|
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
|
REVISTĖ PĖR SOT, APO PĖR NESĖR ? |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
24 prill 2004 / TN
-
-
Dr.
Skėnder GASHI - Vjenė
(AUSTRI)
-
-
(Rreth
pėrmbajtjes sė 3.415 faqeve material tė botuar nė Revistėn pėr
Histori, Kulturė, Letėrsi e Politikė Dardania Vjenė)
-
-
Nisma
e Shoqatės Kulturore- Sportive Dadania tė Vjenės (e themeluar mė
1982 dhe e shuar mė 1989) pėr botimin nė gjermanisht tė njė reviste
shkencore pėr histori, kulturė, letėrsi e politikė e kishte dhe
vazhdon ta ketė edhe sot e gjithė ditėn qėllimin qė lexuesit
gjermanishtfolės (nė Austri, Gjermani e Zvicėr) tia prezantojė
rezultatet e mėherėshme dhe ato mė tė rejat jo vetėm tė albanologėve
gjermanofolės e tė dijetarėve shqiptarė, por edhe tė atyre fushave
tė tjera tė dijes e tė krijimtarisė: letrare, politike, juridike,
kulturore etj. Duke e ditur se cilit publik po i drejtohet, redaksia
e revistės Dardania ėshtė pėrpjekur skajshmėrisht tė distancohet nga
ēdo formė e historicizmit regresiv dhe nga shtjellime qė mund tė
shihen si bartėse tė ndonjė romantizmi tė vonuar nacional tė
mbėshtetur mbi mite tė politizuara dhe nga ēdo lloj instumentalizmi
tė historisė. Ajo ėshtė pėrkjekur, rrjedhimisht, ti shmanget
trajtimit tė njėanėshmėm tė temave tė shtruara, nė mėnyrė qė kjo tė
mund tė bėhet revistė qė e vazhdon dijen albanologjike si nocion
pėrmbledhės sipas standardeve europerėndimore.
-
-
Rrethana qė materialet e botuara nė kėtė revistė vazhdojnė tė
citohen nė punime tė dijetarėve europianė sikur e shpėrblen synimin
e kėsaj reviste. Duke qenė se gati nė ēdo vėllim tė kėsaj reviste
trajtohen kronologjikisht tema qė nga lashtėsia deri nė aktualitetin
e ditėve tona, secili vėllim i Dardanisė e luan funksionin e njė
historie tė shkurtėr tė shqiptarėve e tė gjuhės dhe etnologjisė sė
tyre.
-
-
Deri
mė tani janė botuar 11 vėllime me 3.415 faqe. Revista Dardania nuk
ėshtė shitur, prandaj ka pasur dhe ka nevojė pėr pėrkrahje
finansiare.Vėllimet e deritanishme tė kėsaj reviste janė botuar falė
mbėshtetjes finansiare tė: Shoqatės Kulturore Sportive Dardania,
tė Partisė austriake tė tė Gjelbėrve, tė kosovarėve me banim nė
Bratisllavė, tė Degės nė Zvicėr tė LDK-ės, tė Ministrisė austriake
tė Punėve tė Jashtme dhe tė Qeverisė nė ekzil tė Kosovės, tė Kultur
Kontakt Austria dhe tė disa kosovarėve, bashkėpunėtorė tė firmės
First Insurance Contact AG nė Zvicėr.
-
-
Sado
qė revista Dardania nuk ka qenė dhe nuk do tė jetė revistė nė
shėrbim tė ndonjė partie politike, falė pikėrisht angazhimit tė
pėrfaqėsive tė LDK-ės nė Austri, Gjermani e nė Zvicėr, revista
Dardania mund tė lexohet edhe nė bibliotekat e tė gjitha akademive e
nė sosh nacionale dhe tė insituteve qė merren me ēėshtje tė
albanologjisė, tė sllavistikės e tė Ballkanit nė pėrgjithėsi, nė tė
gjitha bibliotekat e parlamenteve, tė misistrive tė punėve tė
jashtme dhe tė partive politike e tė Akademive Politike tė tyre;
personaliteteve tė fushės sė politikės e tė politikologjisė,
pėrfshirė kėtu edhe OSBE-nė e Parlamentin Europian jo vetėm nė
shtetet gjermanishtfolėse por edhe nė Belgjikė, Britani tė Madhe e
nė SHBA.
-
-
Nuk
ėshtė mbase i tepėrt e as prepotent pohimi tė thuhet se revista
Dardania, siē ėshtė thėnė nė mė shumė se njė recension, e ka synuar
pėrmbushjen e njė detyre intelektuale qė do tė duhej ta bėnin
akademitė e shkencave tė tė dy kryeqendrave shqiptare, Prishtinės e
Tiranės. Duke qenė pak e njohur pėr lexuesin shqiptar, roli dhe
efektet e kėsaj reviste mbetet, siē ka ndodhur me tė gjitha botimet
nė emigracion -qofshin ato edhe avetarė tė Naum Veēilharxhit
apo Albania tė Konicės - tė gjykohen vetėm nga brezat qė
vijnė.
-
-
-
Ja tani paraqitja shkurtazi e temave tė trajtuara nė vėllimet e
botuara deri tani tė revistės Dardania.
