| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Akademi pėrkujtimore nė Gjermani, nė
trevjetorin e vrasjes se Ismet Rracit, kryetar i KK tė Klinės |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
27
prill 2004 / TN
-
-
Ismeti u vra nga njė dorė e zgjatur prej atyre qė shqiptarėve dhe
Kosovės i duan vetėm errėsirėn
-
-
Myftar
HALILI
-
-
Nė
Offenbach (afėr Frankfurtit) tė Gjermanisė, organizuar nga qytetarėt
klinas qė jetojnė kėtu dhe nėndegės sė LDK-sė nė Hessen u mbajt
tubim pėrkujtimor pėr tė pėrkujtuar Ismet Rracin, ish-kryetar i KK
tė Klinės. Pėr tė marrė pjesė nė kėtė tubim kishte ardhur nga
Kosova Ramė Manaj, kryetar i KK tė Klinės, si dhe aktivistė tjerė
tė LDK-sė si Hazir Krasniqi, kryetar i Degės sė LDK-sė nė Gjermani,
Gani Azemi, kryetar, Ramadan Gashi, nėnkryetar e Hamdi Halimi anėtar
tė Kryesisė sė Degės sė LDK-sė pėr shtetet e Beneluxit, Zymer Lulaj,
nėnkryetar e Emrush Ēekaj, arkatar tė Degės sė LDK-sė, Pjetėr Coli,
ish-kryetar i Komisionit tė 3% pėr Gjermani, Sebastian Nuiqi,
ish-kryetar i Komisionitz te 3% per Hessen, Ymer Selmanaj e Avdyl
Elezaj, anėtar tė Kryesisė sė nėndegės sė LDK-sė nė Hessen,
familjarėt e familjes Ēekaj, Rexhep Ēekaj kushėri e Hysen Ēekaj i
biri i heroit Sali Ēekaj, Maxhun Smajli, reporter i luftės e
mysafirė tė tjerė.
-
-
Fjalėn
e rastit nė kėtė tubim qė u udhėhoq nga Myftar Halili, sekretar i
Degės sė LDK-sė nė Gjermani, e mbajti Ramė Manaj, kryetar i KK tė
Klinės. Ai duke iu drejtuar tė pranishmėve tha se kam nderin e
veēantė dhe detyrė jo tė lehtė, qė nė emer tė Degės sė LDK nė Klinė,
fillimisht tė pėrgėzoj e falėnderoj organizatorėt e kėsaj Akademie
pėrkujtimore kushtuar figurės madhore tė historisė sonė me tė re -
Ismet Rracit si dhe tė pėrshendes gjithė pjesėmarrėsit e saj.
-
-
Kėtė
kohė, ai, krahas punės arsimore vihet nė funksion tė organizimit
legal tė Lėvizjes kombėtare e pėr ta zgjuar mė fuqishem ndėrgjegjen
kombėtare dhe pėr tė shtrirė proceset e reja demokratike nė Kosovė.
Ishte nismėtar dhe ndėr themeluesit e parė tė Lidhjes Demokratike nė
Klinė nė vitin 1990, anėtar i Kėshillit komunal pėr pajtimin e
gjaqeve, anėtar i Kėshillit tė pėrgjithshėm tė LDK-sė dhe pėr shumė
vite kryetar i Degės sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Klinė.
-
-
Me
eskalimin e gjendjes dhe luftės sė armatosur, pasiguria fizike e
Ismetit nė Klinė sa vinte e shtohej nga policia dhe paramilitarėt
serbė, me marrje nė pyetje, biseda informative e kėrcėnime,
maltretime fizike e gjėrė nė kėrkesat pėr ta lėshuar Klinėn, madje
dhe me kėrcėnime pėr likuidim fizik. Megjithėkėto, Ismeti nuk
ndalej, kishte kontakte te vazhdueshme me pjesetaret e UĒK-sė. Qė
nga janari i 98-tės, ende pa filluar lufta e hapur organizonte dhe
dėrgonte ndihma ushqimore, veshembathje dhe medikamente. Shpeshherė
edhe i vizitonte pikat e pozicionimeve tė UĒK-sė nė zonat e
Drenicės, Sferkės, Dukagjinit etj, duke inkurajuar ushtarėt, duke u
dhėnė zemėr e forcė, duke e ngrit moralin ushtarak, organizimin dhe
veprimin institucional uashtarak.
