|
-
3 maj 2004 / TN
-
-
Nėse nuk ėshtė
goditur krimi nė start, duke i vėnė kriminelėt dhe urdhėrėnėsit e
tyre para drejtėsisė, duhet tė goditet tash. Njė, qė tua lehtėsojė
sadopak dhimbjen familjarėve tė atdhetarėve tė vrarė. Dy, pėr tua
hequr shqetėsimin politikanėve nga kriminelėt. Tre, pėr ta shpėtuar
Kosovėn nga rritja e pėrmasės sė tij, sepse zhdukja e tij do tė
thoshte shumė pėr pėrshpejtimin e procesit tė pavarėsisė, pėr faktin
se lindja e tij te ne pas luftės ishte njė nga elementėt qė bukur
shumė ka ndikuar negativisht nė kėtė aspekt
-
-
Shkruan: Nazmi LUKAJ
-
-
Policia e UNMIK-ut
disa herė arrestoi disa persona tė dyshuar pėr implikim nė krim, por
gati nė tė gjitha rastet ata i liroi shumė shpejt. Pėr personat qė
janė arrestuar prej saj edhe qytetarėt e rėndėmtė kanė pasur njohuri
si persona shumė tė rrezikshėm, prandaj kanė mbetur tė ēuditur pse
ndodh qė tė arrestohen dhe tė lirohen kėta. Pse vepron kėshtu, vetėm
policia e UNMIK-ut e di?! Ky veprim i saj po komentohet nė kuleare
nė mėnyra tė ndryshme. Disa pohojnė se kjo polici, duke i arrestuar
dhe lėshuar personat e konsideruar si tė implikuar nė krim, dėshiron
tu tregojė tė dyshuarve pėr kriminelė se kanė shumė njohuri rreth
veprimtarisė sė tyre kriminale, pėr ta frenuar aktivitetin e tyre nė
kėtė drejtim.
-
-
Ndėrsa, nė anėn
tjetėr, pret rastin qė tė grumbullojė sa mė shumė informata qė, !
kur ta godasė krimin politik, ta godasė si rrjet. Tė tjerėt e
komentojnė nė mėnyrėn mė tė keqe: se policia e UNMIK-ut nuk ėshtė e
interesuar ta godasė fare krimin, por vetėm ta luajė rolin se gjoja
ėshtė duke bėrė diēka nė kėtė drejtim. Kjo e dyta ėshtė mė pak e
besueshme se e para, por edhe nuk mund tė mohohet krejtėsisht.
Mirėpo, po ndalemi tek pohuesit e parė tė kuleareve: se policia e
UNMIK-ut do ta godasė krimin politik si rrjet. Nėse ėshtė ky qėllimi
i saj, sa ėshtė i mirė ky, aq ka konotacione edhe negative.
-
-
Pse negative? Sepse
kėshtu dekurajon shpresat e familjarėve tė tė vrarėve nga kriminelėt
pėr arrsetimin e tyre, e kjo shton rrezikun qė pastaj vetė kėta tė
bėjnė pėrpjekje qė ti qėrojnė hesapet me tė dyshuarit. Kjo do tė
sillte njė krim tjetėr dhe krimi do tė thellohej edhe mė shumė, duke
marrė pėrmasa tė vazhdueshme. Mu pėr kėtė, policia e UNMIK-ut duhet
ta marrė shumė seriozisht arrestimin e atyre kriminelėve pėr tė
cilėt kanė njohuri tė sakta se janė tė implikuar nė! krim, para se
ta ndėrmarrin aksionin e arrestimit. Dhe, tė mos i lėshojnė mė, por
ti vėnė para drejtėsisė. Si ka vepruar deri mė tash, vetėm sa i ka
tensionuar nervat e familjarėve tė tė vrarėve dhe tė popullit.
Prandaj, prej njė praktike tė tillė duhet tė heqė dorė.
-
-
Tash e tutje, kjo
atė qė e arreston e qė ka njohuri tė sakta pėr implikimin nė krim,
ta nxjerrė para drejtėsisė, qė kriminelėve mė nė fund tu jepet
dėnimi i merituar. Kėsisoji i ndihmon Kosovės. Se frikėsimi i
kriminelėve, duke i arrestuar dhe lėshur, pėr tu treguar se kanė
njohuri pėr implikimin e tyre nė krime, dhe pastaj ta godasė si
rrjet krimin, nuk i ndihmon asgjė parandalimit tė tij pėr arsyen e
cekur. Po tė goditej krimi politik qė nė start, atij do ti ishin
prerė kėmbėt atėherė. Ai mori edhe jetėra tė tjera atdhetarėsh.
Pėrmasa qė mori ai, pra krimi, ėshtė shqetėsim i pėrhershėm i
politikanėve, qė u rri mbi krye si shpatė e Demokleut.
-
-
Shqetėsim qė e ka
mbushur! Kosovėn me truproje. Nėse nuk ėshtė goditur krimi nė start,
duke i vėnė kriminelėt dhe urdhėrėnėsit e tyre para drejtėsisė,
duhet tė goditet tash. Njė, qė tua lehtėsojė sadopak dhimbjen
familjarėve tė atdhetarėve tė vrarė. Dy, pėr tua hequr shqetėsimin
politikanėve nga kriminelėt. Tre, pėr ta shpėtuar Kosovėn nga rritja
e pėrmasės sė tij, sepse zhdukja e tij do tė thoshte shumė pėr
pėrshpejtimin e procesit tė pavarėsisė, pėr faktin se lindja e tij
te ne pas luftės ishte njė nga elementėt qė bukur shumė ka ndikuar
negativisht nė kėtė aspekt
|
|