-
-
Vėllimi 1 (1990)
-
-
Vėllimi i parė i revistės Dardania u botua mė 1990, pėrkatėsisht nė
kohėn kur nė Kosovė kishte filluar rezistenca kolektive e kosovarėve
kundėr pushtetit jugosllav dhe atėherė kur partia e vetme politike
LDK kėrkonte njohjen e mėvetėsisė sė Kosovės. Nė kėtė vėllim hynė
punimet Kontributi i dijetarėve tė Austro- Hungarisė nė studimin
e Shqipėrisė (Kurt Gostenschnig), Dokumente austriake
pėrkitazi me ngjarjet nė Kosovė e nė Rrafshin e Dukagjinit tė kohės
sė luftėrave austriake- osmane (Selami Pulaha); Konfesioni
dhe Kombėsia tek Shqiptarėt (Max Demeter Peyfuss); Shqipėria
dhe Shqiptarėt (Karl Kaser). Pėr herė tė parė nė formėn e tij tė
plotė nė kėtė vėllim u ribotua shkrimi i Leo Freundlich Golgotha
shqiptare si dhe raporte tė Federatės Ndėrkombėtare tė Helsikit
pėr tė Drejat e Njeriut lidhur me zhvillimet nė Kosovė, me theks tė
veēantė mbi ngjarjen e hidhėshme tė helmimit misterioz tė nxėnėssve
shqiptarė nė Kosovė.
-
-
Nė
vėllimin 2 3 (1993) u ribotua punimi deri
atėherė i panjohur i Norbert Joklit Kontribute gjuhėsore
paleo-etnologjisė tė Ballkanit qė i trajton marrėdhėniet mė tė
lashta midis greqishtes e shqipes. Pas analizės sė thellė temės sė
shtruar N. Jokl arrin nė pėrfundimin se detyrė e studimeve tė sė
ardhmes mbetet ta pėrcaktojnė se cilit nga kėta dy popuj:
shqiptarėve e grekėve i bie e drejta e zotit tė shtėpisė nė Ballkan,
meqė popuj tė lashtė tė mirėfilltė ballkanikė janė vetėm kėty tė dy.
Pason punimi i Fatos Baxhakut pėrkitazi me kufinjt midis
shqiptarėve, bullgarėve e serbėve nė shek. 19.
-
-
Nė
vazhdim botohen punime nė tė cilat trajtohen ēėshtja e krjimit mė
1912 tė shtetit shqiptar dhe arėsyet e mbetjes jashtė kufinjve tė
shtetit politik shqiptar tė viseve tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera
tė banuara nga shqiptarėt (Oskar Lehner); Atentati i Sarajevės
dhe Ēėshtja e Fajit Historik si dhe njė shkrim nga Kongresi III
i Pakicave Kombėtare Gjenevė, 1927 nė tė cilin trajtohet gjendja e
maqedonėve dhe e shqiptarėve nė Mbretėrinė Serbe-Kroate-Sllovene,
pėr tė vazhduar me punimet frėngjisht tė Paskal Milo-s pėrkitazi me
qėndrimin e Mbretėrisė SKS ndaj Ēėshtjes shqiptare nė Konfencėn e
Paqes nė Paris 1919-1920 dhe tė Marenglen Verlit mbi Reformėn
agrare dhe kolonizimin e Kosovės nė vitet 1919-1941. Duke
vazhduar me raportet midis shqiptarėve e sllavėve tė jugut, nė
vazhdim botohet njė analizė platformės politike serbe kashi
shqiptarėve, tė formuluara nė librin Problemi Shqiptar dhe
marrėdhėniet midis Serbisė e Austro-Hungarisė; teksti integral i
Elaboratit tė V.
Čubrilović-it
pėr
dėbimin e shqiptarėve; njė punim pėr padrejtėsinė e Europės karshi
Kosovės qė e la nėn Serbinė ( Manfred Scheuch) si edhe punimi i
gjatė pėr Perspektivat pėr satusin e ardhshėm politik tė Kosovės
(Johannes Tretter, Joseph Marko, Tomislav Boric) nė tė cilin
arėsyetohet e drejta e kosovarėve pėr vetėvendosje, pėrkatėsisht pėr
pavarėsm nga Jugosllavia. Vėllimi mbyllet me njė punim tė gjatė tė
ministrit tė asokohshėm tė arėsimit Muhamet Bicaj pėrkitazi me
rrėnimin nga Serbia tė sistemit shkollor tė Kosovės.
-
-
Vėllimi 4 (1995)
-
-
Nė
kėtė vėllim mbizotėrojnė temat nga historia e lashtė dhe ajo
mesjetare e shqiptarėve. Vėllimi nis me punimin e Hermann Ölberg-ut
Mbi Atdheun e Kryehershėm tė Shqiptarėve, nė tė cilin ky - nė
dritėn e zhvillimeve fonetike nė shqipen tė latinizmave dhe tė
elementeve leksikore nga greqishtja e vjetėr si dhe nė bazė tė
toponimisė paralatine dhe kohės sė krishterimit tė pararendėsve tė
shqiptarėve - arrin nė pėrfundimin se shqiptarėt janė popull vendės
nė viset qė i banojnė edhe sot. Pason punimi i ilirologut Aleksandar
Stipčević
Ēėshtja e Kontuinuitetit Iliro-Shqiptar dhe Aktualiteti i tij sot;
punimi i dijetares kosovare Edi Shukriu pėr Dardaninė e Lashtė,
botimi pothuaj i krejt tekstit nė origjinalin latin dhe nė
pėrkthimin gjerman tė raportit tė Glliellmus Adae Brocardus (1332)
qė ka tė bėjė me shtetin dhe sundimtarėt serbė tė Rashkės dhe me
Shqipėrinė e me tė kulturėn e shqiptarėve si dhe punimi
Shqiptarėt nė Mbretėrinė Serbe tė Nemanjidasve i historianit
Pėllumb Xhufi, pėr tė vazhduar me punimin e Selami Pulahės rreth
pjsėmarrjes, tė mohuar nga historiografia serbe, sė shqiptarėve nė
Betejėn e Kosovės. I pandashėm nga tematika e Betejės sė Kosovės dhe
sidomos nga ēėshtja nėse kosovarėt ishin popullatė shumicė e Kosovės
mesjetare apo kėta paskan ardhur nė shek. 17, siē ia ka anda tė
besojė historiografia serbe, ėshtė edhe punimi i Alain Ducellier
A e pushtuan Shqiptarėt Kosovėn?. Njė risi nė fushėn e kėrkimeve
albanaologjike paraqet nė kėtė vėllim puni i Skėnder Gashit mbi
Pėrkimet Shqiptare-Sase dhe Reliket Onomastike e Gjuhėsore Sase nė
Kosovė.
