| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Takimi
Rugova-Moisiu: Bashkėpunimi ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė tė jetė
shumė mė intensiv
-
Takimi Moisiu-Holkeri: statusi i Kosovės tė zgjidhet sa mė shpejt
-
Skefer tha se
ka ardhur nė Prishtinė pėr ta shprehur pėrkushtimin e NATO-s rreth
proceseve nė Kosovė
-
Asambleja
komunale e Prishtinės dėnon letrat kėrcėnuese ndaj Ismet Beqirit
-
Mitrovicė:
Shkallė e ulėt inkasimit tė tatimit nė pronė, pasojnė masat
-
Delegacioni i lartė i NATO-s mbėrriti nė Prishtinė
-
Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu mbėrriti sot nė Prishtinė
-
Njė
delegacion i lartė i NATO-s nė krye me sekretarin e pėrgjithshėm sot
arrin nė Kosovė
-
Presidenti Rugova priti shefen e re tė Zyrės sė UNHCR-it nė Kosovė
-
NATO
sė shpejti do tė caktojė pėrfaqėsuesin special pėr Kosovėn
-
Qeveria e Kosovės ka debatuar pėr politikėn e standardeve
-
Shkrimtari Riza Sheqiri u takua me ministren e Jashtme tė Suedisė
-
U bė
pėrurimi i shkollės filllore "Meto Bajraktari" nė Prishtinė
-
Pėrfaqėsuesit e policisė ndėrkombėtare nga SHBA-tė dhe nga Jordania
tė pėrfshirė nė konflikt u pajtuan publikisht
-
Novicki vizitoi ashkalinjtė e zhvendosur nė kampin e KFOR-it
-
Mitrovicė: 26 tė burgosur nė grevė urie
-
U
nėnshkrua Memorandumi pėr themelimin e Qendrės informative nė
Bibliotekėn Kombėtare e Universitare
-
Nė
Prishtinė me njė tribunė u shėnua 80-vjetori i lindjes sė Jup
Kastratit
-
Mekshejn ka dėnuar nė Beograd shkatėrrimin e kishave dhe tė xhamive
-
Vendet e Evropės Juglindore nėnshkruan njė deklaratė pėr bashkėpunim
tė ngushtė nė rajon
-
Nė
Shkup janė promovuar 40 oficerė, nė mesin e tyre edhe 13 shqiptarė
-
Bashkimi Demokratik pėr Integrim zyrtarisht pėrkrah kandidaturėn pėr
president tė Cėrvenkovskit
-
Militantėt sauditė tė Al Kaidės kanė marrė pėrgjegjėsinė pėr sulmet
vetėvrasėse nė Rijad
-
Janė
gjetur nėn rrėnoja trupat e pa jetė tė 8 personave
-
Nė
pėrleshjet me trupat izraelite janė vrarė 3 liderė lokalė radikalė
-
Bush
e Ēejni mė 29 prill para Komisionit tė Pavarur
-
A do
tė ketė njė kthesė nė politikėn e SHBA nė Lindjen e Mesme?
-
Rusia kundėrshton rezolutėn pėr Qipron
-
Nė
sulmet e djeshme vetėvrasėse me makina-bombė nė Basra janė vrarė 73
vetė
-
Njerėzit qė qėndrojnė prapa sulmeve vetėvrasėse me makinat-bombė nė
Rijad do tė "digjen nė ferr"
-
Janė
arrestuar 17 vetė pėr lidhje me militantė islamikė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Takimi Rugova-Moisiu: Bashkėpunimi ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė
tė jetė shumė mė intensiv
-
 |
|
-
Prishtinė, 22 prill 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe
Presidenti i Shqipėrisė u takuan sot nė mesditė dhe biseduan
pėr situatėn aktuale nė Kosovė dhe pėr marrėdhėniet nė mes tė
dy vendeve.
-
Presidenti Rugova pasi shprehu kėnaqėsinė dhe gėzimin e
veēantė pėr takimin me Presidentin e Shqipėrisė Alfred
Moisiun, tha se ky ėshtė njė moment i veēantė pėr tė dhe pėr
gjithė popullin e Kosovės. Ai tha se nė kėtė takim ėshtė
biseduar pėr progresin e arritur nė Kosovė gjatė pesė viteve,
pėr fazat e reja tė zhvillimit ekonomik, privatizimin,
investimet qė duhet tė bėhen pėr tė siguruar njė zhvillim
ekonomik.
|
-
-
"Biseduam edhe pėr
ēėshtjen e integrimeve tė grupeve etnike, pra me shumicėn nė
Kosovė", tha Presidenti Rugova. "Ngjarjet e marsit pėr ne ishin tė
papranueshme dhe i gjykojmė, ndėrkaq pėrgjegjėsit e tyre duhet tė
dalin para drejtėsisė sepse Kosova ėshtė e vendosur nė vazhdimin e
progresit tė vet", theksoi zoti Rugova, duke shtuar se shumica
shqiptare dhe institucionet do t'u ofrojnė siguri grupeve etnike e
minoriteteve.
-
Si temė tė veēantė tė kėtij takimi Presidenti Rugova veēoi
bashkėpunimin ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė, pėr tė cilin tha se
duhet tė jetė shumė mė intensiv dhe nė tė gjitha fushat e jetės.
"Aspirata e vendeve tona ėshtė integrimi nė BE, nė NATO dhe nė
miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė", nėnvizoi Presidenti Rugova.
-
"Njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės duhet tė ndodhė sa mė
shpejt, si element kyē pėr qetėsimin e kėsaj pjese tė Evropės dhe tė
botės, e qė do tė pėrshpejtonte proceset e brendshme demokratike
integruese", theksoi zoti Rugova, duke premtuar se do tė vazhdojė
bashkėpunimi me Shqipėrinė nė tė gjitha fushat e jetės, si dhe do tė
bėhen pėrpjekje qė Kosova edhe me fqinjėt e saj tė ketė marrėdhėnie
tė mira.
