|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Rrėfimi i vėllait - Drama e fshehur e Nėnė Terezės

 
 

 
24 prill 2004 / TN
 
(Mbi botimin e shkrimit tė gazetarit Salimbeni, bazuar nė bisedėn me Lazėr Bojaxhiun mė 1979)
 
“Ne jemi shqiptarė, jo jugosllavė si shkruajnė nga pak gjithė gazetat e botės. Keqkuptimi ka ardhur nga qė Shkupi, qyteti ku jemi lindur, mė parė ishte shqiptar dhe pastaj i kaloi Jugosllavisė. Po ne tė gjithė vazhdojmė tė flasim shqip dhe motra ime (e cila di edhe anglisht dhe pak frėngjisht) letrat m’i shkruan shqip.”“Andrallat pėr familjen tonė”, kujton Zoti Lazėr “filluan pikėrisht nga kjo luftė mes Jugosllavisė dhe Shqipėrisė pėr zotėrimin e Kosovės, krahinės ku ndodhet Shkupi dhe qė nga sipėrfaqja ėshtė mė e madhe se gjithė Shqipėria e sotme. Babai ynė Nikoll Bojaxhiu, i cili ishte tregtar i kamur dhe kishte edhe njė sipėrmarrje ndėrtimi (pat ndėrtuar teatrin e parė nė Shkup), ishte i angazhuar edhe politikisht: kuptohet, pėrpiqej pėr tė drejtat e popullsisė sė Kosovės, e cila ndjehej dhe dėshėronte tė mbetej shqiptare. Ėshtė e qartė se kur erdhėn jugosllavėt iu desh tė vuante gjithė llojet e shpagimit dhe hakmarrje. Vdiq i helmuar mė 1919, gati 46 vjeē. Dhe ėshtė e qartė, edhe pse nuk thuhet nė asnjė ēertefikatė mjekėsore, u helmua nga jugosllavėt”.
 
Shkruan:  Pandeli Pasko KUTELI (Romė)

Para do kohe ndesha njė shkrim tė veēantė: pėr herė tė parė Z. Lazėr Bojaxhiu, vėllai i Nėnė Terezės, rrėfente pėr familjen e vet. Bisedėn e zhvilloi gazetari Gaetano Salimbeni nė dhjetor 1979 dhe e botoi nė revistėn javore ‘Gente’ (Njerėz). Pra menjėherė mbas dhėnies sė ēmimit Nobel Nėnė Terezės. Megjithėse i shkruar sot e 14 vjet mė parė shkrimi jep tė dhėna me shumė inetres.

Me pėrjashtim tė ndonjė pasaktėsie tė vogėl tė gazetarit pėrsa i pėrket kornizės historike, shkrimi jep tė dhėna tė rėndėsishme pėr jetėn e familjes Bojaxhiu dhe pėr formimin shpirtėror tė Nėnė Terezės.

Me interes tė veēantė ėshtė dėshmia pėr herė tė parė e disa tė vėrtetave tė dhimbėshme.

E para ėshtė ajo mbi shkatėrrimin e mirėqenies tė familjes sė Nėnė Terezės mbas helmimit tė tė atit, Nikoll Bojaxhiut, helmuar si thuhet nė shkrim, pėr arėsye politike.

E dyta – murgeshės sė pėrvuajtur, qė pati ndihmuar sa e sa tė varfėr dhe iu pat gjendur mbi krye nė ēastin e fundit sa e sa tė uriturve e tė sėmurėve, Shqipėria i pat mohuar tė drejtėn njerėzore pėr t’i ndenjur mbi krye nėnės sė vet nė ēastet e fundit.
 
Jo me mė pak interes historik janė dėshmitė e pėrkatėsisė katolike dhe bashkėjetesės sė thjeshtėsisė me gjendjen e mirė ekonomike tė familjes. Nga rrėfimi kuptohet se familja Bojaxhiu ėshtė njė nga tė parat e Shkupit; kjo del edhe nga njoftimi pėr ndėrtimin e Teatrit tė parė tė kėtij qyteti nga Nikoll Bojaxhiu. Thjeshtėsinė dhe themelin e fortė familjar e fetar e tregojnė harmonia nė familje, kushtimi i kohės dhe ndihmat pėr tė varfėrit, thėnia e pėrbashkėt e ruzareve e respektimi i rregullave fetare.
 
Nga rrėfimi i ēasteve tė jetės sė pėrditėshme e sidomos tė atyre mė tė vėshtira ngrihet lart figura e Nanė Drandes: shembulli i parė i Gonxhes sė re nė rrugėn e pėrkushtimit ndaj mė tė varfėrve tė tė varfėrve.

Shkrimi ka ditur tė paraqesė mirė edhe aspekte tė tjera tė veprimtarisė sė Nėnė Terezės. Nė pak fletė autori nxjerr nė pah vrrullin e madh shpirtėror tė Nėnė Terezės, fuqinė e mirėsisė dhe dashurisė tė saj.
 

Pėr herė tė parė flet Lazėr Bojaxhiu, vėllai i misionares tė nderuar me ēmimin Nobel pėr paqen

NĖNĖ TEREZA, IME MOTĖR

Lazėr Bojaxhiu jeton prej tridhjet vitesh nė Palermo: u largua nga Shqipėria nė kohėn e fashizmit, mbas pushtimit italian dhe ka qenė i dėnuar me vdekje si ‘kriminel’ nga njė gjykatė nė Tiranė. – “Prej kohe e kam respektuar dėshirėn pėr pėrmbajtje tė Nėnė Terezės” thotė, “por tani vendosa tė flas: bota duhet tė njohė mizorinė e regjimeve komuniste” – “Megjithė ndėrhyrjet e politikanėve tė gjithė kombėsive pranė qeverisė shqiptare nėna jonė vdiq pa mundur ta pėrqafojmė edhe njė herė as unė e as ime motėr”. – “Nėnė Tereza i ka falur, por ėshtė mirė qė tė gjithė ta njohin dramėn tonė”.

nga Gaetano Salimbeni, nė bazė tė bisedės me Z. Lazėr Bojaxhiu nė Palermo, dhjetor, 1979; botuar nė GENTE (NJERĖZ) – dhjetor 1979 (n. 52) dhe janar 1980 (n.1)  Pėrktheu shqip dhe pajisi me shėnime Pandeli Pasko Kuteli

Ka njė dramė tė fshehtė nė jetėn e Nėnė Terezės tė Kalkutės, tė cilėn nuk e ka ditur asnjeri dhe mbi tė cilėn ajo nuk ka dashur tė flasė kurrė. Nuk mundi tė pėrqafojė edhe njė herė nėnėn plakė nė shtratin e vdekjes. Ėshtė njė dramė qė e ka jetuar nė heshtje duke e ndarė vuajtjen me tė vetmin njeri qė i ka mbetur nga familja: me tė vėllanė. Pikėrisht i vėllai na e zbulon kėtė.

