| |
-
3 maj 2004 / TN
-
-
Nė vitin 1994, nuk ekzistonte ndjenja e
rezignimit e papėrgjegjėsisė dhe e retrospektivės te shqiptarėt, siē
po ndodh tash nė vitin 2004. Nė vitin 1994...
-
-
Bajram MJEKU
-
-
Nė vitin 1994 ishim nėn okupim klasik
serb, ndėrkohė qė aktualisht nė vitin 2004 jemi nė rrethana tė
tjera, por qė esencialisht kėto dy vite dallojnė shumė pak midis
tyre. Viti 1994, nė mediat shqiptare quhej
Vit
i hartave,
ku regjimi i atėhershėm serb kėrkonte ndarjen e Mitrovicės dhe
pjesėve tė tjera tė Kosovės, ndėrkohė qė aktualisht nė vitin 2004 i
njėjti regjim sėrisht i ka nxjerrė hartat nga kėllėfi dhe jo vetėm
kėrkon gllabėrimin e Mitrovicės, por edhe enklavizimin e Kosovės dhe
kėshtu viti 2004 ėshtė njėsoj i rrezikshėm pėr shqiptarėt si viti
1994. Viti 1994, pėr shqiptarėt e Kosovės mbahet mend si vit i
migrimit masiv tė tė rinjėve shqiptarė nė botėn e jashtme, ndėrsa
tashmė ekziston e njėjta tendencė e braktisjes sė atdheut nga tė
rinjėt shqiptarė, por qė pėr dallim nga viti 1994, tashmė tė rinjėt
tanė i kanė mundėsitė shumė mė tė kufizuara pėr migrim.
-
-
Nė vitin 1994, institucioni i
Presidentit tė Kosovės ishte shumė mė vendimmarrės se sa sot nė
vitin 2004. Nė vitin 1994 e kishim Kushtetutėn e Kaēanikut si
dokument shumė mė tė avancuar se sot Kornizėn Kushtetuese. Nė vitin
1994 nė Parlamentin e Republikės sė Kosovės kishim deputetė mė tė
pranuar se sa sot nė Parlamentin e Kosovės.
-
-
Nė vitin 1994, mė e autoritetshme dhe mė
vendimmarrėse ishte Qeveria Bukoshi, e cila nuk ishte e pranuar
ndėrkombėtarisht, derisa tash Qeveria Rexhepi nuk e gėzon
autoritetin e Qeverisė sė mėparshme, si rezultat i pazarllėqeve
ndėrpartiake tė bashkėqeverisjes, qė nėnkupton papėrgjegjėsi dhe
ėshtė shumė mė pak vendimmarrėse, megjithėse ėshtė e pranuar
ndėrkombėtarisht.
-
-
Nė vitin 1994, marrėdhėniet politike
midis dy presidencave dhe dy qeverive tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė
ishin mė tė avancuara se sa marrėdhėniet aktuale midis dy shteteve.
Nė vitin 1994 nuk kish! im vende pune, por mijėra tė rinjė shqiptarė
qė punonin nė botėn e jashtme u siguronin mjete pėr ekzistencė
familjeve tė tyre, ndėrsa tash shumė prej tyre janė dėbuar nga
shtetet e Evropės Perėndimore. Shkalla e papunėsisė ėshtė
marramendėse ku gjendja sociale e familjeve ka mbėrrijtur nė kufijtė
e skajshėm tė varfėrisė, tė cilėn gjendje e vėrteton edhe analiza e
Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN).
-
-
Nė vitin 1994, populli shqiptar ishte
shumė mė unik dhe mė humanist se sa nė vitin 2004 ku dehumanizmi ka
mbėrrijtur kulmin, ndėrsa uniteti ėshtė goditur si mos mė keq. Nė
vitin 1994, mediat ndonėse tė pakta nė numėr i kishim mė tė
organizuara dhe mė tė profesionalizuara se sa tash qė i kemi
dhjetėra sosh, por qė e kanė humbur besueshmėrisė nė njėrėn anė dhe
janė mė joprofesionale nė anėn tjetėr.
-
-
Nė vitin 1994, Qeveria e Republikės sė
Kosovės ishte shumė mė e informuar pėr gjithēka qė ndodhte nė Kosovė
(ndonėse selia e saj ishte nė ekzil), se sa tash Qeveria e Kosovės,
e cila selinė e ka nė zemėr tė Prishtinės, por qė nuk ka ndėrtuar
institucion qoftė edhe tė njė agjencie informative pėr ta patur
informatėn e dorės sė parė, tė besueshme dhe tė seleksionuar
profesionalisht!
-
-
Po ashtu nė vitin 1994, Qeveria e
Republikės sė Kosovės ishte shumė mė! e avancuar profesionalisht se
sa Qeveria aktuale e Kosovės, pėr shkak se nė poste tė ministrave
janė emėruar vartėsit e shefave tė partive. Nė vitin 1994 nė Kosovė
kishte mijėra policė dhe ushtarė tė armatosur serbė, ndėrsa edhe
tash nė vitin 2004, enklavat serbe nė Kosovė janė njėsoj tė
armatosura, ndėrkohė qė shėrbimi sekret serb vepron i papenguar nga
askush, derisa nė strukturat e tij ka mjaft shqiptarė, tė cilėt po i
implementojnė objektivat e kėtij shėrbimi.
-
-
Njėsoj si nė vitin 1994 kur pėr
shqiptarėt e Kosovės nuk funksiononin rreth pesėqind ndėrmarrje
shoqėrore nė Kosovė, edhe tash nė vitin 2004 ato nuk funksionojnė
dhe janė njėsoj tė padobishme pėr kosovarėt. Nė vitin 1994 nuk e
mbajmė mend ndonjė vetėvrasje tė shqiptarėve (ndonėse vrasje tė
shqiptarėve nga forcat serbe ka patur), ndėrsa tash mesatarisht nė
Kosovė ndodh nga njė vetėvrasje nė javė. Nė vitin 1994 nė
institucionet paralele tė Kosovės bėhej njė seleksionim shumė mė
serioz i njerėzve nė fushėn e profesi! onalizmit, se sa aktualisht
nė vitin 2004, ku dominon kriteri i familj arizmit, klanizmit dhe
poltronizmit.
-
-
Nė vitin 1994 nė institucionet mė tė
larta tė Kosovės nuk kishim
zyrtarė
tė lartė
qė merrnin paga me pėrgatitje superiore nė njėrėn anė dhe e kanė tė
mbarur vetėm pėrgatitjen e mesme shkollore nė anėn tjetėr!
-
-
Mbi tė gjitha, nė vitin 1994, nuk
ekzistonte ndjenja e rezignimit e papėrgjegjėsisė dhe retrospektivės
te shqiptarėt siē po ndodh tash nė vitin 2004. Nė vitin 1994...
|
|