-
Presidenti Rugova tha se kėrkon edhe mė tutje pėrkrahjen e
Shqipėrisė pėr Kosovėn. Nė kėtė takim, tha ai, konkretisht ėshtė
biseduar edhe pėr realizimin e projektit tė ndėrtimit tė rrugės
Prishtinė - Durrės, e cila do tė jetė njė ngjarje e madhe pėr
integrimin ndėrshqiptar dhe integrimet nė kėtė pjesė tė Evropės, u
shpreh nė fund Presidenti Rugova.
-
Nga ana e tij Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, gjithashtu
shprehu kėnaqėsinė qė takoi Presidentin Rugova nė Prishtinė, sepse
siē tha, "kemi pasur rastin tė takohemi nė vende tė tjera". Pėr
temat qė kishin biseduar nė kėtė takim, zoti Moisiu tha se kishin
patur pikėpamje tė pėrbashkėta pėr kėto ēėshtje.
-
-
"I thashė Presidentit
Rugova qė miqtė tanė duhet t'i ruajmė sepse asnjėherė mė parė nuk
kemi pasur miq mė shumė dhe ėshtė lehtė t'i humbim", tha Presidenti
Moisiu. Ai shtoi se duhet pasur kujdes qė tė bėhet njė politikė e
tillė qė tė mos prodhojė kriza, qė tė ecet pėrpara, duke
bashkėpunuar me njėri tjetrin.
-
"Kosova nuk ka kthim prapa. Kjo nuk diskutohet dhe kėtė ia kam thėnė
edhe Holkerit edhe Ananit dhe sa mė shumė tė zgjatet ēėshtja e
zgjidhjes sė statusit tė Kosovės aq mė shumė hapėsirė u lejohet
ekstremistėve tė tė dy krahėve", u shpreh Presidenti Moisiu, duke
shtuar se ky proces ka marrė rrugė dhe do tė shkojė deri nė fund.
-
Nė lidhje me trazirat e marsit, Presidenti Moisiu theksoi "ngjarjet
qė ndodhėn nuk ishin tė mira, por mendoj se ato nuk do tė arrijnė ta
pengojnė zhvillimin e Kosovės". Nga ato ngjarje duhet tė nxirren
mėsime, tha ai, dhe tė gjithė duhet tė punojnė dhe veprojnė pėr tė
ecur pėrpara.
-
Zoti Moisiu tha se ėshtė e nevojshme qė Qeveria e Kosovės tė ketė mė
shumė kompetenca, duke shprehur bindjen se pas ngjarjeve tė marsit
do tė pėrshpejtohet zgjidhja e problemeve.
-
"Me kėtė rast unė i dėshiroj popullit tė Kosovės ditėt mė tė mirat
dhe t'i siguroj se Shqipėria dhe shteti shqiptar gjithmonė do tė
qėndrojė pranė dhe do tė jetė njė avokat i kujdesshėm e tepėr
kėmbėngulės pėr ēėshtjen e Kosovės", nėnvizoi nė fund tė deklaratės
para mediave, Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu.
-
-
-
Takimi Moisiu-Holkeri: statusi i Kosovės tė zgjidhet sa mė shpejt
-
-
Prishtinė, 22
prill 2004 -
Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, takimin e parė sot nė
Prishtinė, nė selinė e UNMIK-ut, e pati me kryeadministratorin e
Kosovės Hari Holkeri, me ftesė tė tė cilit po e viziton Kosovėn.
-
Presidenti Moisiu pas takimit me Holkerin tha se vonesa e zgjidhjes
sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės u jep hapėsirė veprimi grupeve
ekstremiste nga tė dyja palėt.
-
-
Zoti Moisiu tha se ėshtė
mė mirė qė statusi tė zgjidhet mė shpejt qė ėshtė e mundur. Sipas
tij, statusi i pazgjidhur mund tė jetė mungesė e motivit qė njerėzit
nė Kosovė tė punojnė.
-
Nga ana e tij, Holkeri tha se edhe UNMIK-u ėshtė qė statusi tė
zgjidhet, por mė parė, tha ai, duhet tė pėrmbushen standardet e
pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare.
-
-
-
Skefer tha se ka ardhur nė Prishtinė pėr ta shprehur pėrkushtimin e
NATO-s rreth proceseve nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 22
prill 2004 -
Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Jap de Hop Skefer, i shoqėruar
nga komandanti i forcave tė Aleancės pėr Evropėn, Xhejms Xhons, nga
komandanti i krahut jugor tė NATO-s, Gregori Xhonson dhe nga 26
ambasadorėt e Kėshillit tė NATO-s, po qėndrojnė sot nė Prishtinė.
-
-
Skefer tha se ka ardhur
nė Prishtinė pėr ta shprehur pėrkushtimin e Aleancės rreth proceseve
nė Kosovė, duke shtuar se procesi politik ėshtė vlerėsuar nga NATO
si shumė i rėndėsishėm.
-
"NATO ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė e pėrkushtuar edhe pėr procesin
politik nė Kosovė", tha Skefer dhe theksoi nevojėn pėr angazhimin nė
ēėshtjet siē janė: standardet para statusit, ndėrtimi i njė Kosove
demokratike ku do tė respektohen minoritetet dhe vlerat. Skefer tha
se spreson qė ajo qė ka ndodhur nė mars "nuk mund, nuk duhet dhe nuk
do tė pėrsėritet kurrė mė".
