|
22
prill 2004 / TN
Ēerēiz LOLOĒI
-
Rrėfim i paturpshėm Junichiro Tanizaki
-
Pėrktheu Helena Kadare
-
Shtėpia Botuese Doruntina
-
Ēmimi 5 lekė
-
Kush ėshtė autori i librit?
Junichiro Tanizaki u lind nė Tokio mė 24 korrik 1886. Mė 1910, kur
ishte ende student nė Universitetin e Tokios, ai botoi novelėn
Tatuazh, njė tregim mizor, shkruar me njė stil tepėr tė rafinuar, qė
i solli atij sukses dhe e bėri tė njohur nė mėnyrė tė menjėhershme.
Pas
kėsaj, u dha me mish e me shpirt pas letėrsisė. Ai shkroi njė numėr tė
madh tregimesh moderniste dhe diabolike, tė frymėzuara shpesh nga jeta
perėndimore dhe nga njė ngjyrė ekzotike. Mė 1923 e lė kryeqytetin dhe
shkon nė zonėn e Kiotos dhe Osakės. Mė 1924 boton Njė dashuri e
ēmendur, me anė tė sė cilės i jep fund nė mėnyrė mjeshtėrore
periudhės sė parė tė krijimtarisė sė tij. Pikėrisht nė kėto kohė, ai i
rikthehet burimit tė temave japoneze.
Me
kėtė frymė shkruan esenė pėr estetikėn Elozh pėr hijen (1933) dhe
kryeveprėn e tij Katėr motrat. Kjo e fundit u ndalua mė 1943, si e
papėrshtatshme pėr njė kohė lufte. Ajo do tė botohet, mė nė fund,
midis viteve 1946 dhe 1948. Midis romaneve tė tjera, tė kurorėzuara me
gjithfarė ēmimesh letrare, citojmė gjithashtu romanet Shija e
hithrave(1928), Svastika (1928), Jeta sekrete e zotit Musashi
(1931), Rrėfim i paturpshėm (1956), Ditari i njė plaku tė ēmendur
(1961).
I
konsideruar si shef i linjės sė shkollės neoromantike japoneze, ai u
pėrkthye nė pjesėn mė tė madhe tė gjuhėve evropiane dhe shumė nga
romanet e tij u vunė nėpėr ekrane.
Libri
qė po botohet ėshtė gjithashtu i ekranizuar nga kinemaja italiane.
Tanizaki vdiq mė 1965. Ai la pas vetes njė vepėr shumė tė madhe.
Proza
Rrėfim i paturpshėm
Shkrimtarja e njohur Helena Kadare sjell pėr herė tė parė nė shqip njė
autor tė famshėm japonez, Junichiro Tanizaki, me njė nga veprat e tij
mė pėrfaqėsuese, Rrėfim i paturpshėm. Njė profesor i nderuar
universiteti, pas njė periudhe bashkėshortore, ndjen krizėn e
konsumimit tė kėtyre marrėdhėnieve dhe vendos tė ndryshojė diēka nė
kėto raporte.
Bashkėshortja, njė grua tipike japoneze, e edukuar me nėnshtrimin
femėror por edhe me motivin pesėdhjetė pėrqind dashuri dhe pesėdhjetė
pėrqind urrejtje ndaj burrit, pranon mė nė fund tu pėrgjigjet
pozitivisht trilleve tė bashkėshortit tė saj. Katėr personazhe, mes tė
cilėve njė ēift burrė-grua dhe njė kontur ēifti, vajza e tyre e vetme
me tė dashurin e saj, Kimura, janė edhe protagonistėt e krejt rrėfimit
tė Tanizakit. Proza e shkrimtarit japonez ka pėr bazė ditarin, shėnime
qė hedh fshehurazi njė kryefamiljar pėr gruan, vajzėn dhe tė njohurit
e tyre si dhe ditarin tjetėr tė bashkėshortes sė tij pėr tė njėtėt
personazhe.
Ruajtja e njė kronologjie datash si dhe intermexot midis, nuk krijojnė
kurrfarė fragmentarizmi ku autori bėn kujdes pėr tė mos rėnė nė
sentimentalizma tė panevojshme dhe nė detaje qė ngadalėsojnė rrjedhėn
e ngjarjeve. Tanizaki, i shquar edhe nė krijime tė tjera, falė njė
stili origjinal arrin tė tė fusė nė kurthin e tij duke dhėnė tė plota
katėr karaktere tė ndryshėm japonezė, dramat individuale dhe tė
pėrbashkėta tė tyre. Datat e ditarit i kanė shėrbyer autorit si
nėkapitujt nė romanet klasikė, por ndryshe nga shumė paraardhės tė
tij, zhvillimet politike tė asaj kohe pothuaj janė inegzistente.
Tanizakit i intereson tė zbėrthejė emocionalisht katėr personazhet e
tij dhe nė kėtė kuptim proza ėshė njė shtjellė psikologjike, ēfarė
ndjen burri pėr gruan, ēfarė ndjen bashkėshortja pėr burrin e vet, si
i pėrjeton vajza marrėdhėniet mes dy prindėrve, si bėhet pjesė e
familjes dhe intimiteteve i dashuri i vajzės.
|
|