|
28
prill 2004 / TN
"Zėri i Amerikės", mė 28 shkurt
2004 / Besim Abazi
Zyrtarėt e policisė sė Kombeve tė
Bashkuara bėnė tė ditur se kanė arrestuar tre persona nėn dyshimin se
janė pėrfshirė nė korrupsion dhe kanė nėnshkruar kontrata tė dėmshme
nė emėr tė Postės dhe Telekomit tė Kosovės.
Tė arrestuarit janė Uno Nilsson, pjestar i
UNMIK-ut dhe ish kėshilltar i lartė nė Postė Telekomin e Kosovės
(PTK), Leme Xhema, ish-drejtoreshė e PTK-sė dhe Bedri Rama ish drejtor
i Telekomit tė Kosovės.
Arrestimet kanė pasuar hetimet e njėsisė
hetuese financiare qė kanė filluar shumė kohė mė parė. Nė hetime ishin
pėrfshirė pjestarėt e njėsisė Guardia di Financa nga Italia.
Zyrtarėt e UNMIK-ut cituan shefin e tyre
Harri Holkeri tė ketė thėnė se parimi themelor i Misionit tė Kombeve
tė Bashkuara ėshtė zero tolerancė ndaj korrupsionit dhe se UNMIK-u
ėshtė i pėrkushtuar tė vėrė para drejtėsisė cdo kėnd qė ėshtė i
pėrfshirė nė korrupsion.
Ndėrkohė, tre nga katėr pjesėtarėt e
policisė jordaneze nė Kosovė, qė u arrestuan kohė mė parė nė lidhje me
vrasjen e dy policėve amerikane janė liruar sot nė mėngjes, por
hetimet ndaj tyre po vazhdojnė, thanė sot zyrtarėt e policisė sė
Kombeve tė Bashkuara. //kk//
|