-
-
Pėrmes
kėtij punimi dėshmohet pėr herė tė parė ndikimi i gjermanishtes
mesjetare nė shqipen, kryesisht nė terminologjinė e xehtarisė por
edhe shembuj tė shqiptarzimit tė sasėve gjermanofolės nė
minierat-qytete tė mesjetės dhe sidomos nė vendbanimet miniera mė
pak tė njohura tė Kosovės. Nė pjesėn qė i bėhet vend letėrsisė janė
botuar punimi i Reinhardt Lauer Vrasėsit e shndėrruar nė Heronj
nė tė cilin trajtohet ringjallja pėr qėllime politike e epikės serbe
tė mveshur edhe sot e gjithė ditėn me mitlogji si edhe roli i
simoblit tė ujkut nė kėtė letėrsi; disa poezi tė Ali Podrimes dhe
punimi i Anton Berishės Mbi Veprėn Letrare tė Martin Camajt.
Nga fusha e aktualitetit politik nė kėtė vėllim janė botuar punimet
e: (ish)ministrit astriak tė punėve tė jashtme Alois Mock
Konflikti nė ish Jugosllavi: Shkaqet dhe Natyra e tij; Daradan
Gashit: Gandizėm apo Makiavellizėm, i cili e analizon
politikėn aktuale tė Kosovės dhe arrin nė pėrfundimin se njė
konfrontim i armatosur ėshtė i paevitueshėm. Tė lidhura me krizėn nė
ish Jugosllavi janė edhe punimet e ministrit bullgar tė mbrojtjes
Valentin Aleksandrov dhe ato tė gjeneralit shqiptar Adem Ēopani.
-
-
Vėllimi 5 (1996)
-
-
Nė
kėtė vėllim janė botuar punime qė kanė tė bėjnė me autoktoninė e
shqiptarėve nė Ballkan nė dritėn e gjuhės dhe tė onomastikės (E.
Ēabej); mbi hapėsirėn gjeografike tė pėrhapjes nė Ballkan tė
nocionit arbėn /arbėr (Kasem Biēoku); mbi emrat
personalė tė shqiptarėve nė krahinat e Gallapit e tė sė
ashtuquajturės Serbi e Jugut nė shek. 14 nė dritėn e burimeve
raguzase ( S. Gashi), me shqiptarėt dhe orthodoksinė (Oliver- Jens
Schmitt), me shpėrnguljen me dhunė tė shqiptarėve tė Kosovės e tė
Maqedonisė pas Luftės II Botėrore (Zamir Shtylla).
-
-
Nga
historia mė e re e shqiptarėve dhe rrjedhat aktuale politike nė
hapėsirėn gjuhėsore tė shqipes nė kėtė vėllim janė botuar punimet
Rreth Formave dhe Pasojave tė Shfrytėzimit tė Pasurive tė Kosovės
pas Luftės II Botėrore (Marenglen Verli); njė paraqitje
panoramike e potencialeve tė Kosovės nė rrafshin e turizmit e tė
pasurive nėntokėsore (Enver Robelli e Shaip Latifi); Aspiratat e
Shqiptarėve pėr Vetėvendosje e pėr Bashkim gjatė Luftės II Botėrore
(Fehmi Rexhepi); Kalimi nga Ēėshtja Maqedonase nė Ēėshtjen
Shqipare nė Maqedoni (Stefan Tröbst); arėsyetmi mbi bazat e sė
drejtės ndėrkombėtare pėr njė universitet shqiptar nė Maqedoni (Eric
Siesby); Lėndimi dhe Respektimi i ndjejnjės kombėtare nė
shembullin e Kosovės (Dardan Gashi) si dhe Dėnimet politike
si Formė e Shkeljes sė tė Drejtave e Lirive individuale e kolektive
tė Popullit shqiptar tė Kosovės (Ismet Salihu). Nė kėtė vėllim
janė botuar edhe punimet me karakter etnologjik Rreth sė drejtės
fisėrore tek Ilirėt (Enver Shoshi Hoxhaj); Kanuni i i
Maleve i Shqipėrisė Prapavia e Mėnyrės sė Jetesės nė Shqipėrinė e
Veriut (Michael Schmidt Necke ).
-
-
Njohėsi i mirė i letėrisisė shqipe Hans Joachim- Lanksh e bėri tė
mundshme qė Dardania tė mund tė fillonte edhe me botimin e begatisė
letrare shqipe. Pa ndihmėn e kėtij albanologu tė angazhuar, kjo
ndėrmarrje do tė ishte potuaj se e pamundshme. Kėshtu, pas shkrimit
hyrės pėrkitazi me kriteriumet qė do ti ndjek ai nė pėrzgjedhjen e
lėndės, pasojnė punimet e pėrkthyera e tė pėrgatitura pėr shtyp tė
gjashtė poeteshave shqiptare (Luljeta Lleshanaku, Kate Xukaro,
Lindita Aliu, Edi Shukriu, Lindita Arapi dhe Alma Mera) si edhe njė
shkrim pėr vlerat e krijimtarisė sė Anton Pashkut dhe disa shkrime
tė tij natyrisht tė pėrkthyera nga shqipja nga Hans Joachim
Lanksch.
