|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 
Koment
 
 
Aleancė-europianizmi i shqiptarėve
 
 

 
26 prill 2004 / TN
 
Ēerēiz LOLOĒI
  
Shqipėria mund tė jetė vendi i veēantė nė hapėsirėn ballkanike qė, mė qartė dhe mė hapėt se kushdo vend tjetėr, ka kėrkuar tė jetė e pėrfshirė nė Aleancėn e Atlantikut Verior; pėr herė tė parė kėtė dėshirė e ka pat shprehur personaliteti mė i shquar i letrave shqipe, Ismail Kadare por edhe qeveria e parė demokratike e zotit Berisha pas pėrmbysjeve tė regjimit totalitar nė vitet nėntėdhjetė.
 
Qė nga ajo kohė dhe deri nė zhvillimet e sotme nuk ėshtė parė kurrfarė lėkundje, madje pas ndėrhyrjes sė NATO-s dhe sidomos tė anglo-amerikanėve nė zgjidhjen e konfliktit tė armatosur nė Kosovė, pėrqindjet e pėrkatėsisė pro-Aleancė janė rritur jo vetėm nė kufijtė shtetėrorė tė shtetit shqiptar, por edhe nė hapėsirėn jashtėshtetėrore ku shqiptarėt kanė njė vend tė konsiderueshėm.
 
Nė tė mirė tė kėsaj ideje ka tashmė shumė testime dhe grumbullim opinionesh tė qytetarėve shqiptarė nė Tiranė, nė Mal tė Zi, nė Maqedoni, nė Kosovė si dhe nė komunitetet emigrante nė Itali, Greqi, Gjermani, Turqi, tė cilėt e shohin si domosdoshmėri pro-perėndimorizmin e tyre duke nėnkuptuar herė amerikanėt dhe britanikėt, herė dy kontinentet sė bashku.
 
Nė kėtė orientim strategjik ka pak ose aspak divergjenca edhe ndėrmjet klasave politike dhe radhėve opinionbėrėse (intelektualė, akademikė, punonjės tė medaive tė shkruara dhe vizive), megjithėse njė pjesė e konsiderueshme shqiptarėsh janė nė vende qė nuk shquhen aq pėr ndjenja perėndimore.
 
Njė sondazh i fundit i kryer nga njė organizatė jofitimprurėse, (Unioni Rinor i tė Drejtave tė Njeriut), me rreth dy mijė persona nga kėto hapėsira shqiptare, nėpėrmjet postės elektronike, pyetjes pėr tė ardhmen e shqiptarėve i janė pėrgjigjur nė masėn 93 pėr qind: aleat strategjik vetėm SHBA. Ky grup personash qė ka pasur gatishmėrinė pėr t’iu pėrgjigjur pyetėsorit vjen kryesisht nga kategoritė e nxėnėsve dhe tė studentėve (ka edhe njė grup tė vogėl qė pėrfaqėsojnė klasat e larta tė tetėvjeēares ose tė sistemit arsimor nė vendet ku ndodhen pėrkohėsisht), tė cilėt kanė krijuar tashmė edhe “njė familjaritet” me mjetet elektronike.
 
Pyetjes tjetėr me Europėn apo me SHBA-nė, tė anketuarit i janė pėrgjigjur nė masėn 33 pėrqind me kontinentin e vjetėr, 46 pėr qind me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ndėrsa pėrqindja e mbetur ka preferuar tė dyja. Dhėnia e kėsaj pėrgjigje, pėrpos tė tjerave, shpjegohet edhe me shqetėsimin qė kanė disa syresh qė animi ndaj njė kontinenti nė dėm tė tjetrės mund tė pėrdoret si mosmbėshtetje nga aleati qė vlerėsohet mė pak.
 
Duke marrė shkas nga dy pėrgjigjet e mėsipėrme dhe nėse do tė arrihej tė realizohej njė referendum popullor pėr tė gjithė kėtė masė shqiptarėsh qė kanė njė lloj shteti nė Tiranė, janė nėn njė protektorat ndėrkombėtar nė Prishtinė por kanė edhe njė rezolutė me ekuivoke tė OKB-sė, qė marrin pjesė nė bashkėqeverisje nė Shkup dhe shpresojnė nga njė marrėveshje ndėrkombėtare Ohri, qė janė tė pėrfaqėsuar nė tė dy nivelet e pushtetit nė Mal tė Zi dhe nė tė gjitha diasporėn e hershme dhe tė re- pra nėse kryhej ky referendum rigoroz, nuk ka dyshim se pėrqindjet e rreshtimit pro-atlantik do tė jenė tė ndjeshme.
 
Pyetjes tjetėr se a shihni ndryshime midis kushteve tė shqiptarėve pėr tė qenė pjesė e Europės (Marrėveshja e Stabilizim Asocimit) dhe pėr t’u anėtarėsuar nė NATO, dymijė tė anketuarit kanė pohuar se ka ndryshime fare tė vogla, por se kanė shpresė pėr njė anėtarėsim tė shpejtė nė Aleancė. Rreth kėsaj pėrgjigje duket se kanė ndikuar hapat qė janė bėrė nė ushtrinė shqiptare pėr tu reformuar, pėr tu specializuar, pėr tė marrė pjesė nė stėrvitje ndėrkombėtare, pėr tė qenė pjestare tė kontigjenteve paqeruajtėse si dhe vendimi i kongresit amerikan qė ka pėrcaktuar unanimisht njė afat kohor.
 
Pyetjes se ēfarė i pengon integrimet shqiptare nė familjen europiane dhe nė NATO, tė anketuarit radhisin po ato fenomene qė tashmė ėshtė dhėn alarmi prej njė sėrė institucionesh ndėrkombėtare. Krimi, korrupsioni, zgjedhjet e lira, vullneti pėr tė plotėsuar kuadrin ligjor si dhe pėr ta zbatuar atė, pėrmirėsimi i qeverisjes- janė shqetėsime qė i shprehin gjeneratat e reja pavarėsisht se ku gjenden ato brenda apo jashtė kufijve shtetėrorė.  


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.