|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
                E premte, 23 prill 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova sot udhėton pėr nė SHBA

  • Presidenti Moisiu pėrfundon vizitėn nė Kosovė

  • Nė Prishtinė po i zhvillon konferenca dyditore pėr arsimin e lartė

  • Njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr trazirat e marsit e bartin edhe mediat vendore, thotė komisioneri pėr media Xhilet

  • Pjesė nga fjalimi i Presidentit Moisiu mbrėmė nė Universitetin e Prishtinės

  • Presidentėt Rugova dhe Moisiu sot vizitojnė qytetin e Prizrenit

  • OSBE: Dhuna nė Kosovė mund tė ishte shmangur nėse mediat vendėse do tė ishin tė kujdesshme

  • Shefi i NATO-sė thotė se nuk ėshtė i kėnaqur me pėrparimet e bėra pas trazirave tė marsit nė Kosovė

  • Ministri Sadriu kėrkon nga Banka Evropiane pėr Zhvillim dhe Rindėrtim mbėshtetje mė tė madhe pėr Kosovėn

  • Grupi Ndėrkombėtar i Krizave kritik ndaj tė gjithėve nė Kosovė

  • Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu ka vizituar Universitetin e Prishtinės

  • Udhėheqėsit e Kosovės dhe ata ndėrkombėtarė pritėn njė delegacion tė shteteve tė pavarura tė ish-Bashkimit Sovjetik

  • Nė Shtutgart, tė dielėn mė 25 prill, mbahet njė akademi pėrkujtimore kushtuar Sali Ēekajt

  • Nesėr, mė 24 prill, nė Ofenbah tė Gjermanisė pėrkujtohet Ismet Rraci

  • Filloi ndėrtimi i objektit tė Agjencisė Kosovare pėr Mbrojtjen e Mjedisit

  • Sot nė Vushtrri do tė rivarrosen 11 kufoma tė shqiptarėve tė vrarė nga forcat serbe

  • Misioni i UNMIK-ut mbajti njė ceremoni me rastin e pėrcjelljes sė kufomave tė dy oficerėve amerikanė pėr nė SHBA

  • Drashkoviq angazhohet pėr gjyqėsi paralele dhe sovranitet paralel nė Kosovė

  • Nė Tiranė tė pėrndjekurit politikė u pėrplasėn dje me policinė

  • Pėrfaqėsues tė Grupit pėrkrahės ndėrkombėtar diskutuan nė Beograd edhe pėr situatėn nė Kosovė

  • Shpėrthim nė Tetovė - vetėm dėme materiale

  • 150 njerėz tė vdekur dhe mbi 1000 tė tjerė tė plagosur nga shpėrthimi nė Korenė e Veriut

  • Forcat izraelite kanė vrarė njė burrė palestinez

  • Forcat e sigurimit saudit kanė vrarė tre militantė nė Xheda

  • Forcat izraelite kanė vrarė 3 vajza palestineze

  • Irak: gjenerali amerikan paralajmėroi kryengritėsit

  • Rreth 3 mijė veta u vranė ose u plagosėn nė Korenė e Veriut

  • Kėshilltarja e Sigurimit Kombėtar amerikan, Rajs informon senatorėt rreth gjendjes nė Irak

  • Nė Falluxha janė vrarė 36 irakianė

  • Trupat izraelite kanė vrarė 3 pjesėtarė tė Al Fatahut tė Jaser Arafatit

  • Sipas Kryqit tė Kuq, shpėrthimi nė Korenė Veriore ka shkaktuar vdekjen e 54 njerėzve

 
  
Presidenti Rugova sot udhėton pėr nė SHBA
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova sot nė orėt e mbrėmjes niset pėr njė vizitė nė SHBA. Presidenti Rugova gjatė qėndrimit nė Amerikė do tė vizitojė shtetin federal Pensilvania, pastaj Nju Jorkun dhe Uashingtonin.

Pritet qė Presidenti Rugova gjatė qėndrimit nė SHBA tė ketė disa takime tė rėndėsishme.

Kjo vizitė e Presidentit Rugova qe paraparė gjatė muajit mars, por pėr shkak tė trazirave tė 17 e 18 marsit ajo u shty.
  
  
   
Presidenti Moisiu pėrfundon vizitėn nė Kosovė
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Mosiu, pas vizitės nė Prizren, u kthye nė Prishtinė, ku pritet qė nė pėrfundim tė vizitės dyditore nė Kosovė, tė mbajė njė konferencė me gazetarė.

Gjatė orėve tė mėngjesit nė Prishtinė, Presidenti Moisiu dhe Presidenti Rugova vizituan sheshin "Skėnderbeu" nė qendėr tė kryeqytetit tė Kosovės dhe vunė kurora lulesh para monumentit tė Heroit tonė Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu.

Njoftohet se sot para dite Presidenti Moisiu ka takuar komandantin e TMK-sė gjeneralin Agim Ēeku, kryetarin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Naim Tėrnava, ipeshkvin e Ipeshkvisė sė Kosovės Mark Sopi, anėtarėt e familjes Jashari dhe pėrfaqėsuesit e Asociacionit tė familjeve tė personave tė zhdukur.
 
  
Nė Prishtinė po i zhvillon konferenca dyditore pėr arsimin e lartė
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, duke folur sot nė Prishtinė nė hapje tė konferencės mbi arsimin e lartė nė Kosovė, tha se arsimi mund tė ecėn nė ndryshime mė tė mėdha dhe mė rrėnjėsore.
 
