| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Bujqėsia, puna e fshehtė e
shqiptarėve nė Itali |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
26 prill 2004 / TN
-
-
Punėtorė nė ndėrtim? Sipėrmarrės tė suksesshėm? Shifrat nxjerrin
edhe njė tjetėr realitet: se shqiptarėt zėnė vendet e para mes tė
huajve tė punėsuar nė njė punė mė pak tė fisme, nė bujqėsi.
-
-
Pėr herė tė parė jepet tek Bota shqiptare njė realitet thuajse i
panjohur i punėsimit tė shqiptarėve nė Itali.
-
-
Rando DEVOLE
-
-
1.
Njė nga sektorėt e ekonomisė italiane qė ka mė shumė nevojė pėr
emigrantė ėshtė bujqėsia. Vitet e fundit prania e emigrantėve nė
kėtė sektor ka shėnuar vazhdimisht rritje. Arsyet qė ndikojnė
praninė e punėtorėve emigrantė nėpėr fushat italiane janė tė
ndryshme. Megjithatė spikat mė shumė fakti se italianėt vetė nuk e
parapėlqejnė mė punėn nė bujqėsi. Edhe kontigjentet e dikurshme tė
punės stinore nuk ekzistojnė mė.
-
-
Nė vitet 60 e 70
shumė studentė italianė punėsoheshin pėrkohėsisht nė bujqėsi,
kryesisht gjatė pushimeve tė shkollės ose gjatė fushatave bujqėsore,
nė vartėsi tė kultivimeve tė ndryshme. Aktualisht numri i studentėve
italianė qė punojnė nė bujqėsi pėr tė rrumbullakosur tė ardhurat
ėshtė i papėrfillshėm. Si rrjedhim vjelja e rrushit, e
luleshtrydheve, e mollėve, e domateve, etj. por edhe punėt e
zakonshme bujqėsore kėrkojnė gjithmonė e mė shumė krahė pune nga
jashtė.
-
-
Emigrantėt i duhen
kryesisht ndėrmarrjeve tė veriut, kurse nė jug ato mund tė thithin
njė farė sasie edhe nga tregu i brendshėm i punės, i cili vuan
hendemikisht nga papunėsia.
-
-
Puna nė bujqėsi
ėshtė nė thelb sezonale dhe e pėrkohshme. Sezonaliteti ėshtė njė
karakteristikė tipike e aktivitetit bujqėsor, ashtu siē ėshtė nė
sektorė tė tjerė si p.sh. turizmi. Si rrjedhim, pjesa dėrmuese e
kontratave tė punės ėshtė me kohė tė pėrcaktuar; pėrshirė natyrisht
edhe vetė punėtorėt italianė.
-
-
Nga pikėpamja kohore
sezonaliteti mund tė shkojė nga njė muaj deri nė njė vit. Nė disa
krahina si p.sh nė Liguria, Molize dhe Veneto punohet nė periudhėn
maj-tetor, nė tė tjera (Trentino Alto Adixhe, Friuli Venecia Xhulia,
Pulja) gjatė periudhės qershor-shtator. Ka nga ato krahina ku
sezonaliteti ėshtė shpeshherė vetėm prej njė muaji, si nė Toskana,
Kampania, Lacio dhe nė Sicili, ku emigrantėt futen nė punė pėr
vjeljen e frutave, ose pėr korrjen e grurit e tė misrit.
-
-
Gjithsesi, tashmė
mund tė thuhet se prania e emigrantėve nė bujqėsinė italiane ėshtė
shndėrruar nė njė element strukturor i sektorit, ēka e vėrteton edhe
shpėrndarja e tyre nėpėr krahinat italiane.
-
-
-
2.
Tė dhėnat pėr
punėn e emigrantėve nė bujqėsi dhe problemet e tyre nuk janė tė
shumta. Nė kėtė kuadėr statistikat e pėrgatitura nga INPS (Instituti
Kombėtar i Sigurimeve Shoqėrore), ku jepet jo vetėm numri i
emigrantėve tė punėsuar nė bujqėsi pėr vitin 2002, por edhe ndarja e
tyre sipas kombėsisė dhe vendqėndrimit, janė pėr tu mirėpritur,
sepse shėrbejnė pėr tė lexuar mė mirė dukurinė e emigracionit.
-
-
Sipas kėtyre tė
dhėnave gjatė vitit 2002 kanė punuar gjithsej 91.756 imigrantė me
kontratė pune me kohė tė pėrcaktuar dhe 16.017 ekstrakomunitarė me
kontratė me kohė tė papėrcaktuar.
-
-
Tė habit fakti se
komuniteti mė i madh qė punon nė sektorin bujqėsor, qoftė midis
atyre tė punėsuar me kohė tė pėrcaktuar, qoftė midis atyre me kohė
tė papėrcaktuar ėshtė komuniteti shqiptar. Gjithsej, nė bujqėsi nė
vitin 2002 kanė punuar 15.272 shqiptarė, ose pak mė shumė se 14% e
tė gjithė numrit tė emigrantėve tė punėsuar nė kėtė sektor.
-
-
Pas shqiptarėve, nė
kategorinė e punėtorėve me kohė tė pėrcaktuar, vijnė polakėt,
rumunėt, tunizianėt, marokenėt, etj. Nė kategorinė tjetėr, pra tė
atyre qė kanė njė kontratė me kohė tė papėrcaktuar, pas shqiptarėve
figurojnė indianėt, rumunėt, e kėshtu me radhė. Natyrisht, nė nivel
provincial renditja e komuniteteve paraqitet ndryshe nga ajo nė
nivel kombėtar.
