|
-
Uashington,
30 prill 2004 -
Presidenti Ibrahim Rugova bashkė me Ambasadorin e nderit tė Kosovės
nė SHBA, Bob Doll, dhanė njė konferencė shtypi pėr media nė
Uashington.
-
Presidenti Rugova vlerėsoi me kėtė rast se Kosova ka pasur njė
progres shumė tė mirė gjatė kėtyre pesė vjetėve. "Ngjarjet e marsit
na kanė tronditur tė gjithėve, por gjendja po normalizohet.
-
-
Do tė marrim masa ndaj
tė gjithė atyre qė kanė pėrdorur dhunėn", tha ai duke shtuar se janė
duke u shikuar raportet me UNIMK-un, qė tė bėhet transferi i
pushtetit nė institucionet e Kosovės.
-
"Dėshiroj tė them me kėtė rast se tė gjithė duhet tė mendojmė qė nga
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė ėshtė vendi qė na ka ndihmuar mė
sė shumti, OKB-ja e BE-ja qė tė bėhet njohja formale e pavarėsisė sė
Kosovės, sepse kjo do t'i pėrshpejtonte proceset e brendshme
demokratike, integrimin e minoriteteve nga shumica shqiptare, si dhe
do ta qetėsonte atė pjesė tė botės, Shqipėrinė, Maqedoninė, ku ka
shumė shqiptarė, Malin e Zi e edhe vetė Serbinė, edhe pse ajo tash
pėr tash mendon ndryshe", thaksoi para mediave Presidenti Rugova,
duke nėnviziuar se pavarėsia do ta shpejtonte zhvillimin ekonomik,
sepse nė kėtė mėnyrė Kosova do tė kishte qasje nė Bankėn Botėrore,
fondet monetare tė tjera ndėrkombėtare.
-
Ndėrkaq, ish-senatori Bob Doll, deklaroi se pavarėsia e Kosovės nuk
ėshtė ēėshtje se a do tė ndodhė, por se kur do tė ndodhė kjo.
"Mendoj se kjo duhet tė ndodhė sa mė parė, sepse tash pesė vjet
njerėzit po presin.
-
-
Unė gjithnjė kam thėnė
edhe nė Senat, edhe kudo tjetėr, nė biseda me demokratė ose
republikanė, qė sa mė parė duhet tė ndodhė pavarėsia e Kosovės,
normalisht duke mbrojtur tė drejtat e minoritetit serb",- tha zoti
Doll. Ai deklaroi se ndiehej shumė krenar qė ėshtė Ambasador nderi i
Kosovės nė SHBA.
-
Pyetjes se cili ishte qėndrimi i bashkėbiseduesve gjatė takimeve, si
me Kofi Ananin dhe tė tjerėt, dhe nėse do tė ndodhė sė shpejti
pavarėsia e Kosovės dhe hapja e zyrės sė Kosovės nė OKB, Presidenti
Rugova u shpreh se e ka shtruar kėtė ēėshtje dhe ėshtė shumė
optimist se kėto tė dyja do tė ndodhin shumė shpejt. "Duhet tė kemi
njė zyrė ndėrlidhėse nė OKB, ani pse ne tashmė e kemi UNMIK-un, por
duhet ta kemi edhe njė zyrė tė institucioneve tė Kosovės", tha ai.
-
-
"Po qe se pavarėsia e
Kosovės do tė njihej nga SHBA-tė dhe Unioni Evropian, do tė pranohet
edhe nga fqinjėt tanė", teksoi z. Rugova.
-
Edhe zoti Doll tha se me kėtė ēėshtje pajtohej plotėsisht me
Presidentin Rugova - qė ka ardhur koha optimale qė OKB-ja dhe
SHBA-tė ta shqyrtojnė ēėshtjen e statusit tė Kosovės.
-
"Institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė duhet tė pėrkujdesen dhe tė
pėrqendrohen mė shumė nė popullin e Kosovės dhe nė kėtė janė tė
pėrfshirė edhe amerikanėt, tė cilėt duhet tė punojnė dhe tė veprojnė
nė kėtė drejtim, t'i marrin nė konsideratė qėndrimet e popullit tė
Kosovės", tha Doll, duke shtuar se ndonėse Amerika ėshtė e
pėrqendruar nė rajone tė tjera tė krizės, ka obligim tė veēantė ndaj
Kosovės.
-
Ndėrkaq, nė pyetjen se Kosova e pavarur a do tė jetė stabilizuese e
rajonit, Presidenti Rugova tha se ėshtė i sigurt se po. "Kjo sė pari
vetė popullit tė Kosovės do t'ia hiqte frikėn pėr tė ardhmen, pastaj
integrimet e brendshme nė Kosovė do tė ndodhin mė shpejt dhe kjo do
ta qetėsonte Shqipėrinė, Maqedoninė, Malin e Zi dhe vetė Serbinė,
edhe pse kjo e fundit mendon ndryshe",- u shpreh Presidenti.
"Statusi i pazgjidhur do tė krijojė probleme, sepse fqinjėt tanė po
manipulojnė me kėtė",- konstatoi Presidenti.
-
I pyetur nėse pavarėsia eventuale e Kosovės do t'i nxitte serbėt e
Bosnjės pėr njė gjė tė tilė, zoti Rugova u shpreh se pavarėsia e
Kosovės do ta stabilizonte rajonin dhe se ēėshtja e Kosovės nuk
lidhet me Bosnjėn, sepse ajo ka njė argument tė Dejtonit.
-
-
"Unė them se kjo nuk do
t'i provokonte serbėt e Bosnjės dhe koncepti im ėshtė se Kosova e
Pavarur dhe vendet e tjera, si Shqipėria, Maqedonia, Bosnja, Serbia,
Kroacia etj., tė gjitha, do tė hyjnė nė Unionin Evropian", tha ai,
duke shtuar se "definitivisht pavarėsia e Kosovės do ta qetėsonte
rajonin".
-
Ndėrkaq, duk u ndėrlidhur nė kėtė temė, senatori Dole theksoi se njė
gjė ishte e qartė se kthimi Kosovės aty ku ka qenė nuk do tė jetė i
pranueshėm nga populli i Kosovės, prandaj duhet gjetur njė rrugė pėr
ruajtjen e tė drejtave tė pakicave dhe tė ecet pėrpara me pavarėsinė
e Kosovės. "Mendoj se Amerika duhet tė shtojė fokusimin nė rajon dhe
njė konferencė ndėrkombėtare pėr kėtė ēėshtje do tė ishte mė se e
dobishme",- theksoi Doll.
-
Pyetjes sė njė gazetari se ēfarė po bėhet pėr ndalimin e trafikimit
tė qenieve njerėzore, pasi Kosova ėshtė qendėr e kėtij trafiku,
Presidenti Rugova kategorikisht mohoi njė gjė tė tillė, duke thėnė
se kjo nuk ishte aspak e vėrtetė.
-
Duke iu pėrgjigjur pyetjes pėr decentralizimin dhe kėrkesėn e
serbėve pėr autonomi tė serbėve brenda Kosovės, Rugova theksoi se
ėshtė nė favor tė decentralizimit vertikal e jo nė vija etnike,
sepse kjo do tė pėrfshinte tėrė rajonin dhe mund tė hapte konflikte
tė reja.
-
-
"Ndėrsa ajo tjetra qė
thatė ju (autonomia, shėnim i redaksisė), tė cilėn fjalė nuk dua as
ta pėrmend",- u shpreh qartė Presidenti i Kosovės, duke shtuar se
pakica serbe do t'i ketė tė gjitha tė drejtat.
|
|