"Njė prej kėrkesave ėshtė qė arsimi i lartė t'i pėrshtatet ekonomisė, pra njė shoqėrie tė shtetit demokratik, tė teknologjisė sė lartė", tha Presidenti Rugova, duke shtuar se duhet shqyrtuar mundėsitė pėr qendra e ndryshme tė specializimit qė duhet tė organizohen dhe tė jenė mė efikase dhe Kosova tė ketė njė univirsitet modern, tha ai.

Ndėrkaq, ministri i Arsimit Rexhep Osmani tha se pėrkundėr problemeve tė shumta dhe vullnetit pėr tė bėrė ndryshime ėshtė kuptuar se nuk ka zgjidhje tė lehta dhe tė shpejta pėr reformimin e sistemit tė Arsimit tė lartė nė Kosovė.
 
Prandaj, tha ai, Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė ėshtė pėrcaktuar qė ndryshimeve t'u qaset nė mėnyrė sistematike, duke pėrfshirė tė gjithė faktorėt relevantė nė shoqėri.

Osmani pastaj ceku rėndėsinė e reformimit tė arsimit tė lartė duke pasur parasysh se arsimi po kalon nėpėr njė fazė tranzicioni, ashtu siē ndodhi nė vendet e tjera tė ish bllokut komunist.

Kyeparlamentari Nexhat Daci tha se nė fushėn e arsimit ėshtė bėrė njė hap pėrpara nė Evropė, por Kosova ėshtė shumė larg me nivelin qė ka nė universitet dhe nė shkencė. Prandaj, tha ai, ėshtė obligim i institucioneve tė Kosovės qė ta aplikojnė atė qė nė Amerikė i thonė investim nė njerėz, tha Daci.

Qėllimi i kėsaj konference ėshtė kėmbimi i pėrvojave ndėrkombėtare dhe vendore pėr avancimin e arsimit tė lartė nė Kosovė dhe qė ekspertėt vendorė dhe ndėrkombėtarė tė kontribuojnė nė hartimin e strategjisė pėr arsimin e lartė, e cila ka filluar tė hartohet para tre muajsh.

Konferenca i vazhdon punimet edhe nesėr, kur ekspertėt vendorė dhe ndėrkombėtarė do tė diskutojnė nė panele.
 
 
Njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr trazirat e marsit e bartin edhe mediat vendore, thotė komisioneri pėr media Xhilet
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - Nė njė raport tė komisionerit pėr media, Robert Xhillet, ėshtė analizuar puna e tri televizioneve kryesore nė Kosovė gjatė trazirave tė marsit, Radio Televizionit tė Kosovės, Radio Televizionit 21 dhe Kohavizionit.

Raporti pėrqėndrohet mė shumė nė natėn e 16 marsit, kur katėr fėmijė shqiptarė nga fshati Ēabėr nė veri tė Kosovės janė futur nė ujėrat e lumit Ibėr, tre prej tė cilėve edhe vdiqėn.

Mbytja e fėmijėve nė lumin Ibėr ėshtė vlerėsuar edhe si shkas pėr protestat qė pėrfshijnė Kosovėn nė mars, e qė pas vetes lanė dhjetėra tė vrarė, qindra tė plagosur dhe shumė dėme materiale.

Nė raport thuhet se njė pjesė tė pėrgjegjėsisė pėr trazirat e marsit e bartin edhe mediat vendore, tė cilat ngjarjen nė fshatin Ēabėr e kanė cilėsuar pa argumente si incident me motive ndėretnike.

Raporti i sotėm pason atė tė OSBE-sė, nė tė cilin thuhej se raportimi i papėrgjegjshėm dhe sensacional ishte njė nga faktorėt qė ka ndikuar nė dhunėn e marsit nė Kosovė.
 
 
Pjesė nga fjalimi i Presidentit Moisiu mbrėmė nė Universitetin e Prishtinės
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - "Jam i emocionuar dhe i nderuar qė kam rastin tė flas pėrpara njė auditori tė respektuar. Kosova ėshtė me fat qė ka njė rini tė gjallė dhe njė elitė akademike, qė i janė gjendur asaj pranė nė ditėt mė tė vėshtira.
 
Ju asnjėherė nuk e drejtuat popullin dhe politikėn drejt luftrave, siē ndodhi nė ndonjė kryeqytet tjetėr tė rajonit, por u orientuat gjithmonė nga paqja, liria dhe vlerat demokratike", tha Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu, duke folur mbrėmė para profesorėve, akademikėve, intelektualėve dhe studentėve tė Universitetit tė Prishtinės.

- Jam kėtu - tha Presidenti Moisiu - nė emėr tė shtetit shqiptar dhe qytetarėve tė Shqipėrisė, t’ju sjell ju dhe popullit tė Kosovės pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta, mirėnjohjen e thellė, mbėshtetjen e gjithanshme pėr ecjen tuaj pėrpara dhe urimin qė e kaluara tė mos pėrsėritet kurrė mė.

"Kosova sot ėshtė njė Kosovė tjetėr. Banorėt e saj, dikur viktima tė dhunės dhe genocidit, tani po punojnė pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė pėrbashkėt nė liri; diktatori qė urdhėroi genocidin po mban pėrgjegjėsi pėrpara Tribunalit tė Hagės.
 
Me vullnet e vendosmėri proēesi demokratik po ecėn nė rrugėn e pakthyeshme tė ndėrtimit tė njė shoqėrie demokratike, tė bazuar nė respektimin e ligjit dhe nė bashkėjetesėn paqėsore midis komuniteteve.
 