“E di se Nėnė Terezės nuk do t’i pėlqejė t’i lexojė kėto gjėra nėpėr gazeta”, thotė Lazėr Bojaxhiu. “Ajo ka qenė gjithnjė aq e pėrmbajtur e madje edhe ėshtė drojtur tė flasė pėr familjen e vet. “E ē’janė ankthet tona tė vogla pėrpara tragjedisė sė miliona qenieve njerėzore tė cilėt vdesin ēdo ditė pėr bukė?” mė thosh gjithnjė. Pėr vite tė tėrė ia kam respektuar kėtė dėshirė pėrmbajtje dhe ia kanė respektuar sidomos politikanėt tė cilėve Nėnė Tereza u fliste pėr nėnėn e saj duke u kėrkuar tė bėnin diēka. Dhe kėta ishin Kenedė-t dhe De Golė-t. Asnjeri nuk ia doli dot. Ja, shkruaje kėtė: motrės tė vogėl e tė pėrulur e cila u pat ardhur nė ndihmė miliona tė braktisurve, ajo qė u ka dhėnė dashurisė dhe solidaritet njerėzor aq shumė njerėzve tė dėshpėruar, u ndalua t’i qėndrojė mbi krye tė shtratit tė vdekjes nėnės sė vet. Dhe kjo grua e gjorė vdiq e dėshpėruar duke shtrėnguar nė kraharor njė fotografi tė vjetėr tė njomur me lotė. Shkruaje: kėshtu vdesin nė njė vend komunist, nė Shqipėri”.

Lazėr Bojaxhiu, qytetar shqiptar, 71 vjeē jeton prej tridhjet vitesh nė Palermo, ku ėshtė drejtor i degės siēiliane tėnjė enti farmaceutik. Ėshtė refugjat politik. La Shqipėrinė nėn fashizėm mbas pushtimit italian dhe ishte oficer nė ushtrinė italiane. Njė gjykatė e Tiranės e ka dėnuar me vdekje si ‘kriminel’; pra nė se kthehet – e vrasin. Nėna e tij vdiq nė Tiranė mė 1974. Ishte 83 vjeē.

E FSHEHTA E TMERRSHME
 
“Dua sė pari tė sqaroj njė pikė” thotė vėllai i Nėnė Terezės. “Ne jemi shqiptarė, jo jugosllavė si shkruajnė nga pak gjithė gazetat e botės. Keqkuptimi ka ardhur nga qė Shkupi, qyteti ku jemi lindur, mė parė ishte shqiptar dhe pastaj i kaloi Jugosllavisė. Po ne tė gjithė vazhdojmė tė flasim shqip dhe motra ime (e cila di edhe anglisht dhe pak frėngjisht) letrat m’i shkruan shqip.”

“Andrallat pėr familjen tonė”, kujton Zoti Lazėr “filluan pikėrisht nga kjo luftė mes Jugosllavisė dhe Shqipėrisė pėr zotėrimin e Kosovės, krahinės ku ndodhet Shkupi dhe qė nga sipėrfaqja ėshtė mė e madhe se gjithė Shqipėria e sotme. Babai ynė Nikoll Bojaxhiu, i cili ishte tregtar i kamur dhe kishte edhe njė sipėrmarrje ndėrtimi (pat ndėrtuar teatrin e parė nė Shkup), ishte i angazhuar edhe politikisht: kuptohet, pėrpiqej pėr tė drejtat e popullsisė sė Kosovės, e cila ndjehej dhe dėshėronte tė mbetej shqiptare. Ėshtė e qartė se kur erdhėn jugosllavėt iu desh tė vuante gjithė llojet e shpagimit dhe hakmarrje. Vdiq i helmuar mė 1919, gati 46 vjeē. Dhe ėshtė e qartė, edhe pse nuk thuhet nė asnjė ēertefikatė mjekėsore, u helmua nga jugosllavėt”.

Mė 1919, vitin e vdekjes sė Nikoll Bojaxhiut, e ardhėshmja motėr Tereza (emri i pagėzimit tė sė cilės ėshtė Gonxhe, pėrkthyer italisht Agnese – Anjeze) ishte 9 vjeē me qė pat lindur mė 27 gusht 1910;

Lazri, vėllai ishte 11 vjeē dhe 13 vjeē motra e madhe Agata (vdekur mė 1976, dy vjet mbas sė ėmės, edhe ajo e vetme dhe e dėshpėruar). Ėshtė pikėrisht kjo drama tė cilėn motėr Tereza e jetoi nė heshtje pėr shumė vite: vdekja e nėnės dhe motrės.
 
Lazėr Bojaxhiu nuk do tė dėshironte tė shtonte gjė tjetėr asaj qė pat thėnė: “E di se po hap njė plagė ende tė pambyllur nė zemrėn e Nėnė Terezės dhe qė do tė mund tė mbyllet me vėshtirėsi, por ėshtė e nevojshme qė njerėzit ta dinė si ėshtė vdekja nė kėtė vend. Nė se vendosa ta zbuloj tė fshehtėn e tmerrshme (mund ta kisha bėrė qysh nė Oslo gjatė ceremonisė tė dorėzimit tė ēmimit Nobel nėnė Terezės), e bėj veē pėr kėtė: dėshėroj qė popujt e gjithė botės t’i hapin mirė sytė”.

“TĖ KALLURA NĖ DHE TĖ GJALLA”

Quhej Drande (emėr lule – drandofile) nėna e Agatės, Lazrit e Gonxhe Bojaxhiut. “Ish njė grua me karakter tė jashtėzakonshėm”, kujton i biri. “Shkatrrimi ekonomik qė pėsuam mbas vdekjes sė babait nuk e ligėshtoi. Nuk mundi tė rifillojė veprimtarinė e dėmtuar, por filloi menjėherė njė veprimtari tregtare me mjaft t’ardhura: atė tė qilimave, qėndisjeve dhe prodhimeve tė tjera tė artizanatit vendas, qė lulėzonte nė gjithė vendin. Fundja, u bė nėnė e babė bashkė. Dhe kėtė punė vazhdoi ta bėjė pėr shumė vite, sa kohė qė familjes iu desh puna e saj.
 
