|
1 maj 2004 / TN
Edison YPI
Mos e
pėrgjak tė burgosurin politik xhelat! Ndale dorėn! Cili je ti qė guxon
tė pėrgjakėsh tė pėrgjakurin, tė pėrvuajturin, tė sėmurin, tė
moshuarin, tė dhembshurin, tė butin, tė urtin, tė menēurin, trimin,
heroin, atė qė vetėm ti falesh e ta nderosh meriton. Janė nderuar e
nderohen e nuk harrohen kurrė individė sakrifikues nė tė gjithė botėn
edhe kur nuk i pėrkasin tė njėjtit komb. Hajde nė vete shqiptar qė po
gjakos shqiptarin. Ēfarė po kėrkon sot i shumėvuajturi pa shtėpi, pa
katandi, pa tė ardhme, dergjur nė burgje dhe internime gjithė
jetėn?...
...Na
u habitke ti hajdut, politikan a deputet qė slė qindarkė tė bjerė nė
tokė pa e vjedhur, po tu dukėrka e tepėrt, e pahijshme, se i
burgosuri po kėrkoka minimumin e minimumit; paratė e gjakut tė tij dhe
tė varrit a varreve tė tė afėrmėve tė tij! Cilėt shqiptarė refuzojnė
sot tė sakrifikojnė pėr martirėt e diktaturės? Shumė pak. Ata qė
brohorisnin nėpėr manifestime, ata qė flisnin pa pushim nėpėr mbledhje
kolektivi me entuziazėm tė pafre pėr diktatorin dhe partinė?! Ishin
shumė, por ėshtė e vėshtirė tė besohet qė pas gjithė kėtyre viteve tė
mos e kenė kuptuar qė e kanė pasur gabim. Po ata qė spiunonin shokun,
sepse dėgjonte fshehtas muzikė tė huaj?! Edhe kėta, e pamundur tė mos
e kenė marrė vesh sa e rrezikshme ishte ajo muzikė. E fshatari
vigjilent i fshatit kufitar?! Me ēi kanė parė sytė e dėgjuar veshėt,
gjithato vite, vėshtirė tė mos jetė bėrė pak i mėshirshėm, edhe pse
ende ka plot halle.
Po
shkrimtari a poeti vigjilent qė zbuloi gabime ideore nė vargjet a
prozėn e kolegut dhe e denoncoi?! Jo, nuk ka shqiptarė kaq tė poshtėr,
nuk ka shtazė, sado tė egėr, tė mos jetė pak e mėshirshme, ka thėnė
Shekspiri. Miku qė e morėn zvarrė tė dėshmonte pėr mikun, i cili e
kishte bėrė baltė duke shfryrė gjithandej nga padurimi?! Kurrė, ai
veēse zemėrthyer ėshtė. Zbuluesi i grupit armiqėsor?
Zor
tė besohet, zbuluesit e atėhershėm tė armiqve sot janė bėrė
zbulues tė mėdhenj tė parasė. Kacidhet qė kėrkojnė viktimat e tyre,
para milionave qė zbulojnė pėr ditė, hiēgjė u duken. Hordhia e
shpifėsve tė pafytyrė tė sė djathtės, turli komunistėsh me prejardhje
tė errėt, tė cilėt vite tė tėra derdhėn tonelata bojė pėr tė hedhur
baltė pikėrisht mbi ata, me votėn e tė cilėve erdhėn nė pushtet, dhe
sot janė atje ku janė?! U pa, e kuptuan qė ishte kot dhe bosh ajo punė
e ndyrė. E pamundur tė mos kenė zėnė mend! Ata tė cilėve fytyrat e
pėrvuajtura tė ish tė burgosurve tė sotėm nuk ua mbushin mėndjen, u
duken kot, dhe sidomos pak?! Sė pari, ēfarė prisnin tė shihnin kėta
mendjeshkurtėr; tridhjetėvjeēarė me kostum e kravatė, flokėt nakatosur
me xhelatinė?!
Zor
tė mos kenė as kėta aq mend e aq imagjinatė sa tė mos kuptojnė se ata
janė vetėm maja e rastėsishme e ajsbergut tė mijėra tė tjerėve nėn tė.
Jo vetėm ata, por shqiptarėt nė pėrgjithėsi ashtu janė; Porsi prushi
i zjarrit, nėnė gji mbuluar. Tė rinjtė e sotėm?! Kurrė! Disa prej
tyre, tė lebetitur nga ēpo dėgjojnė tė ketė ndodhur nė atė kohė tė
mynxyrshme, i kam dėgjuar me veshėt e mi tė thonė se do tė jepnin tri
vite nga jeta e tyre pėr tė jetuar njė ditė sureale tė atėhershme.
Pėr
tė mos e zgjatur, sepse lista e tė fajshmve tė djeshėm qė heshtin si
mumje sot, dhe e tė pafajshmve nė hall, mbetur si peshku nė zall,
ėshtė e pafundme, del vetvetiu pyetja: cilėt e kundėrshtojnė, cilėve u
prishet rehati sot pėr ēka kėrkojnė ata qė shkrinė rinitė e tyre,
jetėt e tyre, nė vėndin me diktaturėn mė tė pashpirt, mė tė egėr, mė
tė fėlliqur tė planetit? Aspak e vėshtirė pėr tu ditur! Njė grusht
politikanėsh gjysmė injorantė gjysmė burokratė qė po na rrinė ende mbi
krye, mbeturina tė njė zgjidhjeje apo zgjedhjeje tė keqe fillestare qė
kompromentoi jo thjesht dhe vetėm ēėshtjen e tė burgosurve tė
diktaturės gjakatare, por krejt postdiktaturėn, krejt postkomunizmin.
