| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova u takua nė Nju Jork me Sekretarin e pėrgjithshėm
tė OKB-sė, Kofi Anan
-
Presidenti Rugova vizitoi Shtėpinė muze tė presidentit tė dikurshėm
amerikan, Franklin Ruzvelt
-
Presidenti Rugova sot viziton Bashkinė e qytetit tė Nju Jorkut dhe
takohet me 20 ambasadorė tė OKB-sė
-
Projektrezoluta e Kėshillit tė Evropės pėr Kosovėn nesėr do tė
debatohet nė Strasburg
-
Sot
nė mėngjes nė Skėnderaj ėshtė arrestuar Sami Lushtaku, ish-komandant
i UĒK-sė
-
Njė
delegacion i AKK-sė merr pjesė nė Kongresin inaugurues tė qyteteve
dhe qeverive lokale tė bashkuara
-
Urdhėresė e Bordit tė drejtorėve tė Qeverisė Komunale tė Prishtinės
pėr festėn e 1 Majit
-
Kroacia ėshtė pjesė e pėrpjekjeve tė komunitetit ndėrkombėtar pėr tė
krijuar njė ambient tė qėndrueshėm nė Kosovė
-
Prokurori ndėrkombėtar ka kompletuar hetimet rreth mbytjes sė
fėmijėve nė lumin Ibėr
-
Afėr
Prishtinės dyshohet pėr njė varrezė masive
-
Holkeri thotė se bazė pėr fillimin e decentralizimit tė Kosovės
ėshtė propozimi i Kėshillit tė Evropės
-
Njė
delegacion i qytetit tė Fierit po qėndron pėr vizitė disaditėshe nė
komunėn e Mitrovicės
-
Ministria e Shėndetėsisė ndėrpren pranimin e kėrkesave tė reja pėr
trajtim jashtė vendit
-
Komisioni Parlamentar pėr tė drejtat dhe interesat e komuniteteve
vizitoi Kuvendin Komunal tė Prishtinės
-
Deputetėt i thanė po standardeve, por kėrkojnė kalimin e
kompetencave nė institucionet vendore
-
Policia thotė se deklarata e fėmijės qė mbijetoi tragjedinė nė lumin
Ibėr ėshtė e paqėndrueshme
-
Sipas KFOR-it, Lushtaku dyshohet tė jetė i pėrfshirė nė ngjarjet e
marsit dhe nė keqtrajtimin e civilėve shqiptarė
-
Ministria e Arsimit: mė 30 prill nuk punohet, punohet mė 3 maj
-
Nesėr Prishtinės organizohet njė akademi pėrkujtimore pėr aktoren
Katarina Josipi, nė 34-vjetorin e vdekjes
-
AKM-nė pėrkohėsisht do ta udhėheqin njė vendor dhe njė ndėrkombėtar
-
Me
njė akademi pėrkujtimore nė Gjermani u shėnua trevjetori i vrasjes
sė Ismet Rracit
-
Partitė qė nuk publikojnė financimet do tė paditen nė gjykatė
-
Sot
nė Maqedoni po zhviilohet procesi zgjedhor
-
Policia italiane ndaloi njė shqiptar me drogė
-
Nga
njė shpėrthim i njė xhipi-bombė janė plagosur 4 ushtarė izraelitė
-
Policia izraelite ka arrestuar njė zyrtar tė lartė palestinez
-
Nė
luftimet Tajlandė janė vrarė tė pakten 127 njerėz
-
Forcat amerikane kanė vrarė 64 kryengritės nė Naxhaf
-
Presidenti qipriot sulmoi ashpėr Shtetet e Bashkuara
-
Kėrkohet tė bėhen publike tė dhėnat e punės sė nėnpresidentit Ēejni
mbi njė strategji kombėtare tė energjisė
-
Bler
zbraps kritikat pėr emigracionin
-
Nė
njė aksident ajror tė njė helikopteri amerikan kanė humbur jetėn 3
ushtarė
-
Nė
luftimet nė Tajlandė janė vrarė 85 njerėz
-
Janė
vrarė 2 persona tė armatosur gjatė njė sulmi nė kuartin diplomatik
tė Damaskut
-
Autoritetet siriane kanė zbuluar njė depo tė fshehtė armėsh dhe
mjetesh shpėrthyese
-
Nė
njė sulm me granatė nė Kashmir janė vrarė 3 persona
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova u takua nė Nju Jork me Sekretarin e pėrgjithshėm
tė OKB-sė, Kofi Anan
-
-
Nju Jork, 28
prill 2004 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, nė selinė e OKB-sė nė Nju Jork,
u takua me sekretarin e pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi
Anan, me tė cilin bisedoi pėr situatėn aktuale nė Kosovė pas
trazirave tė marsit, si dhe pėr raportet ndėrmjet UNMIK-ut dhe
institucioneve tė Kosovės.
-
-
Nė kėtė takim ėshtė
biseduar edhe pėr transferin e kompetencave nga UNMIK-u tek
institucionet vendore, pėr procesin e privatizimit, pėr vlerėsimin e
standardeve etj.
-
Presidenti Rugova pas takimit tha se kishte pasur njė bisedė shumė
miqėsore me sekretarin e pėrgjithshėm, zotin Kofi Anan, me tė cilin
kanė diskutuar pėr shumė ēėshtje aktuale nė Kosovė. "E njoftova z.
Anan qė situata ka filluar tė normalizohet, pėr masat qė kanė marrė
institucionet pėr normalizimin e gjendjes pas ngjarjeve tė marsit,
si dhe pėr progresin e arritur gjatė pesė vjetėve tė kaluara", tha
zoti Rugova.
-
Presidenti theksoi se njė nga temat e takimi ishte edhe bartja e
kompetencave sa mė tė mėdha nga ana e UNMIK-ut tek institucionet e
Kosovės, duke shtuar se ka kėrkuar nga zoti Anan qė sa mė parė tė
fillojnė bisedimet pėr ēėshtjen e standardeve dhe pėr vlerėsimin e
tyre.
-
-
Presidenti tha poashtu
se nga z. Anan kishte insistuar pėr njohjen sa mė parė tė pavarėsisė
sė Kosovės dhe theksoi se nė kėtė drejtim ka hasur nė mirėkuptim,
por, siē tha, duhet tė punohet nė kėtė aspekt.
-
"Njohja e pavarėsisė sė Kosovės do ta stabilizonte Kosovėn,
Shqipėrinė, Maqedoninė, Malin e Zi dhe mbarė rajonin e Evropės
Juglindore. Kosova e pavarur e inkuadruar nė Bashkėsinė Evropiane,
nė NATO dhe nė miqėsi tė pėrhershme me Amerikėn ėshtė zgjidhja mė e
mirė pėr rajonin", deklaroi Presidenti Rugova.
-
Nė fund tė deklaratės para mediave, Presidenti Rugova falenderoi
pėrzemėrsisht z. Anan pėr angazhimin e tij personal rreth zgjidhjes
sė problemit tė Kosovės.
-
Ky ishte takimi i katėrt i Presidentit Rugova me sekretarin e
pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Anan, qė nga viti 1998.