Pastaj lufta (lufta e dytė botėrore), shkatrrimi i dytė. Nga Shkupi nėna dhe motra qė tashmė kishin mbetur vetėm, mbasi Goxhja ishte tashmė nė Indi dhe unė nė Itali, u shpėrngulėn nė Tiranė. Dhe atje, me ardhjen nė fuqi tė komunistėve mbetėn “tė kallura nė dhe tė gjalla”. Kufijtė u mbyllėn pa asnjė mundėsi komunikimi me ne pėr tė paktėn dhjetė vjet. Pastaj, mė nė fund, njė shenjė jete me njė letėr e cila mė mbrriti nė Itali, nė Palermo. Iu pėrgjigja, ju dhashė lajme pėr mua e pėr Nėnė Terezėn. Ishte gjė e madhe qė po mund tė komunikonim. Ato na shkruan pėrsėri. Por egjimi komunist i Tiranės nuk toleron t’u shkruash mė shumė se njė letėr nė muaj tė dashurve tė tu qė ndodhen jashtė shtetit dhe pėrveē kėsaj, letrat si nė dėrgim ashtu edhe nė mbrritje duhet tė kalojnė nėpėrmjet censurės sė Shtetit”.

Nėnė Tereza (kėshtu e quan i vėllai apo thjesht “nėna”) i pati hedhur ndėrkohė themelet e asaj qė do tė shndrrohej nė “organizatėn ndihmėtare mė frytdhėnėse nė botė”. Vetėm me forcėn e saj tė madhe qė ish forca e dashurisė. “Pėrballė kėsaj motre tė pėrulur me zemėr aq tė madhe”, pat thėnė Indira Gandi, “tė gjithė ndjehemi tė vegjėl e tė turpėruar nga vetja jonė”. Tashmė Nėnė Terezės i hapeshin gjithė dyert: Kenedi, De Goli, mbreti Gustav Adolf i Suedisė, ishin jo vetėm pėrkrahės tė veprės, por edhe miq tė saj. Dhe atyre Nėnė Tereza mundi t’u drejtohet pėr t’u kėrkuar t’i shkėpusė motrėn dhe tė ėmėn nga njė rregjim i pamėshirshėm, i cili ua bėnte tė dėshpėruar vetminė.

“U takuam nė Romė mė 1960” kujton Lazėr Bojaxhiu. “Nėnė Tereza kthehej nga Shtetet e Bashkuara dhe unė qė nuk e shihja prej kaq vitesh pata dėshirė tė shkoj e ta pėrshėndosh nė aeroport duke u pėrzier me turmėn e vogėl tė motrave qė po e prisnin. U pėrqafuam gjatė-gjatė, me dashuri, po askush nuk na njohu pėr vėlla e motėr: ajo aq e vogėl dhe e hajthme, unė tė paktėn dyfish i gjatė. Me mua ishin edhe ime shoqe dhe ime bijė qė nuk e kishin takuar asnjėherė.
 
“I thashė: “Nėnė, duhet tė bėjmė njė gjė pėr kėto gra tė mjera qė rrojnė aty nė Shqipėri”. M’u pėrgjegj: “Ki besim, tani diē mund tė bėj. Kam shumė miq nė gjithė botėn qė mund tė mė ndihmojnė”.

“Ndenjėm katėr ditė nė Romė” kujton pėrsėri i vėllai. “Unė nė hotel, ajo nė kolegjin e motrave. Rrinim bashkė disa orė nė ditė, hanim drekė nė hotel dhe njė herė edhe nė kolegjin ku qėndronte. Ajo kish shumė punė, takime nė ēfarėdo orė. Nuk arrita tė kuptoj kurrė ku e kishte aq forcė njė grua e vogėl me pamje aq tė brishtė. Ajo thosh gjithnjė: “E kam nga Zoti kėtė forcė”. I ktheheshim bisedės pėr nėnėn. Shkruajtėm bashkė nga Roma. “Shiko se do t’ia dalim ta nxjerrim nga Shqipėria”, vazhdonte tė mė siguronte. Dhe unė mendoja si do t’u pėrgatisja njė qoshe nė shtėpinė time nė Palermo, ku mund tė vendoseshin e tė jetonin mė nė fund tė qeta. Nė Palermo Nėnė Tereza do tė mund t’i takonte shumė lehtė.

“GĖNJESHTĖR”

“Kaluan vite, u takuam edhe herė tė tjera, pėrsėritėm tė njejtat biseda, ndėrsa letrat qė vinin nga Shqipėria kishin gjithnjė e mė shumė ankth. “Dua t’u shoh pėrpara se tė vdes: ėshtė e vetmja lutje qė i bėj tė madhit Zot”, shkruante nėna. “Nė jetė”, mė thoshte mė pas Nėnė Tereza nė njė nga takimet tona, “kam arritur gjithė ē’kam dashur vetėm me forcėn e dashurisė; por ama ka pengesa tė cilat mjerisht dashuria nuk arrin ende t’i kapėrxejė”. E hidhte fjalėn tek pėrpjekiet e bėra nga Kenedi, nga De Goli, nga mbreti Gustav Adolf i Suedisė, tė cilat dolėn tė kota.

“Di se nė veēanti ministri i atėherėshėm i jashtėm francez Kuv dė Myrvil pat bėrė hapa konkrete ndaj kolegut tė vet tė Tiranės: Shqipėria, asohere aleate e Kinės, synonte tė hapej me drojtje ndaj Perėndimit dhe qeveria frėnge dukej e prirur pėr tė filluar dialogun. A nuk ishte pra rasti mė i mirė pėr tė zgjidhur ēėshtjen e nėnės dhe motrės tė motėr Terezės!
 
“Por as kėsaj here nuk u arrit ndonjė gjė. Ministri i jashtėm frėng pati kėtė pėrgjigje nga kolegu i tij shqiptar: “Zonjat Drande dhe Agata Bojaxhiu nuk janė nė gjendje fizike qė lejon njė udhėtim jashtė shtetit”1). Ishte gėnjeshtėr. Nėna dhe motra nuk ishin tė sėmura, nuk kishin rėnė nė shtrat. E vetmja sėmundje e tyre ishte vetmia, dėshpėrimi. Dhe vdiqėn tė dyja tė dėshpėruara: nėna mė 1974, motra Agata pas dy vitesh”.

