|
-
1 maj 2004 / TN
-
-
Ēerēiz
LOLOĒI
-
-
Rezoluta mė e fundit e Brukselit pėr vazhdimin e monitorimit tė
rreptė tė institucioneve shqiptare, sidomos pėr tri nga sfidat mė tė
patolerueshme: zgjedhje tė ndershme parlamentare, efikasitet nė
luftėn kundėr korrupsionit, progres tė dukshėn nė luftėn kundėr
trafiqeve, pra kjo rezolutė europiane u pėrcoll nga klasa politike
shqiptare si njė rutinė e zakonshme, si njė njė porosi qė jepet
ritmikisht, njė herė nė muaj, nga njė ambasador perėndimor ose nga
njė institucion ndėrkombėtar i instaluar nė kryeqytet. Nuk ėshtė
hera e parė qė klasa politike shqiptare, zyrat e marrėdhėnieve me
publikun, ato tė marrėdhėnieve me Jashtė ose deputetė tė caktuar,
rreken tė gjejnė rreshta pozitive pėr vetveten dhe tė lėshojnė njė
breshėri akuzash pėr kundėrshtarėt e tyre. Edhe nė kėtė rast Bardhyl
Agasi i socialistėve u pėrpoq tė thoshte disa paragrafe
parafabrikate pėr rezolutėn dhe e kaloi fajin menjėherė te Partia
Demokratike, qė edhe ajo e ka njė rresht europian pėr reflektim.
-
-
Por
ndryshe nga ēfarė kumtoi Agasi, rezoluta europiane ėshtė detyruese
nė radhė tė parė pėr institucionet shqiptare, ėshtė drejtpėrdrejt
ndėshkuese pėr qeverinė e zotit Nano, pėr pushtetin gjyqėsor qė
dominohet tėrėsisht nga mazhoranca, ėshtė pėr paefikasitetin e
strukturave tė tjera shtetėrore qė janė parė thjesht si vende pune,
si trampolina pėrfitimi dhe asgjė tjetėr.
-
-
Edhe
pa u thėnė publikisht nė njė rezolutė, monitorimi i Shqipėrisė, i
institucioneve tė saj tė pas nėntėdhjetė e shtatės, ka qenė i
realizuar dhe Perėndimi ka tashmė shumė aksesorė qė mund tė vėzhgojė
dhe tė krijojė tablo tė plota sesi vepron njė qeveri, si sillen nė
mėnyrė tė ndershme apo abuzive shumė deputetė e ministra, se si
bizneset e reja apo tė vjetra pėrpiqen tė kenė nėn zotėrimin e tyre
edhe media, jo thjesht pėr tė plotėsuar njė pushtet tė domosdoshėm
nė pushtetet klasike tė njė demokracie, por pėr tė pėrfituar
abuzivisht; se si vullnetet politike tė shumė partive dhe tė
institucioneve janė tėrėsisht nė funksion tė pasurimit tė pamerituar
dhe tė tjera dukuri qė finalizohen nė njė varfėri tė tejskajshme
(dhe nė njė diferencim kėrcėnues), nė mbetjen pezull tė shumė
zhvillimeve dhe nė shndėrrimin gradual tė njė shoqėrie qė s'ėshtė as
komunizėm dhe as demokraci, njė gjysmėdemokraci qė akumulon shumė
probleme shpėrthyese.
-
-
Njė
kapardisje politike pėr gjasme reflektim dhe pėr parametra tė
standardeve tė njohura, si edhe herė tė tjera, mund tė rrėzohet fare
lehtė kur njė projekt tė shėrbimeve sociale qė ėshtė i destinuar pėr
OJF, shkon nė deputetė, ministra dhe ish minisitra, kur njė vulė
ambasade nė Athinė mund tė aktivizojė njė luzmė sekserėsh; kur zyra
tė tėra tė shėrbimeve tė shtetit, megjithėse paguajnė reklamė dhe
bėrtasin nga mėngjesi nė darkė pėr korrektesė qytetarėsh nė
shlyerjen e pagesave, pra ky lloj shteti nuk ėshtė ende nė gjendje
pėr tė larguar radhėt bezdisėse dhe rraskapitėse pėr qytetarėt
shqiptarė.
|
|