|

22 prill 2004 / TN
"Zėri i Amerikės" mė 22 prill
2004
Zyrtarė tė lartė ndėrkombėtarė dhe vendės
si dhe disa qindra pjestarė tė policisė sė Kombeve tė Bashkuara nė
Kosovė morėn pjesė nė njė ceremoni tė mbyllur pėrkujtimore, pėr nder
tė dy policeve amerikane tė vrara nga nja njė polic jordanez nė njė
incident nė burgun e Mitrovicės, tė shtunėn e kaluar.
Shefja e zyrės amerikane nė Prishtinė
Marcie Ries tha se duke ardhur nė misionin e tyre nė Kosovė ato e
dinin se do pėrballeshin me rreziqe reale, qė lidhen me punėn e tyre,
por kemi qenė tė tronditur kur ato u qėlluan pėr vdekje madje pėrpara
se tė mund tė fillonin misionin.
Oficeret Kim Bigley dhe Lynn Williams u
vranė nė incidentin e 17 prillit ndėrsa oficerja Gary Weston ėshtė nė
gjendje kritike shėndetėsore.
Nė ceremoninė e sotme shefi I UNMIK-ut
Harri Holkeri tha se kėto vrasje dėshmojnė pėr rreziqet qė personeli I
kėtij Misioni u nėnshtrohen gjatė punės sė tyre pėr paqen drejtėsinė
dhe zhvillimin nė botė.
Edhe zyrtarėt tjerė tė Kombeve tė
Bashkuara thanė se pavarėsisht nga ngjarja e rėndė, policia e Kombeve
tė Bashkuara nuk do tė pushojė sė luftuari kundėr dhunės.
Policia e Kombeve tė Bashkuara ėshtė duke
zhvilluar hetime intensive pėr tė ndricuar rrethanat e vrasjes sė dy
policeve amerikane, incident ku u plagosen edhe 11 pjestarė tė tjerė
tė policisė.
Tė dy oficeret e vrara kishin arritur nė
Kosovė mė 7 prill dhe nė kohėn e vrasjes ishin duke kryer stėrvitjet e
zakonshme nė burgun e Mitrovicės.
Katėr pjestarė tė policisė jordaneze po
mbahen tė arrestuar nė lidhje me incidentin.
|