|
 |
|
27 prill 2004 / TN
Edison YPI
Ja
pastruan mir e mir tė gjitha zgavrat, vrimat, zgjyrat, krromat,
vrromat.
E
lanė e shpėlanė tė tėrin. E thanė e hekurosėn. E krehėn, e veshėn
e mbathėn.
E
ēuan e vizituan nėpėr doktorra. Ja bėnė tė gjitha analizat, ja
pėrcaktuan tė gjitha diagnozat. Ja shkulėn tė gjitha sėmundjet,
sheqerin, kripėn, yndyrėn. Pastaj e sollėn dhe e lanė kėtu mbi
kėtė troruar, para kėtij dyqani, pranė kėtij lampioni.
Larg
nga e majta, Sahati i qytetit. E sheh ndonjėherė me bisht tė
syrit. Kot, nuk ka punė me tė. Kaq gjė e di; Koha nuk ka as fillim
as mbarim, as nuk vjen as nuk ikėn, aty ėshtė e aty do tė jetė
gjithmonė. Njerėzit po, ata kanė fillim e mbarim, ata ikin,
sidomos njerėzit e sėmurė, por ai nuk ėshtė prej tyre, prandaj nuk
i intereson, as ora, as mosha, as koha. |
Pėrballė sahatit
Biblioteka. Me kėto qė i shohin sytė kėtu afėr, edhe ajo, me gjithēka
brėnda, mė kot se kot koha kot Sahati.
Disa
Taksi. Kushtojnė, dhe tė dėrgojnė larg, e ay, as do, as mundet tė iki,
as afėr, as larg.
Nė
trotuarin pėrballė kafenetė plot me tė sėmurė ?!
E tėrheqin, e
turbullojnė, i kujtojnė sėmundjet e shėruara prej
tė cilave me-zi e shpėtuan. Sheh qė larg currilin e nxehtė tė zi si
rrjedh brėnda filxhanėve tė bardhė. Merr, jo me hundė, por me mėnt,
aromėn, dhe i vjen tė plasė qė nuk ndodhet edhe ai atje mes
shqiptarėve muhabetēinj, atyre mė interesantėve, llapaqenave,
mashtruesve, horrave, shpifėsave. Me copat e muhabeteve qė ja sjell
era ndėrton mozaqikė ngjarjesh. Madje gjen edhe zgjidhjet pėrkatėse,
si i vjen doresh, si ja pret e shėruara.
Njė
Pub, njė Restorant, disa Fast Food-e, mes tė cilėve nuk bėn dot ndonjė
dallim kushedi ēė. Njerėzia, VIP-a e VUP-a gjithfarėsh, si i ka bėrė
Perėndia, plot yndyrė, kripė, lėng, gjak, jetė, tė pa diagnostikuar,
tė pa shėruar nė asnjė klinikė, plot xheste e lėvizje, plot meraqe e
plot llafe, turli tipash, gra, burra, tė gjatė, tė shkurtėr, tė bukur,
tė pabukur, leshgjatė, kokėrruar, barkderra, skilipeca, hynė e dalin
pėr tė ngrėnė, pirė e bėrė muhabet. Kot !
Ndonjėherė nga brėnda Pub-it a Restorantit tė tė ngrėnave, hesapeve tė
ngatėrruara, sherrit, degjohet ndonjė Bam e forte. Dikujt qė e ka
marrė nė ballė i bie koka mbi pilaf duke ja shtuar salcėn pilafit duke
e bėrė gjell Qensh. Ky hiē !
Po
kalojnė dy tipa. Japin e marrin me duar e kėmbė. Sa ēudi kėta tė pa
shėruarit ! Njėri i thotė tjetrit; Ti e di qė nė Botė vajzat rrallė
lyhen. I ke parė kėto tonat si zhgėrryhen ?! E di pse ?! Disa sepse
duan tė martohen por nuk gjejnė dot burrė, tė tjerat sepse burrė
gjejnė, por nuk duan tė martohen.
Dua
tė them, janė tė sėmura, a kupton ?
Tjetri
ngre supat. Yni, fol o gur, fol o mur, tėrr sja bėn syri.
Pėr
Bilardon nuk e merr malli.
Kush
vete atje ?! Disa kothere pėr tė zbrazur tė fundit qindarka. Janė tė
papunė, janė rehat, nga ata qė nuk kanė pasur as kanė pėr tė pasur
kurrė nevojė pėr doktora, analiza, diagnoza, domethėnė krejt tė
parėndėsishėm.
Sja
vlen as tė kthesh kokėn.
Kalon
njė hollake tip spageti.