-
-
-
Presidenti Rugova vizitoi Shtėpinė muze tė presidentit tė dikurshėm
amerikan, Franklin Ruzvelt
-
-
Nju Jork, 28
prill 2004 -
Presidenti Rugova gjatė qėndrimit nė Nju Jork, vizitoi Shtėpinė muze
tė presidentit tė dikurshėm amerikan, Franklin Ruzvellt, njeriut qė
ka sjellė amandamentin e Kartės sė Atlantikut pėr vetėvendosjen e
popujve, ku u nėnshkrua nė librin e kėtij muzeu.
-
Njė porosi e shkruar nė gjuhėn shqipe, e nėnshkruar nga Presidenti
Rugova, gjendet nė mesin e porosive tė 100 personaliteteve tė
shquara botėrore, nė librin e kujtimeve, nė bibliotekėn e
Presidentit Ruzvellt.
-
Bashkėpunėtorėt qė e shoqėrojnė Presidentin Rugova nė kėtė vizitė, e
kanė vlerėsuar shumė tė suksesshėm dhe shpresėdhėnės takimin e
djeshėm me sekretarin e pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara, Kofi
Anan. Ata kanė thėnė se nė takim ėshtė vlerėsuar se shumė shpejt
duhet tė fillojė vlerėsimi i plotėsimit tė standardeve, pa i lėnė
anash statusin final tė Kosovės.
-
-
-
Presidenti Rugova sot viziton Bashkinė e qytetit tė Nju Jorkut dhe
takohet me 20 ambasadorė tė OKB-sė
-
-
Nju Jork, 28
prill 2004 -
Presidenti Rugova gjatė ditės sė sotme (e mėrkurė) do tė vizitojė
Bashkinė e qytetit tė Nju Jorkut, ku do tė takohet me pėrfaqėsues tė
qytetit, ndėrsa nė mbrėmje do tė ketė njė takim me 20 ambasadorė tė
shteteve tė ndryshme nė Kombet e Bashkuara.
-
Ndėrkaq, tė enjtėn e tė premtėn, Presidenti Rugova do tė vizitojė
Uashingtonin, ku do tė ketė takime nė Deparmentin e Shtetit dhe nė
Shtėpinė e Bardhė.
-
-
-
Projektrezoluta e Kėshillit tė Evropės pėr Kosovėn nesėr do tė
debatohet nė Strasburg
-
-
Strasbugr, 28
prill 2004 - Nė
projektrezolutėn e pėrgatitur nga Asambleja Parlamentare e Kėshillit
tė Evropės konstatohet se shpėrthimi i dhunės etnike nė mars 2004
ilustron se Kosova ka ende rrugė tė gjatė pėrpara derisa tė bėhet
territor multietnik dhe demokratik.
-
-
Ngjarjet e marsit
karakterizohen si njė `kthim tragjik prapa nė procesin e pajtimitA
tė pesė viteve tė fundit midis shumicės shqiptare dhe pakicės serbe,
pajtim i cili mbetet jo i vėrtetė. Mbi 4 mijė personat e zhvendosur
me kėtė rast e kanė kthyer prapa procesin e kthimit tė tė gjithė tė
zhvendosurve.
-
-
Asambleja i dėnon me
forcė nxitėsit e ngjarjeve tė fundit qė solli 19 tė vdekur, kėrkon
qė ata tė hetohen dhe tė nxirret para gjyqeve tė paanshme.
-
Pėrgjegjės kryesor pėr situatėn e krijuar, sipas Kėshillit tė
Evropės, ėshtė nacionalizmin etnik qė vazhdon te komunitetet nė
Kosovė. Por edhe "bashkėsia ndėrkombėtare duhet fajėsuar
pjesėrisht", sepse qė prej rrėzimit tė Milosheviqit mė 1999,
zhvillimeve dhe mungesės sė progresit nė Kosovė u ėshtė kushtuar
vėmendje ndėrkombėtare e pamjaftueshme, konstatohet nė Strasburg.
-
-
UNMIK-ut Kėshilli i
Evropės i njeh pėrparime tė konsiderueshme qė prej marrjes sė
Kosovės nėn kontroll, dhe kėtu pėrmend edhe transferimin e njė pjese
tė kompetencave tek Institucionet Provizore tė Vetėqeverisjes.
-
Por projektrezoluta kėrkon tė lihen mėnjanė iluzionet: progresi i
dėshiruar nuk mund tė arrihet, siē thuhet, "pa njė plan tė qartė dhe
angazhim pa kushte tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr t'i bėrė me
shpejtėsi politikanėt vendorė pėrgjegjės pėr tė ardhmen e tyre
politike".
-
Ēelėsin pėr arritjen e stabilitetit dhe pėr ta sjellė Kosovėn mė
pranė Evropės, Kėshilli i Evropės e sheh tek zbatimi i plotė i
"Standarteve pėr Kosovėn", tė fiksuara nga KS i OKB-sė nė dhjetor
2003.
-
-
Pavarėsisht nga statusi
i ardhshėm i Kosovės, plani pėr implementimin e kėtyre standarteve
duhet mbėshtetur me veprime konkrete dhe progres tė matshėm, pėr tė
shmangur kthimin e tij nė artificial, kėrkon Kėshilli i Evropės.
-
Organizata e Strasburgut pranon se ngjarjet e fundit e kanė
vėshtirėsuar arritjen e konsensusit pėr strategjinė e
decentralizimit nė Kosovė. Por nė dokument theksohet se megjithatė,
reforma e vetėqeverisjes lokale dhe e administratės publike, nė bazė
tė propozimeve tė Kėshillit tė Evropės do tė kontribuonte nė
forcimin e Institucioneve Provizore tė Vetėqeverisjes.
-
Kėshilli i Evropės i kėrkon bashkėsisė ndėrkombėtare dhe vecanėrisht
shteteve tė Bashkimit Evropian t=i rishikojnė prioritetet e tyre pėr
Kosovėn.
-
Asambleja kėrkon nga UNMIK-u tė gjejė shkaqet se pse ekstremistėt
vazhdojnė tė luajnė njė rol qendror nė Kosovė dhe tė marrė masa
kundėr tyre. Nga udhėheqėsit politikė shqiptarė tė Kosovės ajo
kėrkon tė demonstrojnė angazhimin e sinqertė pėr mbrojtjen e
minoriteteve dhe tė ndėrpresin mbėshtetjen aktive apo pasive pėr
grupet ekstremiste.
-
Nga qeveria e Serbisė dhe e Malit tė Zi ajo kėrkon shkrirjen e tė
gjitha strukturave paralele qė mbėshtet nė Kosovė dhe bashkėpunim nė
planin e implementimit tė standarteve, thuhet nė njė raport tė
"Dojēe veles" nga Strasburgu.
-
-
-
Sot nė mėngjes nė Skėnderaj ėshtė arrestuar Sami Lushtaku,
ish-komandant i UĒK-sė
-
-
Skėnderaj, 28
prill 2004 - Sot nė
orėt e hershme tė mėngjesit ėshtė arrestuar Sami Lushtaku,
ish-komandant i UĒK-sė nė zonėn e Drenicės. Jozyrtarisht mėsohet se
forca tė mėdha tė kombinuara tė KFOR-it dhe policisė sė UNMIK-ut,
pasi kishin rrethuar shtėpinė e Sami Lushtakut, e kishin arrestuar
atė.
Pas arrestimit njė helikopter i KFOR-it qarkullon ende mbi lagjen ku
ndodhet shtėpia e Sami Lushtakut nė Skėnderaj, e cila ende mbahet e
rrethuar nga forcat e mėdha tė KFOR-it.
