| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova ka kėrkuar njohjen formale tė pavarėsisė sė
Kosovės dhe hapjen e Zyrės sė Kosovės nė OKB
-
President Rugova kėrkoi tė transferohen mė shumė pėrgjegjėsi
ekzekutive tek institucionet e Kosovės
-
Presidenti Rugova tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė pėrcaktim i
popullit dhe i tė gjitha forcave politike
-
S.
Kelli: Unė kam punuar me presidentin Rugova njė kohė tė gjatė sepse
qėllimi ynė ėshtė Kosova e pavarur
-
Pasi
paguan kaucionin prej 50 mijė eurosh, u liruan nga paraburgimi dy
ish-zyrtarėt e lartė tė PTK-sė
-
Institucionet e Kosovės dhe UNMIK-u planin serb pėr Kosovėn e
cilėsojnė tė pavlefshėm
-
Parlamenti i Serbisė ka miratuar planin pėr Kosovėn
-
Kėshilli i Evropės kėrkon nga Shqipėria tė luftojė korrupsionin dhe
krimin e organizuar
-
Tėrheqje e trupave amerikane nga Falluxha
-
Bush
dhe Ēejni dėshmuan para Komisionit
-
Hetohen pėr abuzime oficerė amerikanė
-
Policia indoneziane ka arrestuar sėrish klerikun Abu Bakar Bashir
pėr terrorizėm
-
Trupat e Ēadit pas pėrleshjeve kanė hyrė nė Sudan
-
Talibanėt kanė vrarė 5 ushtarė afganė
-
Policia indoneziane ka arrestuar sėrish klerikun Abu Bakar Bashir
pėr terrorizėm
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova ka kėrkuar njohjen formale tė pavarėsisė sė
Kosovės dhe hapjen e Zyrės sė Kosovės nė OKB
-
-
Nju-Jork,
30 prill 2004 -
Presidenti Rugova ka kėrkuar njohjen formale tė pavarėsisė sė
Kosovės dhe hapjen e Zyrės sė Kosovės nė OKB. Kėto kėrkesa
Presidenti i ka paraqitur nė njė darkė pune me ambasadorėt e 20
vendeve nė kėtė organizatė, ku ishin tė pranishėm edhe asesisteni i
Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė Hedi Anabi dhe shefja e
kabinetit tė z. Anan, Elizabet Lindenmajer.
-
-
Nė darkėn e organizuar
nga misioni i Republikės sė Shqipėrisė nė OKB, pėrkatėsisht nga
ambasadori Agim Nesho, presidenti Rugova ambasadorėt e KS i njoftoi
edhe me zhvillimet e fundit nė Kosovė, duke theksuar domosdoshmėrinė
e bartjes tė sa mė shumė kompetencave nga UNMIK-ut tek insitucinet e
Kosovės.
-
Duke elaboruar kėrkesėn pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė
Kosovės, Presidenti Rugova, mes tjerash, tha se Kosova e pavarur do
tė qetėsonte rajonin dhe do tė pėrshpejtonte proceset demokratike nė
vend.
-
Ambasadori gjerman pranė OKB-sė tha se tė gjitha opsionet pėr
statusin final tė Kosovės janė tė hapura dhe nuk pėrjashtoi
mundėsinė e hapjes sė Zyrės sė Ndėrlidhjes sė Kosovės nė Kombet e
Bashkuara. Por, ai theksoi se pėr kėtė ēėshtje institucionet e
Kosovės do tė duhej tė diskutonin me administratėn e UNMIK-ut, e
cila aktualisht e pėrfaqėson Kosovėn nė KS dhe nė OKB.
-
-
-
President Rugova kėrkoi tė transferohen mė shumė pėrgjegjėsi
ekzekutive tek institucionet e Kosovės
-
-
Uashington, 30
prill 2004 - Nė njė
intervistė qė i dha "Zėrit tė Amerikės" nė Uashington, Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova, tha se me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės,
do tė jetė shumė mė i lehtė edhe integrimi i pakicės serbe dhe
pakicave tė tjera.