-
-
Vėllimet 6 e 7 (1997)
-
-
Iniciativa e botuesit tė revistės Dardania pėr ta vėnė nė qendėr tė
vemendjes Ēėshtjen e pazgjidhur as sot e kėsaj dite Shqiptare, hasi
nė mirėkuptim tek instancat shtetėrore e politike tė Austrisė,
kėshtu qė nga 7 deri mė 10 qershor 1993 u mbajt nė Vjenė Konferenca
ndėrkombėtare Rikthimi i Ēėshtjes Shqiptare Rėndėsia e saj pėr
Ballkanin dhe Europėn. Jo vetėm mbajtja e Konfrencės, porse edhe
botimi i materialeve tė kėsaj konference nė dy vėllime tė veēanta
(tematike) mundi tė jetėsohej vetėm falė Ministrisė austiake tė
Punėve tė Jashtme nė krye tė sė cilės qėndronte njohėsi i mirė dhe
pėrkrahėsi i zgjidhjes sė drejtė tė Ēėshtjes Shqiptare ministri i
asokohshėm i punėve tė jashtme tė Asurstrisė i ndeuari Dr. Alois
Mock. Sė kėndejmi edhe vėllimet 6 e 7 tė Dardanisė, tė pėrgatitura
pėr shtyp nga S. Gashi e nga Christine von Kol, i kushtohen
pikėrisht autoritetit tė ministrit austriak tlė punėve tė jashtme
Dr. Dalois Mock.
-
-
Kjo
Konferencė e rrjedhimisht edhe dy vėllimet e revistės Dardania ku
janė tė pėrmbledhura tė gjitha kumtesat dhe diskutimet e
konferencės, janė internacionalizimi i parė i cytur nga shqiptarėt i
Ēėshtjes shqiptare. Kjo ndėrmarrje, me gjithė respektin, do tė ishte
punė e qė nuk e bėri asnjėra nga dy akademitė e shkencave as ajo e
Tiranės, e as ajo e Prishtinės. Nė Konferencė muarrėn pjesė dijetarė
tė historisė nga Shqipėria (Arben Puto, Kristo Frashėri, Luan
Malltezi, Lefter Nasi, Zamir Shtylla), Kosova (Idriz Ajeti, Gazmend
Zajmi, Fehmi Agani, Sabri Hamiti, Veton Surroi); nga Serbia (Radovan
Ramardić,
Sima Ćirokivć, Rade Mihalčić, Nikola Samardić, Duan T. Bataković,
Neboja Popov,
Mihaljo Vojvodić, Momčilo Pavlović, Zagorka Golubović,
Branisav Gligorijević, Dragan Bisenić);
Greqia (Basilike Papoulia) Gjermania (Dorothea Razumowsky, Wolf
Oschlies, Hans Joachim Hoppe) Austria (Karl Kaser, Wolfgang Libal,
Hermann Ölberg, Vladislav Marjanović,
Skėnder Gashi), Zvicra (Paul Parin, Victor Mayer). Punimet e
Konferencės u pėrcollėn nga gazetarė europerėndimorė dhe nga sish
kroatė, serbė e shqiptarė dhe u reflektuan nė mjetet e kumtimit
publik tė kėtyre vendeve.
-
-
Pėrkundėr ndonjė deklarimi individual nga pjesėmarrės serbė nė
konfeencė se Ēėshtja Shqiptare qenka mbyllur qysh mė 1913, vetė
pjesėmarrja konkrete e akademikėve dhe e politologėve serbė nė kėtė
Konferencė ashtu si edhe dijetarėt europerėndimorė e shqiptarė e
pranuan edhe kėta se Ēėshtja Shqiptare ėshtė e hapur dhe se ajo do
zgjidhje. Kėtė tė vėrtetė e pėrforcon edhe vetė pjesėmarja aktive nė
punimet e Konferencės dhe diskutimet e kryetarit tė Parlamentit tė
Austrisė z. Dr. Heinz Fischer si edhe ato tė kryesuesėve tė tė
gjitha klubeve tė patrive politike tė pėrfaqėsuara nė parlamentin e
Austrisė qė ishin nė favor tė rimarrjes nė shqyrtim tė ēėshtjes sė
shtruar nė kėtė Konferencė, pėrkatėsisht nė kėto dy vėllime tė
revistės Dardania. Vetėm duke kujtuar se arėsyeja qė materialet e
kėsaj konference u botuan vetėm nė gjermanisht, mund tė falet
mosmbėshtetja e politikės kosovare dhe e diplomacisė sė Shqipėrisė
mbi kėto materiale nė favor tė zgjidhjes sė Ēėshtjes Shqiptare nė
pėrgjithėsi dhe tė asaj kosovare nė veēanti, qė pothuaj se mbetėn pa
jehonė nė hapėsirėn gjuhėsore tė shqipes
-
-
Vėllimi 8 (1999)
-
-
Edhe
nė kėtė vėllim janė shtjelluar tema tė lidhura me segmente tė
historisė sė shqiptarėve tė Kosovės, arbėrorėve nė Greqi,
shqiptarėve nė Maqedoni dhe atyre nė Mal tė Zi. Vazhdohet me temat
mbi gjendjen mė tė re nė Kosovė pėr sa u pėrket arėsyeve si tė
krijimit ashtu edhe tė vazhdimėsisė sė problemeve konfliktuoze nė
kėtė regjion. Si rėndom, njė vend i posaēėm i ėshtė lėnė letėrsisė.
Ky vėllim fillon me punimin e Neritan Cekės Dardanėt nė antikė,
nė tė cilin qortohet me argumenta mohimi nga dijetarė serbė i
karakterit etnik e gjuhėsor ilir tė Dardanėve, pėrcjellur edhe me tė
dhėna mbi organizimin politik tė Dardanisė nė shek.
4. 1 p. erės
sonė.
