|
-
23 prill 2004 / TN
-
-
Nga
Prof.dr.
Gjovalin SHKURTAJ
-
-
Kėto
ditė Shtėpia Botuese ALBAS vuri nė qarkullim librin Kadareja dhe
fjala shqipe, me autor Tefik Caushin dhe prof.dr. Gjovalin Shkurtaj,
nė tė cilin renditet njė fjalės i shkrimtarit me rreth 2000 fjalė tė
rralla ose pak tė pėrdorura, shqipėrime, fjalė tė reja ose kuptime
tė reja tė fjalėve tė njohura, fjalėformime tė gjithfarshme, shumica
e tė cilave nuk gjendet as nė Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe.
Libri hapet me njė studim, nė tė cilin pėrvijohen tiparet kryesore
tė punės fisnikėruese me fjalėn shqipe tė Ismail Kadaresė, duke e
vlerėsuar kėtė si njė kontribut me vlerė tė jashtėzakonshme pėr
kulturėn kombėtare. Mė poshtė po botojmė pjesė nga libri Kadareja
dhe fjala shqipe.
-
-
Shumė
ėshtė shkruar e folur pėr vlerat letrare dhe artistike tė Ismail
Kadaresė. Arsyeja ka qenė dhe mbetet befasimi aq i kėndshėm qė
pėrjetojnė lexuesit nga stili dhe formėsimi gjuhėsor qė ndjen
shkrimtaria e kėtij mjeshtri.
-
-
Nė
mėnyrė tė vecante shquan mjeshtėria e tij nė lėmin e fjalorit. Ai
shkruan nė gjuhėn letrare standarde, cka do tė thotė se u pėrmbahet
po atyre normave drejtshkrimore dhe gramatikore tė shqipes sė sotme,
njėsoj si pjesa dėrmuese e krijuesve shqiptare, porse kjo nuk e
pengon atė aspak pėr tė shprehur vetiakėsinė dhe vecantitė e tij
gjuhėsore.
-
-
E
vecanta e Ismail Kadaresė, pra, mbetet pikėrisht nė fushėn e fjalėve
dhe ka tė bėjė me "lėndėn" qė zgjedh dhe pėrdor ai, me hapėsirat
prej nga vijnė prurjet leksikore dhe mjetet fjalėformuese, por edhe
me atė proces shoshitjeje e shqyrtimi tė pėrhershėm tė kėtij
krijuesi pėr tė shtuar ato lloje fjalėsh e shprehjesh qė u shkojnė
pėr shtat dhe meditimeve tė tij krijuese dhe tematikės qė ai trajton
nė veprat e veta. Ai vėzhgon e dėgjon cfarė thuhet, shfleton dhe
vjel nė dokumente tė mocme tė shqipes, grumbullon dhe pastaj
pėrzgjedh me durim dhe, pavarėsisht nga ato qė nden gjuha nė gjithė
larminė e gjerėsinė e saj, i vihet edhe njė punė tė ngultė
pėrpunuese e krijuese.
-
-
Ismail
Kadareja ėshtė njė fjalėkrijues gjithmonė i vecantė, i etur pėr
rrjedha tė reja tė fjalės. Ai ėshtė njė shoshitės i paepur i
leksikut dhe i frazeologjisė shqiptare; mbledh dhe grumbullon prej
trevave tė ndryshme, por edhe pėrpunon e rikrijon pa u ndalur fjalė,
terma e mėnyra tė thėni qė nuk i kishte mė parė as gjuha e folur
letrare, as letėrsia para tij. Nė mos tjetėr, ai pėrtėrin sadopak
kuptimet dhe pėrdorimet e fjalėve tė njohura, rigjallėron fjalė tė
mocme tė trevave veriore e mė gjerė, lėmon dhe pėrditėson kuptime e
pėrdorime tė tyre dhe, nė pėrgjithėsi, kryen pa u lodhur njė punė
prej zejtari tė sprovuar e tė papėrtuar. Disa studiues e kishin vėnė
re kėtė cilėsi tė stilit e tė ecurisė krijuese tė Kadaresė, por pa u
ndalur enkas e ngultas nė kundrimin, shqyrtimin dhe vlerėsimin qė
meriton.
-
-
Vetėm
studiuesi Tefik Caushi, i cili ėshtė ngulur nė studimin e veprės sė
Ismail Kadaresė, nė mėnyrėn mė tė pėrkushtuar dhe tė thelluar, pasi
ka qėmtuar e vėzhguar pėr kohė tė gjatė edhe fjalėsin e veprave tė
Kadaresė, ka nxjerrė se nė prozėn e tij ka rreth 2000 fjalė dhe
forma a kuptime fjalesh, shumica e tė cilave nuk gjenden nė Fjalorin
e Gjuhės sė Sotme Shqipe. Kur lexova atė pohim dhe fjalėsin e sjellė
prej tij te "Kadareja pėrmes pasqyrave" mė pėrshkroi njė si
drithėrim i pėrzier me kėrshėri e dyshim dhe me vete mendova "shumė
fjalė tė tilla paska, pa tė shohim a ėshtė e vėrtetė qė nuk i ka
Fjalori!"
