|
-
23
prill 2004 / TN
-
-
Ajo qė tė shqetėson mė sė shumti
viteve tė fundit nė institucionet e Kosovės ėshtė edhe fenomeni
tjetėr, i cili nuk ndodh askund nė botėn e qytetėruar. Pikėrisht
personat, tė cilėt kanė bėrė mė sė shumti keqpėrdorime dhe ishin tė
involvuar mė sė shumti nė tenderė, nė vend qė tė suspendoheshin dhe
tė burgoseshin, nė fakt, ata veēse janė avancuar edhe mė shumė,
madje nė institucionet mė tė larta tė vendit
-
-
Bajram MJEKU
-
-
Asnjėherė mė parė se sa nė pesė vjetėt e
fundit nė Kosovė, nuk ėshtė pėrdorur dhe nuk ėshtė konsumuar mė
shumė fjala e huaj tender, qė nė shqip do tė thotė ofertė. Fjalėn
tender e dėgjon gjithkund dhe kudo qė tė jesh. Kjo fjalė pėrdoret
nga ndejat mė tė thjeshta, qoftė edhe nė ndonjė fshat tė thellė
malor e deri nė nivelet mė tė larta tė insitucioneve tė Kosovės.
Fjalėn tender e dėgjon nė shtėpi, nė zyra institucionesh, nė kafene,
nė kino, nė teatėr, thjeshtė gjithkund dhe kurdo.
-
-
Kėshtu, Kosova nga dita nė ditė po
tenderizohet, apo thėnė mė mirė pėrmes tenderėve, nga dita nė ditė
po gėlltitet nga njė pjesė e pavarėsisė sė saj. Ēėshtja ka shkuar aq
larg, sa po ti pyetėsh personat, tė cilėt janė tė involvuar nė
pėrfitime tenderėsh dhe qė pėr fat tė keq nuk janė tė paktė se
njėmend ēkuptim ka fjala tender, meqė nga ky nocion ata kanė
pėrfituar shifra marramendėse tė parave, tė njėjtit persona nuk e
dinė ēdo tė thotė kjo fjalė dhe mbeten si tė nemitur.
-
-
Tenderėt janė ata qė mė sė tepėrmi i
kanė stėrkequr institucionet e Kosovės dhe pothuaj pėr shkak tė
tenderėve, nga dita nė ditė po mbetemi edhe pa institucione qė
funksionojnė. Ky fenomen ka sjellur shumė pasoja deri ne shkarkime
ta zėmė tė shefave tė zyrave tė prokurimit, apo janė suspenduar
pėrkohėsisht derisa tenderi ka kaluar nė favor tė padronit, ku ky i
fundit ka synuar qė ndonjė tė njofshmi tia ofrojė tenderin dhe
nga ky i fundit ta marrė tallin, pėr tė cilin ka synuar.
-
-
Vetėm kur ndahen tenderėt, nė mesin e
atyre qė e ndajnė prenė nuk ekziston kurrfarė partie politike. Ka
ndodhur shpesh qė personalitete tė larta tė partive tė ndryshme
politike nė Kosovė tėrė ditėn janė sharė midis tyre me fjalorin mė
tė vrazhdė nė gazetat e tyre partiake, ndėrkohė qė pikėrisht preja
e tenderėve i ka bashkuar ata nė darka tė ndryshme tė punės!
-
-
Kur nė njė institucion tė Kosovės
shpallen tenderėt pėrmes mediave tė shkruara, pėr tė pėrfituar nga
kėta tenderė angazhohen tė gjithė punėtorėt e tė njėjtit
institucion, pėrkatėsisht angazhohen nga niveli i pastruesve deri ne
nivelet mė tė larta tė udhėheqjes. Ēėshtja ka shkuar aq larg, sa
shumica e zyrtarėve tė cilitdo nivel, pagat e tyre tė vogla i
arsyetojnė gjithnjė me pritje tė gjahut, pėrkatėsisht pėr tė
ndėrmjetėsuar nė ndonjė tender dhe pėr tė pėrfituar para tė gatshme!