-
-
-
Njė delegacion i AKK-sė merr pjesė nė Kongresin inaugurues tė
qyteteve dhe qeverive lokale tė
-
-
Prishtinė, 28
prill 2004 - Njė
delegacion i Asociacionit tė Komunave tė Kosovės (AKK), i kryesuar
nga kryetari Lutfi Haziri do tė marrė pjesė nga data 2 deri mė 5 maj
nė Kongresin themelues tė organizatės sė re botėrore tė emėrtuar
"Qytetet dhe Qeveritė Lokale tė Bashkuara" qė do tė mbahet nė Paris,
Francė.
-
Nė kėtė Kongres, bashkė me kryetarė tė komunave dhe pėrfaqėsues tė
shoqatave tė qeverive lokale, nga tė pesė kontinentet, do tė
paraqiten rreth 150 pjesėmarrės, si dhe pėrfaqėsues nga Kombet e
Bashkuara dhe agjenci tė ndryshme ndėrkombėtare, Banka Botėrore,
UNDP, Habitati, UNESCO-, dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile.
-
Pjesėmarrėsit do tė shqyrtojnė njė varg tė gjerė ēėshtjesh, duke
pėrfshirė: rolin e qeverisė lokale nė njė botė qė po globalizohet,
varfėrinė dhe pėrfshirjen shoqėrore, zhvillimin ekonomik, mundėsimin
e shėrbimeve themelore dhe atyre shėndetėsore, menaxhimin e
mjedisit, ringjalljen dhe thellimin e demokracisė lokale dhe tė
drejtat e njeriut.
-
-
-
Urdhėresė e Bordit tė drejtorėve tė Qeverisė Komunale tė Prishtinės
pėr festėn e 1 Majit
-
-
Prishtinė, 28
prill 2004 - Bordi
i drejtorėve tė Qeverisė Komunale tė Prishtinės pėrmes Kryeshefit
Ekzekutiv nė mbledhjen e mbajtur sot, lėshon kėtė urdhėresė, nė tė
cilėn thuhet:
-
Ndalohet qarkullimi i tė gjitha
automjeteve pėrveē autobusėve tė trafikut urban, automjeteve tė
SHPK-sė, KFOR-it, UNMIK-ut dhe automjeteve emergjente gjatė festės
sė 1 Majit, pėrkatėsisht mė 30 prill dhe 1, 2 dhe 3 maj tė kėtij
viti nė drejtim tė Parkut tė Gėrmisė.
-
Pika pėrfundimtare pėr lėvizjen e automjeteve (pėrveē banorėve tė
lagjes Normale, Sefali, Tauk Bashqe) do tė jetė:
-
Kryqėzimi i rrugėve "1 Tetori", "Nazim Gafurri" dhe "Ymer Paēarizi".
-
Kryqėzimi i rrugėve "Nazim Gafurri", "Xhavit Ahmeti" dhe "Dr. Lec
Gradica"
-
Kryqėzimi i rrugėve "Dr. Shpėtim Robaj" me atė tė Sefalisė nė
drejtim tė Pishinės dhe parkut "Gėrmia".
-
Transporti publik i qytetarėve pėr nė parkun "Gėrmia" deri te
Pishina, do tė bėhet ekskluzivisht me autobusė tė Kompanisė "Trafiku
Urban".
-
-
-
Kroacia ėshtė pjesė e pėrpjekjeve tė komunitetit ndėrkombėtar pėr tė
krijuar njė ambient tė qėndrueshėm nė Kosovė
-
-
Strazburg, 28
prill 2004 - "Ne
mendojmė se dialogu ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit ėshtė i
nevojshėm pėr tė sqaruar tė ardhmen e Kosovės. Kroacia ėshtė pjesė e
pėrpjekjeve tė pėrbashkėta tė komunitetit ndėrkombėtar pėr tė
krijuar njė ambient tė qėndrueshėm". Kėshtu ka thėnė pėrfaqėsuesi i
Kroacisė nė Kėshillin e Evropės nė Srazburg.
-
Kroacia mendon se prania ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė edhe mėtutje
e nevojshme pėr tė arritur njė zgjidhje pėr tė ardhmen e Kosovės, ka
thėnė kryeministri i Kroacisė Ivo Sanader para Asamblesė
Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės nė Strazburg.
-
-
Ai ka shtuar se Kroacia
ndjek me vėmendje dhe preokupim zhvillimet nė Kosovė. Ai ka shtuar
se vendi i tij ka dėnuar trazirat e fundit nė Kosovės dhe ka
bashkėpunuar me komunitetin ndėrkombėtar pėr tė ndaluar shkallėzimin
e mėtejshėm,ka thėnė kryeministri i Kroacisė.
-
Kryeministri i Kroacisė, Ivo Sanader u shpreh se duhet tė jetė e
qartė se programi i politikės sė Serbisė sė Madhe nuk ka tė ardhme.
Tė pranishmėve nė kėtė sesion tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit
tė Evropės u ėshtė riparaqitur letra e hapur qė presidenti i
Asamblesė Parlamentare tė KE Peter Sherer ia ka drejtuar
kryeministrit tė Kosovės Bajram Rexhepit nė lidhje me trazirat e
marsit.
-
-
-
Prokurori ndėrkombėtar ka kompletuar hetimet rreth mbytjes sė
fėmijėve nė lumin Ibėr
-
-
Prishtinė, 28
prill 2004 -
Prokurori ndėrkombėtar ka kompletuar hetimet rreth mbytjes sė
fėmijėve nė lumin Ibėr. Zėdhėnėsi i Departamentit pėr Polici dhe
Drejtėsi, Neraxh Sing thotė se raporti i hetimeve tash pėr tash nuk
do tė bėhet publik. Ai ka shtuar se pėr rezultatet e hetimeve pėr
incidentin e 16 marsit sė pari do tė informohen familjarėt e tre
fėmijėve tė mbytur.
-
Megjithatė nė njė raport tė transmetuar nga Televizioni i Serbisė
thuhet se RTS e ka siguruar raportin sekret me lėndėn me numėr 2004
DH 038. Nė kėtė raport thuhet se prokuroi ndėrkombėtar nė raportin e
hetimeve pėrfundon se nuk ka fakte se serbėt janė pėrgjegjės pėr
mbytjen e fėmijėve nė lumin Ibėr.
Zėdhėnėsi Sing nuk ėshtė i sigurt nėse raporti i emituar nė RTS
ėshtė autentik.
-
-
-
Afėr Prishtinės dyshohet pėr njė varrezė masive
-
-
Prishtinė, 28
prill 2004 - Nė
fshatin Kishnicė afėr Prishtinės janė gjetur eshtrat e sė paku dy
kufomave, tė cilat menjėherė janė transferuar nė njėsitin pėr
persona tė zhdukur nė kryeqytet.
-
Njė njėsit do tė fillojė hetimet pėrreth vendit ku janė gjetur
eshtrat. Njė banor i kėtij fshati, i cili i ka gjetur kėto eshtra,
dyshon se nė atė vend ekziston njė varrezė masive.
-
Nė kėtė vend thuhet se dy javė mė herėt barinjtė kanė gjetur eshtrat
e njė kufome tjetėr. Sipas banorėve nė kėtė fshat tė Prishtinės janė
zhdukur dhjetė persona.