“TĖ DISH TĖ FALĖSH”

Kujtime tė tmerrėshme, tė cilat na u shfaqėn nė mėnyrė dramatike edhe nė mbrėmjen e ceremonisė pėr dorėzimin e Nobel-it nė pallatin e madh tė Stokholmit. “Isha gati duke i nxjerrė nė shesh tė gjitha me gazetarėt”, thotė Lazėr Bojaxhiu. “U bllokova nga buzėqeshja e Nėnė Terezės. Ajo ėshtė gjithnjė e prirur ndaj faljes dhe i tashmė i ka falur”.

Ju buzėqeshi tė gjithėve motra e pėrulur, e cila as nė ceremoninė zyrtare nuk hoqi dorė nga nga sari i saj i bardhė prej pambuku me anė ngjyrė qielli, kapur nė supe me njė kryq. I buzėqeshi mbretit tė ri tė Suedisė (nip i mikut tė saj tė madh Gustav Adolf), u buzėqeshi dinjitarėve tė Oborrit, anėtarėve tė Akademisė, duke i falenderuar pėr nderin e madh qė i patėn bėrė. “E di mirė” e saktėsoi “se ky nuk ėshtė ēmim pėr mua, se gjithė kėto miliona nuk di fare ē’t’i bėj, meqė gjithnjė kam jetuar nė varfėri, po ėshtė pėr punėn time, dhe pėr punėn time kėto miliona nuk mjaftojnė. Sidoqoftė unė do t’i shpenzoj shpejt, i kam bėrė tashmė programet; e di se tė tjera do tė vijnė nga gjithė bota”.

Nuk pranoi as drekėn zyrtare. “Paratė qė keni shpenzuar pėr darkė, nė se doni, mund t’ua jepni fėmijėve tė mij”. Ia dhanė. Dhe doli nga skena buzėqeshur, si pati hyrė. Vėllait (dhe mbesės qė e shoqėronte) para se tė ndahen i tha: “Dashuria, kujtoje, do tė thotė edhe, dhe mbi tė gjitha, tė dish tė falėsh”.

PJESA E DYTĖ
 
KUR IME MOTĖR ISH 18 VJEĒ
 
“Nė kėtė moshė Gonxhja vendosi tė bėhet murgeshė: u nis pėr Irlandė dhe mbas njė viti ishte nė Indi me emrin motėr Tereza.” – “Shembulli i nėnės sonė ishte pa tjetėr vendimtar pėr thirrjen qė ndjeu Gonxhja: qė kur ishte vajzė ndihmonte tė varfėrit, iu shpinte pėrditė pėr tė ngrėnė”.

“Nėnė Tereza”, thotė i vėllai Lazėr “i ka falur vrasėsit e prindėrve tanė, ndėrsa unė nuk di nė se do tė mund t’i fal ndonjėherė. Ajo ka forcėn e madhe tė dashurisė qė e mban, nė saje tė sė cilės ka kapėrxyer aq shumė ēaste tė vėshtira dhe fituar aq shumė beteja. “Tė duash, kujtoje mirė o vėllai im” mė thosh gjithnjė “ do tė thotė edhe tė dish tė falėsh”. Ma tha edhe mbrėmjen kur i dhanė Ēmimin Nobel nė Stokholm dhe unė pyes veten nė se do tė mund ta kem atė forcė. Do t’i kėrkoj ndihmė asaj nė se do qė edhe unė t’i fal...”

Pėr Nėnė Terezėn e Kalkutės janė shkruar shumė libra: pėr punėn qė bėn sot e 40 vjet “nė mes tė mė tė varfėrve tė tė varfėrve tė botės”; pėr shtėpitė qė ka hapur, tė cilat nga Italia u shtrinė nė gjithė kontinentet, pėr fjalimet qė mban, letrat, meditimet, mėsimet. Por ne kemi ditur shumė pak pėr jetėn e saj. “Nėnė Terezės nuk i pėlqen tė flasin pėr tė” kanė thėnė gjithnjė biografėt. “M’u lut tė mos bėj asgjė qė do tė pėrfundonte si biografi”, ka shkruar englezi Malkolm Magerixh (Malcolm Muggeridge) nė parathėnien e librit Njė gjė tė bukur pėr Zotin.

“JETA E KRISHTIT”
 
Askush nuk ka cekur ndonjėherė “tė vėrtetat e tmerrshme” tė cilat Nėnė Tereza i ka ruajtur nė zemrėn e vet pėr kohė tė gjatė, duke vuajtur nė heshtje: vdekja tronditėse e babait, i helmuar nga jugosllavėt dhe fundi i dėshpėruar i nėnės tė cilėn rregjimi komunist shqiptar nuk e lejoi tė pėrqafonte bijtė para vdekjes. Pėr kėtė pėr herė tė parė foli i vėllai pėr revistėn tonė. Dhe tani pėr shumė biografė do tė jetė mbase mė e vėshtirė tė kuptojnė ku e gjen forcėn e vet kjo “motėr e jashtėzakonshme e vogėl e cila ėshtė zhytur aq shumė nė tiparet e tė pėrbashkėta tė njerėzimit sa qė ėshtė identifikuar me vuajtjen njerėzore”.
 
“Sipas meje bota sot ėshtė e pėshtjelluar dhe vuan shumė”, ka thėnė shumė herė Nėnė Tereza duke iu folur misionareve tė dashurisė, urdhėr i krijuar prej saj mė 1950 “sepse nė vatrat e shtėpive dhe nė jetėn e familjes ka me tė vėrtet pak dashuri. Nuk kemi kohė pėr fėmijėt, nuk kemi kohė pėr njėri tjetrin, nuk kemi kohė as t’i gėzohemi njėri tjetrit. Mendoj se nė se do tė mundnim veē t’i sillnim pėrsėri nė jetėn pėrditėshme atė jetė qė bėnin Krishti, Maria dhe Josifi nė Nazaret, nė se do t’i bėnim shtėpitė tė tona tjetėr Nazaret, nė botė do tė mbretėronin dashuria dhe gėzimi...”.
 