-
-
Dhe,
veprimtaria e tij kombėtare e politike ishte e pandalshme. Si i
tillė ēmohej e respektohej nga populli. Por, valėt e luftės e hedhin
nė Gjermani, prej ku kthehet pas pėrfundimit tė saj sepse kishte
vlerėsuar se duhej te kthehej.
-
-
Nė
zgjedhjet e para lokale tė fundvitit 2000 ai printe nė krye tė
listave tė tė gjithė kandidatėve tė tė gjitha partive politike qė
merrnin pjesė nė zgjedhje. Me fitorėn e zgjedhjeve nga LDK, ai
emrohet kryetar i parė i Asamblesė komunale nė Klinė, nė tė cilin
funksion e gjeti vdekja mizore e tradhtare me 24 prill tė vitit
2001.
-
-
Njė
dorė e zgjatur prej atyre qė shqiptarėve dhe Kosovės i duan vetėm
errėsirėn, njė dorė vrastare shoi jetėn e njeriut i cili tė terėn e
kaloi me pėrpjekjet, sakrificėn dhe mundin e pakursyer pėr
ardhmėninė e lirė e tė ndritur tė popullit e vendit tė tij.
-
-
Vrasėsin e karakterizon paarsyeja, e karaktrizon urrejtja, vetėdija
e pavetėdijshme pėr dėmet, pėr pasojat, pėr bagazhin e turpshėm qė i
ngarkon historisė shqiptare, edhe kėsaj mė tė resė. Kėshtu kur nuk
pėrfillet forca e argumentit tė shėndoshe, shfrytėzohet argumenti i
forcės mjerake, forcės sė turpshme dhe, tėrhiqet kėmbėza.
-
-
Ismet
Rraci, qė prej moshės madhore, me tėrė qenien e tij ishte vėnė nė
funksion tė interesave tė popullit, pėr lirimin e tij nga prangat
serbosllave, pėr arsimimin e tij, pėr organizimin e tij politik, pėr
rezistencėn afėr dhjetėvjeēare. Plot nėntė vite pa u kursyer, pa u
frikėsuar dhe pa u lodhur sfidoi pushtetin okupues serb i cili nuk
prante me dhunėn e diskriminimin mbi gjithēka shqiptare.
-
-
Afėr
Ismetit, ne bashkėpunetorėt e tij ndjeheshim mė tė fortė, mė tė
guximshėm, mė tė palodhshėm. Ndjeheshim mė tė palodhshėm serpse
personaliteti i tij pėrherė rrezatonte optimizėm, kėmbėngulje,
pėrhapte besimin e bindjen pėr tė ardhmen e sigurtė, por edhe
koshiencen se liria nuk falej, ajo do tė fitohej. E tipizonte
korrektėsia, respekti ndaj tė tjerėve edhe me tė rinj qofshin,
ndershmėria, shembulli i angazhimit personal para se atė ta kėrkonte
nga tė tjerėt.
-
-
Ismetin e preokuponin tensionimet shoqėrore e politike tė pasluftės,
e kuptonte se ato vetėm sa tėrheqin forcėn nga fronti i rindėrtimeve
e ndėrtimeve tė vlerave tė reja, lirisė dhe rrugės drejt pavarsisė
sė Kosovės, sikundėr qė e shqetesonin edhe populIin. Ai, siē thonin
latinėt e urtė, edhe kur heshtėte-vikaste, vikaste kundėr
mediokriteteve politike, pėr tė mos penguar tė ardhmen e Kosovės,
njė Kosove pa dhunė, pa tensione, tė lirė e tė pavarur. I
vetėdijshėm se nevoja ėshtė armė e fortė, se shkėputja e popullit
dhe vendit nga dhuna kolonialiste, gjenocidale e shoviniste serbe
ishte bėrė mė shumė se nevojė, nuk kursente mundin dhe optimizmin
pėr ardhmėrinė.
