|
-
Prishtinė,
21 prill 2004 - Me
rastin e takimit tė parė nė Prishtinė, Grupi i Kontaktit shpall
qėllimin e saj pėr tė intensifikuar angazhimin e saj nė Kosovė.
Grupi i Kontaktit do tė takohet periodikisht nė Prishtinė dhe
aktivisht do tė pėrkrahė punėn e UNMIK-ut, KFOR-it, Institucioneve
tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes (IPVQ), dhe ka pėr qėllim qė tė
inkurajojė njė bashkėpunim mė tė madh mes tyre. Gjatė kėsaj vizite
tė parė Prishtinės, Grupi i Kontaktit ka pasur diskutime me
UNMIK-un, IPVQ-nė, dhe me udhėheqėsit e komuniteteve tė shqiptarėve
dhe serbėve tė Kosovės.
-
Ne jemi duke u takuar nė hijen e sulmeve tė dhunshme mbi njerėzit
dhe pronėn e cila i kushtoi Kosovės 19 jetė dhe shkatėrroi apo
dėmtoi qindra shtėpi, kisha, manastire, spitale dhe shkolla. Ne e
dėnojmė fuqimisht dhunėn qė u krye kundėr njerėzve tė Kosovės,
KFOR-it dhe UNMIK-ut.
Dhuna e muajit tė kaluar ishte njė pengesė e madhe pėr vizionin qė
ne e kemi pėr ardhmėrinė e Kosovės.
-
-
Ky vizion vazhdon tė
jetė njė Kosovė shumetnike nė tė cilėn tė gjithė qytetarėt e saj
jetojnė nė paqė dhe siguri. Grupi i Kontaktit e rikonfirmon
pėrkushtimin e saj pėr politikėn e "Standardeve para statusit" dhe
pėr procesin e vlerėsimit tė standardeve, qė do tė thotė edhe
caktimin e njė date tė vlerėsimit tė plotė nga mesi i vitit 2005,
ashtu siē ėshtė pėrcaktuar nė deklaratėn presidenciale tė Kėshillit
tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara me 12 dhjetor 2003.
-
-
Dhuna e fundit ka kthyer
prapa Kosovėn dhe procesin e standardeve. Disa standarde tė
rėndėsishme janė shkelur. Tani mbetet nė institucionet dhe
udhėheqėsit e Kosovės qė tė punojnė nė njė partneritet tė vėrtetė me
UNMIK-un pėr tė krijuar kushtet pėr njė Kosovė shumetnike dhe
demokratike.
-
-
Prandaj, ne e mirėpresim
shpalljen e Planit pėr Implementimin e Standardeve tė Kosovės, dhe
vėjmė nė pah orientimin e dokumentit se disa pjesė tė tij do tė kenė
nevojė pėr modifikim dhe pėrforcim nė fushat kyēe, duke pasur
parasysh dhunėn e marsit.
-
-
Grupi i Kontaktit i jep
pėrparėsi tė veēantė elementeve qė kanė tė bėjnė me shumetnicitetin,
nė tė gjitha standardet, e sidomos nė sundimin e ligjit, lirinė e
lėvizjes, kthimet dhe riintegrimin, si dhe nė zhvillimin e
iniciativave pėr njė qeverisje efektive nė nivelin qendror dhe
lokal.
-
Grupi i Kontaktit pėrshėndet "Letrėn e udhėheqėsve institucionalė
dhe politikė drejtuar popullit tė Kosovės me 2 prill". Ne e
lavdėrojmė lidershipin qė kryeministri Bajram Rexhepi e ka treguar
nė reagimin e tij ndaj dhunės si dhe pėr faktin se ia ka zgjatur
dorėn komuniteteve tė prekura. Nė afatin e shkurtėr ėshtė shumė e
rėndėsishme qė tė riparohen dėmet qė janė shkaktuar nė trazira ashtu
qė gjendja tė kthehet ashtu si ka qenė para dhunės.
-
-
Njė kompenzim gjegjės
duhet paguar. Duhet tė formohet njė plan gjithėpėrfshirės i
kthimeve. Grupi i Kontaktit mirėpret vendimin e Qeverisė pėr ndarjen
e disa milionė Eurove nga buxheti i konsoliduar i Kosovės qė do tė
pėrdoren pėr rindėrtime. Duhet tė bėhen aranzhimet e nevojshme me
Kishėn Ortodokse Serbe pėr tė filluar riparimin e kishave dhe
manastireve qė janė shkatėrruar apo dėmtuar.