 
___________
1) Pjestarė tė shėrbimit diplomatik amerikan, francez, suedez e sidomos shqiptar tė asaj kohe mund tė japin dėshmi historike pėr negociatat e rastit; pala shqiptare e shėrbimit tė jashtėm dhe e mbikqyrjes sė brendėshme mund tė japė tė dhėna tė drejtpėrdrejta, p.sh. nga dhe si erdhi urdhėri pėr tė lejuar letėrkėmbimin, pėr ta ndėrprerė e sidomos pėr tė mos lejuar largimin e dy grave tė gjora. (sh.p.)
 
Nazareti i Nėnė Terezės ish Shkupi, njė qytezė e krahinės shqiptare tė Kosovės, e cila i kaloi Jugosllavisė mė 1909, pak para se ajo tė vinte nė jetė. Nė familjen e saj kish dashuri dhe gėzim e jo varfėri Nazareti. Babai, Nikoll Bojaxhiu, ishte tregtar i kamur lėnde ndėrtimi; nėna, e cila quhej Drande (emėr lule nė Shqipėri), vinte edhe ajo nga njė familje nė gjendje tė mirė: Agi (italisht Agata), e madhja; Lazėr, i vetmi mashkull dhe Gonxhe (italisht Agnese), e ardhmja Nėnė Terezė. Gonxhja lindi mė 27 gusht 1910, vėllai mė 1908, motra mė 1906.

TĖ SHTATĖ JETIMĖT
 
 “Njė familje jashtėzakonish e lumtur”, kujton Nėnė Tereza. “Unė nuk mund ta harroj nėnėn time. Zakonisht ishte gjithnjė shumė e zėnė me punė, tėrė ditėn. Po kur afrohej mbrėmja kish zakon tė kryente me ngut punėt pėr tė qenė gati tė presė tim atė. Atėhere nuk kuptonim dhe qeshnim e madje edhe bėnim pak hoka. Sot nuk mund tė mos sjell nėpėrmend butėsinė e dashurisė qė ndjente pėr tė ime ėmė: sido qė tė bėhej ajo ishte gjithnjė gati pėr ta pritur buzagas... Ishte njė grua e dashuruar, shumė bujare, me parime tė shėndosha katolike...”

Shkupi atėhere ishte shumica musulman; kishte shumė ortodoksė: shumė tė pakėt katolikėt. “Ne” tregon Lazėr Bojaxhiu “ishim ndėr tė paktėt katolikė tė qytetit. Ishte njė kishėz dy hapa nga shtėpia jonė: nėna na ēonte nė meshė qė tė tre, gati pėrditė nė mėngjes nė orėn kur babai dilte pėr tė shkuar nė punė. Dhe nė mbrėmje, sapo errej, mblidheshim tė gjithė nė sallonin e madh ku rrinim dhe thoshim ruzaret2) me tė. Shpesh kish edhe tė afėrm qė i prisnim nė njė shtėpi tjetėr, ė cilėn e ndante nga e jona njė kopėsht i madhme shumė lule dhe pemė. Edhe miqtė tanė, tė pėrpiktė, vinin ēdo mbrėmje pėr tė thėnė ruzaret me ne.

“Dhe nėna, me gjithė punėt e shtėpisė, gjente kohė edhe pėr tė shkuar e vizituar tė sėmurėt nė qytet, pėr t’u ēuar veshje tė varfėrve. Shpesh shkonim edhe ne fėmijėt. “Ju jeni me fat” na thosh gjithnjė nėna: “keni shtėpi tė bukur, bukė e veshje, po nuk duhet tė harroni se ka shumė njerėz qė vuajnė pėr bukė dhe fėmijė qė nuk kanė me se tė vishen dhe kur sėmuren nuk kanė as barna pėr t’u mjekuar”.

“Gonxhja”, vazhdon mė tej tregimi i vėllait “nuk linte t’i ikte as edhe njė nga kėto vizita ditore. Ishte njė grua e varfėr e ve qė rronte me shtatė bijtė e saj, gati tė gjithė tė vegjėl, nė njė dhomė tė errėt e tė ndyrė dhe ishte e sėmurė rėndė. Ne fėmijėve na ndahej zemra mė dysh kur i shihnim tė gjithė atje, grumbull mbi njė shtrat tė vetėm tė madh, qė ish njė lloj shtroje mbulesash tė lerosura e tė ronitur. Veē njė dhomė pėr tetė krijesa me njė birucė pėr guzhinė dhe madje pa banjė, ndėrsa ne kishim sejcili dhomėzėn e vet tė bukur, madje kishim edhe vaskė banje me ujė qė vinte drejtpėrdrejt nga rubineti (gjė e rallė atėhere pėr Shkupin). Gonxhja, kur dilte nga shkolla, shkonte gjithnjė tek kėta fėmijė tė varfėr para se tė vinte nė shtėpi dhe kthehej mbasdite pėr tė ngrėnė zemėr me ta: kuptohet se zemrėn e ēonte ajo. Kur mė pas kjo e gjorė vdiq, mė kujtohet se tė shtatė fėmijėt rronin nė tė vėrtet nė shtėpinė tonė”.

“JETA IME E RE”

Po edhe pėr Bojaxhijtė erdhėn ditė tė trishtme. Fėrkimet mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė mbas kalimit tė krahinės sė Kosovės nė Jugosllavi nuk pushonin. “Im atė, i cili merrej edhe me politikė”, tregon vėllai i Nėnė Terezės “i pat mbrojtur pa u tundur tė drejtat e kėsaj krahine shqiptare pėr tė mbetur e bashkuar me vendin amė, por mė pas iu pat dashur tė dorėzohet pėrballė trupave tė Beogradit dhe shpagimeve e hakmarrjeve tė padronėve tė rinj. Sipėrmarrja e tij falimentoi, familja jonė filloi tė vuajė dhe mė nė fund jugosllavėt e vranė duke e helmuar. Njė mbrėmje babai u kthye nė shtėpi dhe e kapėn dhimbje therėse. E shtruan nė spital, po nuk patėn s’t’i bėnin. Vdiq mbas pak orėsh.” Ishte viti 1919. Nikoll Bojaxhiu ishte gati 46 vjeē. Tė tre fėmijėt ishin 13, 11 e 9 vjeē. Ishte nėna ajo qė i shpėtoi nga varfėria duke filluar njė tregti qilimash, qėndizmash dhe tė prodhimeve tė tjera tė artizanatit tė vendit.

“Gjithė ne fėmijėt” kujton Lazėr Bojaxhiui, “jepnim njė dorė, por pa lėnė mbas mėsimet. Shkonim mjaft mirė nė shkollė. Tė tre ndiqnim shkolla jo katolike, por Gonxhja kalonte njė pjesė tė madhe tė kohės sė lirė nė famulli, tė cilėn e drejtonin jezuitėt”.

