| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
 
|
|
| |
"Ne
dėshirojmė qė populli i Kosovės tė akseptojė vlerat dhe normat
evropiane", tha Mekshejn pas takimit me Presidentin Rugova |
|
|
|
|
|
-
Prishtinė, 21 prill 2004 /TN / QIK
- Presidenti i
Kosovės Ibrahim Rugova priti sot ministrin britanik pėr Evropėn
Denis Mekshejn, i cili prej dje ndodhet nė njė vizitė nė Kosovė. Nė
kėtė takim u bisedua pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė pas ngjarjeve
tė marsit si dhe pėr perspektivėn e zhvillimit ekonomik tė Kosovės.
-
Pas takimit tė dy bashkėbiseduesit nuk dhanė ndonjė deklaratė, por
shkuan pėr tė vizituar kishėn ortodokse serbe.
-
-
Gjatė vizitės kishės sė shkatėrruar gjatė trazirave tė marsit,
Presidenti Rugova tha se kėto akte tė dhunshme janė dėnuar nga
institucionet e Kosovės dhe janė marrė masa qė aktet e tilla tė mos
pėrsėriten mė. "Tė gjitha objektet fetare e kulturore janė pjesė e
traditės sė Kosovės, tė popullit, tė qytetarėve tė saj dhe ne kemi
marrė qėndrim t'i rindėrtojmė sė shpejti.
-
-
Do tė respektojmė traditėn tonė shekullore qė kurrė nuk kemi
shkatėrruar tempuj fetarė religjiiozė, po flas pėr popullin shqiptar",
tha Presidenti Rugova. Shqiptarėt, tha ai, i kanė tri fe dhe kanė
pasur tolerancė mes vete dhe kanė arritur tė mbijetojnė nė histori,
duke shtuar se shqiptarėt kanė pasur tolerancė edhe ndaj feve tė
tjera dhe ndaj serbėve nė Kosovė.
-
-
Zoti Rugova premtoi se do tė bėhet ēmos qė kultet fetare tė
kthehen nė gjendjen e mėparshme, qė tė jenė traditė e Kosovės dhe e
Evropės, duke cituar burrė shtetasin e madh britanik Ēerēill, i cili
ka thėnė se nė kėtė pjesė tė botės ka shumė histori si pasojė e
zgjidhjeve tė kėqija historike.
-
Presidenti Rugova theksoi se me ministrin Mekshejn kishte biseduar
pėr progresin qė duhet tė vazhdojė nė Kosovė. Ai u shpreh se "edhe
pavarėsinė tonė nesėr sa mė shpejt ta bartim nė Evropė, siē kanė
bėrė edhe vendet e tjera mė tė mėdha, si Britania e Madhe, dhe kjo
do t'i kėnaqte njerėzit dhe do tė bėnte qė tė ecnim shumė mė shpejt".
-
-
Ministri Mekshejn pasi konstatoi se kisha ėshtė shkatėrruar
tmerrėsisht, ai shprehu bindjen se sė shpejti ajo do tė rindėrtohet.
Ai tha se se nesėr do tė shkojė nė Beograd dhe do tė vizitojė
xhamitė tė cilat janė demoluar atje, sepse siē u shpreh, diferencat
qė janė shkaktuar nga urrejtja nuk duhet tė shprehen nė kėtė lloj tė
dhunės.
-
"Pikėrisht nė 5-vjetorin e intervenimit ushtarak tė NATO-s ne
dėshirojmė qė Kosova tė jetė Kosovė, Serbia tė jetė Serbi. Ne
dėshirojmė qė populli i Kosovės dhe serbėt tė akseptojnė vlerat dhe
normat evropiane tė cilat do tė bėjnė tė mundur, do tė lejojnė qė tė
jetojnė sė bashku dhe ky ėshtė mesazhi ynė i qartė", nėnvizoi
Mekshejn.
-
Ai theksoi se kjo vizitė ėshtė njė hap i madh dhe njė mesazh i qartė
para botės se liderėt e Kosovės janė tė gatshėm tė garantojnė
respektimin e traditės serbe nė Kosovė, traditės sė kishės
ortodokse-kristiane, se ajo do tė respektohet, do tė mbrohet dhe
kurrė mė nė kėtė pjesė tė Evropės nuk do tė sulmohet asnjė kishė,
asnjė xhami, asnjė sinagogė.
- I pyetur si i
komenton kėto sulme, me motive etnike apo religjioze, Mekshejn tha:
-
-
"Unė i aksceptoj kėto si probleme tė shkaktuara si pasojė e
diferencave. Unė nuk kėrkoj qė njerėzit tė dashurohen nė mes veti
unė nuk jam i shenjtė. Unė jam politikan.
-
-
Unė thjesht dėshiroj qė tė shoh njė vend me sistem,
institucione e qeveri sipas normave dhe standardeve evropiane, e
cila do tė bėnte qė njerėzit tė jetojnė tė qetė, pa dhunė, pa kthime
mbrapa. Kosova e ka tė ardhmen e saj, Shqipėria tė sajėn, Maqedonia
tė sajėn dhe i gjithė rajoni e ka njė tė ardhme dhe kjo ėshtė rruga
drejt Evropės dhe kjo ėshtė rruga nė tė cilėn unė dėshiroj tė shoh
Kosovėn", tha ministri Mekshejn.
-
Ministri britanik sot ka pasur takime tė veēanta edhe me
kryeparlamentarin Nexhat Daci, kryeministrin Bajram Rexhepi, liderėt
politikė tė AAK-sė dhe PDK-sė, Haradinaj dhe Thaēi, si dhe me
pėrfaqėsuesit serbė tė Kosovės.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|