|
24
prill 2004 / TN
Halil
HAXHOSAJ
Sopranoja e re e Teatrit tė Lucernit, Melanie Adami, e cila prej
vitit nė vit po korrė suksese tė mira, ia doli tė interpretojė me
sukses edhe nė Operėn Makbethi tė Shekspirit, me muzikė nga
Salvatore Sciarrino dhe me regji skenike nga regjisorja e njohur
Reinhild Hoffmann. Kjo operiste e re dallohet pėr interpretim
professional, emocional, inventiv dhe karakteristik e pėr stilin e
saj qė dita-ditės ėshtė duke e kultivuar.
Me
elasticitetin dhe pėrgatitjen pėr rolet e saja nė skenė, ajo tėrheq
vemendjen e shikuesit e pse jo edhe tek tė tjerėt. Siē thotė vet, nė
fillim ishte anėtare e korit tė Teatrit tė San Gallenit, pastaj nė
Cyrih, Vintertur etj. Ajo ėshtė paraqitur edhe nė skenat e njohura
tė Londrės, Parisit, Milanos, Vienės. Por, Melanie ėshtė mikeshė e
dashur e Inva Mulės dhe familjes sė saj dhe njėherit me kėnaqėsi dhe
krenari flet pėr familjen Mula dhe pėr mikpritjen shqiptare nė
pėrgjithėsi. Ajo nuk i harron ditėt e kaluara nė Tiranė tek familja
Mula, pėr tė cilat ka vetėm kujtime tė mira dhe tėpaharruara.
-
Sopranon,.
Melanie Adami e takuam nė lokalet e Teatrit tė Lucernit nė fillim tė
prillit tė kėtij viti pas premierės tė operės Makbethi roli i tė
cilės kishte disa veēori interpretimi dhe kėndimi operistik. Duhet
pėrmendur se nė kėtė premierė tė operės luajtėn emra tė njohur jo
vetėm zvicėrianė, por edhe rusė, anglezė, francezė, e madje edhe njė
korean, etj.. Por, edhe nė kėtė konkurrencė figura e Melanies kishte
diēka qė premton pėr njė tė ardhme tė ndritur.
-
-
Pasi
qė e morėm vesh qė ėshtė mike e Inva Mulės, u interesuam qė tė
bisedojmė pak mė gjerėsisht me tė. Ajo nuk ngurroi fare dhe pasi qė
na pėrshėndeti nė shqip, sepse i dinte disa fjalė dhe shprehje
elementare, me ndihmėn e Mehmet Haxhosajt nga Gjakova, qė luajti nė
operėn Makbethi, me kėnaqėsi pranoi tė flasė pėr lexuesit e
Kosovės, siē tha vet.
-
-
Nė
fillim nuk kam dashur qė tė mėrrem ekskluzivisht me kėndim operistik
sepse dėshira ime ishte qė tė bėhem pilote aeroplani. Por fati e
deshi qė tė njihem me Inva Mulėn, e cila ndikoi shumė tek unė dhe
mė frymėzoi qė ti kthehem kėtij profesioni. Takimi me Invėn
ndodhi nė njė koncert tė saj nė San Gallen ku unė isha pėrcjellėse
nė kor.
-
-
Nė
pauzė komunikuam nė gjuhėn frenge ku ajo mė tha se kam diēka tė
veēantė dhe interesante nė zėrin tim prej sopranoje. E dėgjova dhe
vazhdova qė tė punoj pak mė profesionalisht. Kėshtu u regjistrova nė
studime tė larta pėr kanto dhe arrita qė tė inkuadrohen pėr tė
interpretuar role nė operė.
-
-
Nė
vitin 2002, Inva erdhi nė njė koncert tė Akademisė sė muzikės nė
Vintertur ku ia uruam ditėlindjen. Pas tri ditėsh edhe unė e
kremtova ditėlindjen time ku mori pjesė edhe ajo. Poashtu edhe unė
sikurse Inva, kam debutuar nė operėn Karmen me rolin e parė.
-
-
Pra
Inva pėr mua nuk ėshtė vetėm mikeshė, por ajo ėshtė idoli im dhe
gjithmonė synoj qė tė arrij atė qė e ka mbėrritur Inva Mula. Pra, ne
kėtu e njohim shumė mirė Invėn, mbase e njohim paksa mė mirė se sa
ju atje qė e keni tuajėn, tha dikur si me shaka Melanie Adami.
-
-
Kam
dėshirė dhe ėndrroj qė bashkė me Invėn tė interpretoj nė operėn
Traviata. Mbase do ta kem mė lehtė kur tė gjindem nė skenė me kėtė
primadonė tė operės bashkėkohore. Dhashtė Zoti qė tia arrij kėsaj
njė ditė, u lut ajo duke e tretur shikimin e vet dikund nė
thellėsinė e sallės sė bukur tė Teatrit tė Lucernit.
-
-
U
ndamė nga sopranja Melanie Adami, duke i dėshiruar suksese tė
mėtejshme dhe njėherit duke e pėrgėzuar pėr rolin nė operėn
Makbethi.
|
|