-
Duke folur pėr takimet qė pati nė Nju Jork me Sekretarin e
Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan si dhe me zyrtarėt amerikanė
rreth ngjarjeve tė marsit, Presidenti Rugova tha se tė gjithė janė
tė prekur dhe tė habitur me ato ngjarje, sepse nė Kosovė kishte njė
trend shumė pozitiv.
-
-
Por ėshtė edhe
pėrkushtimi, edhe i zotit Kofi Annan dhe i OKB-sė dhe sidomos i
Shteteve tė Bashkuara, qė tė tejkalohet gjendja dhe pėrkushtimi se
do tė vazhdojnė tė pėrkrahin Kosovėn dhe qendrimet pozitive nė
Kosovė, tha ai.
-
"Ne e kemi kryer pjesėn tonė politike, por ngjarjet ndodhėn shumė
papritur, filluan shumė ashpėr, diēka qė nuk mund ta imagjinoje qė
do tė reagohej ndaj policisė sė UNMIK-ut, ndaj KFOR-it por edhe ndaj
policisė sė Kosovės", tha Presidenti Rugova.
-
Ndėrkaq kritikat nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr udhėheqjen e
Kosovės i cilsoi si kritika pozitive pėr insitucionet vendore. Pir
theksoi se duhet tė fillojė transferimi i pėrgjegjėsive ekzekutive
nga UNMIK-u tek vendorėt.
-
Duke folur pėr realizimin e standardeve, ai tha se ngjarjet e marsit
mund tė ngadalėsojnė pak gjendjen, por ato do tė vazhdojnė tė
prėmbushen, kurse njė pjesė e tyre ėshtė pėrmbushur.
"Duhet tė fillojmė me vlerėsimin e tyre gradual, kjo ėshtė e
rėndėsishme dhe tė shikojmė ēka mund tė realizojmė kėtė vit", tha
ai.
-
-
"I kemi edhe zgjedhjet
nacionale nė vjeshtė dhe ēdo parti politike, ēdo grup do tė shikojė
interesat e veta, por ne nuk do tė bėjmė njė fushatė tė gjatė...
sepse jemi vend i vogėl dhe duhet tė punojmė, t'i kryejmė detyrat,
institucionet dhe tė tjerat".
-
Nė lidhje me problemin delikat, siē ėshtė ēėshtja e pakicės qė
lidhet ngushtė me standardet, Presidenti Rugova ritheksoi se me
njohjen e pavarėsisė sė Kosovės do tė jetė shumė mė i lehtė edhe
integrimi i pakicės serbe dhe pakicave tė tjera. "Do tė ishte shumė
mė i lehtė edhe integrimi ekonomik i tyre, demokratik, sepse edhe
ata qė janė sot aty, edhe ata kėrkojnė punė.
-
-
Ne kemi bėrė sa kemi
mundur qė nė vendbanimet serbe, kemi financa tė veēanta, kemi
shkolla, ambulanca. Atje ku janė ata shumicė shqiptarėt marrin pjesė
nė Asamble Komunale, nuk hapin probleme", duke shtuar se njė pjesė e
serbėve ende mendojnė me logjikėn e vjetėr.
-
Ndėrkaq nė lidhje me dialogun e mundshėm me Beogradin, Presidenti
tha se duhet tė pritet pak pas ngjarjeve tė marsit dhe nė kuadrin e
zhvillimeve nė rajon, por do tė bėhen pėrpjekje edhe nė kėtė
drejtim. "Ėshtė nė interesin tonė tė kemi marrėdhėnie tė mira me tė
gjithė fqinjėt tanė.
-
-
Me Shqipėrinė i kemi tė
mira, me Maqedoninė kanė filluar mė mirė, me Malin e Zi, dhe po
ashtu me Serbinė, por janė probleme mė tė rėnda dhe ata derisa ata
tė pranojnė realitetin e ri qė ka ndodhur pas ndėrhyrjes sė NATO-s
dhe pas pesė vjetėsh progresi nė Kosovė", theksoi mes tjerash
Presidenti Rugova nė kėtė intervistė.
-
-
-
Presidenti Rugova tha se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė pėrcaktim i
popullit dhe i tė gjitha forcave politike
-
-
Uashington, 30
prill 2004 -
Presidenti Ibrahim Rugova bashkė me Ambasadorin e nderit tė Kosovės
nė SHBA, Bob Doll, dhanė njė konferencė shtypi pėr media nė
Uashington.