-
-
Shumė kompani dhe ndėrmarrje vendore
pikėrisht pėr shkak tė tenderėve edhe kanė falimentuar! Kėto
fenomene kanė ndodhur pėr tė vetmin shkak se pėrqindjen, apo prenė
e gjahut ėshtė dashur ta ndajnė te disa persona, pra pėr tė gjithė
ata persona qė ishin tė involvuar nė tenderė dhe kėshtu shumė
pronarė tė kompanive vendore edhe kanė falimentuar, pasi ata ishin
tė detyruar qė nga xhepi i tyre tė kryejnė projektin e paraparė
sipas tenderit tė shpallur, pasi fitimi i tyre ishte zero-zero
-
-
-
Kush pėrfiton nga tenderėt e vegjėl
dhe tenderėt e mėdhenjė?!
-
-
Kur ėshtė fjala pėr tenderėt e vegjėl
dhe tenderėt e mėdhenjė, pėr tė parėt zakonisht janė pėrfituese
kompanitė vendore, ndėrsa pėr kėta tė fundit gjithmonė fitojnė
kompanitė e huaja, si ta zėmė tenderin pėr renovimin e ish-Bankės sė
Bashkuar nė Prishtinė, me ērast tenderin e ka fituar njė kompani e
huaja, por qė vendorėt gjithnjė janė tė involvuar nė ndėrmjetėsime
tė kėtilla.
-
-
Fenomeni tjetėr denigrues ėshtė edhe ai
i moskryerjeve tė punėve nga kompanitė qė kanė fituar tenderin nė
afat dhe veē kėsaj kryerja e punėve ėshtė bėrė shkel e shko dhe pa
ndonjė pranim teknik. Kėshtu, nga kualiteti i dobėt qė pėrfituesi i
tenderit e ka realizuar projektin, punimet janė dėmtuar shpejtė, si
ta zėmė asfaltimi i rrugėve, apo renovimet e ndėrtesave tė mėdha dhe
kėshtu pėr tė njėjtat projekte intitucionet tona ėshtė dashur qė ta
pėrsėrisin tenderin gjatė vitin vijues!
-
-
Fenomeni i tenderizimit tė Kosovės ka tė
ngjarė qė do tė vazhdojė edhe njė kohė tė gjatė dhe pse jo kur
aktualisht nė Kosovė nuk funksionojnė as gjyqet dhe asnjė
institucion tjetėr, i cili do tė duhej tė ishte obligativ pėr
kontrollimin e kėtyre ēėshtjeve, tė cilat ēojnė drejt
deinstitucionalizimit dhe anarkisė sė Kosovės.
-
-
Me gjithė vėrejtjet e herėpashershme tė
organit qendror rregullativ tė prokurimit dhe njėsive prokuruese nė
institucione tė ndryshme, sėrisht janė vėrejtur dhe janė shėnuar
shkelje procedurash. Shembulli mė eklatant dhe mė i freskėt
njėkohėsisht lidhur me kėtė ėshtė Qendra Klinike Universitare (QKU),
me ērast ėshtė suspenduar drejtori operativ, por qė pas kėtij
suspendimi, edhe kėtu gjėrat do tė heshten dhe do tė vazhdojnė me
avazin e vjetėr.
-
-
Ajo qė tė shqetėson mė sė shumti viteve
tė fundit nė institucionet e Kosovės ėshtė edhe fenomeni tjetėr, i
cili nuk ndodh askund nė botėn e qytetėruar. Pikėrisht personat tė
cilėt kanė bėrė mė sė shumti keqpėrdorime me tenderė, nė vend qė tė
suspendoheshin dhe tė burgoseshin, nė fakt ata veēse janė avancuar
edhe mė shumė madje nė institucionet mė tė larta tė vendit.
-
-
Kėto dhe shumė fenomene tė tjera ndodhin
dhe do tė ndodhin derisa nė Kosovė tė mos sundojė rendi dhe ligji.
Dhe si tė mos ndodhin gjėra tė kėtilla kur prokurorė tė ndryshėm
ecin lirshėm rrugėve tė Prishtinės si tė ishin babaxhanė, derisa
kudo nė botėn e qytetėruar prokurorėt nė relacionin shtėpi-vend i
punės dhe anasjelltas pėrcillen nga njėsite tė policisė speciale!
Ecin lirshėm, pasi edhe ata janė tė involvuar nė gjėra tė kėtilla tė
paligjshme, derisa pikėrisht ata janė tė thirrur qė ta mbrojnė re!
ndin dhe ligjin!
|
|