-
-
Enver
Hoxhaj, doktorant nė Universitetin e Vjenės, shkruan lidhur me
organizimin dhe me karkterin urban tė qytetit Ulpiana tė Dardanisė
nė kohėn e hershme tė krishtenizmit si dhe rreth raporteve tė kėtij
qyteti me Romėn.
-
-
Me
interes pėr historinė e lashtė tė Kosovės ėshtė punimi i Naser
Ferrit mbi Pėrmendoret e Pjesėtarėve tė Ushtrisė Romake nė Kosovė:
trajtohen 21 pėrmendore tė vėrtetuara epigrafike, tė cilat janė
prezantuar nė mėnyrė kronologjike, sipas vendgėrmimeve.
-
-
Historia e mėvonėshme fillon me tėrheqjen nga Skėnder Gashi tė
paraleleve midis emrave tė vėllazėrive tė popullatave shqipfolėse tė
Opojės dhe tė asaj sllavishtfolėse tė krainės sė Gorės. Duke qenė
njė regjion gjithandej i rrethuar me popullatė shqipfolėse, Gora
paraqet njė ishull gjuhėsor sllavishtfolės i cili megjithatė e ka tė
njėjin substrat e sperstrat gjuhėsor e etnik si ai i popullatės
shqipfolėse pėrrreth Gorės, pėrkatėsisht tė Opojės, tė Lumės dhe tė
Malėsisė sė Tetovės.
-
-
Sipas
rezultateve tė punimit tė Dardan Gashit, shtėpia si institucion dhe
si simbol, ėshtė njėri nga elementet e identitetit kulturor e
kombėtar tė individit dhe tė kolektivitetit shqiptar. Edhe pse
shqiptarėt nuk e theksojnė kėtė, ata, nė mėnyrė eksplicite, nė
veprimet dhe nė jetėn e tyre janė tė lidhur nė mėnyrė simbiotike me
shtėpinė.
-
-
Interesante ėshtė edhe tema mbi shkatėrrimin e bashkėsisė fshatare
nė Malėsinė e Shqipėrisė Jugore. Kyrbeti merret nė punimin e Robert
Pichler si indikator i njė rruge tė gjatė dhe tė mundimshme pėr nė
shtetet e Perėndimit, me ērast si pasojė e kėtij migrimi rezulton
dezintegrimi social i fshatrave dhe vetmia e tė mbeturve.
-
-
Studimet mbi muzikėn popullore (burimore) shqiptare janė tė rralla.
Punimet e para shkencore datojnė nga vitet e 30-ta tė shekullit tė
kaluar. Mbi gjendjen e kėsaj discipline shkencore bėhet fjalė nė
punimin e mbėshtetur mirė nga Ardian Ahmedaja.
-
-
Rezultat i punmit tė historiasnit tė angazhuar Karl Kaser ėshtė se
kapitali i historisė serbe e arrin deformimin thelbėsor, pikėrisht
me kalimin e mitit tė Kosovės nė mit kombėtar, nė tė cilin
mistifikohet populli Adas, si njė kategori e amshueshme, hyjnore dhe
johistorike e shoqėrisė .
-
-
Atdheu
i shqiptarėve, tė cilin pėr herė tė parė e zbulon historia e
dokumentuar shtrihet: nė veri tė Liqenit tė Shkodrės, nė perėndim tė
detėrave Jon e Adriatik dhe nė lindje tė maleve Pindus, nė njė rrip
tė ngushtė e tė pykosur bregdetar prej tė cilit nė antikė gjysma
jugore quhej Epirus, ndėrsa pjesa veriore Illyria - thotė
Jakob Ph. Fallmerayer: 1857. Pas ardhjes sė sllavėve, harta
topografike e Shqipėrisė ndryshoi shumė. Shumė emra ilirė, grekė e
latinė tė vendeve u zėvendėsuan me emra sllavė. Ky substituim i
emrave luan rol tė madh nė shkrimin e historisė konstaton Ēlirim
Bidollari nė punimin e botuar nė kėtė vėllim..
-
-
Se
krijimi i shetit, siē dihet, nuk ėshtė rezultat i angazhimit tė
vetėm njė grupi etnik e tregon punimi i Johannes Irmscher nė tė
cilin trajtohet kontributi i arvanitasve nė formimin e shtetit grek.
Nė punimin nė vazhdim tė Hans Jürgen Sasse, paraqitet historiku dhe
gjendja aktuale e studimeve tė shqipes sė Greqisė, ndėrsa nė
raportin e Shoqatės greke pėr vėzhgimin e tė drejtave tė
minoriteteve tregohet kush janė arvanitėt, ēfare ėshtė gjuha dhe
kush janė ata qė e flasin gjuhėn (arvanitike / arbėrisht)
dhe se kjo shoqėri nuk e pėlqen termin arvaitke, porse atė tė vetin
arbėrisht.
-
-
Tė
dhėnat mbi emėrtimet e vendeve dhe nė tė folmen e shqiptarėve nė
Maqedoni, janė tė pakėta. Megjithatė, dialektologu Bahri Beci e
tregon bindshėm nė punimin e tij se shqiptarėt nė Maqedoni janė
popullatė autoktone. Me statusin juridik - kushtetues tė shqiptarėve
nė Maqedoni merret punimi i Shukri Rahimit nė tė cilin pasqyrohet
kahja e vullnetit politik tė kėsaj popullate.
-
-
Nė
punimin nė vazhdim tė Riza Rexhės trajtohet pozita e shqiptarėve nė
Mal tė Zi dhe kėrkesat e shtruara tė tyre nė Memorandumin dėrguar
Konferencės pėr Paqe nė ish Jugosllavi, tė mbajtur nė Gjenevė mė
1992. Problemi i Kosovės nga pikėvėshtrimi katolik, ėshtė titulli i
punimit tė teologut zviceran Gert van Dartel nė tė cilin trajtohet
roli dhe ndikimi diskutabil i kishės katolike nė procesin e
shkatėrrimit tė Jugosllavisė.
