| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
"Ne dėshirojmė qė
populli i Kosovės tė akseptojė vlerat dhe normat evropiane", tha
Mekshejn pas takimit me Presidentin Rugova
-
Mė
23 e 24 prill mbahet njė konferencė ndėrkombėtare pėr arsimin e
lartė tė Kosovės
-
Deklaratė e pėrbashkėt e Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn
-
Nė
Prishtinė u krijua Grupi pėrkrahės pėr Kosovėn
-
Grupi i Kontaktit ėshtė takuar edhe me pėrfaqėsuesit e minoriteteve
nė Kosovė
-
Shefi i UNMIK-ut pėrsėriti kėrkesėn pėr largimin e Maria Fuēit nga
AKM-ja
-
Gjilan: Prioritet i angazhimit tė grave ėshtė ēėshtja kombėtare
-
Tre
policėt e plagosur amerikanė u transferuan jashtė bazės ushtarake
amerikane nė Bondstill
-
Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu nesėr arrin pėr njė vizitė
dyditore nė Kosovė
-
Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Shefer viziton tė enjtėn Kosovėn
-
Denis Mekshejn thotė se dėshiron tė shohė njė Kosovė me njė ekonomi
tė zhvilluar
-
Sot
hapet panairi i librit shqip "Shkupi 2004"
-
Policia italiane ka arrestuar pronarin e televizionit "Shijak" me
akuzė pėr trafikim tė drogės
-
Denis Mekshejn tha se Britania mbėshtet zbatimin e Marrėveshjes sė
Ohrit
-
Ka
edhe shqiptarė nė mesin e 13 tė arrestuarve nė Itali
-
Nė
Sarajevė sot po takohen shefat e shteteve apo tė qeverive tė tė
nėntė vendeve tė Evropės Juglindore
-
Nė
Rijad janė dėgjuar shpėrthime tė fuqishme
-
Nė
njė seri sulmesh vetėvrasėse nė Basra janė vrarė 68 njerėz
-
Gjatė luftimeve nė Falluxha kanė humbur jetėn 6 civilė
-
Dy
avionė gjermanė pėrplasen nė ajėr - dy tė vdekur
-
Gjykata turke ka vėrtetuar dėnimin me burg tė veprimtares kurde,
Lejla Zana
-
Tornadot nė SHBA kanė shkaktuar vdekjen e tė pakten 4 personave
-
Pėrkundėr pėrpjekjeve pėr armėpushim nė Falluxha vazhdojnė luftimet
-
Franca dėbon njė klerik musliman nga Lioni
-
Nė
njė seri shpėrthimesh nė Basra - 58 tė vrarė
-
Ngritet njė gjykatė e posaēme pėr Sadam Huseinin dhe anėtarėt e
regjimit tė tij
-
Bush: Misioni i trupave amerikane nė Irak nuk do tė ndryshojė
-
Nuk
ka probleme midis Uashingtonit dhe Amanit
-
Trupat izraelite vrasin pesė palestinezė nė Rripn e Gazės
-
Nė
Itali sekuestrohen 7 mijė e 500 kallashnikovė me destinacion SHBA
-
Libri "Plani i sulmit" ngjall diskutime nė Washington
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
"Ne dėshirojmė qė
populli i Kosovės tė akseptojė vlerat dhe normat evropiane", tha
Mekshejn pas takimit me Presidentin Rugova
-
 |
|
-
Prishtinė, 21 prill 2004 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot ministrin
britanik pėr Evropėn Denis Mekshejn, i cili prej dje ndodhet
nė njė vizitė nė Kosovė. Nė kėtė takim u bisedua pėr
zhvillimet aktuale nė Kosovė pas ngjarjeve tė marsit si dhe
pėr perspektivėn e zhvillimit ekonomik tė Kosovės.
-
Pas takimit tė dy bashkėbiseduesit nuk dhanė ndonjė deklaratė,
por shkuan pėr tė vizituar kishėn ortodokse serbe.
-
-
Gjatė vizitės kishės sė
shkatėrruar gjatė trazirave tė marsit, Presidenti Rugova tha
se kėto akte tė dhunshme janė dėnuar nga institucionet e
Kosovės dhe janė marrė masa qė aktet e tilla tė mos pėrsėriten
mė. "Tė gjitha objektet fetare e kulturore janė pjesė e
traditės sė Kosovės, tė popullit, tė qytetarėve tė saj dhe ne
kemi marrė qėndrim t'i rindėrtojmė sė shpejti.
-
-
Do tė respektojmė traditėn tonė
shekullore qė kurrė nuk kemi shkatėrruar tempuj fetarė
religjiiozė, po flas pėr popullin shqiptar", tha Presidenti
Rugova. Shqiptarėt, tha ai, i kanė tri fec dhe kanė pasur
tolerancė mes vete dhe kanė arritur tė mbijetojnė nė histori,
duke shtuar se shqiptarėt kanė pasur tolerancė edhe ndaj feve
tė tjera dhe ndaj serbėve nė Kosovė.
|
-
-
Zoti Rugova premtoi se do tė bėhet ēmos
qė kultet fetare tė kthehen nė gjendjen e mėparshme, qė tė jenė
traditė e Kosovės dhe e Evropės, duke cituar burrė shtetasin e madh
britanik Ēerēill, i cili ka thėnė se nė kėtė pjesė tė botės ka shumė
histori si pasojė e zgjidhjeve tė kėqija historike.
-
Presidenti Rugova theksoi se me ministrin Mekshejn kishte biseduar
pėr progresin qė duhet tė vazhdojė nė Kosovė. Ai u shpreh se "edhe
pavarėsinė tonė nesėr sa mė shpejt ta bartim nė Evropė, siē kanė
bėrė edhe vendet e tjera mė tė mėdha, si Britania e Madhe, dhe kjo
do t'i kėnaqte njerėzit dhe do tė bėnte qė tė ecnim shumė mė
shpejt".
-
Ministri Mekshejn pasi konstatoi se kisha ėshtė shkatėrruar
tmerrėsisht, ai shprehu bindjen se sė shpejti ajo do tė rindėrtohet.
Ai tha se se nesėr do tė shkojė nė Beograd dhe do tė vizitojė
xhamitė tė cilat janė demoluar atje, sepse siē u shpreh, diferencat
qė janė shkaktuar nga urrejtja nuk duhet tė shprehen nė kėtė lloj tė
dhunės.