-
Delegacioni i NATO-s kanė vizituar shkollėn e shkatėrruar gjatė
trazirave nė Fushė Kosovė, ku nga komandanti i Brigadės
shumėkombėshe tė Qendrės, Anders Bronstrom, ėshtė njohur me rrjedhėn
e ngjarjeve dhe nevojat aktuale tė KFOR-it.
-
Bronstrom tha se me forcat aktuale mund ta mbrojė shumicėn e
enklavave serbe, por jo edhe t'i vėzhgojė lėvizjet jashtė kėtyre
hapėsirave dhe t'i kontrollojė elementet kriminale. Ai tha se KFOR-i
ka nevojė pėr forca shtesė pėr t'i pėrmbushur detyrat.
-
Delegacioni i NATO-s pasdite do tė takohet me udhėheqėsit
ndėrkombėtarė dhe vendorė.
Pas trazirave tė marsit, NATO-ja ka dėrguar forca shtesė nė Kosovė.
Para ardhjes nė Kosovė Skefer ka thėnė se nė kėtė moment nuk ka
argumente qė tė ndryshohet forca e KFOR-it nė Kosovė.
-
-
-
Asambleja komunale e Prishtinės dėnon letrat kėrcėnuese ndaj Ismet
Beqirit
-
-
Prishtinė, 22
prill 2004 -
Asambleja Komunale e Prishtinės, nė mbledhjen e sotme, dėnoi njėzėri
kėrcėnimet e marra nga AKSH nė adresė tė kryetarit tė Kuvendit
Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri, pėr Deklaratėn e Asamblesė
Komunale tė Prishtinės pėr ngjarjet e 17 dhe 18 marsit, nė tė cilėn
janė dėnuar nė mėnyrė unanime aktet e dhunės. Deklarata nė fjalė
ėshtė aprovuar mė 2 prill tė kėtij viti, nga tė gjithė deputetėt e
Kuvendit Komunal tė tė gjitha subjekteve politike.
-
Njėherėsh Asambleja Komunale e Prishtinės distancohet nga etiketimet
pėr kinse veprimtarinė antikombėtare pėr kryetarin Beqiri.
Pėrkundrazi, pėrbėrja e Asamblesė Komunale konstaton se veprimet e
kryetarit ishin dhe vazhdojnė tė jenė nė vijėn kombėtare dhe nė
interes tė qytetarėve tė Prishtinės dhe mė gjerė, thuhet nė njė
njoftim tė Zyrės pėr informim tė KK tė Prishtinės.
-
-
-
Mitrovicė: Shkallė e ulėt inkasimit tė tatimit nė pronė, pasojnė
masat
-
-
Mitrovicė, 22
prill 2004 -
Regjistrimi i objekteve tė pasurisė sė paluajtshme nė komunėn e
Mitrovicės, ka filluar mė 10 tetor 2002, kur ėshtė startuar me zonėn
e parė, pėr tė vazhduar pastaj edhe nė zonat tjera tė tjera dhe ka
zgjatur deri kah fundi i qershorit tė vitit 2003.
-
Gjatė punės sė vet, zyrtarėt e angazhuar nė kėtė aktivitet kanė
hasur nė disa vėshtėrsi tė ndryshme, siku janė mungesa e
dokumentacionit nė lidhje me pronėn dhe objektet, mungesa e tė
dhėnave kadastrale dhe vjetėrsia e hartave kadastrale, situata
specifike e komunės etj.
-
Mirėpo, edhe pėrkundėr vėshtėrsive tė pranishme, zyrtarėt komunalė
kanė arritur qė tė regjistrojnė 17.744 objekte, prej tė cilave
15.335 janė tė personave fizikė dhe 268 tė personave juridikė.
-
Pas pėrfundimit tė punėve pėrgatitore
rreth implementimit tė pilot programit pėr inkasimin e tatimit nė
prone dhe pas certifikimit tė komunės nga Ministria pėr Financa dhe
Ekonomi, ėshtė punuar nė shtypjen dhe shpėrndarjen e faturave,
kėshtu qė deri mė datėn 19 dhjetor 2003, janė shpėrndarė 14.746
fatura tatimore, ndėrkohė qė 2.998 objekte tė regjistruara nuk i
kanė plotėsuar kriterėt pėr tu ngarkuar me tatim pėr vitin 2003.
-
Shuma e faturave tė lėshuara pėr sipėrfaqėn prej 1.563.095 metra
katrorė, arrin nė 747.548 euro.
-
Mirėpo, interesimi dhe pėrgjegjja e tatimobliguesve ka qenė shumė e
vogėl, sepse nga 14.746 sish, obligimet e tyre ndaj komunės i kanė
kryer vetėm 1.318 ose 8,9 pėrqind. Ndėrkaq, nga shuma e paraparė pėr
grumbullim nga tatimi nė pronė prej 747.548 Euro, janė paguar vetėm
63.104 euro, ose 8,3 pėrqind.
-
Nė krahasim me buxhetin e paraparė prej 345.000 euro pėr vitin 2003,
nga tatimi nė pronė janė realizuar 60.000 euro ose 18 pėrqind,
ndėrkohė qė pjesėmarrja e tė hyrave nga tatimi nė pronė nė krahasim
me tė hyrat e tėrėsishme tė realizuara nė vitin 2003, ėshtė vetėm
pesė pėrqind.
-
Duke patur parasysh gjendjen e kėtillė tė pavolitshme nė inkasimin e
tatimit nė pronė, organet kompetente tė Kuvendit tė Komunės do t'i
ndėrmarrin tė gjitha masat e nevojshme pėr realizimin e obligimeve
tė parapara nga tatimobliguesit, duke kushtėzuar madje edhe kryerjen
e tė gjitha shėrbimeve qė kanė tė bėjnė me pronėn, ndaj atyre qė nuk
i kryejnė kėto obligime.