E preku
pak. Pa dashje a me dashje su muar vesh. Kingu i trotuarit as u skuq
as u zverdh, asgjė nuk i lėvizi.
Njė
ēapkėn e tall nga mbrapa.
Pun e
madhe ! Po ta pėshtyjnė nė gojė njėri-tjetrin deputetėt, hahaha, po
mė tallkan mua, njė cop i shėruar.
Atje
tej buldozerėt po shėmbin ca vejtėrsira.
Ufffff, sa zhurmė,
sa pluhur !
Tezga e gazetave
nė qoshe tė rrugės. Sa tė mira sa tė ėmbla, gjynah qė nuk ju lexoj
dot ! Megjithatė sprish punė, ju marr me mėnt. Dy pika lot mė pak tė
ngjajshme se dy prej jush janė.
Foto-Studio !
Kot ! Ngrirje !
Ashtu
jam vetė !
Njė
Arian lypės i nder dorėn. Njė tjetėr lypės, jo arian, i drejtohet
homologut tė vet; Ik o Ar nė Cash Ar ose nė Ar Ban, se prej kti ktu
sdel gjo.
Lloto !
Punė fukarejsh. Shkojnė tė lėnė kacidhet.
Ik me
gjith ta !
Disko !
Ajo po ! Vdes tė vejė tė shkundet atje. Kėmbė e duar i ka si mė tė
ecur, por nuk mundet. E ėndėrron, e urren.
Butiku
pėrballė ! Aspak interesant, krejt njėlloj me kėtė pas kurrizit, dhe
klientėt po ata. Veē diēka; i njėjti mall Gabi qė shitet mbi tezga nė
trotuarin andej dhe kėndej, brėnda nė tė dy Butiqet, nė atė matanė dhe
kėtė pas kurrizit, po ai mall kushton tre herė mė shtrenjt.
Ja dy
mesoburra tė sėmurė ! Merr vesh ti, ku ka kėtu i djathtė i majtė o
burr i dheut. Ėshtė si ti nisesh kėsaj rrugės njė herė kėndej njė
herė andej. Dyqanet, bizneset, njerėzit, megjithse janė tė njėjtėt,
herėn e parė do tė jenė tė djathtė Kėta tė majtė Ata, tė dytėn herė e
kundėrta. Prandaj mbidh trutė mik i dashur, po deshe tė mbetesh i
djathtė, domethėnė idealist konservativ, ruajtės i vlerave, bėhu
pedagog, shkrimtar, artist, inxhinier, agronom. Do mbetesh fukara me
kėto zanate qė bien pakėz nė kundėrshtim me tė djathtėn si
pėrkufizohet ajo nėpėr enciklopedira, por ske ēi bėn, nuk jetohet me
fjalora dhe enciklopedira, kėto janė kushtet. Aaaaaaaa, nėse nuk pyet
pėr tė djathta e tė majta e idealizma e mė the e tė thashė, shko bėhu
doganier pastaj, mbledhės taksash, antidrogaist, gjyqtar, liēencues
biznesesh. Do kesh ca telashe mė shumė si fillim me kėtė mėnyrėn e
dytė, por nuk do vdesėsh idealist me biberon nė gojė si pedagogėt dhe
agronomėt ama. Nejse, kot qė flas, dihen kėto. Tė mėrzita mė duket.
Natė,
rruga bosh. Dy tė dashuruar qė vijnė era gėlqere, ay nė njėrėn faqe
ajo nė tjetrėn, i japin nga njė Kizzzzzzzz of Fire. Kurgjė ! Ikėn tė
dy, Ai duke kėnduar; Mė ndriu e griu e shkriu, ah mua zjarri, u vara
unė i ziu mbi buzė varri
, Ajo; See You
in my rearview mirror
.
Njė ditė
njė plakė e lodhur, meqė ju duk i ngeshėm, e pyeti; Tė lutem nga kalon
autobuzi pėr nė Troppo jan ?
Nga Pas ku qan !
Fort burr i mir
ky qyqar mbi trotuar !
Po sa
shumė e duan bre, dhe sa shumė lodhen ti shėmbėllejnė ! Disa i
kėrkojnė autografa, disa venė i falen, disa duan ta shpallin shenjtor.
Nuk del kurrė nė TV shenjtori i ardhshėm. Atje shkojnė dishepujt e
tij.
As nė
gazetė nuk shkruan. Shkruajnė ata qė duan ti shėmbėllejnė, manekinit
kok allēinit, qė e kanė vėnė aty pėr tė shitur atė, qė len e vjen e
zjen e sgjen tė qetė, qė zjen e bren e ēfren, e svdes pėrjetė,
mallin.
|
|