-
-
-
Holkeri thotė se bazė pėr fillimin e decentralizimit tė Kosovės
ėshtė propozimi i Kėshillit tė Evropės
-
-
Beograd, 28
prill 2004 -
Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri ka thėnė se bazė e mirė
pėr fillimin e punės rreth decentralizimit tė Kosovės ėshtė
propozimi i Kėshillit tė Evropės, i cili po punon nė konceptin e
realizimit tė saj. Ai ka shtuar se UNMIK-u do tė bėjė pėrpjekje
maksimale pėr zbatimin e kėtij koncepti, i cili do tė jetė adekuat
pėr tė gjitha bashkėsitė etnike nė Kosovė.
-
Holkeri citohet tė ketė thėnė pėr njė televizion serb se nuk e ka
parė planin e kryeministrit tė Serbisė, Vojisllav Koshtunica pėr
kantonizimin e Kosovės, por ka theksuar se popullata e Kosovės kėtė
propozim po e sheh si mundėsi qė njė pjesė e saj tė ndahet nga
territori i Kosovės dhe konsideron se ndaj kėtij planki duhet pasur
kujdes tė madh.
-
Nė lidhje me ēėshtjen se kur do tė vendoset pėr statusin final tė
Kosovės, Hari Holkeri ka thėnė se Kosova sot ėshtė protektorat i
Kombeve tė Bashkuara dhe Kėshilli i Sigurimit vendosė pėr kėtė,
kurse UNMIK-u ėshtė kėtu pėr t'i ndėrtuar institucionet demokratike.
-
-
-
Njė delegacion i qytetit tė Fierit po qėndron pėr vizitė disaditėshe
nė komunėn e Mitrovicės
-
-
Mitrovicė, 28
prill 2004 -
Zėvendėskryetari i Kuvendit tė Komunės, Mursel Ibrahimi, me
bashkėpunėtorė, priti njė delegacion tė qytetit tė Fierit nga
Shqipėria, qė po qėndron pėr vizitė disaditėshe nė komunėn e
Mitrovicės, kryesuar nga zėvendėskryetari i Bashkisė, Vilson Gjoni.
-
Ibrahimi i ka njoftuar ata shkurtimisht me historikun e qytetit tė
Mitrovicės, me gjendjen e pėrgjithshme aktuale nė komunė, me mėnyrėn
e funksionimit tė pushtetit legjitim nė pjesėn jugore dhe pushtetit
tė UNMIK-ut nė pjesėn veriore tė qytetit, si dhe me pėrpjekjet qė po
i bėnė pushteti lokal pėr tejkalimin e problemeve tė shumta me tė
cilat po ballafaqohen qytetarėt e komunės.
-
Zėvendėskryetari Ibrahimi ka falenderuar Gjonin dhe qytetarėt e
Fierit, tė cilėt, ashtu sikur edhe mbarė qytetarėt e Shqipėrisė,
kanė strehuar qytetarėt e komunės sė Mitrovicės gjatė luftės, kur
ishin pėrndjekur nga forcat serbe.
-
Zėvendėskryetari i Bashkisė sė Fierit, ka falenderuar pėr pritje
vėllazėrore dhe pėr respektin e treguar ndaj delegacionit nga Fieri,
duke shprehur njėkohėisht kėnqėsinė qė gjendet nė qytetin e
Mitrovicės dhe pėr ate qė kanė parė gjatė vizitave tė bėra.
-
Edhe zėvendėskryetari i Bashkisė sė Fierit, i ka njoftuar nikoqirėt
me mėnyrėn e organizimit e tė funksionimit tė pushtetit dhe
administratės nė Bashkinė e tij.
-
Gjoni poashtu ka shprehur respekt pėr bashkėkombasit e tij nga
Kosova dhe ka thėnė se gjatė luftės nė Kosovė, nė Bashkinė e Fierit
janė strehuar mbi 10.000 persona tė pėrndjekur nga Kosova, nė mesin
e tė cilėve, madje nė shtėpinė e tij, ka patur edhe qytetarė nga
Mitrovica.
-
Bashkėbiseduesit janė dakorduar pėr vazhdimin dhe thellimin e
bashkėpunimit ndėrmjet dy qyteteve.
-
-
-
Ministria e Shėndetėsisė ndėrpren pranimin e kėrkesave tė reja pėr
trajtim jashtė vendit
-
-
Prishtinė, 28
prill 2004 -
Ministria e Shėndetėsisė njofton qytetarėt se Zyra e programit pėr
trajtim jashtė vendit pranė kėsaj ministrie, ndėrpren pranimin e
kėrkesave tė reja pėr trajtim jashtė vendit.
-
Programit pėr trajtim jashtė vendit i mungojnė mjetet financiare
andaj edhe nuk po mund tė ekzekutohen vendimet e Bordit pėr trajtim
jashtė vendit.
-
Ministria e Shėndetėsisė ėshtė duke punuar qė tė sigurohen mjetet sa
mė parė qė ėshtė e mundur pėr vazhdimin e Programit.
-
"Kėrkojmė mirėkuptim dhe konsideratė nga qytetarėt se jemi duke
punuar maksimalisht nė kėtė drejtim, nė favor tė tė gjithė atyre qė
kanė nevojė pėr trajtim jashtė vendit", theksohet nė njė njoftim dhe
theksohet se pėr ēdo risi nė kėtė drejtim, qytetarėt do tė njoftohen
nėpėrmjet mediave.
-
-
-
Komisioni Parlamentar pėr tė drejtat dhe interesat e komuniteteve
vizitoi Kuvendin Komunal tė Prishtinės
-
-
Prishtinė, 28
prill 2004 -
Komisioni pėr tė drejtat dhe interesat e komuniteteve i Kuvendit tė
Kosovės, kryesuar nga z. Mahir Yagcilar, nėnkryetar i parė i
komisionit, vizitoi Kuvendin Komunal tė Prishtinės, ku u pritėn nga
kryetari Ismet Beqiri dhe nėnkryeshefi ekzekutiv, Arsim Janova.
-
-
Me kėtė rast anėtarėt e
komisionit u njoftuan pėr gjendjen e komuniteteve nė kėtė
komunė.Duke folur pėr strukturėn e Kuvendit Komunal, Ismet Beqiri
theksoi se nė kėtė Kuvend janė tė pėrfshira tė gjitha komunitetet.
Pas ngjarjeve tė marsit, vetėm komuniteti serb ėshtė ai qė nuk po
merr pjesė.
-
-
Nė strukturėn e
organizimit ėshtė edhe Zyra e komuniteteve, qė i ka lokalet nė
Graēanicė, ndėrsa drejtori i kėsaj zyre ėshtė nė nivelin e njėjtė me
drejtorėt e drejtorateve komunale. Nė administratėn komunale janė tė
punėsuar rreth 40 punėtorė serbė e tė komuniteteve tjera. Nė
projektet e dedikuara pėr komunitete, gjithmonė, me qėllimin mė tė
mire, iu ėshtė dhėnė pėrparėsi projekteve pėr pakica.
-
Mahir Yagcilar foli pėr rėndėsinė qė i kushtohet ēėshtjes sė
komuniteteve. Tė gjitha ligjet nė procedurė tė Kuvendit kalojnė edhe
nė kėtė komision, me qėllim qė tė shikohet se a cenohen apo jo tė
drejtat dhe interesat e komuniteteve.