-
-
-
Delegacioni i lartė i NATO-s mbėrriti nė
Prishtinė
-
-
Prishtinė,
22 prill 2004 -
Delegacioni i lartė i NATO-s, i kryesuar nga sekretari i
pėrgjithshėm, Jap de Hop Skefer, mbėrriti sot nė Prishtinė. Me tė
arritur Skefer deklaroi se dhunė nė Kosovė mė nuk guxon tė ketė dhe
premtoi se NATO do ta ndihmojė procesin politik.
-
-
Udhėheqėsit e Kosovės
kanė pėrgjegjėsi politike qė tė ndihmojnė dialogun e brendshėm nė
bisedimet Prishtinė-Beograd dhe respektimin e minoriteteve, tha ai
me tė arritur nė aeroportin e Prishtinės.
-
Skefer gjatė kėsaj vizite shoqėrohet nga komandanti i NATO-s pėr
Evropė, gjenerali Xhejms Xhons, komandanti i krahut jugor tė forcave
aleate pėr Evropėn Juglindore, Gregori Xhonson dhe ambasadorėt e 26
vendeve anėtare tė NATO-s.
-
Vizita e kėtij delegacioni tė NATO-s ka pėr qėllim vlerėsimin e
situatės sė pėrgjithshme tė sigurisė nė Kosovė.
-
Delegacioni i NATO-s do tė ketė takime me udhėheqėsit vendorė dhe tė
UNMIK-ut.
-
-
-
Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu mbėrriti sot nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 22
prill 2004 -
Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė Alfred Moisiu mbėrriti sot nė
Prishtinė pėr njė vizitė dyditėshe. Me tė arritur nė aeroportin e
Prishtinės, Presidenti Moisiu deklaroi se ndiehet i lumtur qė po
viziton Kosovėn dhe ndodhet nė mesin e bashkėkombasve tė tij.
-
Presidenti i Shqipėrisė po e viziton Koosvėn me ftesė tė shefit tė
UNMIK-ut Hari Holkeri.
-
Zoti Moisiu takimin e parė sot do ta ketė me kryeadministratorin e
Kosovės Hari Holkeri. Ndėrkaq, nė orėn 11.40 do tė takohet me
Presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, e pastaj me kryeparlamentarin
Nexhat Daci dhe me Kryesinė dhe shefat e grupeve parlamentare nė
Kuvendin e Kosovės.
-
-
-
Njė delegacion i lartė i NATO-s nė krye me sekretarin e pėrgjithshėm
sot arrin nė Kosovė
-
-
Bruksel, 22
prill 2004 - Njė
delegacion i lartė i Aleancės Veriatlantike i pėrbėrė nga sekretari
i pėrgjithshėm Jap de Hop Skefer, komandanti i NATO-s pėr Evropė,
gjenerali Xhejms Xhons, komandanti i krahut jugor tė forcave aleate
pėr Evropėn Juglindore, Gregori Xhonson dhe ambasadorėt e 26 vendeve
anėtare tė NATO-s sot arrijnė pėr njė vizitė njėditore nė Kosovė.
-
-
Qėllimi i kėsaj vizite
ėshtė vlerėsimi i situatės sė pėrgjithshme tė sigurisė nė Kosovė.
Delegacioni i NATO-s do tė ketė takime me udhėheqėsit vendorė dhe tė
UNMIK-ut.
-
-
-
Presidenti Rugova priti shefen e re tė Zyrės sė UNHCR-it nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 22
prill 2004 -
Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot nė njė takim
znj. Paskal Moro (Pascale Moreau), shefe e re e Zyrės sė UNHCR-sė nė
Kosovė. Nė takim ishte i pranishėm edhe shefi i deritashėm i kėsaj
zyre, z. Moriane.
-
Presidenti Rugova ēmoi punėn e misionit tė UNHCR-sė nė Kosovė dhe
rolin e shefit tė deritanishėm, ndėrsa shprehu pėrkrahjen pėr punėn
e mėtejshme tė kėsaj zyre.
-
Duke folur pėr gjendjen aktuale nė Kosovė dhe pėr perspektivėn,
Presidenti Ibrahim Rugova theksoi se njohja ndėrkombėtare e
pavarėsisė sė Kosovės do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe do
tė siguronte mundėsi pėr zhvillim mė tė shpejtė demokratik e
ekonomik tė vendit tonė. Pavarėsia e vendit do tė ndihmonte edhe nė
pėrshpejtimin e proceseve integruese brenda shoqėrisė, duke
pėrfshirė integrimin e plotė tė minoriteteve, ka theksuar Presidenti
Rugova.
-
-
-
NATO sė shpejti do tė caktojė pėrfaqėsuesin special pėr Kosovėn
-
-
Bruksel, 22
prill 2004 - NATO
sė shpejti do tė caktojė pėrfaqėsuesin e vet special pėr Kosovėn, i
cili do tė merrej me ēėshtje politike qė kanė tė bėjnė me Kosovėn,
citohen tė kenė thėnė burimet e aleancės nė Bruksel.
-
-
Thuhet se NATO ėshtė e
interesuar qė tash tė involvohet mė shumė nė proceset politike nė
Kosovė dhe se Kėshilli i Pėrhershėm i NATO-s ėshtė seriozisht duke e
shqyrtuar mundėsinė e emėrimit tė pėrfaqėsuesit.
-
-
Ky i dėrguar i NATO-s do
tė merrte pjesė nė tė gjitha proceset qė kanė tė bėjnė me aspektin
politik, pėrfshirė kėtu punėn e Grupit tė Kontaktit, ndėrkaq
komandanti i KFOR-it do tė vazhdonte tė merret me ēėshtjet e
sigurisė.
