jugut, kequshqyerja
midis fėmijėve ėshtė pothuajse 40 pėrqind, sė bashku me frekuentim
tė ulėt tė shkollės dhe pėrfundimit tė saj. Nė Brazil, tė rriturit
nė pesė pėrqindshin mė tė pasur tė popullėsisė kanė 10 vjet
shkollim, ndėrsa ata qė janė pjesė e pesė pėrqindshit mė tė varfėr
kanė vetėm tre vjet. P.sh nė 20 vende nė zhvillim, vdekshmėria
foshnjore ra vetėm me gjysmėn e ritmeve pėr 20 pėrqindshin mė tė
varfėr tė popullėsisė. Megjithatė, nė pėrgjithėsi, efekti i
pabarazisė dhe ndryshimet nė pabarazi nuk janė po aq tė rėndėsishme
sa rritja ekonomike pėr tė shpjeguar progresin e pabarabartė ne
lidhje me uljen e varfėrisė midis vendeve dhe rajoneve.
Eksperienca e Kinės dhe ajo e Indisė nė njė shkallė mė tė vogėl, por
gjithėsesi sinjifikativesugjeron se reformat ekonomike, mbėshtetja
tek iniciativa private dhe mekanizmat e tregut dhe hapja ndaj tregut
tė jashtėm dhe konkurencės mund tė krijojnė klimėn e nevojshme pėr
sigurimin dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik tė qendrueshėm gjatė
disa viteve. Nga ana e tij ky zhvillim ka nisur njė proces tė uljes
sė vazhdueshme tė varfėrisė. A mundet qė kjo formulė tė eksportohet
edhe nė rajone tė tjera? Faktet tregojnė se kjo ėshtė e mundur.
Shumė qeveri nė Amerikėn Latine dhe nė Evropėn Lindore kanė
demonstruar angazhim ndaj reformave, duke pėrfshirė edhe hapjen ndaj
tregtisė dhe integrimit. Poqese vazhdojnė nė kėtė rrugė, ata kanė
gjasa tė pėrfitojnė nga rimėmbėmbja globale ekonomike. Kjo
tendencė do tė pėrforcohet edhe mė nė rast se ato do tė kishin mė
shumė akses nė tregjet e vendeve tė zhvilluara.
Nė
Afrikė situata ėshtė mė e vėshtirė, me rritje kronike negative nė
shumė vende, me rritje tė varfėrisė gjatė 20 vjetėve tė fundit dhe
me rėnie tė jetėgjatėsisė pėr shkak tė HIV-AIDS-it. Shumica e
vendeve tė Afrikės Sub-Sahariane, bashkė me disa vende nė Azinė
Qendrore, nuk kanė ecur aq sa ato nė Azinė Lindore dhe Jugore nė
lidhje me reformat nė ekonomitė e tyre. Madje nuk kanė patur as
akses tė njejtė nė kapitalin e huaj dhe nė ndihmėn pėr zhvillim.
Rrjedhimisht kanė patur rritje tė dobėt ekonomike dhe nuk kanė
arritur tė ulin varfėrinė. Pėr tė ndryshuar kahjen e drejtimit tė
shumė nga kėtyre vendeve, reformat, ngritja e institucioneve dhe
politika tė shėndosha kundėr varfėrisė janė tepėr tė rėndėsishme, si
edhe dy faktorė tė tjerė tė rėndėsishėm: rritja e aksesit nė treg
dhe shtimi i ndihmės sė huaj.
Pėr tė
arritur zhvillimin ekonomik qė nevojitet pėr uljen me efikasistet tė
varfėrisė, vendet nė zhvillim duhet tė kenė akses ndaj tregjeve tė
huaja pėr eksportet e tyre bujqėsore, tė manifakturės dhe
shėrbimeve. Afėrsisht 70 pėrqind e numrit tė tė varfėrve nė botė i
sigurojnė tė ardhurat e tyre nga bujqėsia, por tregjet pėr produktet
e tyre nė vendet e pasura tė OECD-sė janė tepėr tė
shformuara. Kjo ndodh pjesėrisht sepse vendet e pasura shpenzojnė
330 miliard dollarė nė vit si mbėshtetje pėr fermerėt e tyre.