-
-
Toskana, Pulja,
Emilia Romanja, Piemonte dhe Sicilia janė krahinat qė janė nė krye
tė listės pėr nga numri i shqiptarėve nė bujqėsi.
-
-
Krahina ku gjenden
mė shumė shqiptarė tė punėsuar me kohė tė papėrcaktuar ėshtė
Toskana, Lombardia, Piemonte dhe Veneto. Krahina me mė pak shqiptarė
ėshtė Kalabria. Po ti hidhnim njė vėshtrim pėrqindjeve tė
shpėrndarjes nė nivel mė tė gjerė do tė shihnim se nė veri tė
Italisė punojnė 44% e shqiptarėve, nė qendėr 41% dhe nė jug 15%.
-
-
Numri i shqiptarėve
qė kanė kontratė pune me kohė tė pėrcaktuar bėn qė renditja e
mėsipėrme tė pėrmbyset. Kėtu vendin e parė e zė Pulja, e cila ndiqet
nga Emilia Romanja, Toskana dhe Piemonte. Vendi i fundit i takon
Sardenjės me 44 shqiptarė. Ndarja me pėrqindje paraqitet mė e
ekulibruar: nė veri 38%, nė jug 37% dhe nė qendėr 25%. (pėr hollėsi
tė tjera shikoni grafiqet dhe tabelat).
-
-
-
3.
Shqiptarėt si pjesa mė e madhe e emigrantėve nė bujqėsi punojnė nė
veprimtaritė tradicionale bujqėsore, por edhe nė kopshtari,
zooteknikė dhe nė kultivimet industriale. Pavarėsisht se ka fusha
veprimtarie (nėnsektorė) ku gjenden mė shumė shqiptarė, dhe tė tjera
ku shqiptarėt janė tė paktė, nuk mund tė thuhet se ka njė sektor ku
prania shqiptare ėshtė eskluzive. Paralelizmi me rastin e indianėve
pėr shembull, tė cilėt janė punėsuar pėrgjithėsisht nė sektorin e
zooteknisė (nėpėr stallat e rrafshirės lombarde), nuk do tė ishte i
saktė.
-
-
Nė disa provinca
italiane shqiptarėt janė tė pėrqėndruar nė ndonjė sektor tė caktuar
bujqėsor, ku eventualisht mund tė kenė edhe shumicėn e tė
punėsuarve, por kjo nuk do tė thotė se janė tė specializuar vetėm
pėr atė zanat. P.sh. nė disa provinca tė Toskanės, shqiptarėt
punojnė kryesisht nė sektorin e kopėshtarisė (fidanishte, serra,
etj.), mirėpo nė provinca tė tjera italiane puna e tyre ėshtė
krejtėsisht e ndryshme.
-
-
Pėr tu shėnuar
fakti se nė sektorin e pyjeve shqiptarėt pothuajse mungojnė fare.
Kjo nuk vlen vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tė gjithė emigrantėt,
kryesisht pėr faktin se pyjet nė Itali pėrfshihen ende nė sektorin
publik, dhe nė kėtė sektor, siē duhet, emigrantėt kanė shumė
vėshtirėsi pėr tu futur.
-
-
Shpėrndarja nėpėr
krahinat italiane respekton nė linja tė pėrgjithshme shpėrndarjen
historike tė komunitetit shqiptar: mė pak nė jug e mė shumė nė
qendėr-veri. Megjithatė kjo shpėrndarje, edhe brenda krahinave, nuk
ėshtė homogjene. Nė Sicili pėr shembull punojnė nė bujqėsi rreth
1200 shqiptarė. Mirėpo 85% e tyre gjenden nė provincėn e Raguzės, e
cila ėshtė e njohur nė tė gjithė Italinė pėr ekonominė e zhvilluar
bujqėsore. Nė kėtė provincė shqiptarėt janė punėsuar nė ato
ndėrmarrje qė merren me punė tė mirėfillta bujqėsore nė fushė, por
edhe nė serra (rritja e perimeve tė ndryshme, si domatet, specat,
kungujt, etj.).
-
-
Tendenca e njė
pranie mė tė madhe tė shqiptarėve nė Pulja, nė krahasim me krahinat
e tjera jugore, konfirmohet edhe pėr sektorin nė fjalė. Nė kėtė
krahinė punojnė rreth 2000 shqiptarė, tė pėrqėndruar nė zonat e
Barit (901), Foxhas (686), Brindizit (200) dhe mė pak nė Taranto
(123) e nė Leēe (32). Tipologjia e punės sė tyre nuk ndryshon shumė:
vjelja e domateve, e luleshtrydheve, e rrushit, mbledhja dhe
pėrgatitja e sallatės, koprės, etj.
-
-
Fotografia qė na
ofrojnė statistikat ėshtė gjithsesi e pjesshme. Sektori bujqėsor
vuan, ndoshta mė shumė se tė tjerėt, nga sėmundja kronike e punės sė
zezė. Duke u nisur nga kjo traditė negative, si dhe nga kėrkesat e
larta qė u paraqitėn nė sanatorian e fundit, mund tė supozohet se
prania e emigrantėve pa dokumenta tė jetė jo e vogėl. Vėshtirėsia nė
kėtė rast qėndron tek kuantifikimi i numrit tė tyre, sepse vėshtrimi
statistikor ėshtė pothuajse i pamundur.
-
-
Megjithatė ėshtė e
lehtė tė merret me mend se numri i shqiptarėve nė bujqėsinė italiane
tė jetė aktualisht mė i lartė se sa ato qė paraqitėm aq mė tepėr
qė nuk janė pėrfshirė rezultatet e sanatorias sė fundit , ēka
tregon, pavarėsisht nga problemet e panumėrta, se prania e tyre
ėshtė pjesė e pandarė e ekonomisė sė vendit.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|