-
Grupi i Kontaktit kėrkon nga institucionet politike tė Kosovės qė tė
punojnė me UNMIK-un dhe KFOR-in qė tė ketė siguri pėr tė gjitha
komunitetet. Ēmojmė faktin se janė arrestuar rreth 200 persona, duke
pėrfshirė kėtu edhe disa qė janė akuzuar pėr organizimin e dhunės.
-
-
Populli dhe
institucionet e Kosovės duhet tė bashkėpunojnė nė mėnyrė qė tė kapen
dhe gjykohen kryesit e shumė vrasjeve tė pazgjidhura nė Kosovė.
Shėrbimi Policor i Kosovės ka nevojė pėr mė tepėr trajnim, sidomos
pėr kontrollimin e trazirave, dhe ka nevojė pėr mė shumė
pėrgjegjėsi.
-
-
Pala shqiptare e Kosovės
mori mbi vete qė tė bėjė njė raport pėr UNMIK-un dhe Grupin e
Kontaktit lidhur me aksionet qė kanė ndėrmarrė.
-
Grupi i Kontaktit i dėgjoi deri nė hollėsi atė qė thanė udhėheqėsit
e serbėve tė Kosovės. Grupi i Kontaktit kėrkoi nga serbėt e Kosovės
qė t'i ribashkohen plotėsisht procesit politik dhe tė hyjnė prap nė
institucionet politike qendrore dhe komunale prej tė cilave u
tėrheqėn mė parė.
-
-
Ardhmėria e tyre ėshtė
nė Kosovė. Ēfarėdo qė tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės, ėshtė
nė interesin e tė gjithėve qė tė marrin pjesė nė institucionet qė
janė themeluar zyrtarisht nė Kosovė nga ana e bashkėsisė
ndėrkombėtare. Kjo nė masė tė madhe do tė lehtėsojė pėrparimin nė tė
gjitha standardet dhe do tė pėrmirėsojė jetesėn e pjesėtarėve tė tė
gjitha komuniteteve.
-
-
Grupi i Kontaktit
poashtu kėrkoi edhe nga kėta udhėheqės tė serbėve tė Kosovės qė tė
bėjnė njė raport pėr UNMIK-un dhe Grupin e Kontaktit.
-
Ekonomia e Kosovės mbetet njė fushė e shqetėsimit tė madh. Kosova
urgjentisht ka nevojė pėr krijimin e vendeve tė punės. Reforma e
ekonomisė sė tregut po shkon shumė ngadalė. Grupi i Kontaktit kėrkon
nga UNMIK-u dhe IPVQ-ja qė tė pėrmirėsojnė bashkėpunimin ashtu qė tė
lėvizė privatizimi.
-
Grupi i Kontaktit sheh se Kosova ka ndėrmarrė hapa fundamentalė pėr
tė themeluar institucione demokratike funksionale - ka njė
Presidencė, Qeveri dhe Kuvend funksional, tė gjitha kėto tė
zgjedhura pėrmes disa zgjedhjeve qė janė vlerėsuar tė lira dhe tė
drejta.
-
-
Njė segment qė i pėrket
kėtij standardi e ku dhuna e fundit vuri nė pah sjelljen joadekuate
ishin mediumet, ku raportimi sensacionalist i disa gazetave dhe
televizioneve mund t'i ketė kontribuar dhunės. Grupi i Kontaktit
apelon nė UNMIK-un qė tė jetė mė i ashpėr ndaj gazetarisė sė
papėrgjegjshme, qoftė e shkruar apo elektronike.
-
Grupi i Kontaktit shpreson se institucionet dhe populli i Kosovės,
me pjesėmarrjen e tė gjitha komuniteteve qė jetojnė atje, do t'i
pėrgjigjen kėsaj sfide, riparojnė dėmet e shkaktuara nga dhuna e
muajit tė kaluar dhe tė rifillojnė projektin e krijimit tė "Njė
Kosove ku tė gjithė - pa marrė parasysh prejardhjen etnike, racore
apo pėrkatėsinė fetare - janė tė lirė pėr tė jetuar, punuar dhe
udhėtuar pa frikė, armiqėsi apo rrezik, dhe ku ka tolerancė,
drejtėsi dhe paqė pėr tė gjithė, - thuhet nė fund tė deklaratės sė
Grupit tė Kontaktit tė lėshuar nga Zyra amerikane nė Prishtinė.
-
|
|