|
 |
|
-
26 prill 2004 / TN
-
-
Suzana Gėrvalla
ka mundur tė sigurojė kulm dhe po tė provonte
lojėn
e bėrrylave,
ajo ka mundur tė sigurojė edhe njė rrugė nė Prishtinė pėr
emrin e Jusufit, por ajo nuk e ka bėrė as tė parėn, as tė
dytėn
-
-
Bajram MJEKU
-
-
Sa herė pėrmes
telefonit lajmėrohet Suzana Gėrvalla, kam parandjenjė se
komunikoj me time nėnė. Kjo ndjenjė pėr fat tė keq ndodh
rrallė, shumė rrallė. Dhe sa herė ajo kthen nga Poli i Veriut,
gjithnjė kam parandjenjėn se mbi flokėt e saj tė argjendta me
vete e ka sjellė edhe bukurinė e dėborės nga atje.
-
-
Me Jusuf Gėrvallėn
kurrė nuk jam njohur. Kur ai ėshtė vrarė nga shėrbimi sekret
serb me tė vėllain Bardhoshin dhe Kadri Zekėn, unė isha vetėm
16 vjeē. Gjithmonė kam jetuar me punėn atdhetare dhe
krijimtarinė artistike tė tij.
|
-
-
Kur herėn e fundit
Suzana mė ftoi pėr tė pirė kafe, isha i pėrgatitur pėr qėllimin e
bisedės. Qė nga paslufta, ajo pėrmes vijės institucionale ka kėrkuar
njė kulm pėr veten dhe fėmijėt e saj. Nė vend qė kėsaj radhe tė
shihja shenja edhe mė shqetėsuese nė fytyrėn e saj, kėtė herė
Suzanės i ishin shtuar shpresat nė fytyrė.
Kam
besim nė Prefektin e Prishtinės
Fundja ai ėshtė njerėzor dhe e vlenė tė bisedosh me tė,
mė tha ajo. Suzana ka tė drejtė tė jetė nėnė e shqetėsuar. Kėtė herė
ajo e nisi bisedėn mė shtruar dhe shtoi se
dua
qė fėmijėt e mi pėrfundimisht tė kthehen nė atdhe dhe duam qė njė
rrugė e kryeqytetit tė Kosovės tė pagėzohet me emrin e Jusufit.
Pėr kėrkesėn e saj tė dytė u ndjeva i stepur dhe kisha tė drejtė.
-
-
Nė fakt, njė rrugė e
vogėl nė lagjen
Kodra
e Diellit
nė Prishtinė e mban emrin
Vėllezėrit
Gėrvalla,
por kurrė nuk kam besuar se asnjė rrugė e Prishtinės nuk e mban
veēan ! emrin e nderuar tė Jusufit. Tė stepesha kisha tė drejtė. Nė
kohėn e pasluftės kur ėshtė vendosur pėr emrat e rrugėve, edhe unė
kam munguar nė Kosovė. Lidhur me emėrimin e rrugėve, pak ditė mė
parė mė ka ndodhur edhe njė koincidencė. Pas shkrimit tim pėr
prefektin e parė tė Prishtinės, Hysen Prishtina nė dhjetor tė vitit
qė shkoi, i dėgjova
pėrshpėrimat
e qytetarėve se asnjė rrugė e Prishtinės, nuk e mban emrin e
prefektit tė parė tė saj! Dhe gjėra tė kėtilla ndodhin, ngaqė
njerėzit nė kėto komisione ishin emėruar pėrmes vijės partiake dhe
jo pėrmes vijės institucionale.
-
-
Suzana Gėrvalla ka
mundur tė sigurojė kulm dhe po tė provonte
lojėn
e bėrrylave,
ajo ka mundur tė sigurojė edhe njė rrugė nė Prishtinė pėr emrin e
Jusufit, por ajo nuk e ka bėrė as tė parėn, as tė dytėn. Pas
odisejadave tė para nė vitin 2001, fėmijėve tė Jusufit u ėshtė
ofruar kulm edhe nė tė
zezėn,
por qė as ata, as nėna e tyre kėtė nuk e kanė pranuar. E
dinjitetshme siē ėshtė, ajo e ka ruajtur me ēdo ēmim emrin dhe
veprėn e bashkėshortit dhe tė fėmijėve tė saj. Secila luftė dhe kudo
qė kanė ndodhur ato, mbrapa vetes i kanė lėnė varrezat dhe gėrmadhat
e tyre, por popujt qė dalin nga lufta thuhet se kėndellen.
Megjithatė, te ne ndodhi e kundėrta dhe familjet e dėshmorėve janė
zhgėnjyer si mos mė keq dhe ato kanė tė drejtė tė zhgėnjehen. I kanė
humbur mė tė dashurit e tyre dhe derisa i kanė humbur, kėto familje
meritojnė njė grimė respekt.
-
-
Pėr Jusuf Gėrvallėn dhe
veprėn e madhe tė tij ėshtė bėrė pak, shumė pak. Varret e Jusufit
dhe Bardhoshit kanė mbetur tė papėrfunduara nė vendlindjen e tyre nė
Dubovik dhe veē Teatrit tė qytetit tė Pejės qė mban emrin e tij, pėr
Jusufin asgjė mė shumė nuk ėshtė bėrė.
-
-
Kur Jusuf Gėrvalla ėshtė
larguar nga Kosova pėr tė mos u kthyer kurrė mė, ai ėshtė larguar
nga vendi i tij i punės nė cilėsinė e gazetarit tė
Rilindjes
nė Pallatin e Shtypit nė Prishtinė. Ėshtė koha kur pėrballė Pallatit
tė Shtypit tė ngritet tė paktėn njė pllakė pėrkujtimore e gravuar me
emrin e tij dhe tė paktėn kjo rrugė qė tė ēon drejtė Pallatit tė
Shtypit duhet tė pagėzohet me emrin e tij. Ėshtė po ashtu koha qė
fėmijėt e tij pėrfundimisht tė kthejnė nga Poli i Veriut dhe tė
jetojnė aty ku dėshirojnė. Askush nuk gėzon mė shumė pietet se emri
dhe vepra e Jusufit dhe kėtė duhet ta gėzojnė nė atdheun e tyre
bashkėshortja dhe fėmijėt e tij.
-
-
Suzanėn e mban shpresa,
meqė asnjėherė nuk i hiqet tisi i buzėqeshjes nė fytyrė. Herėn
tjetėr, me Suzanėn do tė dėshiroja tė shihem ndryshe nė kryeqytetin
e Kosovės, nė shtėpinė e tyre dhe me fėmijėt e nipat e saj. Koha
ėshtė tė ngritet njė kulm pėr familjen Gėrvalla pasi fjalėt janė
harxhuar, tepėr janė harxhuar dhe ne pėr aq sa do ta nderonim
familjen e Jusufit, mė tepėr do ta nderonim veten.
|
|