-
"Pikėrisht nė 5-vjetorin e intervenimit ushtarak tė NATO-s ne
dėshirojmė qė Kosova tė jetė Kosovė, Serbia tė jetė Serbi. Ne
dėshirojmė qė populli i Kosovės dhe serbėt tė akseptojnė vlerat dhe
normat evropiane tė cilat do tė bėjnė tė mundur, do tė lejojnė qė tė
jetojnė sė bashku dhe ky ėshtė mesazhi ynė i qartė", nėnvizoi
Mekshejn.
-
Ai theksoi se kjo vizitė ėshtė njė hap i madh dhe njė mesazh i qartė
para botės se liderėt e Kosovės janė tė gatshėm tė garantojnė
respektimin e traditės serbe nė Kosovė, traditės sė kishės
ortodokse-kristiane, se ajo do tė respektohet, do tė mbrohet dhe
kurrė mė nė kėtė pjesė tė Evropės nuk do tė sulmohet asnjė kishė,
asnjė xhami, asnjė sinagogė.
-
I pyetur si i komenton kėto sulme, me motive etnike apo religjioze,
Mekshejn tha:
-
"Unė i aksceptoj kėto si probleme tė shkaktuara si pasojė e
diferencave. Unė nuk kėrkoj qė njerėzit tė dashurohen nė mes veti
unė nuk jam i shenjtė. Unė jam politikan.
-
-
Unė thjesht dėshiroj qė tė shoh njė vend
me sistem, institucione e qeveri sipas normave dhe standardeve
evropiane, e cila do tė bėnte qė njerėzit tė jetojnė tė qetė, pa
dhunė, pa kthime mbrapa. Kosova e ka tė ardhmen e saj, Shqipėria tė
sajėn, Maqedonia tė sajėn dhe i gjithė rajoni e ka njė tė ardhme dhe
kjo ėshtė rruga drejt Evropės dhe kjo ėshtė rruga nė tė cilėn unė
dėshiroj tė shoh Kosovėn", tha ministri Mekshejn.
-
Ministri britanik sot ka pasur takime tė veēanta edhe me
kryeparlamentarin Nexhat Daci, kryeministrin Bajram Rexhepi, liderėt
politikė tė AAK-sė dhe PDK-sė, Haradinaj dhe Thaēi, si dhe me
pėrfaqėsuesit serbė tė Kosovės.
-
-
-
Mė
23 e 24 prill mbahet njė konferencė ndėrkombėtare pėr arsimin e
lartė tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 21
prill 2004 - Mė 23
e 24 prill, nė mjediset e hotelit "Grand" nė Prishtinė do tė mbahet
Konferenca Ndėrkombėtare pėr Arsimin e Lartė, tė cilėn e organizon
Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė e Kosovės.
-
Nė Konferencė janė ftuar tė marrin pjesė rreth 250 ekspertė vendorė
e ndėrkombėtarė dhe zyrtarė tė MASHT.
-
Pjesė tematike nga kjo konferencė janė tema qė trajtohen nė
strategjinė pėr arsimin e lartė dhe pritet qė rezultatet e
Konferencės do tė inkorporohen nė draftin e strategjisė sė arsimit
tė lartė nė Kosovė.
-
Konferenca organizohet si njė forum pėr diskutime dhe kėmbime
opinionesh ndėrmjet ekspertėve vendorė e ndėrkombėtarė pėrkitazi me
realitetet e reja, sfidat dhe drejtimin e zhvillimeve tė mėtutjeshme
nė fushėn e arsimit tė lartė dhe hulumtimeve shkencore ne Kosovė.
-
-
-
Deklaratė e pėrbashkėt e Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn
-
-
Prishtinė, 21
prill 2004 - Me
rastin e takimit tė parė nė Prishtinė, Grupi i Kontaktit shpall
qėllimin e saj pėr tė intensifikuar angazhimin e saj nė Kosovė.
Grupi i Kontaktit do tė takohet periodikisht nė Prishtinė dhe
aktivisht do tė pėrkrahė punėn e UNMIK-ut, KFOR-it, Institucioneve
tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes (IPVQ), dhe ka pėr qėllim qė tė
inkurajojė njė bashkėpunim mė tė madh mes tyre. Gjatė kėsaj vizite
tė parė Prishtinės, Grupi i Kontaktit ka pasur diskutime me
UNMIK-un, IPVQ-nė, dhe me udhėheqėsit e komuniteteve tė shqiptarėve
dhe serbėve tė Kosovės.
-
Ne jemi duke u takuar nė hijen e sulmeve tė dhunshme mbi njerėzit
dhe pronėn e cila i kushtoi Kosovės 19 jetė dhe shkatėrroi apo
dėmtoi qindra shtėpi, kisha, manastire, spitale dhe shkolla. Ne e
dėnojmė fuqimisht dhunėn qė u krye kundėr njerėzve tė Kosovės,
KFOR-it dhe UNMIK-ut.
Dhuna e muajit tė kaluar ishte njė pengesė e madhe pėr vizionin qė
ne e kemi pėr ardhmėrinė e Kosovės.
-
-
Ky vizion vazhdon tė
jetė njė Kosovė shumetnike nė tė cilėn tė gjithė qytetarėt e saj
jetojnė nė paqė dhe siguri. Grupi i Kontaktit e rikonfirmon
pėrkushtimin e saj pėr politikėn e "Standardeve para statusit" dhe
pėr procesin e vlerėsimit tė standardeve, qė do tė thotė edhe
caktimin e njė date tė vlerėsimit tė plotė nga mesi i vitit 2005,
ashtu siē ėshtė pėrcaktuar nė deklaratėn presidenciale tė Kėshillit
tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara me 12 dhjetor 2003.
-
-
Dhuna e fundit ka kthyer
prapa Kosovėn dhe procesin e standardeve. Disa standarde tė
rėndėsishme janė shkelur. Tani mbetet nė institucionet dhe
udhėheqėsit e Kosovės qė tė punojnė nė njė partneritet tė vėrtetė me
UNMIK-un pėr tė krijuar kushtet pėr njė Kosovė shumetnike dhe
demokratike.
