|
-
Prishtinė,
23 prill 2004 / TN / QIK
- "Jam i emocionuar dhe i nderuar qė kam rastin tė flas pėrpara njė
auditori tė respektuar. Kosova ėshtė me fat qė ka njė rini tė gjallė
dhe njė elitė akademike, qė i janė gjendur asaj pranė nė ditėt mė tė
vėshtira.
-
-
Ju
asnjėherė nuk e drejtuat popullin dhe politikėn drejt luftrave, siē
ndodhi nė ndonjė kryeqytet tjetėr tė rajonit, por u orientuat
gjithmonė nga paqja, liria dhe vlerat demokratike", tha Presidenti i
Shqipėrisė Alfred Moisiu, duke folur mbrėmė para profesorėve,
akademikėve, intelektualėve dhe studentėve tė Universitetit tė
Prishtinės.
-
-
- Jam
kėtu - tha Presidenti Moisiu - nė emėr tė shtetit shqiptar dhe
qytetarėve tė Shqipėrisė, tju sjell ju dhe popullit tė Kosovės
pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta, mirėnjohjen e thellė, mbėshtetjen e
gjithanshme pėr ecjen tuaj pėrpara dhe urimin qė e kaluara tė mos
pėrsėritet kurrė mė.
-
"Kosova sot ėshtė njė Kosovė tjetėr. Banorėt e saj, dikur viktima tė
dhunės dhe genocidit, tani po punojnė pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme
tė pėrbashkėt nė liri; diktatori qė urdhėroi genocidin po mban
pėrgjegjėsi pėrpara Tribunalit tė Hagės.
-
-
Me
vullnet e vendosmėri proēesi demokratik po ecėn nė rrugėn e
pakthyeshme tė ndėrtimit tė njė shoqėrie demokratike, tė bazuar nė
respektimin e ligjit dhe nė bashkėjetesėn paqėsore midis
komuniteteve.
-
-
Arritjet janė tė pamohueshme, por ende ka probleme qė duhet
zgjidhur. Pėrvoja na tregon se nuk mjaftojnė vetėm meritat e tė
kaluarės pėr tė pėrballuar sfidat e sė ardhmes. Falė NATO-s, SHBA-ve
dhe perėndimit, Kosovės dhe rajonit iu dha njė shans historik
zhvillimi nė rrugė demokratike", tha Moisiu nė vazhdim tė fjalės sė
tij.
-
Presidenti shqiptar tha se ngjarjet e muajit tė kaluar nė Kosovė
janė pėrcjellė me dhimbje e shqetėsim tė thellė nė tė gjithė
Shqipėrinė. "Ne e kemi dėnuar dhunėn dhe e konsiderojmė atė tė
papranueshme. Ajo bie ndesh dhe njė farė mėnyrė kompromenton
progresin e arritur nė Kosovė, dhe ka njė kosto tė lartė politike e
kohore.
-
-
Bashkėkombasit e Nėnė Terezės, humanistes tė madhe tė shekullit tė
20-tė, nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me ata qė cėnuan institucionet
fetare dhe bashkėjetesėn e brishtė nė Kosovė", duke shtuar se ėshtė
e domosdoshme qė personat pėrgjegjės tė dalin pėrpara drejtėsisė dhe
qė klasa politike e Kosovės tė ndėrmarrė njė proces tė gjerė pajtimi
midis komuniteteve.
-
Ai tha se nė Kosovė po rritet njė brez i ri me energji tė mėdha
krijuese, por me mundėsi tė kufizuara pėr t'i realizuar ato.
Kosovarėt, tha ai, kanė nevojė tė shohin dhe ndjejnė realisht
opinimizėm dhe njė vizion tė qartė pėr tė ardhmen e tyre. "Nė asnjė
rast nuk duhet lejuar qė qytetarėt tė bien pre e provokimeve tė tė
tjerėve. Ju jeni njė popull qė ka sakrifikuar shumė pėr lirinė; tani
ėshtė koha tė punoni pėr ta ruajtur dhe forcuar atė", tha Moisiu.
-
Presidenti Moisiu tha se Shqipėria mendon se ėshtė me rėndėsi jetike
pėrcaktimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės. "Koha provoi se ēdo
shtyrje pafund e kėtij statusi krijon terren pėr pakėnaqėsi,
pesimizėm dhe u jep hapėsirė elementėve ekstremistė nga tė gjitha
krahėt. Zgjidhja e statusit do tė ndėrgjegjėsonte kosovarėt pėr
pėrgjegjėsitė e tyre tė mėdha pėr tė marrė vendime tė rėndėsishme
pėr problemeve tė tyre; do tė qetėsonte rajonin dhe do tė izolonte
ekstremistėt", nėnvizoi Moisiu.
-
"Jam kėtu pėr tė shprehur mbėshtetjen e plotė tė shtetit shqiptar
pėr pėrpjekjet e popullit dhe institucioneve tė Kosovės nė rrugėn e
tranformimeve tė mėdha ku ėshtė futur ajo. Bashkė me institucionet e
Kosovės duhet tė punojmė pėr njė rol mė aktiv nė pėrfaqėsimin tuaj
nė tė gjitha nismat rajonale dhe mė gjėrė; nė rritjen e shkėmbimeve
politike dhe nė zgjerimin e bashkėpunimit shumėplanėsh me vendet
fqinje", theksoi Presidenti shqiptar.
-
"Takimi me ju dhe bisedimet qė sot pata rastin tė zhvilloj me
udhėheqėsit vendor e ndėrkombėtar tė Kosovės, mė shtuan bindjen se
pavarėsisht nga vėshtirėsitė, Kosova europiane po ecėn vetėm nė njė
kahje - atė tė sė ardhmes. Nė kėtė rrugė Shqipėria ka qenė e do tė
jetė gjithmonė pranė jush", tha mes tjerash Presidenti Alfred Moisiu
duke folur para njė auditori tė zgjedhur nė Universitetit e
Prishtinės.
|
|