-
4 maj 2004 / TN
Ēerēiz LOLOĒI
- Nė Korēė, 7 9 maj 2004, nė Bibliotekėn e Qytetit Thimi Mitko
dhe mjediset e Hotel "Kristal".
Bashkia e Korēės dhe Lidhja e Botuesve Shqiptarė, nė
bashkėpunim tė ngushtė mė Bibliotekėn e Qytetit Thimi Mitko dhe
Klubin e Shkrimtarėve Bota e Re, organizojnė pėr tė tretin vit
radhazi Panairin e Librit Korēa 2004, me pjesmarrjen e njė numri
tė madh botuesish nga trevat shqiptare, por edhe tė mbi 60 krijuesve
(kryesisht poetė) e studiuesve nga trevat shqiptare dhe rajoni
ballkanik.
Panairi, me pjesmarrjen e rreth 30 botuesve shqiptarė,
do tė organizohet nė mjediset e Bibliotekės sė Qytetit Thimi Mitko
dhe do tė qėndrojė i hapur nė datat 7 9 maj 2004. Ceremonia e
Ēeljes do tė organizohet ditėn e premte, nė datėn 7 maj 2004, ora
17.00. Botuesit pjesmarrės do tė paraqesin para lexuesve korēarė
rreth 3000 tituj librash, nga tė cilėt rreth 500 do tė jetė tituj tė
rinj tė hedhur nė qarkullim nė periudhėn njėvjeēare midis dy
panaireve tė organizuar nė kėtė qytet.
Edhe kėtė vit, si dhe edicionin e dytė tė kėsaj
veprimtarie, nė ditėt e panairit tė librit, do tė organizohet edhe
aktiviteti tradicional Netėt Korēare tė Poezisė, me pjesmarrjen e
mbi 60 poetėve e studiuėse nga i gjithė rajoni ballkanik. Kanė
konfirmuar pjesmarrjen e tyre emrat mė tė njohur tė letrave shqipe,
midis tė cilėve: Dritėro Agolli, Rexhep Qosja, Visar Zhiti, Xhevahir
Spahiu, Natasha Lako, Sadik Bejko, etj. etj., disa poetė nga
emigrazioni nė Greqi, si Llambi Gjikuli e Evis Qaja, krijues
shqiptarė nga Kosova e Maqedonia, si Adem Gashi, Resul Shabani,
Kalosh Ēeliku.
Kanė konfirmuar pjesmarrjen e tyre edhe disa poetė nga
rajoni ballkanik, si Vasilis Haxhivasiliu, Eva Argjiro, Panajotis
Argjiropulos e Melita Karahaliu nga Greqia; Lejla Hysein, Esad
Bajram e Ali Ogur nga Turqia, Dimitėr Bashevski e Zoran Anēevski nga
Maqedonia; Vanghe Steriu nga Rumania, si dhe krijuesit e njohur me
banim nė Bulgari Thoma e Violeta Kaēorri.
Gjatė tre ditėve tė zhvillimit tė kėtyre veprimtarive
janė programuar njė seri takimesh, paraqitjesh tė librave tė reja,
deklamime e recitime tė poezive nga vetė autorėt, passite tematike,
mbrėmje muziko-letrare, vizita nė qendra turistike e historike tė tė
ftuarve etj.
Paraqitja e botimeve nė prani edhe tė autorėve tė tyre
do ti bėjė edhe mė interessante kėto veprimtari dhe do ta rrisė mė
shumė interesimin e lexuesve korēarė.