-
-
Dora-dorės qė kryeja kėtė sprovė pėrqasėse u befasova me atė
hapėsirė tė gjerė dhe me atė prurje tė shumėkahshme qė nden procesi
krijues i pėrzgjedhjes, i fjalėformimit dhe i pėrpunimit tė fjalės
shqipe nė prozėn e Kadaresė. Nė fillim u vura tė shkruaja njė
recension tė hapur pėr librin: "Kadareja pėrmes pasqyrave", me
synimin qė tė ndalesha gjerė nė kėtė cilėsi tė gjuhės sė Kadaresė,
por shpejt e lashė atė pune, sepse libri trajton shumėcka nga jeta
dhe vepra e Kadaresė nė njė plan qė u intereson mė shumė kritikėve,
historianėve tė letėrsisė shqiptare dhe studiuesve tė thelluar,
kurse njė shqyrtim pėr gjuhėn si procedurė e mbrujtjes dhe e
formėsimit tė ideve dhe stilit tė Kadaresė, do t'u duhej nė radhė tė
parė shkollarėve dhe mėsuesve tė shumtė qė ua do puna tė merren ditė
pėr ditė e orė pėr orė me tekste konkrete nga veprat e shkrimtarit.
-
-
Nė
mėnyrė tė vecantė duhet tė shihet se si bėhet "kadareiane" edhe
shumėcka qė ka qenė dhe ėshtė pėrfushė nė dialektet e shqipes, apo
edhe nė letėrsinė shqiptare paravajtėse, por qė kishte mbetur atje e
tulatur dhe e pavėnė re nga krijues tė tjerė, ndėrsa Kadareja, ky
fjalėpėrtėrites dhe figurėgdhendės i pakundshoq, duke i rimarrė e
vėnė me dorė mjeshtri nė ngrehinėn artistike tė prozės sė tij sikur
na "hypnotizon" me atė fantazmagori leksikore tė gjithėnduershme, aq
sa na duket sikur shumėcka aty vjen pėr herė tė parė apo, nė mos
tjetėr, rishtazi dhe shumė e pėlqyeshme.
-
-
Mund
tė thuhet se Kadareja shquhet mė shumė se cilido tjetėr prej
bashkėkohėsve tė vet, pikėrisht pėr prurjet fisnikėruese tė fjalėve
anėsore apo edhe thjesht krahinore e dialektore, shoqėruar edhe me
njė pėrtėritje a shndėrrim tė kuptimeve dhe tė mjeteve fjalėformuese
tė tyre, duke u dhėnė kėshtu njė risim qė tė kujton shkėlqimin e
"rrėgjatėve" (relikave) tė mocme nė dorėn e argjendarėve tė
sprovuar.
-
-
Kėshtu, mund tė pėrmendim se gati nė tė gjitha botimet e kėtij
dhjetėvjecari tė fundit, krahas pėrimtimeve e tėhollimeve tė
panumerta qė ai ndėrmerr nė pėrpunimin e ligjėrimit tė veprave tė
veta, vihet re njė etje e pashuar e Kadaresė pėr fjalė tė trevave
veriore e verilindore. Nė mėnyrė mė tė spikatur duket kjo te "Ra ky
mort e u pamė". Bashkė me lėvrimin e temave qė kanė tė bėjnė me
Kosovėn e luftėn e saj, si dhe pėr kanunin e gjakmarrjen
vėllavrasėse nė malėsitė e Veriut, ai na sjell dhe njė pasuri tė
begatė fjalėsh, kuptimesh, frazeologjizmash, qė mbajnė "aromė gege",
packa se shumė prej tyre, ashtu sic ka hetuar studiuesi Tefik
Caushi, janė edhe tė rralla e mund tė mos gjenden as nė Fjalorin e
Gjuhės sė Sotme Shqipe.
-
-
Ndėrkaq kjo nuk mbetet vetėm nė lėmin e gjuhės sė personazheve apo
nė kufijtė e ngjyresės sė mjedisit. Kjo po, por ai pykėzohet thellė
nė fjalėt e mėnyrat e tė thėnit tė trojeve verilindore dhe merr se
andejmi jo vetėm lėndė tė gatshme (fjalė, frazeologji e figura), por
dhe tharmin e rikrijimit sipas atyre gjedheve. Kėshtu, kur ia hyn
njė shqyrtimi e analize tė ligjėrimit tė veprave tė Ismail Kadaresė
nuk mund tė mos mahnitesh me ate cka gjen aty.
-
-
Nė
mėnyrė tė vecantė duhet tė theksojmė faktin qė Kadareja, pikėrisht
nė moshėn e pjekurisė apo tė kulmit tė tij si krijues, u ėshtė
kthyer e rikthyer edhe veprave tė tij tė mėhershme pėr t'ia shtruar
edhe ato njė pėrditėsimi dhe pėrpunimi gjuhėsor mbi bazėn (e nė
hullinė) e gjedheve dhe tė udhės sė tij tė fjalėkrijimit edhe si
qėllim mirėfilli gjuhėsor, pra jo vetėm si njė punė stili.
-
-
Gjuha
tek Kadareja nuk ėshtė vetėm mjet, por edhe njė mėtim a zotim i tij
parėsor, ndaj tė cilit nė cdo faqe e rresht tė prozės sė tij lė edhe
njė si vragė pėrkushtimi tė thellė. Ideja se shqiptarėt kanė qenė
dhe mbeten pjesė e Evropės dhe evropiane nė shpirt e nė kulturė
vrujon gjithandej nėpėr nėntekstin e prozės sė tij, duke u
pėrthekuar kėndshėm sidomos nėpėrmjet hershmėrisė dhe formave tė
qėmocme mendėsiore e gjuhėsore qė ai qėmton e sjell mjeshtėrisht.
-
-
Le tė
shpresojmė se mundi dhe mėtimi i mbarė i kėsaj nisme t'u vlejė
sadopak shkollarėve e mėsuesve tė gjuhės shqipe e tė letėrsisė
shqiptare. Me siguri prej vlerėsimit e verejtjeve tė tyre ne do tė
nxitemi pėr tė shkruar edhe libra tė tjerė tė kėsaj natyre pėr
autorė tė tjerė qė do ta plotėsojnė mė tej kėtė kolanė.
|
|