-
-
Sadudin Berisha theksoi
se nga tė gjitha vizitat qė iu janė bėrė komunave tė Kosovės,
vlerėsimi i komisionit ėshtė se ekziston gatishmėria e shumicės
shqiptare dhe minoriteteve tjera joserbe pėr integrimin e
komunitetit serb.
-
-
-
Deputetėt i thanė po standardeve, por kėrkojnė kalimin e
kompetencave nė institucionet vendore
-
-
Prishtinė, 28
prill 2004 -
Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės nė seancėn e sotme tė rregullt
diskutuan mbi Standardet pėr Kosovėn, ndėrkohė qė pritet tė
shqyrtohen edhe disa projektligje. Mirėpo nga rendi i ditės u hoq
shqyrtimi i tri projektligjeve: shqyrtimi i dytė i Projektligjit pėr
marrėveshjet financiare ndėrkombėtare, i atij pėr kinematografi dhe
shqyrtimi i parė i Projektligjit pėr Bjeshkėt e Nemuna Park
Nacional. Nė fillim Grupi parlamentar i PDK-sė ka dėnuar dhe ka
kundėrshtuar arrestimin e Sami Lushtakut nga ana e KFOR-it.
-
Nė fillim shefat e grupeve parlamentare i kanė hedhur njė vėshtrim
kritik programit standardet pėr Kosovėn dhe kanė bėrė vlerėsimin e
tyre pėr kėto standarde tė pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare.
-
"Zgjedhje tė drejta demokratike, me pėrfaqėsim proporcional qė do tė
prodhojnė njė pėrfaqėsim efektiv nė tė gjitha institucionet e
Kosovės, sundimi i ligjit, zbatimi i tė drejtave tė barabarta nė
jetėn dhe nė veprimtarinė e ēdo qytetari, respektimni i tė drejtave
tė njeriut, mosdiskriminimi, por edhe mosprivilegjimi i askujt,
zhvillimi i ekonomisė sė tregut me parakusht privatizimin, lėvizja e
lirė e qytetarėve, garantimi i pronės individuale tė ēdokujt,
ndėrtimi i politikės dhe i qėllimeve politike pėrmes dialogut - tė
gjitha kėto janė premisa tė njė shoqėrie demokratike tė cilėn e
synon Kosova dhe programi i LDK-sė, bile edhe programi i tė gjitha
partive politike nė parlament", tha nė fillim tė diskutimit tė tij
Sabri Hamiti, kryetar i Grupit parlamentar tė LDK-sė.
-
Tė gjitha kėto janė premisa pėr krjimin e njė shoqėrie, pėrkatėsisht
tė njė shteti demokratik, tha deputeti Hamiti, tė cilave ai tha se u
thotė po.
-
Sabri Hamiti nė vazhdim shtroi pyetjen sesi tė zbatohen kėto
stabdarde, meqė me kėtė rast, siē tha, dalin disa probleme pėr tė
cilat duhet tė debatohet nė parlament pėr zbatimin e kėtyre
standardeve.
Ai pėrmendi ēėshtjen e pėrgjegjėsive pėr fushat qė mbulojnė kėto
standarde, duke shtuar se shumicėn e kompetencave tė pushtetit i ka
rezervuar nė mėnyrė dogmatike UNMIK-u.
-
-
Prandaj Hamiti kėrkoi tė
bėhet ridefinimi i raporteve mes institucioneve tė Kosovės dhe
UNMIK-ut, nė mėnyrė qė institucionet vendore tė marrin kompetenca qė
tė ndikojnė te kėto standarde tė zhvillohen me kohė, nė mėnyrė qė
kėtė program ta bėjnė edhe tė qytetarėve dhe tė mos jetė vetėm
program i deklaruar. Nėse nuk bėhet program i tė gjithė qytetarėve
tė Kosovės vėshtirė realizohet, tha ai.
-
Sabri Hamiti nė vazhdim theksoi se nuk ka nevojė qė nė tekste tė
tilla programore tė krijohen implikime politike tė ditės, sepse
vetėm bėjnė dėm, tha ai.
-
Brenda hartimit tė detyrave, ai tha se sheh edhe dy probleme shumė
themelore qė duhet tė definohen nė nivel tė institucioneve para se
tė merren pėrgjegjėsitė pėr zbatimin e tyre. Problemi numėr njė, tha
ai, ėshtė i strukturave paralele dhe numėr dy i tė ashtuquajturit
decentralizim, duke shtuar se kėto janė dy probleme madhore dhe
politike tė cilat nuk mund tė kalohen dhe tė zgjidhen nė hap e
sipėr.
-
"Pa shpėrbėrjen e strukturave paralele nuk mund tė zbatohen katėr
standarde, tė gjith ato qė lidhen me integrimin e minoriteteve nė
jetėn dhe nė institucionet e Kosovės, mė konkretisht me integrimin e
serbėve, sepse tė tjerėt po integrohen nė tė gjitha nivelet", tha
Hamiti.
-
Edhe pse nuk ėshtė standard pėrshkruhet njė qė quhet decentralizim,
i cili nuk ėshtė elaboruar fare, tha ai. "LDK mendon se pa
qendėrsimin e pushtetit, pa efektizimin e pushtetit tė Kosovės nuk
mund tė bėhet kurrfarė decentralizimi", nėnvizoi Hamiti.
-
Ai nė vazhdim theksoi problemin e ekonomisė, duke thėnė sa pa i
pasur pėrgjegjėsitė pėr zhvillimin ekonomik, pa u zhbllokuar procesi
i privatizimit, pa u prishur rendi i nivelit tė qeverisjeve: UNMIK-
Qeveria e Kosovės - AKM, nuk ka shansė tė pėrparohet ekonomia.
-
Duke shprehur qėndrimin e LDK-sė, deputeti Hamiti tha se qeveria nuk
plotėsohet me sub-zyre, apo subinstitucione. "Ne kėrkojmė plotėsimin
e qeverisė me ministri", u shpreh ai. Nė fund tha se Grupi
parlamentar i LDK-sė i pėrkrah standardet pėr Kosovėn, si standarde
pėr krijimin e njė shoqėrie demokratike dhe tė njė Kosove si shtet
demokratik dhe tė pavarur Arsim Bajrami, shef i Grupit tė PDK-sė tha
se standardet pėr Kosovėn janė njė projekt nacional pėr pavarėsinė e
Kosovės.
-
-
"Kėto standarde janė mbi
nivelin e shteteve nė transicion, por ne u japim mbėshtetje politike
meqė mendojmė se ne nuk synojmė vetėm njė Kosovė tė pavarur, por
edhe demokratike dhe euroatlantike", tha Bajrami. Ai shtoi se tė
gjitha institucionet e Kosovės duhet tė japin maksimumin e tyre pėr
arritjen e njė progresi nė plotėsimin e kėtyre standardeve dhe tė
gjitha institucionet veēmas parlamenti duhet tė angazhohen pėr
arritjen e kėtyre stadardeve. Ai nė vazhdim bėri disa vėrejtje
parimore ndaj standardeve.
-
Bajram Kosumi foli nė kėtė temė nė emėr tė AAK-sė, i cili bėri shumė
vėrejtje nė kėto standarde. Ndėrkaq nė emėr tė komuniteteve foli
Gani Sadik.