-
Presidenti Rugova vlerėsoi me kėtė rast se Kosova ka pasur njė
progres shumė tė mirė gjatė kėtyre pesė vjetėve. "Ngjarjet e marsit
na kanė tronditur tė gjithėve, por gjendja po normalizohet.
-
-
Do tė marrim masa ndaj
tė gjithė atyre qė kanė pėrdorur dhunėn", tha ai duke shtuar se janė
duke u shikuar raportet me UNIMK-un, qė tė bėhet transferi i
pushtetit nė institucionet e Kosovės.
-
"Dėshiroj tė them me kėtė rast se tė gjithė duhet tė mendojmė qė nga
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė ėshtė vendi qė na ka ndihmuar mė
sė shumti, OKB-ja e BE-ja qė tė bėhet njohja formale e pavarėsisė sė
Kosovės, sepse kjo do t'i pėrshpejtonte proceset e brendshme
demokratike, integrimin e minoriteteve nga shumica shqiptare, si dhe
do ta qetėsonte atė pjesė tė botės, Shqipėrinė, Maqedoninė, ku ka
shumė shqiptarė, Malin e Zi e edhe vetė Serbinė, edhe pse ajo tash
pėr tash mendon ndryshe", thaksoi para mediave Presidenti Rugova,
duke nėnviziuar se pavarėsia do ta shpejtonte zhvillimin ekonomik,
sepse nė kėtė mėnyrė Kosova do tė kishte qasje nė Bankėn Botėrore,
fondet monetare tė tjera ndėrkombėtare.
-
Ndėrkaq, ish-senatori Bob Doll, deklaroi se pavarėsia e Kosovės nuk
ėshtė ēėshtje se a do tė ndodhė, por se kur do tė ndodhė kjo.
"Mendoj se kjo duhet tė ndodhė sa mė parė, sepse tash pesė vjet
njerėzit po presin.
-
-
Unė gjithnjė kam thėnė
edhe nė Senat, edhe kudo tjetėr, nė biseda me demokratė ose
republikanė, qė sa mė parė duhet tė ndodhė pavarėsia e Kosovės,
normalisht duke mbrojtur tė drejtat e minoritetit serb",- tha zoti
Doll. Ai deklaroi se ndiehej shumė krenar qė ėshtė Ambasador nderi i
Kosovės nė SHBA.
-
Pyetjes se cili ishte qėndrimi i bashkėbiseduesve gjatė takimeve, si
me Kofi Ananin dhe tė tjerėt, dhe nėse do tė ndodhė sė shpejti
pavarėsia e Kosovės dhe hapja e zyrės sė Kosovės nė OKB, Presidenti
Rugova u shpreh se e ka shtruar kėtė ēėshtje dhe ėshtė shumė
optimist se kėto tė dyja do tė ndodhin shumė shpejt. "Duhet tė kemi
njė zyrė ndėrlidhėse nė OKB, ani pse ne tashmė e kemi UNMIK-un, por
duhet ta kemi edhe njė zyrė tė institucioneve tė Kosovės", tha ai.
-
-
"Po qe se pavarėsia e
Kosovės do tė njihej nga SHBA-tė dhe Unioni Evropian, do tė pranohet
edhe nga fqinjėt tanė", teksoi z. Rugova.
-
Edhe zoti Doll tha se me kėtė ēėshtje pajtohej plotėsisht me
Presidentin Rugova - qė ka ardhur koha optimale qė OKB-ja dhe
SHBA-tė ta shqyrtojnė ēėshtjen e statusit tė Kosovės.
-
"Institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė duhet tė pėrkujdesen dhe tė
pėrqendrohen mė shumė nė popullin e Kosovės dhe nė kėtė janė tė
pėrfshirė edhe amerikanėt, tė cilėt duhet tė punojnė dhe tė veprojnė
nė kėtė drejtim, t'i marrin nė konsideratė qėndrimet e popullit tė
Kosovės", tha Doll, duke shtuar se ndonėse Amerika ėshtė e
pėrqendruar nė rajone tė tjera tė krizės, ka obligim tė veēantė ndaj
Kosovės.