-
-
Tentimi pėr njė autopsi tė urrejtjes nė Ballkan, ėshtė i lidhur
ngusht me potencimin e thjeshtėsimit tė jokompatibilitetit dhe
diskrepancės gjuhėsore e kulturore midis elementit sllav nė njėrėn
dhe atij shqiptar nė anėn tjetėr ėshtė thelbi i punimit tė Beqė
Cufajt.
-
-
Fundi
i politikės serbe nė Kosovė ka pasur njė paravijė tė paramenduar
historike. Pasqyrimi kronologjik i proceseve politike dhe historike
nė truall tė Kosovės e tė Jugosllavisė, tregon qartė se me ēfarė
intencioni nacionalist - historik ėshtė inspiruar politika
shtypėse dhe kolonializuese e Serbisė dhe ēfarė argumentimi
ekzistencial kishin shqiptarėt ti kundervehen asaj dhe pse ky qe
njė tentim i vonuar i Titos pėr integrimin e shqiptarėve dhe
barazimin e pozitės sė tyre nė ish Jugosllavi, i dėnuar pėr
mossukses. Kėto janė ēėshtje qė trajtohen nė punmin e autorit Enver
Hoxhaj.
-
-
Vėllimet 9 e 10
(2001; 002) janė numra tematikė qė i janė kushtuar tė drejtės
pėr vetėvendosje tė kosovarėve. Vėllimet janė pėrgatitur pėr botim
nga S. Gashi e Lotar Classen
-
-
Nė
vėllimin 9 ėshtė pėrmbledhur lėndė qė ka tė bėjė me historikun e
shkeljes sė tė drejtės pėr vetvendosje qė Kosovarėve u ishte
premtuar sė pakut qysh nė vitet 20 tė shekullit qė shkoi madje edhe
nė Kongresin e Dresdenit tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė kur
kjo ishte nė ilegalitet, njė e drejtė dhe premtim qė u nėpėrkėmb nga
tė gjitha regjimet serbe e sllave tė jugut qė e mbanin Kosovėn tė
pushtuar. Kjo e drejtė iu premtua kosovarėve edhe gjatė Luftės sė
Dytė Botėrore pas gjithė gjasėsh vetėm pse kjo ishte e vetmja
mundėsi pėr joshjen e kosovarėve tė merrnin pjesė nė luftė kundėr
pushtuesve nazistė. Por, skundėr dihet, edhe ky premtim u shkel jo
vetėm nga Partia Komuniste e Jugosllavisė sepse as partia simotėr e
Shqiprisė nuk mbetet e pafajshme.
-
-
Pėr
tu parė mė konkretisht parahistoria e veprimeve tė pėrhershme
gjenocidale nė rritje tė secilit formacion politik tė shtetit tė
sllavėve tė Jugut ndaj shqiptarėve tė cilėt pa vullnetin politik tė
tyre kishin mbetur nėn jurisdksionin e shteteve tė sllavėve tė jugut
dhe ecuria e shkeljes sistematike tė kėsaj tė drejte, nė kėtė vėllim
janė dhėnė pjesė nga pamfleti Načertanije (1844) i Milutin Garaanin-it;
projekti Lufta Ballkanike e Shqipėria Dalja e Ushtrisė serbe nė
Adriatik e Ivo Andrić- it ; Konventa pėrkitazi me
Rregullimin e Shpėrnguljes sė Popullatės turke nga Regjioni i
Serbisė sė Jugut e aritur midis qeverive tė Jugosllavisė e tė
Turqisė; Elaborati famėkeq i Vasa
Čubrilović
pėr
dėbimin e shqiptarėve; Marrėveshja Gentlemen Tito-Küprülü e
vitit 1953 pėr shpėrnguljen e shqiptarėve pėr tė vazhduar me pjesė
nga Memorandumi i Akademisė serbe tė Shkencave e tė Arteve;
me disa reagime tė dijetarėve europerėndimorė rreth kėtij
Memorandumi dhe me Platformėn e Akademisė sė Shkencave tė
Shqipėrisė. Kjo Platformė ėshtė pėrcjellur me njė vėrejtje tė
shkurtėr tė botuesve se ky qėndrim i Akademisė sė Shqipėrisė ėshtė i
vjetėruar por qė botohet nė kėtė vėllim pėr hir tė pasqyrimit sa mė
plotėnisht tė ēėshtjes sė shtruar nė kėtė vėllim tė revistės.
-
-
Nė
kapitullin E drejta e premtuar e Vetėvendosjes janė botuar
punimet e historianėve kosovarė Muhamet Shatri e Izber Hoti. Nė
pinimin e M. Shatrit trajtohet Qėndrimi i Partisė komuniste tė
Shqipėrisė ndaj ēėshtjes sė Kosovės nė vitet 1941 1945 ndėrsa
nė atė tė Izber Hotit Qėndrimi i Partisė Komuniste tė
Jugosllavisė ndaj Ēėshtjes sė Kosovės nė vitet 1919 1945.
Kėtyre punimeve u shkojnė pas teksti integral i Konferencės sė
Bujanit dhe disa sqarime lidhur me qėndrimin e historianėve
shqiptarė rreth kėsaj Konference si dhe punimi i Daut Bislimit rreth
Konferencės sė Prizrenit e cila edhe shėnon varrosjen e sė drejtės
sė kosovarėve pėr vetėvendosje.
