|
-
Prizren,
23 prill 2004 - Presidenti i Shqipėrisė
Alfred Moisiu dhe Presidenti i Kosovės po vizitojnė sot qytetin e
Prizrenit.
-
Fillimisht nė njė ceremoni tė organizuar nė sallėn e Asamblesė
komunale tė qytetit, Presidenti Rugova ia dorėzoi Presidentit Moisiu
"Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit", me tė cilėn e kishte
dekoruar vitin e kaluar me rastin e 125-vjetorit tė Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit. Kjo Medalje i ėshtė akorduar Presidentit tė
Shqipėrisė Alfred Moisiu me kėtė motivacion:
-
"Pėr kontributin e dhėnė nė mirėkuptimin ndėrshqiptar dhe pėr
pėrkrahjen e Lėvizjes demokratike tė Kosovės pėr liri e pavarėsi, si
dhe pėr bashkėpunim tė ngushtė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės dhe
pėr integrime euratlantike dhe evropiane tė dy vendeve tona".
-
Presidenti Moisiu, pasi falenderoi pėr dekoratėn qė mori, shprehu
kėnaqėsinė qė ndodhet nė qytetin e lashtė tė Prizrenit dhe tė njohur
nga gjithė shqiptarėt nė historinė e tij.
-
"Ėshtė nder qė kėtė dekoratė e marr nė qytetin ku u mbajt Lidhja e
Prizrenit qė ishte shumė e rėndėsishme pėr mbijetesėn e kombit
shqiptar", u shpreh Presidenti Moisiu.
-
Gjithashtu dy presidentėt vizituan Kompleksin muzeal tė Lidhjes sė
Prizrenit dhe Marashin.
Presidenti Rugova pėr nder tė Presidentit Moisiu shtroi njė drekė.
|
|