-
-
-
Qeveria e Kosovės ka debatuar pėr politikėn e standardeve
-
-
Prishtinė, 22
prill 2004 -
Qeveria e Kosovės nė mbledhjen e djeshme ka debatuar pėr politikėn e
standardeve, pėr bashkėpunimin e institucioneve tė Kosovės me
UNMIK-un me qėllim tė krijimit tė njė ambienti demokratik nė Kosovė.
-
-
Nė kėtė takim,
kryeministri Rexhepi ka njoftuar pėr zhvillimet aktuale nė vend me
theks tė veēantė rreth planit pėr implementimin e standardeve,
ēėshtjes sė bartjes sė kompetencave nga institucionet ndėrkombėtare
tek ato vendore, si dhe pėr nevojėn e vazhdimit tė procesit tė
privatizimit.
-
-
Rexhepi gjithashtu ka
referuar para anėtarėve tė Qeverisė rreth takimeve me pėrfaqėsuesit
e qeverive tė vendeve tė Grupit tė Kontaktit, tė BE-sė dhe tė
NATO-s. Qeveria ka miratuar edhe njė varg projektligjesh dhe
projektudhėzimesh tė tjera.
-
-
-
Shkrimtari Riza Sheqiri u takua me ministren e Jashtme tė Suedisė
-
-
Stokholm, 22
prill 2004 - Nė
qytetin Karlskrona tė Suedisė, ministrja e Suedisė e Punėve tė
Jashtme, Laila Freivalds, zhvilloi njė takim me pėrfaqėsuesit e
mėrgimtarėve. Me kėtė rast shkrimtari nga Kosova Riza Sheqiri, i
cili prej vitesh jeton dhe vepron nė Karlskrona, pati njė takim me
ministren Freivalds.
-
Shkrimtari Sheqiri e njoftoi ministren Freivalds pėr punėn dhe
veprimtarinė e shqiptarėve nė qytetin Karlskrona si dhe pėr synimet
e njė integrimi mė tė mirė nė shoqėrinė suedeze. Kjo, theksoi ai, po
bėhet me mėsimin e gjuhės, me zėnie tė punės dhe me zhvillimin e
kulturės.
-
Sheqiri falėnderoi ministren suedeze pėr tė gjitha tė mirat qė
Suedia u ka ofruar shqiptarėve, kėtu dhe nė Kosovė dhe nė shenjė
falėnderimi i dorėzoi librin e vet nė shqip e suedisht "Zemėr krejt
dashuri".
-
Nė fund tė kėtij takimi shkrimtari Sheqiri i dorėzoi ministres
Freivalds njė apel ku kėrkohet qė Suedia tė pėrdorė autoritetin e
vet nė tė gjitha nivelet vendimarrėse ndėrkombėtare pėr tė njohur sa
mė parė pavarėsinė e Kosovės.
-
-
-
U
bė pėrurimi i shkollės filllore "Meto Bajraktari" nė Prishtinė
-
-
Prishtinė, 22
prill 2004 - Me njė
solemnitet, dje u bė pėrurimi i godinės sė rinovuar tė shkollės
filllore "Meto Bajraktari" nė Prishtinė. Kėtė projekt, i cili ka
kushtuar 410 mijė euro, e ka investuar Qeveria e Kosovės, nė kuadėr
tė njė projekti pėr ndėrtimin e shkollave nė shtatė qendra tė
Kosovės.
-
Pėrurimin e kėtij objekti e bėri Kryeministri i Kosovės Bajram
Rexhepi dhe ministri i Arsimit Rexhep Osmani. Drejtori i shkollės
Munish Hyseni tha se qė nga viti 1954 kur ėshtė ndėrtuar kjo shkollė
nuk ka pasur investime. Ai e falėnderoi Qeverinė pėr kėtė investim.
-
Kryeministri Rexhepi pėrsėriti edhe njėherė qėndrimin e tij se
Qeveria e Kosovės do tė ketė prioritet zhvillimin e arsimit, i cili
sipas tij do tė jetė gradual.
-
Nė kėtė pėrurim mori pjesė edhe kryetari i Komunės sė Prishtinės
Ismet Beqiri. Ėshtė bėrė e ditur se sė shpejti do tė pėrurohet edhe
njė shkollė e re nė Prishtinė, pėrkatėsisht nė "Kodrėn e Trimave".
-
-
-
Pėrfaqėsuesit e policisė ndėrkombėtare nga SHBA-tė dhe nga Jordania
tė pėrfshirė nė konflikt u pajtuan publikisht
-
-
Prishtinė, 22
prill 2004 -
Pėrfaqėsuesit e policisė ndėrkombėtare nga Shetet e Bashkuara dhe
nga Jordania tė pėrfshirė nė konfliktin qė ndodhi nė burgun e
Mitrovicės ku janė vrarė tre policė u pajtuan dje publikisht.
-
-
Pasi kanė shprehur
keqardhje pėr shkak tė incidentit, policėt janė pėrqafuar para
kamerave dhe kanė porositur se misioni qė pėrbėhet nga 53 vende
ėshtė njė rast unik nė botė. Detaje lidhur me konfliktin e policėve
nuk janė dhėnė as nė konferencėn e djeshme pėr gazetarė.
-
-
-
Novicki vizitoi ashkalinjtė e zhvendosur nė kampin e KFOR-it
-
-
Vushtrri, 22
prill 2004 -
Ombudspersoni i Kosovės, Marek Antoni Nowicki me bashkėpuntorėt e
tij, dje me kėrkesėn e tyre, vizitoi ashklalinjtė e zhvendosur tė
cilėt gjinden nė kampin e KFOR-it Franēez nė fshatin Novosellė afėr
Vushtrisė.
-
Gjatė diskutimit disa orėsh nė lidhje me situatėn e Ashkanlinjvė pas
dhunės qė shpėrtheu nė muajin mars, ėshtė kuptuar se si pasojė e
kėtyre trazirave nga Vushtrria ishin zhvendosur 250 ashkalinj,
shtėpitė e cilėve janė djegur, kėshtu qė, ata nuk besojnė se do tė
mund tė kthehen nė shtėpit e tyre.