-
-
-
Policia thotė se deklarata e fėmijės qė mbijetoi tragjedinė nė lumin
Ibėr ėshtė e paqėndrueshme
-
-
Prishtinė, 28
prill 2004 -
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut pėr Polici dhe Nerazh Sing bėri publik raportin
e parė tė hetimeve lidhur me tragjedinė nė fshatin Ēabėr, ku nė
lumin Ibėr u mbytėn tre fėmijė. Policia thotė se deklarata e dhėnė
nga njė fėmijė i mbijetuar ėshtė e paqėndrueshme.
-
Nė raport thuhet se hetimet janė zhvilluar nga gjykatėsi hetues i
Gjykatė sė Qarkut nė Mitrovicė dhe Prokurori Ndėrkombėtarė, Piter
Tinsli, si dhe nga policia hetuese. Pas intervistimit tė
dėshmitarėve dhe fėmijės qė mbijetoi tragjedinė, Fitim Veseli, se dy
tė rinj serbė sė bashku me qenin e tyre i kanė detyruar fėmijėt tė
futen nė ujėrat e Ibrit, ku edhe janė mbytur tre prej tyre, dhe
hetimeve nė vendin e ngjarjes, policia ka dalė me raportin e parė.
-
-
Nė tė thuhet se
deklarata e dhėnė nga i mbijetuari ėshtė e paqėndrueshme. Sipas
raportit madje edhe deklaratat e dhėna mė 17 dhe pastaj mė 22 mars
nga fėmija Fitim Veseli janė tė ndryshme. Megjithatė, rreth kėrij
rasti do tė hulumtohet edhe mė tutje, duke pas parasysh se trupi i
fėmijės sė tretė ende nuk ėshtė gjetur.
-
Nė lidhje me lajmin e publikuar nė Radio televizionin e Serbisė pėr
kėtė raport, zyrtarėt e UNMIK-ut nuk dhanė pėrgjigje sesi ky raport
ka pėrfunduar nė duart e Nebojsha Ēoviqit, si dhe si ka arritur tė
plasohet nė RTS.
-
-
-
Sipas KFOR-it, Lushtaku dyshohet tė jetė i pėrfshirė nė ngjarjet e
marsit dhe nė keqtrajtimin e civilėve shqiptarė
-
-
Prishtinė, 28 prill
2004 - Nė lidhje me
arrestimin e ish-komandantit tė UĒK-sė nė rajonin e Drenicės, Sami
Lushtaku, zėdhėnėsi i KFOR-it Xhim Moran ka deklaruar pėr media se
arrestimi ėshtė kryer pa incidente. "Ne e arrestuam atė rreth orės 7
e 20 tė mėngjesit.
-
-
Ai u arrestua me dyshimin se ėshtė i
pėrzier nė ngjarjet e 17 dhe 18 marsit dhe pėr keqtrajtime tė
civilėve shqiptarė si dhe pėr reketim tė qytetarėve".
-
Sami Lushtaku ka qenė pjesėtar i TMK_sė, por ishte suspenduar nga
ana e UNMIK-ut.
Ndaj arrestimit tė Sami Lushtakut ka reaguar edhe komandanti i
TMK-sė Agim Ēeku, si dhe tri shoqatat e dala nga lufta, tė cilat e
kanė dėnuar kėtė akt.
-
-
-
Ministria e
Arsimit: mė 30 prill nuk punohet, punohet mė 3 maj
-
-
Prishtinė, 28 prill
2004 - Ministria e
Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė i njofton tė gjitha
institucionet edukativo-arsimore se ėshtė bėrė ndėrrim lidhur me
ditėn e pushimit pėr festėn e 1 Majit. Nė vend tė ditės sė pushimit
pėr festėn e 1 Majit, tė parashikuar mė 3 maj (e hėnė), nuk do tė
punohet ditėn e premte, mė 30 prill 2004.
-
-
Nesėr
Prishtinės organizohet njė akademi pėrkujtimore pėr aktoren Katarina
Josipi, nė 34-vjetorin e vdekjes
-
-
Prishtinė, 28 prill
2004 - Nesėr
mbrėma, mė 29 prill, nė orėn 18:00, nė Teatrin Kombėtar tė
Prishtinės, Drejtorati pėr Kulturė e Gjini i Kuvendit Komunal tė
Prishtinės organizon njė akademi pėrkujtimore pėr aktoren e madhe
shqiptare Katarina Josipi - Kati, nė 35-vjetorin e vdekjes sė saj,
njofton Mustafė Halili, drejtor i Drejtoratit pėr Kulturė tė KK tė
Prishtinės.
-
Nė kėtė akademi pėrkujtimore do tė flitet pėr jetėn dhe veprimtarinė
e aktores Katarina Josipit, ndėrsa SHKA "Katarina Josipi" nga Zymi i
Hasit tė Thatė, do t'i shfaqė "Ritet e kulaēit", "Kėngė tė
grishtarit" etj.
-
-
-
AKM-nė pėrkohėsisht do ta udhėheqin njė vendor dhe njė ndėrkombėtar
-
-
Prishtinė, 28
prill 2004 -
Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit (AKM) do ta udhėheqin Ahmet Shala
dhe hungarezi Sabol Sekerez deri sa tė emėrohet drejtori i ri i saj,
i cili do tė zgjidhet me anė tė konkursit, ka thėnė zėdhėnėsja e
Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut, Monik Degrut.
-
-
Por ekspertėt ekonomikė
thonė qė procesi i privatizimit tė ecė pėrpara nuk mjafton vetėm
ndėrrimi i kreut tė AKM-sė, por duhet bėrė njė transformim tė tėrė
udhėheqjes sė kėsaj angjencie dhe i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut.
-
Por zėdhėnėsja e Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut thekson se
privatiziki ėshtė ēėshtje urgjente qė duhet tė lėvizė pėrpara.
-
-
-
Me
njė akademi pėrkujtimore nė Gjermani u shėnua trevjetori i vrasjes
sė Ismet Rracit
-
-
Frankfurt, 28
prill 2004 - Nė
Ofenbah tė Gjermanisė, organizuar nga qytetarėt klinas qė jetojnė
kėtu dhe nėndegės sė LDK-sė nė Hessen, u mbajt njė akademi
pėrkujtimore pėr Ismet Rracin, ish-kryetar i KK tė Klinės i dhe pėr
shumė vjet kryetar i degės sė LDK-sė.
-
Ramė Manaj, kryetar i Kuvendit komunal tė Klinės, duke folur pėr
figurėn e Ismet Rracit, tha se krahas punės arsimore Ismeti vihet nė
funksion tė organizimit legal tė Lėvizjes kombėtare e pėr ta zgjuar
mė fuqishem ndėrgjegjen kombėtare dhe pėr tė shtrirė proceset e reja
demokratike nė Kosovė.
-
-
Ishte nismėtar dhe ndėr
themeluesit e parė tė LDK-sė nė Klinė nė vitin 1990, anėtar i
Kėshillit komunal pėr pajtimin e gjaqeve, anėtar i Kėshillit tė
pėrgjithshėm tė LDK-sė dhe pėr shumė vite kryetar i Degės sė LDK-sė
nė Klinė, tha Manaj, duke shtuar se veprimtaria e kombėtare e
politike e Ismet Rracit ishte e pandalshme dhe e cila ēmohej e
respektohej nga populli.
