|
-
Prishtinė, 22 prill 2004 / TN / QIK
- Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova dhe Presidenti i Shqipėrisė u takuan sot nė
mesditė dhe biseduan pėr situatėn aktuale nė Kosovė dhe pėr
marrėdhėniet nė mes tė dy vendeve.
-
Presidenti Rugova pasi shprehu kėnaqėsinė dhe gėzimin e veēantė pėr
takimin me Presidentin e Shqipėrisė Alfred Moisiun, tha se ky ėshtė
njė moment i veēantė pėr tė dhe pėr gjithė popullin e Kosovės.
-
-
Ai tha se nė kėtė takim ėshtė biseduar pėr progresin e
arritur nė Kosovė gjatė pesė viteve, pėr fazat e reja tė zhvillimit
ekonomik, privatizimin, investimet qė duhet tė bėhen pėr tė siguruar
njė zhvillim ekonomik.
-
-
"Biseduam edhe pėr ēėshtjen e integrimeve tė grupeve etnike,
pra me shumicėn nė Kosovė", tha Presidenti Rugova. "Ngjarjet e
marsit pėr ne ishin tė papranueshme dhe i gjykojmė, ndėrkaq
pėrgjegjėsit e tyre duhet tė dalin para drejtėsisė sepse Kosova
ėshtė e vendosur nė vazhdimin e progresit tė vet", theksoi zoti
Rugova, duke shtuar se shumica shqiptare dhe institucionet do t'u
ofrojnė siguri grupeve etnike e minoriteteve.
-
Si temė tė veēantė tė kėtij takimi Presidenti Rugova veēoi
bashkėpunimin ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, pėr tė cilin tha se
duhet tė jetė shumė mė intensiv dhe nė tė gjitha fushat e jetės.
"Aspirata e vendeve tona ėshtė integrimi nė BE, nė NATO dhe nė
miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė", nėnvizoi Presidenti Rugova.
-
"Njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės duhet tė ndodhė sa mė
shpejt, si element kyē pėr qetėsimin e kėsaj pjese tė Evropės dhe tė
botės, e qė do tė pėrshpejtonte proceset e brendshme demokratike
integruese", theksoi zoti Rugova, duke premtuar se do tė vazhdojė
bashkėpunimi me Shqipėrinė nė tė gjitha fushat e jetės, si dhe do tė
bėhen pėrpjekje qė Kosova edhe me fqinjėt e saj tė ketė marrėdhėnie
tė mira.
-
Presidenti Rugova tha se kėrkon edhe mė tutje pėrkrahjen e
Shqipėrisė pėr Kosovėn. Nė kėtė takim, tha ai, konkretisht ėshtė
biseduar edhe pėr realizimin e projektit tė ndėrtimit tė rrugės
Prishtinė - Durrės, e cila do tė jetė njė ngjarje e madhe pėr
integrimin ndėrshqiptar dhe integrimet nė kėtė pjesė tė Evropės, u
shpreh nė fund Presidenti Rugova.
-
Nga ana e tij Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, gjithashtu
shprehu kėnaqėsinė qė takoi Presidentin Rugova nė Prishtinė, sepse
siē tha, "kemi pasur rastin tė takohemi nė vende tė tjera". Pėr
temat qė kishin biseduar nė kėtė takim, zoti Moisiu tha se kishin
patur pikėpamje tė pėrbashkėta pėr kėto ēėshtje.
-
-
"I thashė Presidentit Rugova qė miqtė tanė duhet t'i ruajmė
sepse asnjėherė mė parė nuk kemi pasur miq mė shumė dhe ėshtė lehtė
t'i humbim", tha Presidenti Moisiu. Ai shtoi se duhet pasur kujdes
qė tė bėhet njė politikė e tillė qė tė mos prodhojė kriza, qė tė
ecet pėrpara, duke bashkėpunuar me njėri tjetrin.
-
"Kosova nuk ka kthim prapa. Kjo nuk diskutohet dhe kėtė ia kam thėnė
edhe Holkerit edhe Ananit dhe sa mė shumė tė zgjatet ēėshtja e
zgjidhjes sė statusit tė Kosovės aq mė shumė hapėsirė u lejohet
ekstremistėve tė tė dy krahėve", u shpreh Presidenti Moisiu, duke
shtuar se ky proces ka marrė rrugė dhe do tė shkojė deri nė fund.
-
Nė lidhje me trazirat e marsit, Presidenti Moisiu theksoi "ngjarjet
qė ndodhėn nuk ishin tė mira, por mendoj se ato nuk do tė arrijnė ta
pengojnė zhvillimin e Kosovės". Nga ato ngjarje duhet tė nxirren
mėsime, tha ai, dhe tė gjithė duhet tė punojnė dhe veprojnė pėr tė
ecur pėrpara.
-
Zoti Moisiu tha se ėshtė e nevojshme qė Qeveria e Kosovės tė ketė mė
shumė kompetenca, duke shprehur bindjen se pas ngjarjeve tė marsit
do tė pėrshpejtohet zgjidhja e problemeve.
-
"Me kėtė rast unė i dėshiroj popullit tė Kosovės ditėt mė tė mirat
dhe t'i siguroj se Shqipėria dhe shteti shqiptar gjithmonė do tė
qėndrojė pranė dhe do tė jetė njė avokat i kujdesshėm e tepėr
kėmbėngulės pėr ēėshtjen e Kosovės", nėnvizoi nė fund tė deklaratės
para mediave, Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu.
|
|