-
Ashkalinjtė kėrkuan nga komuniteti ndėrkombėtarė qė tė ua mundėsojė
emgrimin e pėrkohshėm nga Kosova, pėr faktin se ata nuk munden tė
qėndrojnė gjatė nė kampin ushtarak, duke pasur parasysh se nė mesin
e tyre ka shumė fėmijė dhe njerėzė tė sėmur.
-
Ombudspersoni i Kosovės u premtoi se lidhur me kėrkesat e tyre do
t'i informoj institucionet kompetente vendore dhe ndėrkombėtare, po
ashtu do tė ua mundėsojė takimin me pėrfaqėsuesit e mediave.
-
-
-
Mitrovicė: 26 tė burgosur nė grevė urie
-
-
Mitrovicė, 22
prill 2004 -
Zyrtarėt e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė thonė se 26 tė burgosur nė
Mitrovicė janė nė grevė urie nė shenjė proteste ndaj vonesave nė
procesin e apelit tė dy tė burgosurve tė shpallur fajtorė nėn akuzat
pėr krime lufte.
-
Njė zėdhėnės i administratės sė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė thotė
se tė burgosurit e filluan grevėn e urisė tė martėn nė mbrėmje.
-
Me sa duket ata janė zemėruar nga koha e gjatė qė ka kaluar para se
Gjykata e Lartė e Kosovės tė fillojė procesin e apelit pėr tė
dėnuarit Miroslav Vukoviq dhe Veselin Beshoviq.
-
Vukoviq u dėnua nė vitin 2002 me 12 vjet burgim pėr krime lufte.
Procesi i apelimit tė dėnimit tė tij ėshtė planifikuar pėr nė muajin
maj. Beshoviq u dėnua me shtatė vjet burgim qershorin e kaluar.
Gjykata ende nuk ka caktuar datėn e apelimit tė dėnimit tė tij.
-
Zėdhėnėsi i Kombeve tė Bashkuara tha se sistemi gjyqėsor i Kosovės
ėshtė i mbingarkuar dhe shtoi se ēėshtje tė tilla tė ndėrlikuara
duhet tė shqyrtohen me kujdes.
-
-
-
U
nėnshkrua Memorandumi pėr themelimin e Qendrės informative nė
Bibliotekėn Kombėtare e Universitare
-
-
Prishtinė, 22
prill 2004 - Dje ka
vazhduar manifestimi kulturor "Java e bibliotekės", e organizuar nga
Biblioteka Kombėtare e Universitare e Kosovės dhe nga Zyra e
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė Prishtinė.
-
-
Me kėtė rast dje ėshtė
bėrė nėnshkrimi i aktit tė Memorandumit ndėrmjet UNDP-sė, Program
pėr Zhvillim i OKB-sė, Kuvendit tė Kosovės dhe Bibliotekės Kombėtare
Universitare pėr themelimin e Qendrės informative pėr qeverisje
parlamentare nė Bibliotekėn Kombėtare Universitare tė Kosovės.
-
-
Ngjarje tjetėr e
rėndėsishme ishte edhe donacioni i librave pėr Bibliotekėn Kombėtare
Universitare tė Kosovės me ē'rast u dhurua gazeta Rilindja e botuar
nė Tiranė, pastaj arkivi i shkrimatarit Josip Rela, disa botime tė
UNDP-sė, si dhe disa botime tjera tė aktiviteteve tė OKB-sė.
-
-
-
Nė
Prishtinė me njė tribunė u shėnua 80-vjetori i lindjes sė Jup
Kastratit
-
-
Prishtinė, 22
prill 2004 - Dega e
gjuhėsisė, sektori i dialektologjisė i Institutit Albanologjik nė
80-vjetorin e lindjes sė Jup Kastratit e mbajti njė tribunė
shkencore me temė: "Jup Kastrati dhe albanologjia".
-
-
Nė njė periudhė prej 60
vjetėsh profesor Jup Kastrati ka bėrė njė punė titaniku nė fushėn e
kėrkimeve e tė studimeve tė albanologjisė me mbi 40 vepra tė botuara
dhe tė ribotuara, pastaj studimeve letrare e historike,
bibliografike e tė tjera, u tha nė kėtė tribunė.
-
-
-
Mekshejn ka dėnuar nė Beograd shkatėrrimin e kishave dhe tė xhamive
-
-
Beograd, 22
prill 2004 -
Ministri britanik pėr Evropėn Denis Mekshejn gjatė qėndrimit nė
Beograd ka dėnuar shkatėrrimin e kishave nė Kosovė dhe tė xhamive nė
Beograd dhe nė Nish, duke u bėrė thirrje poltikanėve qė tė mos
lejojnė qė diēka e tillė tė pėrsėritet.
-
-
Mekshejn ka vizituar
xhaminė e shkatėrruar nė Beograd dhe ka deklaruar se kishat dhe
xhamitė janė pjesė e kulturės dhe e historisė sė Evropės dhe
patjetėr duhet tė mbrohen. "Djegia e kishave dhe e xhamive ėshtė
tragjedi, kurse politikanėt qė i mbrojnė kryesit e veprave tė tilla
i bėjnė dėm imixhit tė sebėve.
-
-
Qeveria britanike dhe
vendet demokratike evropiane shpresojnė qė liderėt e Serbisė do tė
gjejnė mėnyrėn qė ajo tė bėhet njė vend evropian dhe se do tė lėrė
pas vetes tė keqen e viteve '90", ka thėnė Mekshejn, njoftojnė
mediat serbe.