-
-
Prandaj, ne e mirėpresim
shpalljen e Planit pėr Implementimin e Standardeve tė Kosovės, dhe
vėjmė nė pah orientimin e dokumentit se disa pjesė tė tij do tė kenė
nevojė pėr modifikim dhe pėrforcim nė fushat kyēe, duke pasur
parasysh dhunėn e marsit.
-
-
Grupi i Kontaktit i jep
pėrparėsi tė veēantė elementeve qė kanė tė bėjnė me shumetnicitetin,
nė tė gjitha standardet, e sidomos nė sundimin e ligjit, lirinė e
lėvizjes, kthimet dhe riintegrimin, si dhe nė zhvillimin e
iniciativave pėr njė qeverisje efektive nė nivelin qendror dhe
lokal.
-
Grupi i Kontaktit pėrshėndet "Letrėn e udhėheqėsve institucionalė
dhe politikė drejtuar popullit tė Kosovės me 2 prill". Ne e
lavdėrojmė lidershipin qė kryeministri Bajram Rexhepi e ka treguar
nė reagimin e tij ndaj dhunės si dhe pėr faktin se ia ka zgjatur
dorėn komuniteteve tė prekura. Nė afatin e shkurtėr ėshtė shumė e
rėndėsishme qė tė riparohen dėmet qė janė shkaktuar nė trazira ashtu
qė gjendja tė kthehet ashtu si ka qenė para dhunės.
-
-
Njė kompenzim gjegjės
duhet paguar. Duhet tė formohet njė plan gjithėpėrfshirės i
kthimeve. Grupi i Kontaktit mirėpret vendimin e Qeverisė pėr ndarjen
e disa milionė Eurove nga buxheti i konsoliduar i Kosovės qė do tė
pėrdoren pėr rindėrtime. Duhet tė bėhen aranzhimet e nevojshme me
Kishėn Ortodokse Serbe pėr tė filluar riparimin e kishave dhe
manastireve qė janė shkatėrruar apo dėmtuar.
-
Grupi i Kontaktit kėrkon nga institucionet politike tė Kosovės qė tė
punojnė me UNMIK-un dhe KFOR-in qė tė ketė siguri pėr tė gjitha
komunitetet. Ēmojmė faktin se janė arrestuar rreth 200 persona, duke
pėrfshirė kėtu edhe disa qė janė akuzuar pėr organizimin e dhunės.
-
-
Populli dhe
institucionet e Kosovės duhet tė bashkėpunojnė nė mėnyrė qė tė kapen
dhe gjykohen kryesit e shumė vrasjeve tė pazgjidhura nė Kosovė.
Shėrbimi Policor i Kosovės ka nevojė pėr mė tepėr trajnim, sidomos
pėr kontrollimin e trazirave, dhe ka nevojė pėr mė shumė
pėrgjegjėsi.
-
-
Pala shqiptare e Kosovės
mori mbi vete qė tė bėjė njė raport pėr UNMIK-un dhe Grupin e
Kontaktit lidhur me aksionet qė kanė ndėrmarrė.
-
Grupi i Kontaktit i dėgjoi deri nė hollėsi atė qė thanė udhėheqėsit
e serbėve tė Kosovės. Grupi i Kontaktit kėrkoi nga serbėt e Kosovės
qė t'i ribashkohen plotėsisht procesit politik dhe tė hyjnė prap nė
institucionet politike qendrore dhe komunale prej tė cilave u
tėrheqėn mė parė.
-
-
Ardhmėria e tyre ėshtė
nė Kosovė. Ēfarėdo qė tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės, ėshtė
nė interesin e tė gjithėve qė tė marrin pjesė nė institucionet qė
janė themeluar zyrtarisht nė Kosovė nga ana e bashkėsisė
ndėrkombėtare. Kjo nė masė tė madhe do tė lehtėsojė pėrparimin nė tė
gjitha standardet dhe do tė pėrmirėsojė jetesėn e pjesėtarėve tė tė
gjitha komuniteteve.
-
-
Grupi i Kontaktit
poashtu kėrkoi edhe nga kėta udhėheqės tė serbėve tė Kosovės qė tė
bėjnė njė raport pėr UNMIK-un dhe Grupin e Kontaktit.
-
Ekonomia e Kosovės mbetet njė fushė e shqetėsimit tė madh. Kosova
urgjentisht ka nevojė pėr krijimin e vendeve tė punės. Reforma e
ekonomisė sė tregut po shkon shumė ngadalė. Grupi i Kontaktit kėrkon
nga UNMIK-u dhe IPVQ-ja qė tė pėrmirėsojnė bashkėpunimin ashtu qė tė
lėvizė privatizimi.
-
Grupi i Kontaktit sheh se Kosova ka ndėrmarrė hapa fundamentalė pėr
tė themeluar institucione demokratike funksionale - ka njė
Presidencė, Qeveri dhe Kuvend funksional, tė gjitha kėto tė
zgjedhura pėrmes disa zgjedhjeve qė janė vlerėsuar tė lira dhe tė
drejta.
-
-
Njė segment qė i pėrket
kėtij standardi e ku dhuna e fundit vuri nė pah sjelljen joadekuate
ishin mediumet, ku raportimi sensacionalist i disa gazetave dhe
televizioneve mund t'i ketė kontribuar dhunės. Grupi i Kontaktit
apelon nė UNMIK-un qė tė jetė mė i ashpėr ndaj gazetarisė sė
papėrgjegjshme, qoftė e shkruar apo elektronike.
-
Grupi i Kontaktit shpreson se institucionet dhe populli i Kosovės,
me pjesėmarrjen e tė gjitha komuniteteve qė jetojnė atje, do t'i
pėrgjigjen kėsaj sfide, riparojnė dėmet e shkaktuara nga dhuna e
muajit tė kaluar dhe tė rifillojnė projektin e krijimit tė "Njė
Kosove ku tė gjithė - pa marrė parasysh prejardhjen etnike, racore
apo pėrkatėsinė fetare - janė tė lirė pėr tė jetuar, punuar dhe
udhėtuar pa frikė, armiqėsi apo rrezik, dhe ku ka tolerancė,
drejtėsi dhe paqė pėr tė gjithė, - thuhet nė fund tė deklaratės sė
Grupit tė Kontaktit tė lėshuar nga Zyra amerikane nė Prishtinė.