-
Zoti Manaj pėrkujtoi se nė zgjedhjet e para lokale tė fundvitit 2000
Ismet Rraci zgjedhet kryetar i parė i Asamblesė komunale nė Klinė,
nė tė cilin funksion e gjeti vdekja mizore e tradhtare mė 24 prill
tė vitit 2001, tha ai.
-
"Njė dorė e zgjatur prej atyre qė shqiptarėve dhe Kosovės i duan
vetėm errėsirėn, njė dorė vrastare shoi jetėn e njeriut i cili tė
terėn e kaloi me pėrpjekjet, sakrificėn dhe mundin e pakursyer pėr
ardhmėninė e lirė e tė ndritur tė popullit e vendit tė tij", theksoi
Manaj. Ai tha se moszbulimi i krimeve dhe i aktorėve tė tyre nė njė
shoqėri, i stimulon ato dhe vazhdimėsinė e tyre.
-
Me vrasjen e Ismetit Rracit, tha Manaj, u vra demokracia, u vra
besimi i popullit, vota e tij dhe kjo domosdo se mbetet nga veprat
me makabre dhe mė qyqare tė armiqve tė shqiptarėve dhe vet Kosovės.
-
-
"Ndėrkaq, jeta dhe
vepra, fytyra patriotike e Ismet Rracit njė fanar i pashuar i
patriotizmit dhe sakrificės, i pėrkushtimit dhe kontributit, i
vetėdijes sė lartė prej intelektuali e burri qė nuk kurseu asgjė
asnjėherė pėr interesat madhore tė popullit qė i takoi", tha Manaj,
duke e quajtur Ismet Rracin pėrjetėsisht Dėshmor i demokracisė,
vlerė dhe ēmim qė do tė shprehė dashurinė dhe pėrkushtimin e
sakrificėn pėr lirinė, tha mes tjerash nė kėtė tubim pėrkujtimor
Ramė Manaj, duke folur pėr jetėn dhe vepren e Ismet Rracit.
-
Akademinė e pėrshėndetėn edhe Hazir Krasniqi, Gani Azemi e Maxhun
Smajli tė cilėt nė pika tė shkurtėra folėn pėr veprimtarinė
atdhetare tė Ismet Rracit.
-
-
-
Partitė qė nuk publikojnė financimet do tė paditen nė gjykatė
-
-
Tiranė, 28
prill 2004 - Zyra
pėr Mbrojtjen e Qytetarėve (CAO) bėri tė ditur se ka vendosur tė
paditė nė gjykatė ato parti politike qė nuk kanė bėrė transparente
burimet e financimit. Organizata joqeveritare filloi procesin e
ankimit pėr 5 parti politike qė nuk iu pėrgjigjėn kėrkesės pėr tė
publikuar financat e tyre dhe mė pas do t'i drejtohet gjykatės pėr
kėtė shkelje tė ligjit mbi tė drejtėn e informimit.
-
Nė qendėr tė kritikave ėshtė vendosur Partia Socialiste, mė e madhja
mes atyre qė nuk pranojnė publikimin e financave partiake. Disa
parti tė koalicionit qeveritar si dhe PD e opozitės sapo kanė
paraqitur raportet mbi burimet e tyre financiare. 6 parti politike i
pranuan tė publikojnė plotėsisht ose pjesėrisht tė ardhurat e tyre,
ndėrkohė qė 5 tė tjera ende refuzojnė transparencėn ndaj publikut.
-
Forcat politike nė Shqipėri nuk kanė publikuar dhe nuk kanė lejuar
asnjėherė transparencėn mbi tė ardhurat, shpenzimet, donacionet,
sponsorizimet, dhuratat me tė cilat ato organizojnė fushatat
zgjedhore.
-
-
-
Sot nė Maqedoni po zhviilohet procesi zgjedhor
-
-
Shkup, 28 prill
2004 - Sot nė
Maqedoni po zhviilohet procesi zgjedhor, ku rreth 1 milion e 700
mijė votues do tė duhet tė zgjedhin Presidentin e ri tė vendit.
-
Gara nė kėtė raund tė dytė tė zgjedhjeve zhvillohet mes Branko
Cėrvenkovskit nga Lidhja Socialdemokrate Maqedonase dhe Sashko
Kedevit nga VMRO-DPMNE-ja.
-
Qė njė kandidat tė jetė zgjedhur president do tė duhet qė nė rreth
tre mijė vendvotimet tė dalin mbi 50 pėr qind e elektoratit.
-
-
-
Policia italiane ndaloi njė shqiptar me drogė
-
-
Romė, 28 prill
2004 - Policia
italiane ka ndaluar tė martėn njė shtetas shqiptar, qė kishte
zbarkuar nga Durrėsi nė Bari duke transportuar 11.5 kg heroinė.
-
Sipas policisė italiane, heroina e gjetur ishte fshehur nė
automjetin tip frigofer me targa tė Shqipėrisė, tė cilin e drejtonte
njė shqiptar 30 vjeēar.
-
Tė hėnėn njė sasi e njėjtė heroine u bllokua nga policia shqiptare
nė portin e Durrėsit, para nisjes pėr nė Itali.
-
Muajt e fundit policia shqiptare ka shėnuar disa suksese nė luftėn
kundėr trafikut tė drogės.
-
-
-
Nga njė shpėrthim i njė xhipi-bombė janė plagosur 4 ushtarė
izraelitė
-
-
Gaza, 28 prill
2004 - Katėr
ushtarė izraelitė janė plagosur sot (e merkurė) pas njė shpėrthimi
tė njė xhipi-bombė afėr kibucit izraelit Kfar Darom nė Rripin e
Gazės, njofton BBCĖorld.
-
-
Nė njoftim thuhet
xhipi-bombė-palestinez ka kaluar nėpėr postblliok tė kibucit dhe
ėshtė ndjekur nga ushtarėt dhe me tė shpėrthyer ėshtė parė se ėshtė
makinė-bombė. Grupi Hamas ka thėnė se pjesėtarėt e tij e kanė kryer
kėtė sulm.
-
-
-
Policia
izraelite ka arrestuar njė zyrtar tė lartė palestinez
-
-
Jerusalem, 28 prill
2004 - Policia
izraelite ka arrestuar zyrtarin e lartė palestinez, Sari Nuseibej,
nė Jerusdalemin lindor, njofton BBCĖorld. Z. Nuseibej ėshtė
arrestuar dje nė mengjes kur ka mbėrritur nė Univeerrsitetin
Al-Kuds, president i tė cilit ėshtė. Ai ėshtė dėrguar nė burg, por
nuk dihet pse ka thėnė zėdhėnėsi i Universitetit.
-
-
-
Nė luftimet
Tajlandė janė vrarė tė pakten 127 njerėz
-
-
Bankog, Tajlandė, 28 prill
2004 - Sipas
njoftimeve mė tė reja, nė pėrleshjet ndėrmjet forcave tė sigurimit
tajlandez dhe kryengritėsve tė dyshimtė islamikė nė jug tė Tajlandės
janė vrarė sot (e merkurė) tė pakten 127 njerėz, njofton AFP.
-
-
Kjo ėshtė dita mė e pėrgjakshme nė
historinė e kėtij rajoni, kanė thėnė zyrtarėt. Ata kanė thėnė
gjithashtu se kryengritėsit kanė sulmuar qė nė agim 10 stacione
policore dhe postblloqe sigurimi nė provincėn Jala, Patani dhe
Songhla afėr kufirit me Malejzinė.