Si e kujton vėllai Gonxhen e kėtyre viteve? “Kujtoj shumė mirė” thotė Zoti Bojaxhiu “pėr Gonxhen nėntė vjeē. Ishte bufe dhe e rrumbull, e shėndetėshme, e rregullt, e arėsyeshme, madje tepėr serioze pėr moshėn e vet. Ishte e vetmja nga tė tre qė nuk merrte fshehtaz marmelatė. Po ndonjėherė, siē ish e mirė dhe bujare, mė nė fund mė ndihmonte, sepse i vetėm nuk ia dilja dot tė ngreja kapakun e enės sė madhe tė vendosur lart mbi njė murin nė dhomėn e bukės. Unė isha grykės i madh marmelate dhe ėmbėlsirash.
 
Shpesh ngrihesha edhe natėn pėr tė llupur ndonjė gjė dhe ajo m’i ndjente hapat nė korridor e vinte e gjente nė guzhinė apo nė dhomėn e bukės dhe mė kujtonte se mbas mesnate nuk duhej as tė pija dhe as tė haja ndonjė gjė sepse tė nesėrmen nė mėngjes duhet tė kungoheshim. Asohere ishte i detyruar agjėrimi i plotė, i cili u hoq veē para pak kohe. Unė, tė them tė drejtėn nuk u kushtoja rėndėsi kėtyre rregullave, por ajo trishtohej. “Krishti”, mė thoshte shpesh, “duhet pritur me nderim tė madh dhe duhet tė pėrgatitemi ta presim me dinjitet, edhe duke bėrė sakrifica”. Unė bėja sikur e dėgjoja, po edhe natėn e mėpasme shkoja pėrsėri nė guzhinė. Por duhet ta them se nuk mė tradhėtoi asnjėherė. Mė donte me gjithė shpirt, edhe se disa herė i sillja telashe. Kujtoj se kur nėna na jepte urdhėr ne fėmijėve tė pastronim kėpucėt dhe unė nuk doja, vetė ajo pastronte edhe tė miat”.

_____________
2)
Ruzaret – tek katolikėt, thėnia me zė apo me mend e disa lutjeve: tre grupe nga pesė ‘Tė falem o Mri’ qė thuhen dhjetė herė e qė paraprihen sejcili grup nga njė ‘Ati Ynė’, nga njė ‘Lėvdue kjoft Ati’ dhe nga njė prej ‘shenjave’. Numurimi i lutjeve bėhet me ‘ruzare’, shpesh tė pėrgatitura nga petalet e trėndafilit.(sh.p.)
 
 
Si i lindi thirrja pėr misionare? E kujton vetė Nėnė Tereza nė shkrimet e saja: “S’di tė them nė se nė pjekjen e thirrjes sime ka pasur mė shumė ndikim shembulli i nėnės sime dhe dashuria e saj pėr tė varfėrit apo prania ime e parreshtur nė famullinė e jezuitėve. Ėshtė e sigurt se mendimet e para mė erdhėn kur sapo pata mbushur dymbėdhjetė vjeē. Por ama nuk fola me njeri. Vazhdova tė studioj dhe pėrfundova liceun. Dhe kur isha tetėmbėdhjetė vjeē ia thashė tė gjitha nėnės. “Nė se ky ėshtė vullneti i Zotit’, mė tha kjo grua shenjtore “unė nuk do tė kundėrshtoj”. Ishte njė jezuit nė Shkup qė mė foli pėr herė tė parė pėr Kongregacionin irlandez tė “Abacisė sė Loretos” qė e kish qendrėn nė Rathfarnham, pranė Dublinit. Pra u nisa pėr Irlandė. Ishte 28 nėntor 1928 dhe prej tri muajsh kisha mbushur tetėmbėdhjetė vjeē. Veē njė vit mė pas isha nė Indi”.
 
Rishtare nė Darjeeling, pranė Kalkutės, Goxhe Bojaxhiu pėrmbush kushtet dhe dėrgohet tė japė mėsim nė “Shkollėn e Mesme tė Shėn Marisė” tė Kalkutės. Tashmė ėshtė motėr Tereza. “Ėshtė jeta ime e re” i shkruan e lumtur nėnės. “Kolegji ynė ėshtė i shkėlqyer, nė mes tė njė kopėshti shumė tė madh, mes vllajash me lule, pemė e shatėrvane me currila uji.
 
Mė pėlqen tė jap mėsim. Kam kėtu pėrgjegjėsinė e njė shkolle tė tėrė dhe aq shumė vajza, tė cilat mė duan shumė. Mė vjen keq se nuk jam me ju. Po edhe ti shumė e dashur nėnė duhet tė jesh e lumtur: Gonxhja jote e vogėl ėshtė e lumtur”.
 
Shumė shpejt do tė heqė dorė nga ky oaz paqe. “Duke udhėtuar njė ditė me tren dhe duke dalė pastaj nė mbrėmje nėpėr rrugėt e Kalkutės”, do t’i shkruajė njė ditė nėnės “u kujtova se thirrja ime e vėrtetė ishte t’u shėrbej tė varfėrve. Njė mbrėmje eca gjatė. Eca pa u ndalur fare derisa nuk mundja mė. Atėhere kuptova mė mirė se deri nė ēfarė shkalle raskapitje duhet tė mbrrijnė ata qė janė me tė vėrtetė tė varfėr, gjithnjė nė kėrkim tė pak ushqimi, barnash, ēdo gjėje... Kujtimi i qetėsisė materiale qė gėzoja nė Kuvendin e motrave tė Loretos m’u shfaq para sysh si tundim. U ndjeva e pafuqishme ndaj thirrjes sė re. Krishti mė donte atje. Dhe nuk pata mėdyshje ta ndjek vullnetin e tij”.

Do tė kalojnė shumė vite pėrpara se Nėnė Tereza tė mund t’i kushtohet krejtėsisht e pavarur thirrjes sė re dhe pėrfundimtare. Leja pėr tė lėnė Urdhėrin e Motrave tė Zonjės Tonė tė Loretos i mbrriti nga Roma vetėm mė 8 gusht 1948. Mė 21 dhjetor tė po kėtij viti hapet shkolla e parė e saj nė rrethinat e Kalkutės; mbas njė viti Qendra e parė e grumbullimit tė njerėzve qė ndodheshin nė prag vdekjes nė njė papafingo tė dhuruar nga njė zonjė europiane e cila jetonte atje; dhe mė 7 tetor 1950 themelon Kongregacionin e ri tė “Misionareve tė Dashurisė”, i cili vetėm mbas 15 vjetėsh, mė 1965 do tė ketė miratimin papnor.
 