Arritjet janė tė pamohueshme, por ende ka probleme qė duhet zgjidhur. Pėrvoja na tregon se nuk mjaftojnė vetėm meritat e tė kaluarės pėr tė pėrballuar sfidat e sė ardhmes. Falė NATO-s, SHBA-ve dhe perėndimit, Kosovės dhe rajonit iu dha njė shans historik zhvillimi nė rrugė demokratike", tha Moisiu nė vazhdim tė fjalės sė tij.

Presidenti shqiptar tha se ngjarjet e muajit tė kaluar nė Kosovė janė pėrcjellė me dhimbje e shqetėsim tė thellė nė tė gjithė Shqipėrinė. "Ne e kemi dėnuar dhunėn dhe e konsiderojmė atė tė papranueshme. Ajo bie ndesh dhe njė farė mėnyrė kompromenton progresin e arritur nė Kosovė, dhe ka njė kosto tė lartė politike e kohore.
 
Bashkėkombasit e Nėnė Terezės, humanistes tė madhe tė shekullit tė 20-tė, nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me ata qė cėnuan institucionet fetare dhe bashkėjetesėn e brishtė nė Kosovė", duke shtuar se ėshtė e domosdoshme qė personat pėrgjegjės tė dalin pėrpara drejtėsisė dhe qė klasa politike e Kosovės tė ndėrmarrė njė proces tė gjerė pajtimi midis komuniteteve.

Ai tha se nė Kosovė po rritet njė brez i ri me energji tė mėdha krijuese, por me mundėsi tė kufizuara pėr t=i realizuar ato. Kosovarėt, tha ai, kanė nevojė tė shohin dhe ndjejnė realisht opinimizėm dhe njė vizion tė qartė pėr tė ardhmen e tyre. "Nė asnjė rast nuk duhet lejuar qė qytetarėt tė bien pre e provokimeve tė tė tjerėve. Ju jeni njė popull qė ka sakrifikuar shumė pėr lirinė; tani ėshtė koha tė punoni pėr ta ruajtur dhe forcuar atė", tha Moisiu.

Presidenti Moisiu tha se Shqipėria mendon se ėshtė me rėndėsi jetike pėrcaktimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės. "Koha provoi se ēdo shtyrje pafund e kėtij statusi krijon terren pėr pakėnaqėsi, pesimizėm dhe u jep hapėsirė elementėve ekstremistė nga tė gjitha krahėt. Zgjidhja e statusit do tė ndėrgjegjėsonte kosovarėt pėr pėrgjegjėsitė e tyre tė mėdha pėr tė marrė vendime tė rėndėsishme pėr problemeve tė tyre; do tė qetėsonte rajonin dhe do tė izolonte ekstremistėt", nėnvizoi Moisiu.

"Jam kėtu pėr tė shprehur mbėshtetjen e plotė tė shtetit shqiptar pėr pėrpjekjet e popullit dhe institucioneve tė Kosovės nė rrugėn e tranformimeve tė mėdha ku ėshtė futur ajo. Bashkė me institucionet e Kosovės duhet tė punojmė pėr njė rol mė aktiv nė pėrfaqėsimin tuaj nė tė gjitha nismat rajonale dhe mė gjėrė; nė rritjen e shkėmbimeve politike dhe nė zgjerimin e bashkėpunimit shumėplanėsh me vendet fqinje", theksoi Presidenti shqiptar.

"Takimi me ju dhe bisedimet qė sot para rastin tė zhvilloj me udhėheqėsit vendor e ndėrkombėtar tė Kosovės, mė shtuan bindjen se pavarėsisht nga vėshtirėsitė, Kosova europiane po ecėn vetėm nė njė kahje - atė tė sė ardhmes. Nė kėtė rrugė Shqipėria ka qenė e do tė jetė gjithmonė pranė jush", tha mes tjerash Presidenti Alfred Moisiu duke folur para njė auditori tė zgjedhur nė Universitetit e Prishtinės.
 
 
Presidentėt Rugova dhe Moisiu sot vizitojnė qytetin e Prizrenit
 
Prizren, 23 prill 2004 - Presidentėt Ibrahim Rugova dhe Alfred Moisiu sot vizitojnė qytetin e Prizrenit. Nė kėtė qytet do tė zhvillohet ceremonia e dorėzimit tė Medaljes sė Lidhjes sė Prizrenit, tė cilėn Presidenti Rugova ia ka akorduar Presidentit Moisiu vitin e kaluar, me rastin e 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ceremonia e dorėzimit tė Medaljes do tė bėhet nė sallėn e Kuvendit Komunal tė Prizrenit.

Gjithashtu tė dy presidentėt do tė bėjnė njė vizitė Kompleksit muzeal tė Lidhjes sė Prizrenit.

Presidenti Rugova nė Prizren shtron njė drekė pėr nder tė Presidentit Moisiu.
 
 
OSBE: Dhuna nė Kosovė mund tė ishte shmangur nėse mediat vendėse do tė ishin tė kujdesshme
 
Vjenė, 23 prill 2004 - Raportimi i papėrgjegjshėm dhe senzacional i mediave vendore ishte njė nga faktorėt kryesor qė ndikoi nė dhunėn e marsit nė Kosovė, qė la tė vdekur 19 vet. Kėshtu ka thėnė pėrfaqėsuesi i OSBE-sė pėr lirinė e shtypit, Miklosh Harashi. Ai ka shtuar se informimi lidhur me rastin e fėmijėve tė mbytur nė lumin Ibėr i dha shtysė trazirave.
 