-
-
-
Nė
Prishtinė u krijua Grupi pėrkrahės pėr Kosovėn
-
Prishtinė, 21 prill
2004 -
Pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit, Bashkimit Evropian, krerėt e
UNMIK-ut dhe tė institucioneve tė Kosovės, si dhe pėrfaqėsuesit e
NATO-s zhvilluan njė takim nė mjediset e Misionit amerikan nė
Prishtinė, ku edhe themeluan Grupin pėrkrahės pėr Kosovėn.
-
-
Grupi pėrkrahės, i cili
ka pėr qėllim tė ndihmojė Kosovėn nė sferėn politike dhe ekonomike,
tė takohet ēdo gjashtė javė qė tė gjejė forma pėr pėrshpejtimin e
pėrmbushjes sė standardeve dhe hapjen e diskutimeve pėr statusin
pėrfundimtar tė Kosovės nė mesin e vitit 2005.
-
Pas kėtij takimi, kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi tha se
krijimi i Grupit pėrkrahės pėr Kosovėn nė njė mėnyrė ėshtė forcimi i
rolit amerikan, por edhe forcimi i Grupit tė Kontaktit, i cili ėshtė
i domosdoshėm pėr proceset nė Kosovė.
-
"Ky grup ėshtė shumė mė operative dhe mund t'i identifikojmė edhe
prioritetet mbi prioritetet, tė cilat janė pėr Kosovėn dhe sa mė
shpejt tė shkojmė drejt synimit, drejt implementimit tė standardeve
dhe qė mesi i vitit 2005 mos tė jetė vetėm dėshirė, por relitet dhe
tė fillojė definimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės", ka thėnė
kryeministri Rexhepi.
-
-
Sipas tij, tė gjithė
pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit janė pajtuar se duhet bėrė njė
transfer mė i shpejtė i pėrgjegjėsive nė shumė fusha nga UNMIK-u tek
institucionet e Kosovės. Pėrveē ministrisė sė mbrojtjes, qeveria e
ardhshme mund t'i ketė tė gjitha ministritė e tjera qė i mungojnė
aktualisht.
-
Ndėrkaq pėrfaqėsuesi i BE-sė Stefan Lehne shprehu mbėshtetjen qė i
ėshtė dhėnė UNMIK-ut dhe institiucioneve vendėse nė pėrmbushjen e
standardeve.
-
"Qėllimi kryesor ėshtė ta mbėshtesim UNMIK-un nė punėn e tij,
veēanėrisht nė standardet pėr Kosovėn. Grupi i Kontaktit do tė vijė
rregullisht kėtu dhe do tė marrim raporte lidhur me pėrparimet e
bėra nė pėrmbushjen e standardeve. Ata do tė kenė bisedime me
udhėheqėsit shqiptarė dhe serbė tė Kosovės pėr tė identifikuar
prioritetet", ka thėnė z. Lehne.
-
Takimi i djeshėm pėr herė tė parė nė Prishtinė i Grupit tė
Kontaktit, ndėrkaq ishte iniciativė e qeverisė amerikane pėr
krijimin e Grupit pėrkrahės pėr Kosovėn.
-
-
-
Grupi i Kontaktit ėshtė takuar edhe me pėrfaqėsuesit e minoriteteve
nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 21
prill 2004 - Grupi
i Kontaktit ėshtė takuar dje edhe me pėrfaqėsuesit e minoriteteve nė
Kosovė. Anėtarėt e Grupit tė Kontaktit kanė kėrkuar nga minoritetet
qė edhe ata tė luajnė rol tė rėndėsishėm pėr krijimin e njė Kosove
shumetnike.
-
-
Shefi i Zyrės gjermane
nė Prishtinė Peter Randorf ka thėnė se Grupi i Kontaktit po i shikon
ngjarjet nė Kosovė me shumė kujdes. Ai shtoi se kolegėt e tij nga
Grupi i Kontaktit do tė kthehen nė Kosovė pas dy muajsh pėr tė parė
progresin.
-
-
-
Shefi i UNMIK-ut pėrsėriti kėrkesėn pėr largimin e Maria Fuēit nga
AKM-ja
-
-
Prishtinė, 21
prill 2004 -
Pėrkundėr vendimit tė shefit tė UNMIK-ut pėr largimin e Maria Fuēit
nga posti i menaxheres sė AKM-sė, ajo nuk ka pranuar tė largohet dhe
ka pohuar se ende ėshtė nė krye tė AKM-sė.
-
-
Mirėpo, dje shefi i
UNMIK-ut Hari Holkeri, Marie Fuēit ia ka pėrsėritur kėrkesėn qė tė
largohet nga kjo detyrė, ndėrkaq shefit tė Shtyllės sė Katėrt,
Nikolas Lamsdorf i ka sugjeruar ta fillojė procedurėn pėr
zėvendėsimin e saj.
-
-
-
Gjilan: Prioritet i angazhimit tė grave ėshtė ēėshtja kombėtare
-
-
Gjilan, 21
prill 2004 - Forumi
i Gruas sė LDK-sė nė Gjilan mbajti kuvendin e katėrt, nė tė cilin
zgjodhi kryesinė e re 15 anėtarėshe, ndėrsa detyrėn e kryetares ia
besoi pėr herė tė dytė zonjės Drita Maliqi. Nė punimet e Kuvendit
morėn pjesė edhe Melihate Tėrmkolli, kryetare e kėtij asociacioni tė
grave tė LDK-sė, me bashkėpunėtoret.
-
Duke shprehur kėnaqėsinė e saj qė gjendet nė mesin e grave tė
Gjilanit, zonja Melihate Tėrmkolli tha se ato nuk janė kursyer
asnjėherė qė ta japin kontributin e tyre nė projektin madhor pėr
realizimin e pavarėsisė sė Kosovės dhe falė kėtij angazhimi tė
pėrbashkėt rruga jonė drejt kėtij synimi po ecėn pėrpara. Pėr
Forumin e Gruas dhe LDK-nė, esenciale ėshtė ēėshtja kombėtare, tha
zonja Tėrmkolli.
-
Gratė janė tė kėnaqura qė pėrfaqėsimi i tyre nė strukturat politike
tė Kosovės ėshtė ngritur nė 30 pėr qind dhe tani ato kanė hapėsira
mė tė mėdha pėr tė dėshmuar veteveten nė proceset e pėrgjithshme
nėpėr tė cilat po kalon Kosova, thanė Xhylshene Berisha dhe Sanije
Zeqiraj.