-
-
-
Forcat amerikane kanė vrarė 64 kryengritės nė Naxhaf
-
-
Naxhaf, Irak,
28 prill 2004 - Njė
zyrtar ushtarak amerikan nė Irak tha se 64 ekstremistė u vranė nė
pėrleshje tė ashpra gjatė natės me forcat e koalicionit nė afėrsi tė
qytetit tė shenjtė Naxhaf.
-
Gjenerali amerikan, Mark Kimmit, tha se ushtria beson se shumica e
tyre ishin anėtarė tė miliciės ilegale tė klerikut shiit, Moqtada
al-Sadėr. Koalicioni thotė se milicia po pėrdor xhamitė e Naxhafit
dhe vendet e shenjta si baza dhe depo armėsh dhe municioni.
-
-
-
Presidenti qipriot sulmoi ashpėr Shtetet e Bashkuara
-
-
Nikozia, 28
prill 2004 -
Presidenti qipriot Tassos Papadopoulos sulmoi ashpėr Shtetet e
Bashkuara pėr kritikat ndaj veprimeve tė qeverisė sė tij pas
referendumit tė sė djelės mbi planin e Kombeve tė Bashkuara pėr
ribashkimin e ishullit.
-
Zoti Papadopulos u tha gazetarėve sot nė Nicosia se shpreh keqardhje
pėr deklaratat e djeshme tė bėra nga zėdhėnėsi i Departamentit tė
Shtetit Riēard Bauēer. Ai tha se udhėheqėsit e qipriotėve grekė
manipuluan agjencitė e lajmeve para votimit dhe pėrdorėn shkollat
pėr propagandė kundėr referendumit.
-
-
-
Kėrkohet tė bėhen publike tė dhėnat e punės sė nėnpresidentit Ēejni
mbi njė strategji kombėtare tė energjisė
-
-
Uashington, 28
prill 2004 -
Gjykata e Lartė e Shteteve tė Bashkuara po dėgjon sot argumente pėr
tė vendosur nė se administrata e presidentit Bush duhet tė bėjė
publike tė dhėnat e punės sė nėnpresidentit Dik Ēejni mbi njė
strategji kombėtare tė energjisė.
-
Kjo ēėshtje buron nga njė aktpadi e ngritur nga disa grupe tė
mbrojtjes sė mjedisit, tė cilat kėrkojnė qė qeveria tė publikojė
punėn e grupit tė posaēėm tė energjisė, e drejtuar nga zoti Ēejni,
pėr tė parė se ēfarė ndikimi kishin firmat e energjetikės nė
hartimin e politikės kombėtare tė energjisė.
-
-
-
Bler zbraps kritikat pėr emigracionin
-
-
Londėr, 28
prill 2004 -
Kryeministri, Toni Bler, ka mbajtur njė fjalim siē thuhet pėr tė
sqaruar politikėn e tij tė emigracionit qė ėshtė kthyer nė njė mit.
-
"Ne nuk do tė bėhemi as fortesė, dhe as han pa porta," ka thėnė zoti
Bler.
-
Tre ditė pėrpara se dhjetė vendet e reja tė hyjnė zyrtarisht nė
Bashkimin Evropian, zoti Bler kėrkoi me kėmbėngulje tė tregojė se ka
njė politikė koherente emigracioni.
-
"Emigracioni," ka thėnė kryeminitri Toni Blair "ėshtė absolutisht
themelor pėr ekonominė britanike.
-
-
-
Nė
njė aksident ajror tė njė helikopteri amerikan kanė humbur jetėn 3
ushtarė
-
-
Uashington, 28
prill 2004 - Njė
helikopter ushtarak amerikan i tipit Blek Hawk (Petriti i Zi), qė
transportonte tre ushtarė ėshtė pėrplasur nė njė breg lumi nė
Karolinėn e Jugut gjatė njė ushtrimi nėpėr mot tė keq, ka bėrė tė
ditur zėdhėnėsi ushtarak, njofton Rojter. Nė njoftim thuhet se s=ka
shpėtuar asnjėri, ndėrsa janė gjetur trupat e tre anėtarėvė tė
ekipazhit.
-
-
-
Nė
luftimet nė Tajlandė janė vrarė 85 njerėz
-
-
Bankog,
Tajlandė, 28 prill 2004
- Militantėt e dyshimtė islamikė janė pėrleshur sot
(e mėrkurė) me policinė, duke lėnė kėshtu tė pakten 85 njerėz tė
vdekur nė luftimet e ashpra nė rajonin jugor problematik tė
Tajlandės, tė dominuar nga muslimanėt, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt,
njofton Rojter.
-
-
Nė njoftim thuhet se
pjesa dėrrmuese e tė vrarėve janė tė rinj, qė ishin pėrpjekur tė
rrėmbejnė armė nga bazat policore dhe ushtarake. Luftimet janė bėrė
pothuajse tė pėrditshme nė Tajlandė dhe vetėm sivjet janė vrarė
gjatė pėrleshjeve tė tilla rreth 150 njerėz.
-
-
-
Janė vrarė 2 persona tė armatosur gjatė njė sulmi nė kuartin
diplomatik tė Damaskut
-
-
Damask, Siri,
28 prill 2004 -
Persona tė armatosur kanė sulmuar mbrėmė vonė njė ish-zyre tė
Kombeve tė Bashkuara nė kuartin diplomatik nė Damask, duke luftuar
kėshtu pėrreth ndėrtesave me policinė, njofton AP. Qeveria ka thėnė
se janė vrarė dy sulmues, njė polic dhe njė civil.
-
-
Nė Siri nuk ka ndodhur
ndonjė dhunė qė nga viti 1980, kur qe pėrmbysur qeveria nga
kryuengritja e militantėtėve islamikė.
-
-
-
Autoritetet siriane kanė zbuluar njė depo tė fshehtė armėsh dhe
mjetesh shpėrthyese
-
-
Damask, 28
prill 2004 -
Autoritetet siriane kanė zbuluar njė depo tė fshehtė armėsh dhe
mjetesh shpėrthyese, qė i pėrkasin njė grupi qė ka kryer sot (e
merkurė) njė sulm me bombė nė Damask, ku siē ėshtė thėnė edhe nė
edicionet e mėhershme, janė vrarė katėr persona, ndėr tė cilėt dy
sulmues, njė polic dhe njė grua kėmbėsore, ka bėrė tė ditur agjencia
zyrtare e lajmeve SANA, njofton BBCnews.
-
Kjo depo armėsh ėshtė
zbuluar nė fshatin Khan Al-Shih, 25 km nė jug tė Damaskut.
-
-
-
Nė
njė sulm me granatė nė Kashmir janė vrarė 3 persona
-
-
Kashmir, 28
prill 2004 - Nė njė
sulm me granatė gjatė njė fushate zgjedhore nė Kashmirin e
administruar nga India janė vrarė tre persona dhe janė plagosur edhe
59 tė tjerė, kanė bėrė tė ditur sot (e merkurė) autoritetet, njofton
BBCnews. Granata ėshtė hedhur nė njė fshat tė distriktit Doda, 160
km nė verilindje tė qyteti Xhamu. Zgjedhjet do tė bėhen mė 10
Maj.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|