Ai e bėri kėtė deklaratė nė njė raport qė i paraqiti Kėshillit Parlamentar tė OSBE-sė prej 55 anėtarėsh nė Vienė. Raporti tėrheq vėmendjen ndaj lajmeve tė medias lidhur me mbytjen e tre fėmijėve nė lumin Ibėr tė Mitrovicės mė 16 mars, qė duket se nuk mbėshteteshin nė burime tė besueshme nė bazė tė normave tė gazetarisė. Z. Harashi thotė se media vendėse i paraqiti mbytjet si vrasje mizore tė motivuara etnikisht.
 
Nė raportin e z. Harashi thuhet se ky mund tė ishte si shkak pėr shpėrthimin e dhunės. Mirėpo, sipas tij, vėnia e sanksionave kundėr mediave pėr njė kohė tė gjatė do tė kishte pasoja tepėr ngegative.

Dokumenti pėrmban gjithashtu edhe 16 rekomandime se si mund tė korigjohen veprimet e tilla nė media nė situata tė ngjashme.
 
 
Shefi i NATO-sė thotė se nuk ėshtė i kėnaqur me pėrparimet e bėra pas trazirave tė marsit nė Kosovė
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - Sekretari i pėrgjithshėm i Aleancės Veriatlantike Jap de hop Skefer, nė pėrfundim tė vizitės nė Prishtinė, nė krye tė njė delegacioni tė NATO-s, nė njė konferencė me gazetarė ka thėnė se nuk ėshtė i kėnaqur me pėrparimet e bėra pas trazirave tė marsit nė Kosovė dhe se ėshtė i zhgėnjyer me udhėheqėsit vendorė, lidhur me "qėndrimin duarkryq" tė tyre, siē u shpreh ai, gjatė trazirave.
 
Skefer me njė fjalor jashtėzakonisht tė ashpėr akuzoi liderėt kosovarė qė nuk kanė bėrė sa duhet dhe nuk e kanė dėnuar me gjuhėn mė tė ashpėr dhunėn e marsit. Skefer ka thėnė se nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm tė rindėrtohen shtėpitė dhe manastiret pasi ato tė jenė djegur, por liderėt kosovarė duhet tė marrin mė shumė pėrgjegjėsi pėr punėn e tyre.

"Shumicė shqiptare, udhėheqje politike, udhėhiqni, merrni vendime, merrni pėrgjegjėsi, dėnoni dhunėn, parandalojeni qė tė mos ndodhė pėrsėri", ka thėnė sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s nė Prishtinė.

Ai tha se ngjarjet e marsit kanė shkatėrruar besimin ndėretnik nė Kosovė dhe se liderėt kosovarė, nė veēanti ata tė shumicės shqiptare, duhet tė punojnė pėr njė dialog tė brendshėm ndėrmjet komuniteteve.

Skefer tha se ata qė krijojnė dhunė, fraksionet ekstremiste tė komunitetit shqiptar, tė mos kenė iluzione qė mund tė arrijnė qėllimet e tyre.

"Forcat paqeruajtėse do tė bėjnė ē'ėshtė e mundur pėr tė vendosur paqen dhe sigurinė nė Kosovė dhe kjo nuk duhet tė vėhet nė dilemė, por nevojitet edhe angazhimi i udhėheqėsve kosovarė qė tė kontribuojnė nė krijimin e njė klime tė paqes", ka thėnė Shefer, duek shtuar se NATO mbėshtet standardet para statusit dhe ky proces nuk ka kthim prapa.

Shefer u bėri thirrje serbėve tė Kosovės qė tė pėrfshihen nė institucionet e vendit dhe se ata nuk mund tė thonė se do tė presin e tė shohin se ēfarė do tė ndodhė, ngase kjo, sipas tij, ėshtė njė ēėshtje shumė e gabuar.
 
 
Ministri Sadriu kėrkon nga Banka Evropiane pėr Zhvillim dhe Rindėrtim mbėshtetje mė tė madhe pėr Kosovėn
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - Ministri i Ekonomisė dhe i Financave, Ali Sadriu, i cili mori pjesė nė Forumin vjetor tė Bankės pėr Zhvillim dhe Rindėrtim nė Londėr, ka zhvilluar njė varg takimesh me personalitete tė vendeve tė ndryshme dhe tė BERZ-it. Nė fokus tė kėtyre takimeve ishin vlerėsimet pėr tė arriturat nė shtetet e Ballkanit Perendimor.

Ministri Sadriu ka thėnė se Kosova tashmė ka hyrė nė rrugėn nė drejtim tė Evropės dhe proceve qė ēojnė drejt familjes evropiane dhe tė integrimeve ekonomike edhe nė rajon. Ai ka pėrcjellė mesazhin e institucioneve tė Kosovės nė kėtė forum tė rėndėsishėm.

Ministri Sadriu ka mirėpritur premtimet qė janė bėrė pėr investime nė tė ardhmen nė Kosovė, duke kėrkuar edhe njė angazhim edhe mė tė madh sidomos nė investimet kapitale tė fushave dhe sektorėve strategjikė, ku mund tė gjenerohen tė hyra si psh. sektorin e energjisė, tė ujėrave, tė hekurudhave dhe kjo do tė ndihmonte inkuadrimin e Kosovės nė korridoret 8 dhe 10.

Pėrfaqėsuesit e Bankės dhe ministri Sadriu u pajtuan qė tė bėhen hulumtime pėr sektorėt ku mund tė investohet.
Takimi vjetor i Bordit tė Guvernatorėve tė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim qė zhvilloi punimet nė Londėr nga datat 18/19 prill 2004 ishte njė rast i veēantė pėr tė theksuar sukseset dhe tė arriturat e kėsaj banke nė Evropėn Qendrore dhe Lindore gjatė periudhės 1991/2003.
 