-
Xhemajl Hyseni, kryetar i Degės sė LDK nė Gjilan theksoi se kuvendi
zgjedhor ėshtė edhe njė zotim i gruas se ajo do tė jetė e angazhuar
deri nė fund nė ēėshtjen madhore tė Kosovės.
-
Kryetarja e Forumit tė Gruas, Drita Maliqi, duke u falėnderuar pėr
besimin e dhėnė, tha se dėshira e grave tė Gjilanit dhe Kosovės
ėshtė qė ky asosciacion ta shėnojė nė pavarėsi pesėmbėdhjetė
vjetorin e punės dhe angazhimit.
-
-
-
Tre policėt e plagosur amerikanė u transferuan jashtė bazės
ushtarake amerikane nė Bondstill
-
-
Prishtinė, 21
prill 2004 - Tre
policė amerikan qė u plagosėn nė incidentin nė qendrėn pėr
paraburgim nė Mitrovicė u transferuan jashtė bazės ushtarake
amerikane nė Bondstill, ka njoftuar zėdhėnėsi i paqeruajtėsve
amerikanė nė Kosovė Kris Koll.
-
-
Thuhet se kjo gjė ėshtė
bėrė meqė ushtarėt e plagosur u duhet trajtim mė i avancuar
mjekėsor. Nuk ėshtė bėrė e ditur pėr vendin se ku janė dėrguar
ushtarėt e plagosur.
-
-
-
Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu nesėr arrin pėr njė vizitė
dyditore nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 21
prill 2004 -
Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu nesėr mė 22 prill arrin pėr
njė vizitė nė Kosovė. Ai gjatė qėndrimit dyditor do tė takohet me
pėrfaqėsuesit e institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare. Moisiu nė
Kosovė vjen me ftesė tė shefit tė UNMIK-ut, Hari Holkeri, qė ia bėri
gjatė vizitės nė Shqipėri.
-
-
-
Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Shefer viziton tė enjtėn Kosovėn
-
-
Bruksel, 21
prill 2004 -
Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Skefer viziton nesėr
Kosovėn. Ai do tė marrė pjesė pjesė nė kuadėr tė njė delegacioni tė
NATO-s, ku do tė jenė tė gjithė ambasadorėt e vendeve tė Aleancės.
Ky lajm ėshtė konfirmuar nga selia e NATO-s nė Bruksel. Kjo ėshtė
vizita e tij e dytė nė Kosovė brenda njė muaji.
-
-
-
Denis Mekshejn thotė se dėshiron tė shohė njė Kosovė me njė ekonomi
tė zhvilluar
-
-
Prishtinė, 21
prill 2004 -
Ministri i Britanisė sė Madhe pėr Evropė Denis Mekshejn ka arritur
mbrėmė nė njė vizitė dyditore nė Kosovė. Mekshejn tha pas njė takimi
me kryeadministratorin e Kosovės Hari Holkeri se e ardhmja e Kosovės
ėshtė nė Bashkimin Evropian.
-
"Dėshirojmė tė shohim mė shumė lėvizje, tė shohim njė Kosovė me
shumė vende tė punės, mė shumė investime, me ekonomi tė zhvilluar
dhe mė shumė pėrgjegjėsi tė lidershipit tė Kosovės", tha ai.
-
-
Eshtė koha, tha ai, qė
tė gjithė liderėt si serbė, ashtu edhe ata tė shumicės nė Kosovė, tė
thonė se dhuna duhet tė eliminohet. Kosova do tė shkojė drejtė
Evropės si njė vend, apo si njė etnitet, i cili do t'i lejojė
kosovarėt tė marrin frymė lirisht, tha ministri britanik.
-
-
Pėrmbushja e standardeve
nė Kosovė varet drejtėpėrdrejt nga qytetarėt e veēanėrisht nga tė
rinjtė e vendit, tė cilėt duhet mė shumė tė kyēen nė zhvillimin e
kėtij vendi, ngase kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė ardhmen e
Kosovės, tha z.Mekshejn.
-
Gjatė ditės sė sotme diplomati britanik Mekshejn do tė zhvillojė
takime me komanadantin e KFOR-it, gjeneralin Holger Kamerhof,si me
pėrfaqėsuesit kryesorė institucional e partiak tė Kosovės.
-
-
-
Sot hapet panairi i librit shqip "Shkupi 2004"
-
-
Shkup, 21 prill
2004 - Nė Shkup
ėshtė hapur panairi ndėrkombėtar i librit: "Libri dhe librografia
2004". Nė kėtė panair po marrin pjesė rreth 150 shtėpi botuese nga
vende tė ndryshme tė Evropės.
-
-
Hapjen e panairit e ka
bėrė akademik Luan Starova, i cili ėshtė shqiptari i parė qė bėri
hapjen solemne tė kėtij panairi ndėrkombėtar. Ndėrkaq, sot do tė
hapet edhe panairi i librit shqip "Shkupi 2004" tė cilin e organizon
Shoqata e Botuesve Shqiptarė. Ky panair do tė qėndrojė i hapur deri
mė 5 prill.
-
-
-
Policia italiane ka arrestuar pronarin e televizionit "Shijak" me
akuzė pėr trafikim tė drogės
-
-
Romė, 21 prill
2004 - Policia
italiane ka arrestuar nė qytetin Piza pronarin e Televizionit privat
"Shijak" tė Shqipėrisė, Gėzim Ismailin, me akuzė pėr trafikim
ndėkombėtar tė drogės. Ismaili ėshtė arrestuar katėr ditė mė parė
pas njė urdhėr arresti tė lėshuar nga Prokuroria e kėtij qyteti.
-
-
Arrestimi i tij ka
ndodhur pas dy vjet pėrgjimi bisedash tė Gėzim Ismailit dhe birit tė
tij nga ana e Prokurorisė italiane pėr tė vėrtetuar nėse pronari i
TV Shijakut ishte implikuar nė trafikimin e paligjshėm tė drogės apo
jo, njoftuan mediat e Shqipėrisė.
-
-
-
Denis Mekshejn tha se Britania mbėshtet zbatimin e Marrėveshjes sė
Ohrit
-
-
Shkup, 21 prill
2004 - Gjatė
qėndrimit tė djeshėm nė Shkup, ministri britanik pėr Evropėn, Denis
Mekshejn deklaroi se Britania mbėshtet zbatimin e Marrėveshjes sė
Ohrit qė mundėson bashkėjetesėn e komuniteteve nė kėtė vend.
