|
Filadelfia,
27 prill 2004 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka vizituar shtetin federal
amerikan Pensilvania, me ftesė tė zv.guvernatores sė kėtij shteti,
Ketrin Bejker Noll. Me kėtė rast presidenti Rugova me bashkėpunėtorėt,
pati takime me zyrtarė civilė dhe ushtarakė tė Pensilvanisė.
Nė njė ceremoni tė zhvilluar me kėtė rast, Presidentit Rugova iu
dorėzua mirėnjohja "Mik i SHBA-ve" dhe "njeriu qė punon pėr ta
pėrmbyllur kornizėn ligjore pėr pavarėsinė e Kosovės".
Zv.guvernatorja e Pensilvanisė znj. Katrin Bejker Noll, nė njė darkė
tė organizuar pėr nder tė Presidentit Rugova, tha se miqėsia e Ibrahim
Rugovės ndaj SHBA-ve ka qenė jo vetėm nė tė mirė tė Kosovės, por edhe
tė SHBA-ve.
"Fryma juaj e ngrohtė e
bashkėpunimit ėshtė njė ideal drejt tė cilit aspirojnė tė gjithė
njerėzit", tha zonja Noll. Ajo nė emėr tė gjithė qytetarėve tė
Pensilvanisė i shprehu falėnderim Presidentit tė Kosovės pėr miqėsinė
ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
"Nė emėr tė 12 milionė qytetarėve tė Pensilvanisė, dua t'ju shpreh
lavdatė pėr arritjet tuaja tė jashtėzakonshme dhe t'ju falėnderoj pėr
miqėsinė tuaj ndaj Shteteve tė Bashkuara. Vazhdofshi me suksese tė
mėdha dhe paqe nė gjithė pėrpjekjet tuaja nė tė ardhmen", tha mes
tjerash nė fjalėn e saj, zonja Ketrin Bejkėr Noll (Catherine Baker
Knoll).
Ndėrkaq, Presidenti Rugova, duke u falenderuar pėr kėtė miėrnjohje tha
se "roli i Amerikės ishte i pazėvendėsueshėm edhe nė jetėsimin e
aspiratės shekullore tė shqiptarėve".
"Njohja sa mė e shpejtė e pavarėsisė sė Kosovės do ta qetėsonte kėtė
pjesė tė Evropės dhe tėrė botėn",- tha Presidenti Rugova.
Nė kėtė ceremoni mori pjesė edhe shefja e Gardes Civile tė
Pensilvanisė gjeneralja Vajt.
Pastaj Presidenti Rugova
vizitoi selinė qendrore tė Gardės Civile tė Pensilvanisė, trupat e sė
cilės kanė pjesėtarė tė forcave amerikane nė Kosovė, tė cilėt i
falėnderoi pėr kontributin e tyre nė Kosovė.
Presidenti Rugova deklaroi se nė Kosovė duhet tė qėndrojnė ushtarėt
amerikanė. Konkretisht, tha ai, kampi "Bondstill" duhet tė mbetet
pjesė e Kosovės, ngase Kosova do tė bėhet pjesė e Bashkimit Evropian,
e NATO-s dhe e bashkėsisė ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi.
"Pa ndihmėn e ushtarėve
amerikanė", tha Presidenti Rugova, "nuk do tė kishim lirinė dhe nuk do
ta gėzonim paqen. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė qenė vendi i
cili mė sė shumti e ka ndihmuar Kosovėn dhe kosovarėt nuk i harrojnė
miqtė e tyre".
Presidenti Rugova pati njė takim edhe me gjeneralin Xheri Bek, i cili
ka qenė komandant i forcave amerikane nė kuadėr tė KFOR-it nė Kosovė,
takim ky shumė i pėrzemėrt, ku Presidenti Rugova falėnderoi gjeneralin
Bek pėr kontributin e tij nė Kosovė.
|
|