 
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave kritik ndaj tė gjithėve nė Kosovė
 
Bruksel, 23 prill 2004 - Njė organizatė joqeveritare, me ndikim, ka thėnė se Kosova rrezikon tė shndėrrohet nė Breg Perėndimor tė Evropės, nėse nuk trajtohen shkaqet e dhunės etnike tė muajit tė kaluar.

Nė njė raport tė tij, Grupi Ndėrkombėtar i Krizės kritikoi nė mėnyrė tė posaēme institucionet e pėrkohshme vetėqeverisėse tė Kosovės, duke thėnė se ato nuk janė tė gatshme tė drejtojnė shoqėrinė qė pėrfaqėsojnė dhe u bėri thirrje partive politike shqiptare atje, si dhe administratorėve ndėrkombėtarė qė tė shtypin ekstremistėt shqiptarė e tė shtojnė sigurinė e pakicės serbe.

Drejtori i kėsaj organizate pėr Evropė, Nikolas Uajt, tha pėr BBC-nė se nuk mendon qė dikush nė Kosovė meriton tė kursehet. "Dhuna mėsa e dimė ne ėshtė kryer kryesisht nga shqiptarėt, si individė mendoj edhe spontanisht edhe si pjesėtarė tė grupeve tė organizuara.
 
Por ne jemi mjaft tė sigurt se as sjellja e pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė nuk ishte aq e mirė, sa ka mundur tė jetė. Nė veēanti ne tėrheqim vėmendjen pėr disa dėshtime tė KFOR-it dhe pėr disa fusha specifike ku Kombet e Bashkuara kanė mundur tė veprojnė mė mirė", tha Uajt.

Ai thotė se KFOR-i ka mundur tė jetė dislokuar mė arsyeshėm, nė veēanti pėr tė hequr bllokadat e rrugės nė Ēagllavicė, nė mbrėmjen e gjashtėmbėdhjetė marsit - ky ka qenė njė moment kur KFOR-i ka mund nė fakt tė parandalojė pėrshkallėzimin e situatės.
 
Momenti i dytė ka qenė vendosja e njė pranie mė tė mirė tė sigurisė nė urėn e Mitrovicės mė shtatėmbėdhjetė mars. Ka edhe gabime tė tjera mjaft serioze, ku ėshtė lejuar dhuna e madhe, plaēkitjet dhe djegjet pak a shumė para syve tė ushtarėve tė KFOR-it dhe kėto janė ēėshtje serioze.
 
 
Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu ka vizituar Universitetin e Prishtinės
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu dje pasdite ka vizituar Universitetin e Prishtinės, ku ėshtė takuar me profesorė dhe studentė tė kėtij Universiteti.
 
Presidenti Moisiu edhe me kėtė rast kėrkoi pėrshpejtimin e procesit pėr pėrcaktimin e statusit final tė Kosovės. Ai ka nėnvizuar se Tirana e mbėshtet zgjidhjen e statusit tė Kosovės duke u bazuar nė vullnetin e shprehur tė shumicės, qė do tė thotė pavarėsinė e saj.
 
 
Udhėheqėsit e Kosovės dhe ata ndėrkombėtarė pritėn njė delegacion tė shteteve tė pavarura tė ish-Bashkimit Sovjetik
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - Kryeadministratori Hari Holkeri, presidenti Ibrahim Rugova dhe kryeparlamentari Nexhat Daci, kryeministri Bajram Rexhepi dhe pėrfaqėsuesi i serbėve Oliver Ivanoviq pritėn dje nė takime tė ndara njė delegacion tė kėshillit ndėrparlamentar tė shteteve tė pavarura tė ish-Bashkimit Sovjetik.

Kryesuesi i delegacionit Viktor Ozerov deklaroi se qeveritė dhe parlamentet e kėtyre vendeve do tė njihen me gjendjen aktuale dhe me zhvillimet politike nė Kosovė nė mėnyrė qė nė organizatat ndėrkombėtare ku janė anėtare tė marrin qėndrim lidhur me ēėshtjen e Kosovės dhe me statusin pėrfundimtar tė saj.

Ai shtoi se tė gjithė bashkėbiseduesit e kėtij delegacioni kanė dėnuar unanimisht dhunėn qė ka ndodhur. Z. Harazi ka thėnė se janė tė impresionuar me pėrpjekjet qė ka bėrė Qeveria pėr sanimin e dėmeve materiale tė shkaktuara gjatė kėtyre trazirave duke ndarė fond tė veēantė.
 
 
Nė Shtutgart, tė dielėn mė 25 prill, mbahet njė akademi pėrkujtimore kushtuar Sali Ēekajt
 
Shtutgart, 23 prill 2004 - Dega e LDK-sė nė Gjermani, nė bashkėpunim me nėndegėn e LDK-sė nė Baden-Württemberg organizojnė njė akademi pėrkujtimore me rastin e pesėvjetorit tė rėnies heroike tė heroit Sali Ēekaj, ish-nėnkryetar i Degės sė LDK-sė nė Gjermani dhe komandant i UĒK-sė.

Akademia do tė mbahet mė 25 prill 2004, nė Efsanehalle (Friedrich-List.- Str. 2/1) 70736 Fellbach (Stuttgart) tė Gjermanisė dhe do tė fillojė nė ora 11:00.