-
-
Gjatė vizitės sė tij z.
Mekshejn u takua me zyrtarė tė lartė dhe liderė politikė nė
Maqedoni, ku ėshtė biseduar edhe pėr rrjedhėn e zgjedhjeve tė
parakohshme presidenciale. Njoftohet se diplomati britanik i ka
trimėruar zyrtarėt maqedonas qė tė vazhdojnė rrugėn e filluar drejt
reformave tė cilat Maqedonisė i sigurojnė integrimin nė strukturat
evroatlantike.
-
Ministri britanik po ashtu ka pėrshėndetur pėrfundimin e raundit tė
parė tė zgjedhjeve presidenciale nė Maqedoni, tė cilat do t'i
vlerėsojė si tė lira dhe demokratike.
-
-
-
Ka
edhe shqiptarė nė mesin e 13 tė arrestuarve nė Itali
-
-
Romė, 21 prill
2004 - Njoftimet
nga Italia bėjnė tė ditur se policia ka arrestuar sė paku 13 anėtarė
tė njė bande nė rajonin veriperėndimor tė Piemontit pasi dyshohen se
kanė organizuar prostitucion dhe martesa tė rreme.
-
Njoftime tė medias thonė se mes atyre tė arrestuar kishte shtetas
italianė dhe shqiptarė.
Besohet se ata kanė siguruar leje banimi fallco pėr vajza tė reja
nga Evropa Lindore, kryesisht Rumania, Ukraina dhe Moldavia
nėpėrmjet martesave jo tė vėrteta me shtetas italianė tė cilėt janė
paguar secili 500 dollarė pėr martesė nga banda.
-
-
-
Nė
Sarajevė sot po takohen shefat e shteteve apo tė qeverive tė tė
nėntė vendeve tė Evropės Juglindore
-
-
Sarajevė, 21
prill 2004 - Nė
Sarajevė sot po i zhvillon punimet takimi i shtatė i shefave tė
shteteve apo tė qeverive tė nėntė vendeve tė Evropės Juglindore, i
cili po mbahet nė kuadėr tė Procesit tė bashkėpunimit nė Evropėn
Juglindore (SEECP).
-
Nė kėtė takim po marrin pjesė presidentėt e Bullgarisė, Rumanisė,
Serbisė e Malit tė Zi dhe ushtruesi i detyrės sė presidentit tė
Maqedonisė dhe Bosnjės e Hercegovinės, si dhe kryeministrat e
Shqipėrisė, Greqisė dhe Turqisė.
-
Temat mė tė rėndėsishme nė takimin e Sarajevės do tė jenė ato tė qė
kanė tė bėjnė me bashkėpunimin rajonal, para sė gjithash nė luftėn
kundėr krimit tė organizuar, nė fushėn e liberalizimit dhe
harmonizimit tė regjimit tė vizave si dhe nė fushėn e qarkullimit,
telekomunikacionit dhe energjetikės.
-
Punėn e samitit tė Sarajevės po e pėrcjell edhe koordinatori i
Paktit tė Stabilitetit tė Evropės Juglindore Erhard Busek dhe
sekretari i pėrgjithshėm tė Kėshillit tė Evropės Valter Shvimer.
-
-
-
Nė
Rijad janė dėgjuar shpėrthime tė fuqishme
-
-
Rijad, 21 prill
2004 - Shpėrthime
tė fuqishme janė dėgjuar sot (e merkurė) nė kryeqytetin saudit,
Rijad, kanė thėnė dėshmitarėt, njofton Rojter. Shpėrthimet kanė
ndodhur nė afėrsi tė ndėrtesės sė Sigurimit tė pėrgjithshėm, qė
ėshtė i lidhur me Ministrinė e Brendshme nė qendėr tė Rijadit, kanė
thėnė dėshmitarėt. Njė zyrtar i policisė ka konfirmuar shpėrthimet,
por s'ka dhėnė detaje tė tjera.
-
-
Shpėrthimet kanė thyer
xhamat e dritareve dhe kanė dėmtuar muret nė ndėrtesat e afėrme. Nuk
dihet ende nėse ka pasur viktima.
-
-
-
Nė
njė seri sulmesh vetėvrasėse nė Basra janė vrarė 68 njerėz
-
-
Basra, 21 prill
2004 - Nė njė seri
sulmesh vetėvrasėse, qė ndodhen sot (e merkurė) nė qytetin irakian
Basra dhe Zubair, sipas njoftimeve mė tė reja kanė humbur jetėn 68
njerėz, shumė syresh fėmijė, njofton Rojter.
-
-
Sulmet vetėvrasėse me
autobombė nė katėr stacionet policore nė Basra dhe Zubair ishtin tė
bashkėrenduara. Pėr kėto sulme, zyrtarėt kanė fajėsuar rrjetin Al
Kaida tė Osama bin Ladenit.
-
-
-
Gjatė luftimeve nė Falluxha kanė humbur jetėn 6 civilė
-
-
Falluxha, 21 prill 2004
- Gjatė luftimeve tė sotme ndėrmjet forcave
amerikane dhe kryengritėse nė Falluxha, qė kanė filluar nė mengjes
dhe ende po vazhdojnė, njoftohet tė kenė humbur jetėn gjashtė
civilė. Siē ėshtė njoftuar edhe nė edicionet e mėhershme, ndėrmjet
palėve ndėrluftuese ka shkėmbim zjarri automatik, mortajash dhe
garanatash.
-
-
-
Dy avionė
gjermanė pėrplasen nė ajėr - dy tė vdekur
-
-
Tarp, Gjermani, 21 prill 2004
- Dy avionė luftarakė gjermanė Tornado
janė pėrplasur sot mbi shtetin federal Shlezvig Holshtajn, ku humbi
jetėn njė pilot dhe anėtari i akuipazhit, ndėrsa dy anėtarė tė tjerė
tė ekuipazhit janė lėnduar, ka bėrė tė ditur policia.
-
Ndėrkaq stacioni televiziv N-TV ka njoftuar se dy persona kanė
shpėtuar duke kėrcyer me parashutė.