-
Ndėrkaq, nė pyetjen se Kosova e pavarur a do tė jetė stabilizuese e
rajonit, Presidenti Rugova tha se ėshtė i sigurt se po. "Kjo sė pari
vetė popullit tė Kosovės do t'ia hiqte frikėn pėr tė ardhmen, pastaj
integrimet e brendshme nė Kosovė do tė ndodhin mė shpejt dhe kjo do
ta qetėsonte Shqipėrinė, Maqedoninė, Malin e Zi dhe vetė Serbinė,
edhe pse kjo e fundit mendon ndryshe",- u shpreh Presidenti.
"Statusi i pazgjidhur do tė krijojė probleme, sepse fqinjėt tanė po
manipulojnė me kėtė",- konstatoi Presidenti.
-
I pyetur nėse pavarėsia eventuale e Kosovės do t'i nxitte serbėt e
Bosnjės pėr njė gjė tė tilė, zoti Rugova u shpreh se pavarėsia e
Kosovės do ta stabilizonte rajonin dhe se ēėshtja e Kosovės nuk
lidhet me Bosnjėn, sepse ajo ka njė argument tė Dejtonit.
-
-
"Unė them se kjo nuk do
t'i provokonte serbėt e Bosnjės dhe koncepti im ėshtė se Kosova e
Pavarur dhe vendet e tjera, si Shqipėria, Maqedonia, Bosnja, Serbia,
Kroacia etj., tė gjitha, do tė hyjnė nė Unionin Evropian", tha ai,
duke shtuar se "definitivisht pavarėsia e Kosovės do ta qetėsonte
rajonin".
-
Ndėrkaq, duk u ndėrlidhur nė kėtė temė, senatori Dole theksoi se njė
gjė ishte e qartė se kthimi Kosovės aty ku ka qenė nuk do tė jetė i
pranueshėm nga populli i Kosovės, prandaj duhet gjetur njė rrugė pėr
ruajtjen e tė drejtave tė pakicave dhe tė ecet pėrpara me pavarėsinė
e Kosovės. "Mendoj se Amerika duhet tė shtojė fokusimin nė rajon dhe
njė konferencė ndėrkombėtare pėr kėtė ēėshtje do tė ishte mė se e
dobishme",- theksoi Doll.
-
Pyetjes sė njė gazetari se ēfarė po bėhet pėr ndalimin e trafikimit
tė qenieve njerėzore, pasi Kosova ėshtė qendėr e kėtij trafiku,
Presidenti Rugova kategorikisht mohoi njė gjė tė tillė, duke thėnė
se kjo nuk ishte aspak e vėrtetė.
-
Duke iu pėrgjigjur pyetjes pėr decentralizimin dhe kėrkesėn e
serbėve pėr autonomi tė serbėve brenda Kosovės, Rugova theksoi se
ėshtė nė favor tė decentralizimit vertikal e jo nė vija etnike,
sepse kjo do tė pėrfshinte tėrė rajonin dhe mund tė hapte konflikte
tė reja.
-
-
"Ndėrsa ajo tjetra qė
thatė ju (autonomia, shėnim i redaksisė), tė cilėn fjalė nuk dua as
ta pėrmend",- u shpreh qartė Presidenti i Kosovės, duke shtuar se
pakica serbe do t'i ketė tė gjitha tė drejtat.
-
-
-
S.
Kelli: Unė kam punuar me presidentin Rugova njė kohė tė gjatė sepse
qėllimi ynė ėshtė Kosova e pavarur
-
-
Uashington, 30
prill 2004 -
Presidenti Rugova ėshtė takuar edhe me kongresisten Sju Kelli, e
cila kryeson grupin e kongresistėve pėr Kosovėn.
-
Pas kėtij takimi z. Rugova tha se me zonjėn Kelli kishte biseduar
pėr gjendjen nė Kosovė pas trazirave tė marsit, qė ka filluar tė
stabilizohet, si dhe pėrmasat qė janė marrė pėr sanimin e gjendjes.
Ndėrkaq ata qė kanė pėrdorur dhunėn duhet tė dalin para drejtėsisė,
tha ai. "Ligji dhe drejtėsia do tė sundojnė nė Kosovė", ka thėnė
Presidenti Rugova, duke shtuar se kongresistja Kelli e pėrcjell
shumė mirė gjendjen nė Kosovė, progresin qė ėshtė arritur pėr kėto
vite.