Kaq. Tė tjerat janė llafe.
Kėta
burokratė shpirtthatė tani po na thonė se ēėshtja qenka proceduriale,
dhe fatura e madhe. Jo shpirtkatranėr jo, ēėshtjen doni ju ta bėni tė
tillė, ajo nuk ėshtė absolutisht proceduriale, por vetėm e vetėm
morale. Dhe, dihet, fatura, sado e madhe, kurrėn e kurrės nuk mund tė
pėrcaktohet e madhe pėr njė ēėshtje morale. Ja pra dallimi i madh e
i dhimbshėm; ata, viktimat tuaja, me tė cilėt ju po talleni sot,
pikėrisht pėr njė ēėshtje morale, nuk pyetėn pėr procedura, as tė
thjeshta as tė ndėrlikuara.
Nuk
pyetėn as pėr fatura, as tė vogla e as tė mėdha, as mendja su vajti.
Ata, veē vuajtjeve tė pafundme, nuk morėn kurgjė. Jeni ju dhe vetėm ju
qė merrnit dhe merrni. Ata vetėm dhanė, dhanė ato ēka nuk i mban dot
asnjė faturė - Jetėt. Zor se burokratėt e sotėm ta kenė harruar
dashurinė e tyre tė parė; Karl Marksin. Le tua ilustrojmė pėrmes tij
tė tyrin krim zotėrinjve tė sotėm, shokėve tė vjetėr.
Teoria e Marksit ishte argumentim, shpjegim, parashtrim, procedurė e
pėrsosur. Po, po, e pėrsosur, si duheshin ndrequr njė nga njė tė
gjitha punėt e njerėzisė. Veēse krejt e pavlefėshme. Pse nuk
funksionoi, pse u shemb si prej kartoni, pse dėshtoi me turp, pasi
varrosi miliona viktima katedralja madhėshtore, e bėrė me punė
titanike dhjetravjeēare ?! Sepse i mungonte ajo diēkaja e vockėl, ajo
flakėza qė nuk fiket kurrė, ajo ēka u mungon tė sprasmėve
kriptomarksistė, burokratėve tanė, ay qė djeg nė kraharuar, pa
njojtur tė shuar - Shpirti.
Nuk
procedurohet Shpirti o tė mjerė, nuk racionalizohet vuajtja, nuk
shpėrblehet dhimbja, nuk kthehet koha, nuk kthehet rinia, nuk ngjallet
vdekja! Mos u lodhni dhe mos u vononi kot! Vėrtitini kartrat nga tju
dojė qefi, dėrgojini nė Venecian e gondolave, nė Romėn e Koloseumit,
nė Londrėn e mjegullės, nė New-Yorkun e grataēielave, nė Tokion e
hieroglifeve dhe tėrmeteve, nė Vatikanin e lutjeve po deshėt.
Edhe
sikur tu thonė tė mos u jepni hiēgjė ish tė burgosurve nė hall, edhe
sikur tu thonė tua falni tėrė Shqipėrinė, ēfarėdo pėrgjigje qė do
japin, nėse do japin, gabim do ta kenė. Nuk ka zyrė nė botė, as
departament, as institut, as qeveri, as ministri, askurgjė, sado tė
ditur, tė thellė, seriozė, tė sofistikuar qofshin, ta dijė ēėshtė
bėrė kėtu e tė japė kėshilla pėr mė tej.
Mos
shko larg, por shih sot tė dėrguarit e tyre kėtu! Tiranė - Restorantet
e Golemit - Kalaja e Krujės. Ndonjė i rrallė deri nė Shkodėr. Ndonjė
edhe mė i rrallė deri nė Pogradec pėr tė soditur liqenin dhe pėr tė
ngrėnė ndonjė drekė me koran. Pas tyre vuuuu OJQ-irsat bythėlėpirėsat.
Se edhe ne pak zagarė harrimtarė trutharė qė as mėndja u vete pėr tė
pėrndjekur jetshkatėrruar, nuk kemi pak jo. Diēka veēanėrisht dhe
jashtėzakonisht e dhimbshme, e turpshme, kriminale, qė mendja nuk e
rrok, fjala nuk e thotė, dheu nuk e mban, ėshtė, le ta themi se
sbėhet kiameti, heshtja e komuniteteve fetare. Ndoshta nuk e kanė
gabim ata qė thonė se edhe ato na i ka gllabėruar politika. Turp!
Disa
nuk e dinė, disa nuk e kuptojnė, disa bėjnė sikur nuk e dinė, disa
bėjnė sikur nuk e kuptojnė, por le ta dinė mirė tė gjithė kėtu dhe
krejt bota: shqiptarėt dhe Shqipėria nuk do tė gjejnė kurrė qetėsi pa
konsideruar seriozisht, pa u sjellė njerėzisht, dhe pa kthyer deri nė
qindarkėn e fundit faturėn e atyre qė vuajtėn vetė pėr tė mos e lėnė
tė vdesė Lirinė e tė tjerėve; tė burgosurit e ndėrgjegjes. Ky ėshtė
Pengu i Madh, sfida e madhe qė ka pėrpara shqiptaria!
Prandaj, hajde nė vete xhelat, mos e gjakos tė burgosurin e burgut tė
cilin, gjithsesi, edhe ti vetė e vuajte. Po tė duket se nuk po zbaton
ligjin, a nuk po i bindesh urdhrit, ul kokėn shih dorėn si po tė
mpihet, po tė ngrin. Dhe ti burokrat, merre dy minuta kokėn mes
grushtave. Problemi ėshtė shqiptar! Lėri marifetet, dėnglat,
komisionet, gondolat, mjegullat, grataēielat. Pėrndryshe, hiē mos u
ēudit, Ferri tė pret!
|
|