-
-
Nė
kapitullin qė pėrmban dokumentacion, janė botuar
Deklarata Kushtetuese
e 2 korrikut 1990;
Deklarata e Pavarėsisė,
Teksti integral i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės,
Referendumi pėr Pavarėsinė e Kosovės,
Deklarata Politike e Kėshillit Koordinues tė partive politike tė
shqiptarėve nė Jugosllavi;
Shkresa e Kryeministrit tė Republikės sė Kosovės Dr. Bujar Bukoshi
drejtuar Lordit Carrington pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe
letra pėrcjellėse e kryetarit tė Kėshillit Koordinues tė Partive
politike tė Shqiptarėve nė Jugosllavi Dr. Ibrahim Rugova; Raporti
mbi zgjedhjet shumėpartiake pėr parlementin dhe pėr presidentin e
Republikės sė Kosovės si edhe lista me emrat e anėtarėve tė
parlamentit tė Kosvos.
-
-
Nė
kapitullin e fundit janė botuar punimet e Rexhep Ismajlit:
Shqiparėt kanė tė drejtė pėr vetėvendosje;
Blerim Rekės (anglisht)
Kushtetuta, Lufta e Paqja nė rastet e Kosovės e tė Maqedonisė;
punimi i Arsim Bajramit:
Administrimi ndėrkombėtar i Kosovės Dilema e Kundėrthėnie;
punimi i Shkėlzen Maliqit (anglisht)
Zhvillimi i politikės paqėsore nė Kosovė
dhe punimet e Enver Hoxhajt
Pėr
njė Shoqėri tjetėr nė Kosovė
dhe njė bisedė e gjatė e Dardan Gashit me Michael Steiner-in, e
titulluar
Ai
tren ka ikur.
-
-
Vėllimi 10.
-
-
Me
qėllim tė mbulimit sa mė plotėsisht tė temės sė shtruar, nė kėtė
vėllim janė ribotuar punimet e Manfred Scheuch; Oskar Lechner dhe H
Tretter, J. Marko,T. Boric qė ishin botuar nė vėlimin 2 tė kėsaj
reviste, pėr tė vazhduar me punimin e Joseph Marko-s Kosova
Republikė Midis tė drejtės dhe tė moralshmes nė tė cilin
autori edhe njė herė shprehet nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, si
e vetmja dhe mundėsia mė e logjikshme pėr tė dalur nga situata e
krijuar pas konfrontimeve tė armatosura midis kosovarėve dhe shtetit
serb. Pyetjes qė profesori i nderuar Frank Münzel e shtron qė nė
titullin e punimit tė vet: A mund tė mbėshtetet pavarėsia e
Kosovės mbi tė drejtėn ndėrkombėtare? jo vetėm i pėrgjigjet
pozitivisht, porse e elaboron kėtė tė drejtė deri nė hollėsitė mė tė
imėta.
-
-
Pavarėsimin e Kosovės nga Jugosllavia e sheh pėr tė arsyeshėm, tė
mundshėm dhe si tė vetmen zgjidhje tė drejtė edhe dijetari e
ushtaraku austriak Erich Reiter nė punimin e tij E drejta pėr
vetėvendosje pėr Kosovėn Njė vlerėsim i konfliktit pėr Kosovėn nė
rrafshin e sigurisė, tė sė drejtės dhe tė atij politik. Me
ēėshtjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės nė pikėvėshtrimin e sė
drejtės ndėrkombėtare dhe nė atė politik merren edhe profesorėt nga
Universiteti i Bozen-it (Tirol i Jugut, Itali) Christoph Pan e Beate
Sibylle Pfeil. Pasojnė punimet anglisht tė: Wolfgang Danspeckgruber:
Kosovo Conceptual challenges, practical problems, possible
future lessons; Susan I. Woodward: Kosovo and the Region -
Consequences of the Waiting Game; Paul Williams: Intermediate
Sovereignity as a Basis for Resolving the Kosovo Crisis si edhe
qėndrimi pro pavarėsisė sė Kosovės i Indipendent International
Commission on Kosovo; Letra e Nelson Mandela-s drejtuar
Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-ės Kofi Annan dhe punimi i autorit
kosovar Shkėlzen Maliqi: Fourteen Theses on the Albanian Question.
Adnan Dragaj, njė autor kosovar i ri pėrkah mosha, merret me
ēėshtjen se si do tė mund tė arėsyetohej pavarėsia e Kosovės,
sidomos nė relacion me ekzistimin e njė shteti tė qajtur Shqipėri
dhe me banorėt e saj tė quajtur shqiptarė.
-
-
Ky
vėllim mbyllet me punimin e gjatė tė juristit tė ri gjerman Lothar
Classen : Kosova rast i aplikimit tė Konventės sė OKB pėr
Gjenocidin, nė tė cilin konstaton se, pėr shkak tė ushtrmit tė
gjenocidit jo vetėm mė 1998, por edhe mė parė mbi kosovarėt,
Jugosllavia, pėrkatėsisht Serbia e ka humbur tė drejtėn ta ushtrojė
sovranitetin e vet mbi kėtė popull. Se instancat mė tė larta
politike e ushtarake serbe e kishin pėrgatitur gjenocidin mbi
kosovarėt e dėshmon ushtaraku austriak Walter E. Feichtinger nė
punimin e tij Operacioni Patkoi i forcave jugosllave tė
sigurimit Shkas pėr Perėndimin apo Kaklulim i jugosllavėve,
ndėrsa politologu kosovar Enver Hoxhaj merret me analizėn e
spastrimeve etnike serbe nė Kosovė gjatė viteve 1998-1999, si veprim
i llojit tė vet i organiazuar dhe i drejtuar nga qeveria serbe.