-
"Unė shtrova edhe kėrkesėn se duhet tė mendojmė sė bashku qė sa mė
parė tė njihet pavarėsia e Kosovės, sepse kjo do tė hapte shumė
procese pozitive tė brendshme me njė integrim tė Kosovės nė
bashkėsinė ndėrkombėtare, si dhe njė integrimi i minoriteve nė
shoqėrinė kosovare, nė shtetin e Kosovės", nėnvizoi Presidenti i
Kosovės. Ai edhe me kėtė rast falenderoi zonjėn Kelli pėr angazhimet
e saj pėr Kosovėn.
-
Kongresistja Sju Kelli pas takimti me Presidentin Rugova, tha: "Unė
kam punuar me Presidentin njė kohė tė gjatė sepse qėllimi ynė ėshtė
Kosova e lirė dhe e pavarur". Kjo, tha ajo do tė arrihet kur Kosova
tė kalojė disa mandate tė ndryshme drejt njė shteti tė pavarur.
-
-
Zonja Kelli theksoi se
Presidenti ka folur fuqishėm rreth asaj qė siguron se ligji dhe
drejtėsia, drejtėsia e ndershme dhe e barabartė do tė ekzistojnė nė
Kosovė dhe ai ėshtė duke punuar nė kėtė drejtim. Z. Rugova e ka
pranuar pėrgjegjėsinė morale pėr tė udhėhequr popullin e tij", tha
kongresistja Sju Kelli.
-
Presidenti Rugova ėshtė takuar edhe shumė senatorin Bill Klif qė
ėshtė kryetari i shumicės sė republikanėve nė Senat, pastaj me
ish-kryetarin po tė njėjtėn pozitė senatorin Tretllof, senatorin
tjetėr Xhorxh Vojnoviq, pastaj me anėtarėt tjerė tė Senatit Elizabet
Doll dhe kongresisten Sju Kelli, Eliot Engėll dhe Xhim Moran.
-
-
-
Pasi paguan kaucionin prej 50 mijė eurosh, u liruan nga paraburgimi
dy ish-zyrtarėt e lartė tė PTK-sė
-
-
Prishtinė, 30
prill 2004 - Dy
ish-zyrtarėt e lartė tė PTK-sė Leme Xhema, Bedri Rama u liruan dje
pasdite nga paraburgimi pasi paguan secili njė kaucion prej 50 mije
eurosh. Kėtė lajm e konfirmoi zėdhėnėsja e misionit tė OKB-sė
Matilde Heneke.
-
-
Ata u arrestuan pardje
nė Prishtinė dhe u mbajtėn nė arrest 12 orė nėn dyshimin pėr
korrupsion. Megjithatė, hetimet ndaj tyre do tė vazhdojnė, ndėrkohė
qė mėsohet se hetimet pėr korrupsion nė kėtė komapani janė duke u
zhvilluar edhe ndaj dy zyrtarėve tė lartė tė UNMIK-ut Gerald Fisher,
ish-zėdhėnės i shefit tė UNMIK-ut dhe Rajner Lesar ish-shef i
Departamentit tė Telekomunikacionit nė Kosovė.
-
-
-
Institucionet e Kosovės dhe UNMIK-u planin serb pėr Kosovėn e
cilėsojnė tė pavlefshėm
-
-
Prishtinė, 30
prill 2004 -
Institucionet e Kosovės dhe UNMIK-u kėtė kėtė plan serb e cilėsojnė
si tė pavlefshėm. Theksohet se ky plan ėshtė njė hap i gabuar i cili
nuk do t'i ndihmojė marrėdhėnieve ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė, por
as vetė pozitės sė serbėve nė Kosovė.
-
Ramush Tahiri, kėshilltar politik i kryeparlamentarit Daci, thotė se
miratimi i planit pėr Kosovėn nga ana e Qverisė serbe ėshtė
pėrzierje nė punėt e brendshme tė Kosovės, pasi qė Serbia sikurse
asnjė shtet tjetėr nuk ka jurisdikcion mbi Kosovėn.