-
-
-
Vendet e Evropės Juglindore nėnshkruan njė deklaratė pėr bashkėpunim
tė ngushtė nė rajon
-
-
Sarajevė, 22
prill 2004 - Nė
pėrmbyllje tė takimit tė tyre nė Sarajevė, shefat e shteteve apo tė
qeverive tė Procesit pėr bashkėpunim nė Evropėn Juglindore e kanė
nėnshkruar mbrėmė Deklaratėn, me tė cilėn e mbėshtesin bashkėpunimin
e mėtejshėm tė shteteve tė rajonit nė tė gjitha segmentet.
-
-
Sipas fjalėve tė
kryesuesit tė Kryesisė sė BeH, Sulejman Tihiq, shtetet e rajonit,
individualisht dhe bashkė, kanė treguar se po e ndryshojnė imazhin
pėr rajonin e prapambetur, problematik dhe konfliktuoz tė Ballkanit
dhe se Evropa Juglindore po bėhet rajon i tolerancės dhe respektimit
tė ndėrsjellė.
-
-
Shtetet pjesėmarrėse nė
samit e kanė shprehur pėrkrahjen e plotė te BeH dhe bashkimit SMZ nė
rrugėn pėr pranim nė Partneritetin pėr Paqe, gjithashtu ėshtė
pėrshėndetur edhe vendimi i Qeverisė sė Kroacisė pėr anėtarėsim tė
plotė nė Procesin pėr bashkėpunim. Gjatė njė viti tė ardhshėm
kryesimin e Procesit pėr bashkėpunim do ta ushtrojė Rumania.
-
-
-
Nė
Shkup janė promovuar 40 oficerė, nė mesin e tyre edhe 13 shqiptarė
-
-
Shkup, 22 prill
2004 - Nė Shkup
janė promovuar 40 oficerė tė Armatės maqedonase. Sipas Ministrisė
maqedonase tė Mbrojtjes shkollimin pėr oficerė e kanė mbaruar 30
maqedonas, 13 shqiptarė, 3 serbė, dy vlleh dhe njė turk.
-
-
-
Bashkimi Demokratik pėr Integrim zyrtarisht pėrkrah kandidaturėn pėr
president tė Cėrvenkovskit
-
-
Shkup, 22 prill
2004 - Nė Maqedoni
Bashkimi Demokratik pėr Integrim zyrtarisht pėrkrah kandidaturėn pėr
president tė Branko Cėrvenkovskit. Gėzim Ostreni i tha BBC se pėr
kėtė pėrkrahje nuk ėshtė bėrė marrėveshje pėr ndarje tė reja tė
ekzekutivit ndėrmjet partisė sė tij dhe partnerit tė koalicionit
LSDM-sė, qė e kandidon z. Cėrvenkovski.
-
-
Z. Ostreni megjithatė
nuk pėrjashtoi mundėsinė qė me krijimin e njė qeverie tė ri BDI tė
marrė nėn drejtim ministri tė tjera. Ai tha se nėse Cėrvenkovski
zgjedhet president, atėherė edhe nė kėtė institucion do tė kėtė
pėrfaqėsim tė drejtė tė shqiptarėve prej 25 pėr qindėsh.
-
-
-
Militantėt sauditė tė Al Kaidės kanė marrė pėrgjegjėsinė pėr sulmet
vetėvrasėse nė Rijad
-
-
Dubai, 22 prill
2004 - Militantėt
sauditė tė Al Kaidės kanė marrė pėrgjegjėsinė pėr sulmet vetėvrasėse
nė kryeqytetin saudit Rijad, qė patėn nė shenjestėr ndėrtesėn e
Komandės sė forcave qeveritare tė sigurimit, ku humbėn jetėn tė
pakten katėr vetė dhe u plagosėn 148 tė tjerė, njofton Rojter.
-
-
Ata janė zotuar edhe pėr
sulme tė tjera me bomba kundėr simboleve qeveritare. Nė deklaratėn e
grupit Al Haramain Brigades, qė e merr pėrgjegjėsinė pėr kėto akte,
tė publikuar nė tė pakten dy vebsajte islamiste, thuhet se ata
ndjekun rrugėn e Osama bin Ladenit kundėr autoriteteve qeveritare
saudite.
-
-
-
Janė gjetur nėn rrėnoja trupat e pa jetė tė 8 personave
-
-
Ēikago, 22
prill 2004 - Janė
gjetur nėn rrėnoja trupat e pajetė tė tetė personave, tė cilėt ishin
strehuar nė bodrum tė njė ndėrtese tė njė restorani nga tornadot e
fuqishme tė djeshme, qė kanė goditur shtetin Illinois tė SHBA-ve,
kanė bėrė tė ditur sot (e enjte) autoritetet, njofton Rojter.
-
-
-
Nė
pėrleshjet me trupat izraelite janė vrarė 3 liderė lokalė radikalė
-
-
Xhenin, 22
prill 2004 - Tre
liderė lokalė radikalė palestinezė tė Brigadave tė Martirėve Al Aksa
janė vrarė nė pėrleshjet e sotme nė agim me trupat izraelite nė
Bregun Perendimor, kanė bėrė tė ditur burimet e dy palėve
ndėrluftuese, njofton AFP. Luftimet janė zhvilluar pasi 20 automjete
tė blinduara, pėr fshirė edhe tanket, kishin rrethuar njė shtėpi nė
Tulkarem, ku ishin strehuar tė tre militantėt, ka thėnė burimi i
sigurimit palestuinez.
-
-
Vdekja e tyre e ngre nė
3,930 numrin e tė vrarėve, qė kur ka filluar intifada palestineze mė
2000, nga tė cilėt 2961 palestinezė dhe 899 izraelitė.