Tė dy avionėt kanė qenė nga baza Torp nė shtetin e njėjtė federal,
ndėrkaq pėr momentin nuk dihet se cili ėshtė shkaku i pėrplasjes sė
avionėve mbi ishullin Ajdershted.
-
-
-
Gjykata turke ka vėrtetuar dėnimin me burg tė veprimtares kurde,
Lejla Zana
-
-
Ankara, 21
prill 2004 - Njė
gjykatė turke i ka vėrtetuar dėnimin me burg veprimtares, Lejla Zana
dhe tė tre ish-anėtarėve tė tjerė tė Parlamentit turk nė njė
rigjykim tė urdhėruar nga Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė
Njeriut, njofton BBCWorld.
-
-
Ky verdikt ėshtė njė
grusht pėr aspiratat e Turqisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian.
Qė tė katėr tė dėnuarit duhet tė vuajnė nė burg edhe 14 muaj. Ata
janė dėnuar mė 1994.
-
Gjykata turke ka vėrtetuar dėnimin e mėparshėm me akuzėn pėr
anėtarsim nė njė organizatė rebele kurde, pėrkundėr asaj se Gjykata
Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut ka konstatuar se akuza ėshtė e
pabazė.
-
-
Turqia pėrpiqet tė
fillojė negociatat pėr anėtarėsim nė BE, por ky vendim do tė
zemėrojė shumė politikanė evropianė qė kanė bėrė thirrje haptas pėr
lirimin e znj. Zana.
-
-
-
Tornadot nė SHBA kanė shkaktuar vdekjen e tė pakten 4 personave
-
-
Utica,
Illinois, 21 prill 2004
- Tornadot e fuqishme e kanė goditur qė dje dhe kanė
vazhduar edhe sot (e merkurė) pjesėn qendrore dhe veriore tė shtetit
Illinois tė Shteteve tė Bashkuara dhe kėshtu kanė shkaktuar vdekjen
e tė pakten katėr personave, kanė shkatėrruar pullazin e njė shkolle
dhe kanė rrėnuar dhjetėra ndėrtesa, kanė bėrė tė ditur autoritetet
vendore, njofton AP.
-
-
Tre fėmijė dhe njė grua
janė nxjerrė nga rrėnojat dhe janė dėrguar nė spital. Ekipet e
shpėtimit po bėjnė ēmos pėr kėrkimin e njerėzve qė eventualisht kanė
pėsuar nga kjo fatkeqėsi natyurore. Dėmet mė tė mdha janė shkaktuar
nė qytetin Utica, qė ka njėmijė banorė dhe gjendet 90 mila nė
jugperendim tė Ēikagos.
-
-
-
Pėrkundėr pėrpjekjeve pėr armėpushim nė Falluxha vazhdojnė luftimet
-
-
Falluxha, Irak,
21 prill 2004 -
Forcat amerikane dhe kryengritėsit irakianė kanė shkėmbyer sot (e
merkurė) zjarr automatik, mortajash dhe granatash nė qytetin e
trazuar Falluxha pėrkundėr pėrpjekjeve pėr armėpushim, kanė thėnė
dėshmitarėt, njofton Rojter.
-
-
Pėrleshjet kanė filluar
heret nė mėngjes dhe ende (edhe pas tri orėsh) po vazhdojnė.
Aeroplanėt ushtarakw amerikanė vazhdojnė tė fluturojnė mbi zonė,
thonė dėshmitarėt. Njėherėpėrnjėherė s=ka njoftime pėr viktima,
kurse ushtria amerikane s=i ka komentuar ngjarjet.
-
-
-
Franca dėbon njė klerik musliman nga Lioni
-
-
Paris, 21 prill
2004 - Ministri
francez i Brendshėm ka urdhėruar dėbimin e njė kleriku musliman, i
cili ka mbrojtur rrahjen e femrave, njofton Rojter. Kleriku quhet
Abdelkader Bouziani, ėshtė imam nė Lion dhe ėshtė me prejardhje
algjeriane.
-
-
Ai i ka thėnė njė
revisteje se Kurani lejon rrahjen dhe gurėzimin (vrasjen nė muranė)
tė femrave madhore. Ai gjithashtu ka thėnė se shpreson qė Ambarė
bota do tė bėhet muslimane. Liderėt muslimanė nė Francė kanė dėnuar
thėniet e kėtij imami dhe kanė thėnė se islami nuk pajtohet me
dhunėn nė familje.
-
-
-
Nė
njė seri shpėrthimesh nė Basra - 58 tė vrarė
-
-
Basra, 21 prill
2004 - Tė paktėn 58
vetė kanė humbur jetėn dhe shumė tė tjerė janė plagosur gjatė njė
serie shpėrthimesh nė zonėn e Basrės, nė jug tė Irakut, njoftojnė R
ojter dhe AP. Ndėrkaq, AFP njofton pėr 61 tė vrarė.
-
Shpėrthimet e para ndodhėn nė mėngjes nė qendėr tė Basrės. Tė paktėn
44 vetė humbėn jetėn gjatė tre sulmeve mbi tre stacione policie.
-
Njoftohet se njė autobus qė transportonte fėmijėt pėr nė shkollė, u
shkatėrrua pas njėrit prej shpėrthimeve.
-
Gjatė njė shpėrthimi tjetėr, tė katėrt, tė paktėn dy vetė humbėn
jetėn nė Zubair, nė jug tė Basrės.
Njė ushtarak britanik tha se shpėrthimet nė Basra u kryen me
bomba-makina.
-
Nė lagjen Saudia tė Basrės, shihen skeletet e katėr makinave, mes
tyre dhe dy autobusėt e shkollave.
Njė kolonel i policisė tha se dhjetė nxėnės tė shkollės fillore janė
mes viktimave. Autobusi me tė cilin ata po udhėtonin, u ndodh pranė
vendit ku ndodhi njėri nga shpėrthimet.
-
Doktorėt irakjanė thonė se kanė numėruar deri 44 tė vdekur dhe rreth
200 tė plagosur.
-
-
-
Ngritet njė gjykatė e posaēme pėr Sadam Huseinin dhe anėtarėt e
regjimit tė tij
-
-
Bagdad, 21
prill 2004 -
Irakianėt ngritėn njė gjykatė pėr gjykuar Sadam Huseinin dhe anėtarė
tė tjerė tė regjimit tė tij. Njė zėdhėnės i Kongresit Kombėtar
Irakian tha se gjykata do tė kryesohet nga Salem Ēelebi, nipi i
kreut tė Kėshillit Qeverisės, Ahmed Ēelebi.