LETRAT E SAJ

Po sidoqoftė, pėr tė filluar punė Nėnė Tereza nuk pret miratimin papnor. “E kam shtėpinė time tė re” i shkruan nėnės mė 1950 “dhe ėshtė shtėpia e tė varfėrve: jo e tė varfėrve, por e atyre mė tė varfėr ndėr tė varfėrit; e atyre tė cilėve njerėzit nuk duan t’u aviten nga frika e ngjitjes sė sėmundjeve dhe erės sė zhulit, nga qė janėtė mbuluar me mikrobe dhe insekte; e atyre qė nuk shkojnė tė luten, mbasi nuk mund tė dalin nga shtėpia tė zhveshur; qė nuk hanė, mbasi nuk kanė mė forcė tė hanė, qė rrėzohen rrugėve, edhe pse e diinė se po vdesin, dhe pėrbri tė cilėve tė gjallėt ecin pa ju kushtuar vėmendje: e atyre qė nuk qajnė mė, se nuk kanė mė lotė”.

Gėzimi kushtimit ndaj tė tjerėve ėshtė titulli i njė libri shkruar nga njė spanjoll, ku janė pėrmbledhur fjalimet, meditimet, mėsimet e kėsaj motre tė pėrulur dhe tė vogėl, e cila mahniti dhe mallėngjeu gjithė botėn me pėrkushtimin e saj, me dashurinė e saj pėr tė varfėrit, me vrrull jetėsor tė jashtėzakonėshėm (“Ma ka falė Zoti forcėn”, thotė), qė fshihen pas pamjes jashtėsore tė njė karakteri nė dukje tė brishtė e tė pambrojtur. Por pjesė tė meditimeve tė saj i gjejmė edhe nė letrat qė Nėnė Tereza u ka shkruar njerėzve tė familjes.

Ja disa nga mė domethėnėset: “Pa vuajtje puna jonė do tė ishte njė veprimtari shoqėrore, njė veprimtari shumė e mirė dhe e dobishme, po nuk do tė ishte punė e Krishtit. Ne duhet tė shelbojmė jo vetėm varfėrinė materiale, po edhe mjerimin shpirtėror. Dhe duhet ta marrim parasysh sepse vetėm duke u bashkuar fort me tė varfėrit mund t’i shelbojmė, duke futur Zotin nė jetėn e tyre, duke i bartur e ēuar ndaj Zotit...”.

“Dashuria ėshtė arma jonė: dashuri pėr tė gėrbulurit, pėr pleqtė, pėr ata nė prag tė vdekjes, pėr tė paralizuarit: pėr ata qė nuk kanė asgjė dhe qė nuk duhen nga asnjeri...”.

“Krishti nuk do tė na pyesė ēfar kemi bėrė, por me sa dashuri i kemi bėrė veprimet tona...”.

“Ka barna dhe mjekime pėr ēfarėdolloj sėmundje. Por nuk ka duar tė mira qė t’u shėrbejnė dhe zemra bujare qė tė dashurojnė dhe nuk besoj se do tė mund tė mjekohet ndonjėherė sėmundja e tmerrshme e tė mos ndjerit tė dashur nga dikush..”.

“Sot mė duket se tė gjithė kemi rėnė pre e njė furie tė tmerrėshme, stėrmundohen pėr tė arritur synime gjithnjė e mė tė larta dhe pėr tė grumbulluar pasuri gjithnjė e mė tė mėdha dhe gjėra tė tjera. Fėmijėt kanė pak kohė t’u kushtojnė prindėrve dhe prindėrit kanė pak kohė t’i kushtojnė njeri tjetrit me pasojė qė nė familje zhduket gėzimi pėr tė jetuar...”.

“Nė botė ka shumė urrejtje, shumė luftra. Nuk do t’ia dalim dot t’i mposhtim urrejtjen dhe luftrat me pushkė dhe as me bomba, dhe as me ndonjė tjetėr armė qė shkakton plagė: do t’ia dalim mb’anė vetėm me vepra dashurie, gėzimi, paqe vėllazėrimi”.
“Herėt e para kur mė jepnin ēmime mbeta shumė e habitur. Nuk dija t’i pranoja apo jo. Por mbrrita nė pėrfundim se duhet t’i pranoja ēmimet nė emėr tė mė tė varfėrve tė tė varfėrve si nderim ndaj tė varfėrve”.

Nė se do tė duhet tė meditosh gjatė mbi kėto fraza tė diktuara nga zemra e njė motre tė vogėl e tė pėrulur e cila pesėdhjet vjet mė parė e la familjen e vet pėr tė krijuar njė tjetėr edhe mė tė madhe, atė tė miliona qenieve njerėzore tė cilėt bota nuk i pranon, tė cilėt rrėxohen pėrdhe, vdesin rrugėve dhe njerėzit qė kalojnė as qė ndalen pėr t’u hedhur sytė.


Dėshmi e krezmimit tė Nėnė Terezės  nga Pandeli Pasko Kuteli

Nė materialet e ēėshtjes sė lumnimit tė Nėnė Terezės pranė Kongregacionit pėr Ēėshtjet e Shenjtėrimit gjendet edhe njė dėshmi e rėndėsishme pėr jetėn e Nėnė Terezės nė vitet e para tė saj, kur ajo ishte thjesht Goxhe Bojaxhiu. Ėshtė dėshmia e krezmimit. Fotokopja e kėsaj dėshmie u paraqit nė Romė nė javėn e festimeve tė lumnimit tė Nėnė Terezės nė njė ekspozitė fotografike nė mjediset e famullisė tė Shėn Antonit. Me qė nuk lejohej fotografimi, po paraqes pėrmbajtjen me fjalė dhe disa komente.