-
-
-
Bush e Ēejni mė 29
prill para Komisionit tė Pavarur
-
-
Uashington, 22
prill 2004 -
Presidenti Bush dhe nėnpresidenti Dik Ēejni do tė dalin mė 29 prill
para Komisionit tė Pavarur qė po heton sulmet terroriste tė 11
shtatorit tė vitit 2001. Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė tha se zoti
Bush dhe zoti Ēejni do tė takohen privatisht tė enjten e javės sė
ardhshme nė Shtėpinė e Bardhė, me tė gjithė anėtarėt e Komisionit.
-
Nė dėshmitė para publikut, ky Komision ka ngritur pyetjen nė se
administrata e presidentit Bush dhe ajo e presidentit Klinton mund
tė kenė marrė masat e nevojshme pėr tė parandaluar sulmet e vitit
2001, gjatė tė cilave humbėn jetėn mė tepėr se 3 mijė njerėz.
-
-
-
A
do tė ketė njė kthesė nė politikėn e SHBA nė Lindjen e Mesme?
-
-
Uashingon, 22
prill 2004 -
Vendimi i Presidentit Bush pėr miratimin e planit tė kryeministrit
izraelit Ariel Sharon pėr tėrheqjen nga Gaza tė Forcave izraelite ka
ngritur pyetjet se a do tė thotė kjo se kemi tė bėjmė me njė kthesė
nė politikėn e Shteteve tė Bashkuara dhe cili do tė jetė ndikimi i
saj?
-
-
Nė rast se kemi tė bėjmė
me kthesė, thonė disa ekspertė, kjo mund ta dėmtojė edhe mė shumė
imazhin e Shteteve tė Bashkuara nė botėn myslimane.
-
Dhjetra mijėra palestinezė protestuan tė dielėn nėpėr rrugėt e
Gazės, pėr tė shprehur dėshpėrim pėr vrasjen e udhėheqėsit Hamas
Abdel Aziz Rantisi, me zotimin se do tė hakmerren pėr vrasjen.
-
-
Udhėheqėsi i sapoemėruar
i grupit ekstremist palestinez u vra gjatė njė sulmi izraelit me
raketa, vetėm disa javė pas vrasjes nė tė njejtėn mėnyrė tė
paraardhėsit tė tij, Sheikut Ahmed Yassin. Vrasjet janė pjesė e njė
fushate tė vazhdueshme tė Izraelit kundėr grupit Hamas.
-
-
-
Rusia kundėrshton rezolutėn pėr Qipron
-
-
Nju Jork, 22
prill 2004 - Russia
ka vėnė veton kundėr njė projektrezolute tė Kėshillit tė Sigurimit
tė Kombeve tė Bashkuara, nė tė cilėn paraqiteshin planet e OKB-sė nė
fushėn e sigurisė nėse qipriotėt do tė votojnė pro planit pėr
ribashkimin e ishullit nė referendumet e sė shtunės.
-
Rezoluta u mbėshtet nga 14 anėtarėt e KS-sė, por jo nga Rusia.
-
Pas tre ditėve me bisedime, anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit nuk
arritėn tė binin dakord pėr rezolutėn, e cila do tė rikonfirmonte
hapat qė do tė ndėrmerrte OKB-ja nėse qipriotėt do tė votonin
pro-bashkimit.
-
-
-
Nė
sulmet e djeshme vetėvrasėse me makina-bombė nė Basra janė vrarė 73
vetė
-
-
Basra, Irak, 22
prill 2004 -
Dhembja dhe zemrata janė tė mėdha sot (e enjte) nė familjet e 73
personave, tė vrarė dje nė sulmet me makinat-bombė nė qytetin jugor
irakian, Basra, njofton Rojter.
-
-
Pesė nga 99 personat e
plagosur nė pesė shpėrthimet nė tri stacionet policore, kanė vdekur
gjatė natės, kanė thėnė burimet spitalore. Kėshtu, numri i
pėrgjithshėm i tė vrarėve ėshtė ngritur nė 73 sish.
-
-
-
Njerėzit qė qėndrojnė prapa sulmeve vetėvrasėse me makinat-bombė nė
Rijad do tė "digjen nė ferr"
-
-
Rijad, 22 prill
2004 - Kleriku mė i
lartė i Arabisė Saudite ka thėnė sot (e enjte) se njerėzit qė
qėndrojnė prapa sulmeve vetėvrasėse me makinat-bombė nė Rijad do tė
"digjen nė ferr" pėr vrasjen e muslimanėve tė pafajshėm nė kėto
sulme, tė cilat, siē ka thėnė vetė, i ka kryer njė grup militant i
lidhur me Al Kaidėn, njofton Rojter.
-
Fillimisht dėshmitarėt dhe personeli mjekėsor kishin deklaruar se
ishin vrarė 10 vetė, pėrfshirė edhe dy pjesėtarė tė sigurimit, por
Ministria saudite e Brendshme pastaj kishte shpallur se janė vrarė 4
vetė, kurse janė plagosur 148. Kėto sulme i kanė dėnuar edhe shumė
qytetarė tė njohur tė Arabisė Saudite.
-
-
-
Janė arrestuar 17 vetė pėr lidhje me militantė islamikė
-
-
Kabul, 22 prill
200 - Nė
Kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, janė arrestuar 17 vetė tė
dyshimtė se kanė planifikuar sulme kundėr caqeve qeveritare dhe tė
tė huajve, kanė bėrė tė ditur sot (e enjte) zyrtarėt, njofton
BBCWorld.
-
-
Arrestimet janė bėrė nė
dy operacione policore, nė tė cilat janė zbuluar edhe mjete
shpėrthyese, kanė bėrė tė ditur policia vendore dhe paqeruajtėsit e
NATO-s. Ata janė arrestuar nėn dyshimin pėr lidhje me militantė
islamikė dhe tash ndodhen nė burg.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|