-
-
Vėllimi 11 (2002)
-
-
Ky
vėllim nis me punimin e albanologut tė madh Norbert Jokl
Shqiptarėt nė tė cilin trajton ēėshtje tė historisė sė lashtė tė
shqipes dhe tė folėsve tė saj nė lidhje me atdheun paraballkanik e
ballkaik tė ilirėve e tė thrakasve. Pėrafėrsisht tė njėjtėn tematikė
e gjejmė tė trajuar edhe nga Fritz Lochner von Hüttenbach nė punimin
e tij Rreth filleve dhe zhvillimit tė Iliristikės, nė tė
cilin autori e shpejgon shuarjen e tė ashtuquajturit panlirizėm,
ithtarėt e sė cilit duke filluar nga shek. 19 e deri nė vtet e
30-ta tė shekullit tė kaluar nėpėr gjithė Europėn e Mesme e
pjesėrisht edhe nė atė Perėndimore shihnin vetėm ilirė.
-
-
Autori
tregon bindshėm se pėr pararendės tė shqiptarėve mund tė flitet
vetėm nė relacion me ilirėt e Jugut, pėrkatėsisht me Illyrii
proprie dicti Ilirėt e mirėfilltė tė cilėt shtriheshin
pikėrisht nė hapaėsirėn e sotme tė gjuhės shqipe. Krejt tėrthorazi i
lidhur me dardanėt ėshtė edhe punimi i dijetarėve rumunė Dumitru
Tudor & Cristian Vlădescu: Dardanėt nė Romula Malva. Ithtari
i flaktė i tezės kundėr prejardhjes ilire tė shqipes e tė
shqiptarėve fillogu gjerman
Gottfried Schramm
e ka lejuar redaksinė e revistės Dadania qė nga libri i tij
Fillet e Krishterimit tek Shqiptarėt ta ribotojė kapitullin mbi
Gjuhėn e mėvetėshme kishėtare tė shqiptarėve, nė tė cilin
autori mėton tė tregojė se terminologjia kishėtare latine nuk ka
kaluar nė shqipen nga ilirishtja, por nga gjuha e besėve njė
popullatė e vogėl qė banonte nė Ballkanin lindor dhe pėr kryeqytet e
kishte Remesianėn, pėrkatėsisht Bela Palanka-n e sotme tė Serbisė.
-
-
Pėr herė tė parė nė kėtė numėr tė Dardanisė botohen pjesė tė gjata
nga raporti
i
viteve 1377 1403
i mungut freng
Johannes III (de Galonifontibus) pėrkitazi me popujt dhe
shtetet e Europės Juglindore e tė asaj Lindore. Nė kėtė raport
autori e quan Shqipėrinė Patria Magna populli i sė clės ėshtė
i krishter dhe e kishte alfabetin e vet. Nga trashėgimia e dijetarit
tė gjithanshėm kosovar Krist Maloki, Albert Ramaj e ka pėrgatitur
pėr botim punimin nė dorėshkrim Historiografia e re Shqiptare,
nė tė cilin autori polemizon me ēasjen alla Karl May historiografisė
shqitare nga ana e disa dijetarėve ballkanas e europerėndimorė;
ilirologu Aleksandar
Stipčević prezentohet me punimin Albanologjia nė Kroaci
ndėrsa Skėnder Gashi me punimin Antroponimet
sllave tė shqiptarėve nė shekujt 14-15 mėton tė dėshmojė se
shqiptarėt e Kosovės, tė Maqedonisė dhe tė Serbisė sė Jugut kishin
gjatė kėtyre shekujve aqė shumė antroponime sllave sa vėshtirė se
mund tė dalloheshin nga sllavėt, ashtu sikundėr ndodhi pas
islamizimit tė tyre kur kėta, vėshtruar pėrkah prejardhja e
antroponimieve qė i bartnin, mund tė ishin mė shumė turq e arabė e
fare pak shqiptarė. Autori e shfaq me maturi tezėn se shqiptarėt e
Dardanisė antike nuk kaluan nė besimin islam nga katolicizmi, por
nga ortodoksizmi. Muhamet Tėrnava dėshmon se nė shek. 15-16 kishte
njė kolonizim tė Kosovės me njerėz qė mbanin kryesisht antroponime
sllave, ndėrsa historiani serb Vladislav Marjanović shkruan
pėrkitazi me Pakicat kombėtare dhe pranimin e Mbretėrisė
Serbe-Kroate-Sllovene nė Lidhjen e Kombeve nė vitet '20 tė shekullit
qė shkoi
-
-
Me
punime qė kanė pėr temė ēėshtje tė gjuhėsisė shqitare paraqiten nė
kėtė vėllim Ali Dhrimo me punimin Fan S. Noli - Tribun i fjalės
shqipe; Emine Sadiku me punimin Fjalia nė gjuhėn shqipe dhe
nė atė gjermane si dhe Izer Maksuti me punimin Ndikimet e
gjermaanishtes mbi shqipen. Hans Joachim Lanksch, i cili e ka
pėrzgjedhur e pėrkthyer gjithė lėndėn letrare qė pėrmbahet nė kėtė
vėllim, paraqitet nė kėtu me njė analizė pėr poezinė nė Kosovė, me
njė punim tė gjatė kushtuar krijimtarisė poetike tė Martin Camajt
dhe me prezantime tė shkurtėra tė shkrimtarėve Kasėm Trebeshina e
Flora Brovina, pėr tė vazhduar pastaj me prozė e poezi nga autorėt
shqiptarė: Kasėm Trebeshina, Flora Brovina, Fatos Lubonja, Lazėr
Radi, Visar Zhiti, Eqrem Basha dhe Beqė Cufaj. Vėllimi pėrmbyllet me
novelėn e Ardian-Christian Kyēykut Trishtimi i Pasqyrės.
-
-
Si tė
gjitha materialet e botuara deri tani ashtu edhe lėnda e vėllimeve
qė do tė botohet nė vėllimet vjuese sė shpejti do tė mund tė lexohen
nė internet nė faqen www.dardania.net.
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|