Ftohen tė gjithė anėtarėt, simpatizantėt e LDK-sė dhe bashkatdhetarėt e tjerė qė tė marrin pjesė nė kėtė Akademi pėrkujtimore ku do tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit nga Presidenca e Kosovės, Kryesia qendrore e LDK-sė, pjesėmarrės tė luftės nė Kosovė, bashkėluftėtarė e bashkėveprimtarė tė komandatit Sali Ēekaj si dhe udhėheqės tjerė tė LDK-sė e tė komunave tė Kosovės, thuhet nė njė njoftim tė Kėshillit organizativ.
 
 
Nesėr, mė 24 prill, nė Ofenbah tė Gjermanisė pėrkujtohet Ismet Rraci
 
Ofenbah, 23 prill 204 - Organizuar nga qytetarėt e komunės sė Klinės qė jetojnė nė Gjermani, nesėr mė 224 prill, organizohet njė tubim pėrkujtimor pėr Ismet Rracin, ish-kryetar i KK tė Klinės dhe i Degės sė LDK-sė nė Klinė.
Tubimi do tė mbahet nė lokalet e klubit shqiptar "Bashkimi kombėtar" Sandgasse 28 - 36 (afėr Marktplatz) nė Offenbach afėr Frankfurtit dhe do tė fillojė nė ora 11:30.

Ftohen tė gjithė tė interesuarit qė tė marrin pjesė nė kėtė tubim pėrkujtimor, ku pos familjarėve tė Ismet Rracit do tė marrin pjesė edhe Ramė Manaj, kryetar i KK tė Klinės dhe Ymer Rraci, nėnkryetar i Degė sė LDK-sė nė Klinė.
 
 
Filloi ndėrtimi i objektit tė Agjencisė Kosovare pėr Mbrojtjen e Mjedisit
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - Nė kuadėr tė aktiviteteve pėr shėnimin e Ditės Ndėrkombėtare tė Tokės, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Hetem Ēeku bėri pėrurimin e fillimit tė punėve pėr ndėrtimin e objektit tė Agjencisė Kosovare pėr Mbrojtjen e Mjedisit pėr tė cilėn Qeveria italiane ka ndarė 1. 200.000 euro.

Ky objekt po ndėrtohet nė afėrsi tė Institutit Hidrometerologjik tė Kosovės.
 
 
Sot nė Vushtrri do tė rivarrosen 11 kufoma tė shqiptarėve tė vrarė nga forcat serbe
 
Vushtrri, 23 prill 2004 - Sot nė Vushtrri do tė rivarrosen 11 kufoma tė shqiptarėve tė vrarė nga forcat serbe gjatė luftės sė fundit nė Kosovė. Nė shenjė nderimi pėr kėto viktima Kuvendi komunal i Vushtrrisė ditėn e sotme nė kėtė komunė e ka shpallur ditė zie.
 
 
Misioni i UNMIK-ut mbajti njė ceremoni me rastin e pėrcjelljes sė kufomave tė dy oficerėve amerikanė pėr nė SHBA
 
Prishtinė, 23 prill 2004 - Disa qindra policė tė OKB-sė kanė marrė pjesė nė ceremoninė pėrkujtimore pėr nder tė dy policeve amerikane tė vrara nga kolegu i tyre jordanez gjatė njė incidenti nė burgun e Mitrovicės. Misioni i OKB-sė nė Kosovė ka mbajtur njė ceremoni me rastin e pėrcjelljes sė kėtyre kufomave pėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
 
Me kėtė rast shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri, i cili pėrcolli edhe ngushėllimet e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Anan tha se ata qė humbėn jetėn nė Mitrovicė nuk do tė humbin kurrė nga kujtimet tona. Ai shtoi se Misioni pėrkundėr kėsaj tragjedie tė madhe do tė vazhdojė deri nė plotėsimin e detyrave tė caktuara.
 
 
 
Drashkoviq angazhohet pėr gjyqėsi paralele dhe sovranitet paralel nė Kosovė
 
Londėr, 23 prill 2004 - Shefi i ri diplomacisė sė Serbsiė dhe Malit tė Zi Vuk Drashkoviq thotė se krijimi i Kosovės sė pavarur ėshtė i pamundshėm. Sipas tij, njė vendim i tillė do tė ishte nė kundėrshtim me dėshirat dhe tė drejtat e serbėve qė jetojnė nė Kosovė dhe "shumė e rrezikshme" edhe pėr shqiptarėt, ka thėnė Drashkoviq pėr BBC-nė (nė gjuhėn serbe).

I pyetur se cili, sipas tij, do tė ishte statusi pėrfundimtar i Kosovės, Drashkoviq thotė se "me zgjidhjet shumė specifike brenda vetė Kosovės. Me gjyqėsi paralele, ndoshta edhe me sovranitete paralele".

Drashkoviq ka thėnė nė kėtė intervistė se "kontrolli i plotė serb i Kosovės ėshtė i pamundur. Gjithashtu edhe pavarėsia ėshtė e pamundur", thotė ai.
 
 
Nė Tiranė tė pėrndjekurit politikė u pėrplasėn dje me policinė
 
Tiranė, 23 prill 2004 - Nė Tiranė disa dhjetėra ish tė pėrndjekur politikė u pėrplasėn dje me policinė pranė selisė sė Parlamentit tė Shqipėrisė, ku po debatohej njė projektligj pėr dėmshpėrblimin e tyre.
 
Protesta e tyre dje u acarua kur ata mėsuan se socialistėt kėrkonin shtyrjen e aprovimit tė ligjit, qė mė vonė edhe ndodhi. Incidentet nisėn kur njė grup protestuesish tentoi t'i ofrohej hyrjes sė parlamentit e cila mbrohej nga disa gardhe policėsh, forca speciale dhe tė gardes.