-
-
Jetonte e bashkėjetonte me rrethin, me njerėzit dhe prokupimet e
shqetėsimet e tyre. E shqetėsonte thellė fati i personave tė Klinės
e Kosovės, tė rrėmbyer gjatė luftės e tė pagjetur, pyeste familjarėt
pėr ndonjė tė re lidhur me fatin e tyre dhe gjithnjė pėrpiqej tė
mbillte optimizėm. I tillė ishte dhe nuk mund tė ndahej nga hallet e
brengat e tyre dhe prandaj gezonte simpatinė dhe admirimin pėr
vlerat njerėzore, pėr kontributin politik e kombėtar, pėr moralin e
lartė dhe moralizimin qė reflektonte. Por, nė agun e demokracisė sė
shumėpritur e shtrenjtė tė paguar u shua edhe njė meteor, njė shpirt
demokratik.
-
-
Moszbulimi i krimeve dhe aktorėve tė tyre nė njė shoqėri, i stimulon
ato dhe vazhdimsinė e tyre. Dhe, pa zbulimin e aktorėve, juridikisht
mbesin enigmatike edhe motivet, ndonėse faktikisht motivet e
kriminelėve dhe krimeve si vrasja e Ismet Rracit pėr opinionin
qytetar shqiptar janė tė mirėnjohura. Sepse, njė gjė dihet
mirėfilli: Ismet Rraci ishte njeri i veprimtarisė se paepur
kombėtare, njeri i vlerave kombėtare e politike dhe autoritetit tė
lartė, bartės i besimit qė e kishte fituar nga populli, njeriu qė
kishte fituar besimin mė tė madh nga elektorati, tė shprehur
formalojuridikisht nė zgjedhjet e para demokratike e tė lira.
Dhe ja
se kush u vra!
-
-
Me
vrasjen e Ismetit tonė u vra demokracia, u vra besimi i popullit,
vota e tij dhe kjo domosdo se mbetet nga veprat me makabre dhe mė
qyqare tė armiqėve tė shqiptarėve dhe vet Kosovės. Ndėrkaq, jeta dhe
vepra, fytyra patriotike e Ismet Rracit njė fanar i pashuar i
patriotizmit dhe sakrificės, i pėrkushtimit dhe kontributit, i
vetėdijes sė lartė prej intelektuali e brri qė nuk kurseu asgjė
asnjėherė pėr interesat madhore tė popullit qė i takoi. Me
kontributin e tij ai ngriti lart edhe krenarinė e popullit i cili
vėrtet duhet tė krenohet me bijtė e devotshem si Ismet Rraci.
-
-
Personalisht dhe pėrfundimisht Ismet Rraci mbetet pėrjetėsisht
DĖSHMOR I DEMOKRAClSĖ, vlerė dhe ēmim ky sa i lartė aq edhe i
respektuar qė shpreh dhe do tė shpreh prore, nga njė anė dashurinė
dhe pėrkushtimin e sakrificėn pėr lirinė kurse nė anėn tjetėr edhe
njė vlerė dhe njė ēmim tė lartė tė individit pėr kolektivitetin.
-
-
I
takon lavdia e pieteti i pėrjetshėm Ismet Rracit ndėrsa ne
paasardhėsve dhe vazhduesėve tė veprės sė tij, jeta, vepra dhe
kujtimi i tij, gjithmonė do tė na shėrbej si fanar - udhėrrėfyes pėr
borxhin shėnjtėror tė individit ndaj atdheut e lirisė sė tij.
-
-
I
perjetshėm qoftė kujtimi pėr jetėn dhe vepren e Ismet Rracit. tha
Ramė Manaj
-
-
Akademinė e pėrshėndetėn edhe Hazir Krasniqi, Gani Azemi e Maxhun
Smajli tė cilėt nė pika tė shkurtėra folėn pėr veprimtarinė e kėtij
atdhetari tė dallluar. Njė letėr mjaft prekėse kėtij tubimi i kishte
shkruar edhe krijuesi Liman Zogaj, kurse telegram i kishte dėrguar
edhe Ismet Krasniqi, kryetar i nėndegės ės LDK-sė nė Olten tė
Zvicrės.
-
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|