Nė krye tė dokumentit shkruhet serbokroatisht “Ēertefikatė Pagėzimi”, por mė pas kuptohet se bėhet fjalė pėr krezmim, i cili ėshtė njė sakrament tė cilin katolikėt e bėjnė mbas sakramenteve tė pagėzimit dhe kungimit. Krezmimi ripohon (angl. confirmation) pėrkatėsinė ndaj fesė sė krishtere. Pra ky dokument vjen mbas atij tė pagėzimit, i cili duhet tė ketė qenė bėrė zakonisht menjėherė mbas lindjes, pra qysh mė 1910. Dokumenti nė fjalė ėshtė lėshuar mė 11 korrik 1928 dhe mban emrin e klerikut qė e vėrteton: B. Bukovic, i cili mendojmė se ėshtė i njejti p. Bukovic i pėrmendur si prift mbase slloven qė shėrbente nė Shkup nė kėtė periudhė (D. Lush Gjergji, ‘Nėna jonė Terezė’, Zagreb, 1980).
 
Nga sa ėshtė pasqyruar nėpėr libra tė ndryshėm mbi Nėnė Terezėn si dhe nga paraqitja dokumetare e fotografike e jetės tė sė Lumes nė ekspozitėn e famullisė tė Shėn Antonit nė Romė, duket se ky ėshtė nga tė paktat dokumenta tė njohura. Kisha katolike e Shkupit “Zemra e Krishtit”, ku sipas autorėve tė ndryshėm ka qenė pagėzuar Nėnė Tereza, u shkatėrrua nga tėrmeti i 26 korrikut i vitit 1964, pa folur pėr bombardimet gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
 
Kjo kishė ishte relativisht e re, mbasi njė kishė e vjetėr katolike kishte mbetur nga ana tjetėr e Vardarit, ndėrsa shumė kisha tė tjera katolike tė zonės ishin shndruar prej kohe nė kisha ortodokse e nė xhami. Shkupit i pat mbetur vetėm qendra e ipeshkvisė katolike dhe njė kuvend. Meqenėse Shkupi nga njė qendėr e katolike u pat shndruar nė njė zonė kufitare tė katolikėve, kuptohet se edhe humbjet nė dokumeta kanė qenė vėrtet tė mėdha e me pasoja tė rėnda sidomos pėr komunitetin shqiptar nė pėrgjithėsi dhe atė katolik nė veēanti. Sa mė sipėr tregon edhe vėshtirėsinė e kėrkimeve nė fushėn dokumentare dhe ngre rėndėsinė e njė shqyrtimi tė hollėsishėm tė dokumentit nė fjalė.


Nė dokumentin e krezmimit thuhet:
Sakrament sv. Potvrde je primila dne 26 novembra 1916 od nabiskupa Lazar Mieda u Skoplju.
Pra shqip (jo nė shqip): Sakramentin e krezmimit e mori mė 26 nėntor 1916 nga arqipeshkvi Lazar Mjeda nė Shkup.
Dhe mė tej: Kuma joj je bila Tada Simon Širokes.
Pra shqip: Kumbarė e saj ishte Tada e Simon Shirokės.
Nė fund shėnohet se kjo ėshtė njė dublikatė e origjinalit e cila do tė jetė xjerrė nga rregjistri i famullisė.
  
 
Komente

Dokumenti ėshtė tepėr i shkurtėr pėr komente tė gjata, por ne e lejohemi tė shėnojmė sa mė poshtė.

Data e lėshimit tė dublikatės sė dokumentit tregon se ai ishte i domosdoshėm pėr rrugėn e jetės sė ardhėshme qė do ta shndrronte tė renė Gonxhe Bojaxhiu nė motėr e mė pas nė Nėnė Terezė tė njohur nga gjithė bota. Pa u mbushur pesė muaj nga marrja e kėtij vėrtetimi, mė 28 nėntor 1928 ajo do tė nisej drejt Abacisė sė Loretos nė Irlandė. Edhe dokumenti nė fjalė duket se ėshtė nxjerrė nga arkivat e misionareve.

Dokumenti pėrforcon dėshminė e vėllait tė Nėnė Terezės, Lazar Bojaxhiu nė shkrimin e Gaetano Salimbenit (Gente, n.52, 1979, n. 1, 1980) se Gonxhja e vogėl shkonte nė kishėn katolike (pra shqiptare) pėrpara se t’i vdiste i ati, Nikoll Bojaxhiu mė 1919 e madje kishte edhe kumbare katolike.

Emri i kumbares Tada e Simon Shirokės flet pėr pėr lidhjet e familjes me pakicėn katolike, pra shqiptare, nė Shkup.
Mbiemrat shkodranė tė kumbares - Shiroka e tė arqipeshkvit - Mjeda flasin pėr lidhjet e forta mes katolikėve tė Shkupit dhe atyre tė Shkodrės. Nė librin e tij ‘Ipeshkvija Shkup-Prizren nėpėr shekuj’ (‘Drita’, Zagreb, 1992, f. 203) Dr. Dom. Gaspėr Gjini shkruan se: ‘Me arqipeshkvin Mjeda pėrfundon vargu i arqipeshkėve tė Shkupit.
 
Me Konkordatin midis Selisė sė Shenjtė dhe Mbretėrisė sė Serbisė, i cili u nėnshkrua nė Romė mė 24 qershor tė vitit 1914, dioqeza e Shkupit u desh tė bėhet sufragane e arqipeshkvisė sė Beogradit’. Pa fjalė se ky ndryshim administrativ ndikoi negativisht nė mbijetesėn e elementit katolik shqiptar nė dioqezėn e Shkupit dhe ashtu si vėren i njejti autor, pakėsoi numurin e besimtarėve katolikė dhe tė famullive katolike tė sapokrijuara nė kėtė zonė nė dhjetvjeēarėt e fundit tė sundimit turk.

Thellimet e studimit tė ipeshkvisė Shkup-Prizren dhe tė marėdhėnieve fetare, politike e shoqėrore mes njerėzve nė krahinat pėrreth tė saj gjatė shekullit tė XX janė me shumė interes, mbasi nė kėtė treva ndėrthurej jeta e besimtarėve tė dy feve, tė tri etnive dhe tė shumė mė tepėr nėn-ndasive fetare. Ato do tė ndihmojmė pėr tė kuptuar mė mirė mjedisin ku u rrit dhe ku u brumos Nėnė Tereza me dashuri pėr njerėzit e ēfarėdo feje. Atėhere edhe Ēertefikata qė po paraqesim dhe dokumenta tė tjera do tė mund tė interpretohen nė njė dritė tė re. Kėto punime presin tė kryhen nga studjues tė rinj seriozė dhe tė pandikuar nga ideologji partiake e fetare dhe as nga ngushtėsi pėrkatėsish etnike.  (Zgjodhi: Baki Ymeri)


                       Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.