-
Nga ana tjetėr zyrtarė tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė
mohojnė ta kenė parė njė plan tė tillė. Shefja pėr informim e kėsaj
administrate Hua Xhiang thotė se pėr kėtė plan ka dėgjuar vetėm nga
mediat serbe. Ajo ka thėnė se qėndrimi i administratės ndėrkombėtar
ėshtė se ēdo vendim duhet tė merret nė pajtueshmėri ndėrmjet tė
gjitha komuniteteve.
-
Kjo zėdhėnėse ka thėnė se kantonizimi dhe ndarja nuk kanė qenė kurrė
objektiva tė administratės ndėrkombėtare dhe kjo ėshtė thėnė shumė
qartė edhe nė tė kaluarėn, tha Hua Xhiang.
-
-
-
Parlamenti i Serbisė ka miratuar planin pėr Kosovėn
-
-
Beograd, 30
prill 2004 -
Parlamenti i Serbisė ka miratuar dje njėzėrit planin e Qeverisė sė
Serbisė pėr Kosovėn me tė cilin, siē thuhet "nėpėrmjet autonomisė
territoriale, kulturore dhe personale parashihet mbrojtja e serbėve
nė Kosovė". Plani parasheh formimin e pesė rajoneve autonome pėr
serbėt nė Kosovės.
Kryeministri i Serbisė, Vojisllav Koshtunica deklaroi se plani i
Qeverisė serbe pėr zgjidhjen e situatės nė Kosovė parasheh
decentralizimin e pushtetit si mundėsi pėr zgjidhjen politike nė
Kosovė.
-
-
Ai shtoi se ky plan nuk
e paragjykon statusin final tė Kosovės dhe kjo nuk ėshtė ēėshtje me
tė cilėn Serbia duhet tė merret, duke shtuar se ky plan nuka
angazhohet as pėr ndarjen entnike tė Kosovės, edhe pse siē u shpreh,
"ndarja etnike e Kosovės ėshtė mė e mirė se Kosova etnikisht e
pastėr".
-
Sipas planit tė Qevrisė serbe, autonominė territoriale do ta
pėrbėnin pesė rrethe, por siē thuhet pėr njė autonomi tė tillė duhet
Rezolutė e KS tė OKB-sė.
-
-
-
Kėshilli i Evropės kėrkon nga Shqipėria tė luftojė korrupsionin dhe
krimin e organizuar
-
-
Strasburg, 30
prill 2004 - Nė
Shqipėri ka pėrparim tri vitet e fundit pėrsa i pėrket funksionimit
tė demokracisė pluraliste dhe tė shtetit juridik. Por tė gjitha
arritjet kėrcėnohen nga ndikimi i krimit tė organizuar dhe ndikimi i
njė pjese tė biznesit tė ligjshėm nė jetėn publike. Kėtė diagnozė i
bėn gjendjes aktuale nė Shqipėri Kėshilli i Evropės, i cili publikoi
dje pasdite njė rezolutė pėr zhvillimet nė Shqipėri.
-
Pėrparimet konsistojnė nė forcimin e ndikimit tė parlamentit nė
jetėn politike nė Shqipėri, si dhe nė pėrpjekje deri tani tė
paprecedenta pėr dialog dhe bashkėpunim midis partive politike.
Ndonėse jetėshkurtra, pėrpjekjet kanė treguar se ka alternativė
pėrballė konfrontimit dhe bllokimit qė ka dominuar politikėn
shqiptare, konstatohet nė Strasburg.
-
Qeverisė sė Shqipėrisė i llogaritet mė tej pozitivisht miratimi i
shumė ligjeve nė fusha bazė tė reformave si dhe reduktimi i nivelit
tė trafikut ilegal tė qėnieve njerėzore pėrmes Adriatikut.
Pėrmirėsimi i vazhdueshėm i marrėdhėnieve me fqinjėt dhe roli e
ndihma konstruktive pėr pėrpjekjet ndėrkombėtare nė Kosovė cilėsohen
gjithashtu si arritje tė autoriteteve shqiptare.
-
Megjithatė ka ende shumė pėr tė bėrė, tha nė emėr tė Komitetit pėr
Plotėsimin e Detyrimeve pėr Shtetet Anėtare tė KE raportuesi,
eurodeputeti polak Jezhi Smoravinski:
-
Sistemin gjyqėsor nė Shqipėri ata e shohin tė dobėt dhe jo efektiv.