Gjatė pėrplasjes pati edhe tė plagosur, ndėrkaq tė paktėn 20 persona u shoqėruan nė komesariat dhe mė pas u liruan.
 
 
Pėrfaqėsues tė Grupit pėrkrahės ndėrkombėtar diskutuan nė Beograd edhe pėr situatėn nė Kosovė
 
Beograd, 23 prill 2004 - Pėrfaqėsues tė Grupit pėrkrahės ndėrkombėtar pėr Kosovėn dhe ministri britanik Mekshejn, gjatė qėndrimit tė djeshėm nė Beograd me zyrtarė tė lartė tė Unionit Serbi - Mali i Zi, diskutuan edhe pėr situatėn nė Kosovė.

Zėvendėsndihmėsja e sekretarit amerikan tė Shtetit pėr Evropėn Keslin Stifens nga Grupi pėr Kosovėn shtroi kėrkesėn qė dhuna nė Kosovė tė mos pėrsėritet mė.
 
 
Shpėrthim nė Tetovė - vetėm dėme materiale
 
Tetovė, 23 prill 2004 - Mbrėmė nė qendėr tė Tetovės, nė selinė e partisė VMRO-DPMNE, ėshtė hedhur njė bombė. Nga shpėrthimi i bombės nuk ka pasur tė lėnduar, por janė shkaktuat dėme materiale nė zyrėn e kėsaj partie dhe nė objektet pėrreth.
 
Pėrfaqėsuesit e VMR0-sė kanė thėnė se incidenti i mbrėmshėm ėshtė nė funksion tė frikėsimit tė qytetarėve dhe demotivimin e anėtarėsisė dhe tė qytetarėve pėr raundin e dytė tė zgjedhjeve presidenciale.
 
 
150 njerėz tė vdekur dhe mbi 1000 tė tjerė tė plagosur nga shpėrthimi nė Korenė e Veriut
 
Seul, 23 prill 2004 - Nga shpėrthimi i trenave nė njė stacion nė Korenė e Veriut janė vrarė 150 njerėz dhe janė plagosur mbi 1000 tė tjerė, njofton Rojter.

Nga shpėrthimi janė shkatėrruar 800 shtėpi, kanė thėnė punėtorėt shėndetėsorė. Nė mesin e tė vrarėve ka edhe nxėnės, sepse nė kohėn e shpėrthimit ata po dilnin nga shkolla.
 
 
Forcat izraelite kanė vrarė njė burrė palestinez
 
Nablus, 23 prill 2004 - Njė burrė palestinez ėshtė vrarė sot (e premte) gjatė njė operacioni izraelit, qė kishte pėr qėllim arrestimin e militantėve tė kėrkuar afėr qytetit Nablus tė Bregut Pderendimor, kanė bėrė tė ditur familja e tė vrarit dhe ushtria izraelite, njofton AFP.
 
Familja e Jaser Abu Limun, 32-vjeēar, ka thėnė se ai ėshtė vrarė aksidentalisht nė Talluza, nė veri tė Nablusit, ndėrsa zėdhėnėsja e armatės ka thėnė se ai ishte pjesėtar i grupit tė katėr militantėve tė kėrkuar dhe anėtar i Hamasit. Gruaja e Abu Lejmunit ka thėnė se ai ishte profesotr universitar dhe nuk njihej pėr pėrcaktimet e tij politike.
 
 
Forcat e sigurimit saudit kanė vrarė tre militantė nė Xheda
 
Rijad, 23 prill 2004 - Forcat e sigurimit saudit kanė vrarė tė pakten tre militantė tė dyshimtė nė njė operacion gjatė natės nė qytetin Xheda, njofton BBCWorld. Njoftimet thonė se luftimet shpėrthyen kur policia kishte rrrethar katėr militantė nė njė bllok banesash pas njė ndjekjeje me makina. Tė dyshimtėt besohet tė jenė militantė islamikė, por nuk ėshtė e qartė nėse ata kanė lidhje me sulmet me bombė tė sė merkurės nė Rijad.
 
 
Forcat izraelite kanė vrarė 3 vajza palestineze
 
Gaza, 23 prill 2004 - Dy vajza palestineze tė moshės katėr dhe 11-vjeēare janė vrarė gjatė njė ndėrhyrjeje tė ushtrisė izraelite nė Rripin verior tė Gazės, njofton BBCWorld. Po kėshtu, bėhet e ditur se edhe njė vajzė 16-vjeēare ėshtė vrarė gjithashtu nė ditėn e tretė tė luftimeve nė Beit Lahia, ku qenė vrarė tė pakten 16 palestinezė dhe qenė plagosur 20 tė tjerė.
 
 
Irak: gjenerali amerikan paralajmėroi kryengritėsit
 
Falluxha, 23 prill 2004 - Marinsat amerikanė po pėrforcojnė pozicionet e tyre pėrreth qytetit irakian tė Falluxhas, pasi njė gjeneral amerikan paralajmėroi kryengritėsit se atyre u kanė mbetur vetėm pak ditė pėr tė dorėzuar armėt, pėrndryshe do tė pėrballen me njė ofensivė tė re.

Gjeneral Xhems Konuei i cilėsoi armėt e dorėzuara deri tani si "mbeturina". Ai tha se ėshtė i shqetėsuar se kryengritėsit nė Falluxha mund ta kenė shfrytėzuar armėpushimin pėr tė pėrforcuar mbrojtjen e tyre.