Jashtė
bujqėsisė, megjithėse tarifat mesatare pėr prodhuesit janė tė ulta
nė vendet e OECD-sė, tarifat tepėr tė larta mbeten shpesh pikėrisht
nė ata sektorė qė kanė edhe mė shumė rėndėsi pėr vendet nė zhvillim
si p.sh nė veshmbathje dhe kėpucė. Kėshtu p.sh shumė vende tė
Azisė Jugore dhe Lindore pėrballen me njė ekuivalente tarifash 200
pėrqind ose mė shumė pėr eksportet e tyre pėr kėpucė nė Japoni.
Tarifat e kėpucėve nė SHBA pėr disa vende i kalojnė 50 pėrqind.
Gjithashtu edhe nė ato raste kur tarifat janė tė ulta, disa vende nė
zhvillim qė kanė qenė tė suksesshme nė eksportimin nė vendet e
pasura janė pėrballur me veprime antidumping. Ekonomitė nė zhvillim
dhe ato nė tranzicion pėrgjigjen pėr tre tė katėrtat e tė gjithė
investigimeve antidumping nė vendet e OECD-sė, megjithėse
pėrfaqėsojnė vetėm njė tė tretėn e tė gjithė importeve tė OECD-sė.
Sė fundi, pėrfitimet e vendeve nė zhvillim nga njė tregti mė e madhe
nė shėrbime pėrmes lėvizjes sė furnizuesėve tė shėrbimeve, ndėrsa
investimet e huaja direkte janė potencialisht tė jashtėzakonshme, me
ndikime pozitive nė zhvillimin ekonomik dhe nė uljen e varfėrisė.
Vendet e pasura duhet ta ruajnė aksesin relativisht tė hapur qė
ekziston pėr tregėtinė ndėrkufitare nė shėrbime dhe tė demonstrojnė
gatishmėri pėr ta zgjeruar aksesin ndaj ofrueseve te sherbimeve nga
vendet nė zhvillim.
Ndihmat pėr zhvillim mbeten njė nevojė tjetėr kritike, nė veēanti
pėr vendet mė tė varfėra. Investime mė tė mėdha nevojiten nė arsim,
shėndetėsi dhe infrastrukturė me synim arritjen e OZHM-ve nė lidhje
me frekuentimin e shkollės, vdekshmėrinė foshnjore, shėndetin e
nėnės dhe HIV-SIDA-n, si edhe pėr t[i nxjerrė ata nga varfėria.
Niveli aktual i ndihmės zyrtare pėr zhvillim nga 22 vende tė OECD-sė
ishte 58 miliard dollarė nė vitin 2002 dhe mbetet ende shumė poshtė
nivelit qė nevojitet pėr kėto investime. Ne duhet tė nxjerrim mėsime
nga kėto shifra tė varfėrisė. Ato na mėsojnė tė hapim dhe adaptojmė
sa mė shumė me njėra-tjetrėn reformat e politikave ekonomike qė Azia
Lindore dhe Jugore po i kryen me aq sukses. Ato na tregojnė se
vendet e pasura, ato me tė ardhura mesatare dhe vendet nė zhvillim
duhet t[ia hapin tregjet e tyre tregtisė tė vendeve nė zhvillim. Ato
na thonė gjithashtu se pėr tė krijuar kushtet e duhura pėr zhvillim
ekonomik duhet qė tė rriten ndihmat, tė administrohen nė mėnyrė mė
efikase dhe tė shkojnė tek mė tė varfėrit pėr arsimimin, shėndetin
dhe ushqimin e tyre.
Fakti
qė e kemi pėrgjysmuar varfėrinė globale qysh nga viti 1981 tregon se
kjo ėshtė e mundur tė bėhet sėrish. Sfida qėndron nė faktin qė
gjysma qė do tė dalė nga varfėria nė vitin 2015 tė vijė nga ēdo vend
i botės.
------ |