Personeli i tij ėshtė i pėrgatitur jo si duhet dhe duket se tė
paktėn pjesėrisht ėshtė i korruptuar, konstatohet nė Strasburg.
-
Eurodeputetėt shqiptarė nė KE e pranuan faktin se vendi i tyre ka
ende probleme. Por socialistėt i kujtuan Asamblesė hapin e madh qė
pėr mendimin e tyre ka bėrė Shqipėria nė shtatė vitet e fundit.
Kryetari i delegacionit shqiptar nė KE, Petro Koēi pėrshėndeti
optikėn e KE tė fiksuar nė rezolutė, qė tė dyja partitė kryesore
politike, PD dhe PS tė mbajnė sė bashku pėrgjegjėsi pėr problemet
dhe difektet e vendit.
-
Ndryshe e vlerėsoi gjendjen nė Shqipėri, pėrfaqėsuesja e PD nė
delegacionin shqiptar nė KE, Jozefina Topalli, duke thėnė se "46% e
shqiptarėve jetojnė nėn nivelin zyrtar tė varfėrisė, investimet e
huaja pėr disa vite janė vetėm gjysma e atyre tė Maqedonisė. Ēdo vit
100 mijė shqiptarė largohen nga vendi. Krimi i organizuar shqiptar
ėshtė deklaruar nga Europoli mė i rrezikshmi i Evropės. Dhe mungon
dėshira e vėrtetė pėr ta luftuar atė," tha Topalli.
-
Parlamentarėt e Kėshillit tė Evropės i kėrkuan Shqipėrisw tė bėjė
pėrpjekje serioze pėr tė vėnė nė jetė legjislacionin themelor, pasi
test pėr qeverinė ėshtė zbatimi nė praktikė dhe jo vėnia nė letėr.
(A.Dodi).
-
-
-
Tėrheqje e trupave amerikane nga Falluxha
-
-
Falluxha, 30
prill 2004 -
Autoritetet ushtarake amerikanė nė Irak po negociojnė me
ish-gjeneralė tė ushtrisė sė Sadam Huseinit pėr t'i dhėnė fund
rrethimit tė Falluxhas.
-
Sipas njė plani, marinsat do tė tėrhiqen nga pozicionet nė Falluxha
dhe katėr ish gjeneralė tė ushtrisė sė Sadam Huseinit me 1 mijė e
100 trupa irakiane do tė hyjnė nė qytet pėr tė marrė nėn kontroll
sigurinė.
-
Njė komandant i marinsave jashtė qytetit tha se tėrheqja amerikane
do tė fillojė sot. Por Pentagoni tha se bisedimet po vazhdojnė dhe
nuk ėshtė arritur njė marrėveshje pėrfundimtare.
-
-
-
Bush dhe Ēejni dėshmuan para Komisionit
-
-
Uashington, 30
prill 2004 -
Presidenti Bush dhe nėnpresidenti Dik Ēejni u takuan dje privatisht
me 10 anėtarėt e komisionit, qė po heton sulmet terroriste tė 11
shtatorit 2001.
-
Komisioni dėshiron tė dijė se ēfarė dinte Shtėpia e Bardhė para
sulmeve kundėr Shteteve tė Bashkuara dhe si iu pėrgjigj ajo
kėrcėnimit terrorist.
-
Presidenti tha se iu pėrgjigj ēdo pyetjeje tė anėtarėve tė
komisionit. "Ishte njė bisedė shumė e pėrzemėrt. Mė lanė pėrshtypje
me pyetjet qė mė bėnė", tha Bush.
-
Seanca, e cila u zhvillua nė Zyrėn Ovale tė presidentit, zgjati mė
shumė se 3 orė. Zoti Bush e pėrshkroi takimin si tė rėndėsishėm dhe
me njė gamė tė gjerė ēėshtjesh, madje zoti Bush la tė kuptohet se
toni ishte ndėr-partiak.
-
"Mendoj se kjo seancė i ndihmoi anėtarėt e komisionit qė tė kuptojnė
se si punoj unė, si e drejtoj Shtėpinė e Bardhė dhe si veprojnė nė
rast kėrcėnimesh", tha Presidenti Bush.