-
Zėdhėnėsi tha se Salem Ēeēebiu ka emėruar njė komision prej 7
gjyqėtarėsh dhe katėr prokurorėsh dhe se tė tjerė do tė emėrohen mė
vonė. Ende nuk ėshtė caktuar data pėr gjyqin e Sadam Huseinit, i
cili mbahet nga autoritetet amerikane qė kur u kap nė dhjetor.
-
-
-
Bush: Misioni i trupave amerikane nė Irak nuk do tė ndryshojė
-
-
Uashington, 21
prill 2004 -
Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se nuk do tė ketė sprapsje nė
luftėn ndaj atyre qė kundėrshtojnė praninė amerikane nė Irak. Bush
po bėn fushatė nė shtetin e Nju Jorkut dhe anketat e opinionin
publik tregojnė se ai kryeson ndaj rivalit tė tij tė mundshėm
demokrat.
-
Presidenti Bush tha se trupat amerikane kanė shumė pėr tė bėrė nė
Irak, por misioni i tyre atje nuk do tė ndryshojė, pėr shkak tė
shtimit tė luftimeve ditėt e fundit.
-
"Ata nuk mund tė na frikėsojnė dhe as tė na bėjnė tė ndryshojmė
parimet tona thellė nė shpirt. Ata po pėrpiqen tė vrasin pėr tė
lėkundur vullnetin tonė. Por ne jemi shumė tė fuqishėm, shumė tė
fortė dhe shumė tė vendosur dhe nuk lėkundemi para kriminelėve dhe
terroristėve", tha Presidenti Bush.
-
-
-
Nuk ka probleme midis Uashingtonit dhe Amanit
-
-
Aman, 21 prill
2004 - Ministri i
jashtėm i Jordanisė, Marvan Mausher, tha se nuk ekzistojnė probleme
midis vendit tė tij dhe Shteteve tė Bashkuara, megjithė vendimin e
Mbretit Abdullah pėr tė shyrė njė takim me Presidentin Bush.
-
Zoti Muasher tha se Amani dhe Uashingtoni vazhdojnė tė bashkėpunojnė
ngushtė pėr arritjen e paqes nė Lindjen e Mesme dhe theksoi se
Mbreti Abdullah dhe Presidenti Bush do tė takohen muajin tjetėr.
-
-
Mbreti jordanez e anuloi
papritur takimin qė ishte planifikuar pėr tė merkurėn dhe Pallati i
tij Mbretėror tha se ėshtė e nevojshme tė sqarohet qendrimi amerikan
lidhur me statusin pėrfundimtar tė territoreve palestineze.
-
-
-
Trupat izraelite vrasin pesė palestinezė nė Rripn e Gazės
-
-
Gaza, 21 prill
2004 - Trupat
izraelite vranė pesė palestinezė nė pėrleshjet qė shpėrthyen tė
martėn gjatė njė operacioni ushtarak nė veriun e Rripit tė Gazės.
-
Palestinezė tė armatosur me pushkė automatike dhe bomba zjarrvėnėse
vunė nė shenjestėr trupat qė u futėn nė njė zonė pranė qytetit Beit
Lahia.
-
Zyrtarė tė ushtrisė izraelite thonė se operacioni kishte pėr qėllim
tė parandalonte pėrdorimin e zonės nga ekstremistėt pėr tė qėlluar
me raketa vendbanimet hebraike aty pranė. Ekstremistėt kanė qėlluar
me tė paktėn 15 raketa objektet izraelite kėtė javė, duke plagosur
mbi 7 izraelitė.
-
-
-
Nė
Itali sekuestrohen 7 mijė e 500 kallashnikovė me destinacion SHBA
-
Romė, 21 prill 2004
- Autoritetet
italiane sekuestruan tė paktėn 7 mijė e 500 kallashnikovė qė po
dėrgoheshin pėr nė Shtetet e Bashkuara. Zyrtarėt e doganave njoftuan
sot se i kishin gjetur armėt gjatė javės sė kaluar nė portin Gioia
Tauro tė Italisė sė jugut. Ato ishin fshehur nė konteinerėt e njė
anijeje qė kishte ardhur nga Rumania.
-
Dokumentet e ngarkesės sė paligjshme tregonin se ajo po i dėrgohej
njė kompanie nė shtetin amerikan tė Georgias. Armėt, me vlerė prej
miliona dollarėsh, u gjatėn gjatė njė kontrolli doganor rutinė.
-
-
-
Libri "Plani i sulmit" ngjall diskutime nė Washington
-
-
Uashington, 21
prill 2004 -
Sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell thotė se mbėshtet pa
rezerva vendimin e Presidentit Bush pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė
Irak. Sekretari Pauell i bėri komentet dje, pas daljes nė qarkullim
tė librit "Plani i sulmit", i shkruar nga ndihmės kryeredaktori i
gazetės "Uashington Post", Bob Uoduord (Woodward).
-
-
Pauell hedh poshtė
aludimet e gazetarit Uoduord se Presidenti kishte vendosur qė nė
janar tė vitit tė kaluar pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė Irak,
ndėrkohė qė ende vazhdonin negociatat nė Kėshillin e Sigurimit.
Sekretari Pauell hodhi poshtė edhe pohimin se aktualisht
marrėdhėniet e tij me nėnpresidentin janė shumė tė ftohta.
-
Pėr Shtėpinė e Bardhė dje ishte njė ditė mohimesh, pas aludimeve tė
bėra nė librin e zotit Bob Uodurod, "Plani i Sulmit". Autori e
pėrshkruan administratėn si tė pėrēarė rreth ēėshtjes sė luftės nė
Irak. Sipas tij, Sekretari Pauell qėndronte nė krye tė atyre qė e
kundėrshtonin planin.
-
"Ai kishte rezerva tė mėdha ndaj luftės dhe e kishte paralajmėruar
presidentin se Iraku mund t'i mbetej nė dorė",- thotė Uoduord.
-
Autori thotė se zoti Pauell ishte lėnė i painformuar, aq sa
Presidenti as qė i kishte kėrkuar mendim pėr ndėrhyrjen nė Irak,
pohim qė Sekretari i Shtetit e mohon.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|