Lajmet bėjnė tė ditur se 3 mijė e 500 trupa amerikane mbajnė tė rrethuar qytetin, nė pritje pėr tė parė nė se negociatorėt janė nė gjendje t'i bindin kryengritėsit qė tė respektojnė njė marrėveshje tė arritur tė hėnėn.
 
 
Rreth 3 mijė veta u vranė ose u plagosėn nė Korenė e Veriut
 
Seul, 23 prill 2004 - Njė rrjet televiziv nė Korenė e Jugut njoftoi se deri nė 3 mijė veta u vranė ose u plagosėn kur 2 trena qė po transportonin lėndė djegėse u pėrplasėn dhe shpėrthyen nė njė stacion tė Koresė sė Veriut afėr kufirit me Kinėn.

Deri tani, zyrtarė tė Koresė sė Veriut nuk kanė konfirmuar njoftimin e rrjetit televiziv koreano-jugor, Y-T-N. Ky rrjet televiziv dhe mjete tė tjera koreano-jugore tė informimit njoftuan se pėrplasja ndodhi nė Ryongchon, rreth 20 kilometra nė jug tė kufirit me Kinėn.

Agjencia e lajmeve Yonhap e Seulit bėri tė ditur se Koreja e Veriut shpalli gjendjen e jashtėzakonshme nė atė zonė pas incidentit tė djeshėm.

Burimet i thanė agjencisė Yonhap se incidenti ndodhi 9 orė pasi udhheqėsi i Koresė sė Veriut, Kim Jong Il kaloi nė atė zonė pas bisedimeve me zyrtarė kinez nė Pekin.

U njoftua se nė kohėn e pėrplasjes trenat po transportonin karburant dhe gaz natyror.
 
 
Kėshilltarja e Sigurimit Kombėtar amerikan, Rajs informon senatorėt rreth gjendjes nė Irak
 
Uashington, 23 prill 2004 - Kėshilltarja e Sigurimit Kombėtar amerikan, Kondoliza Rajs informoi sot senatorėt rreth gjendjes nė Irak.

Takimet e saj vijnė pas dėshmisė qė dha dje para Kongresit njė zyrtar i lartė i Pentagonit, i cili e vuri nė pikėpyetje koston e konfliktit.

Gjenerali Riēard Mejers, shef i shtatmadhorisė, u tha ligjvėnėsve se shtimi i dhunės po bėn qė kostoja e luftės ta kalojė buxhetin e parashikuar dhe se deri nė fund tė vitit, pėr financimin e trupave nė terren do tė duhen edhe 4 miliard dollarė shtesė.
 
 
Nė Falluxha janė vrarė 36 irakianė
 
Falluxha, 23 prill 2004 - Zyrtarė ushtarakė tė SHBA-sė nė Irak kanė bėrė tė ditur se 36 irakianė janė vrarė nė luftime tė ashpra midis marinsave amerikanė dhe luftėtarėve tė milicisė nė Faluxhah.

Njė zėdhėnės ushtarak amerikan tha se beteja filloi tė mėrkurėn nė mėngjes kur njė grup me rreth 60 luftėtarė irakianė sulmuan marinsat tė cilėt u kundėrpėrgjigjėn me zjarr.

Rreth njė mijė ushtarė tė tjerė amerikanė janė dėrguar nė Faluxhah pėr pėrforcime. Ndėrkohė njė komandant i lartė ushtarak ka thėnė se rreth 45 % e forcave irakiane tė sigurisė kanė kundėrshtuar tė luftojnė pėrkrah forcave amerikane kundėr irakianėve nė Faluxhah dhe nė shtetin jugor tė Naxhafit dhe rreth 10%tė tjerė kanė ndėrruar krahė duke luftuar kundėr trupave tė koalicionit.
 
 
Trupat izraelite kanė vrarė 3 pjesėtarė tė Al Fatahut tė Jaser Arafatit
 
Kelkilia, Bregu Perendimor, 23 prill 2004 Trupat izraelite kanė vrarė sot (e premte) tre pjesėtarė tė Al Fatahut tė Jaser Arafatit nė vazhdėn e dhunės, qė mori jetėn e 25 palestinezėve qė kur Izraeli vrau nė njė atentat liderin e Hamasit, Rantisi, nė javėn e kaluar, njofton Rojter. Incidenti ka ndodhur nė qytetin e Bregut Perendimor, Kelkilia, nė njė kohė tė tensioneve tė ngritura pėr shkak tė planit tė kryeministrit Ariel Sharon lidhur me kibucet izraelite nė Gaza dhe nė Bregun Perendimor.
 
 
Sipas Kryqit tė Kuq, shpėrthimi nė Korenė Veriore ka shkaktuar vdekjen e 54 njerėzve
 
Peking, 23 prill 2004 - Shpėrthimi nė Korenė Veriore, qė besohet tė jetė shkaktuar nga eksplozivet nė vagonat transportues, ka shkatuar vdekjen e 54 njerėzve dhe plagosjen e 1249 tė tjerėve, ka bėrė tė ditur sot (e premte) zėdhėnėsi i Kryqit tė Kuq nė Peking, duke cituar autoritetet verikoreane, njofton Rojter.
 
Ai ka thėnė gjithashtu se 1850 shtėpi dhe 12 ndėrtesa publike janė rrafshuar pėr tokė afėr qendrės sė qytetit Rjongēon, kurse 6350 shtėpi tė tjera kanė pėsuar dėme dhe janė shkatėrruar pjesėrisht. Ndėrkaq nė njoftimet e gjertanishme thuhej se nė kėtė aksident ishin vrarė rreth tre mijė njerėz.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.