-
-
-
Hetohen pėr abuzime oficerė amerikanė
-
-
Bagdad, 30
prill 2004 - Njė
hetim qė ėshtė urdhėruar nga ushtria amerikane ka rekomanduar
marrjen e masave disiplinore ndaj disa oficerėve tė ushtrisė qė kanė
punuar nė njė burg nė Irak.
Ata janė pezulluar nga detyra pėr arsye se akuzohen se kanė abuzuar
dhe janė sjellė nė mėnyrė tė egėr me tė burgosurit.
-
Televizioni amerikan CBS transmetoi njė numėr fotografish tė marra
prej ushtarėve, fotografi, tė cilat janė shokuese dhe tronditėse.
-
Megjithėse se ushtarakėt kėmbėngulin se bėhet fjalė vetėm pėr njė
rast tė izoluar, fakti qė amerikanėt kanė abuzuar dhe janė talluar
me irakianėt nė tė njėjtin burg ku regjimi i Sadam Huseinit torturoi
shumė tė burgosur, nuk do tė kalohet qetėsisht jo vetėm nė Irak, por
nė tė gjithė rajonin.
-
-
-
Policia indoneziane ka arrestuar sėrish klerikun Abu Bakar Bashir
pėr terrorizėm
-
-
Xhakartė, 30
prill 2004 - Pas
lirimit nga njė burg i Xhakartės, policia indoneziane e ka arrestuar
sėrish klerikun militant Abu Bakar Bashir nėn dyshimin pėr
terrorizėm, njofton BBCnews. Policia ka thėnė se ka tė dhėna tė reja
qė dėshmojnė se ai ishte lider i lartė i grupit militant Xhama
Islamiah, tė akuzuar pėr bombėvėniet nė Bali mė 2002. Bashir ka
mohuar tė jetė lider shpirtėror i kėtij grupi dhe ka vuajtur 18 muaj
burg pėr delikt emigrimi.
-
-
-
Trupat e Ēadit pas pėrleshjeve kanė hyrė nė Sudan
-
-
Nxhamena, 30
prill 2004 - Trupat
e Ēadit kanė depėrtuar kufirin e tyre pas pėrleshjeve me forcat
sudaneze kanė hyrė nė Sudan, njofton BBCnews. Zėdhėnėsi i qeverisė
sė Ēadit ka thėnė se trupat do tė mbrojnė civilėt lokalė dhe
refugjatėt nga konfliktet nė rajonin e Dafurit tė Sudanit, qė po
strehohen nė rajon. Kombet e Bashkuara vlerėsojnė se 10 mijė njerėz
kanė humbur jetėn nė kėto konflikte dhe njė milion tė tjerė kanė
braktisur shtėpitė.
-
-
-
Talibanėt kanė vrarė 5 ushtarė afganė
-
-
Kabul, 30 prill
2004 - Autoritetet
nė Afganistanin jugor kanė thėnė se tė pakten pesė ushtarė afganė
janė vrarė nė njė sulm tė luftėtarėve tė dyshimtė talibanė, njofton
BBCnews. Sulmi thuhet se ka ndodhur nė distriktin Panxhavi nė
provincėn jugore Kandahar. Nė kėtė sulm ėshtė plagosur edhe njė
ushtar tjetėr. Trupat qeveritare kanė rrethuar pozicionet talibane.
-
-
-
Policia indoneziane ka arrestuar sėrish klerikun Abu Bakar Bashir
pėr terrorizėm
-
-
Xhakartė, 30
prill 2004 - Pas
lirimit nga njė burg i Xhakartės, policia indoneziane e ka arrestuar
sėrish klerikun militant Abu Bakar Bashir nėn dyshimin pėr
terrorizėm, njofton BBCnews.
-
-
Policia ka thėnė se ka
tė dhėna tė reja qė dėshmojnė se ai ishte lider i lartė i grupit
militant Xhama Islamiah, tė akuzuar pėr bombėvėniet nė Bali mė 2002.
Bashir ka mohuar tė jetė lider shpirtėror i kėtij grupi dhe ka
vuajtur 18 muaj burg pėr delikt emigrimi.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|