| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Mitrovicė / Samba Sane: Ka vėshtirėsi
qė tė kthehen njerėzit nė pronat e tyre, nė tė dyja anėt e qytetit,
por kjo nuk do tė thotė se duhet ndejur duarėryq |
|
|
|
|
|
|
|
|
-

-
-
Mitrovicė,
21 prill 2004 / TN / H. SYLA -
Komiteti pėr Politikė dhe Financa i Kuvendit tė Komunės nė mbledhjen
e vetė tė rregulltė, ka shqyrtuar edhe kėrkesat e qytetarėve tė
lagjeve veriore tė qytetit, tė shtruara nė protestėn e mbajtur mė
14.04.2004, duke pėrmbushur kėshtu njė nga kėrkesat e protestuesve.
-
-
KPF ka
vlerėsuar se protestat e banorėve joserbė tė lagjeve veriore ishin
dinjitoze, si dhe ka pėrkrahur nė tėrėsi kėrkesat e paraqitura nė
protestė, pėr tė cilat u tha se ishin tė drejta dhe humane, e sig
dihet, kėrkesė kryesore ishte kthimi i pakusht nė pronat e tyre nė
pjesėn veriore tė qytetit.
-
-
Anėtarėt e
KPF-sė janė shprehur se janė tė gatshėm qė tė angazhohen
maksimalisht dhe tė mobilizojnė tė gjitha institucionet e pushtetit
lokal pėr tiu ndihmuar qytetarėve tė lagjeve veriore nė realizimin
e kėrkesave tė tyre.
-
-
Pėrveē
kėsaj, anėtarėt e KPF-sė u dakorduan qė, edhepse kanė patur biseda
telefonike, tu drejtohen me shkrim pėrfaqėsuesve tė institucioneve
kryesore shtetėrore tė vendit, qė ti pranojnė nė bisedė
pėrfaqėsuesit e qytetarėve tė lagjeve veriore tė Mitrovicės, nė
mėnyrė qė drejtpėrejt tu thonė se ēfarė janė mundėsitė pėr
realizimin e kėrkesave tė tyre, meqė ato janė jashtė kompetencave tė
autoriteteve lokale.
-
-
Duke u
ndėrlidhur mė kėtė ēėshtje tė shtruar nė rendin e ditės tė KPF-sė,
zėvendėsadministratori komunal, Samba Sane, ka thėnė fjalė tė mira
pėr organizatorėt dhe protestuesit, duke vlerėsuar lartė sjelljen e
protestuesve dhe organizimin e protestės, pėr tė cilėn tha se ishte
e qetė dhe ashtu si u ka hije qytetarėve tė protestojnė.
-
-
Samba Sane
ka premtuar se, posa institucionet ndėrkombėtare ti marrin kėrkesat
e protestuesve, do tė organizojė takimin me pėrfaqėsuesit e banorėve
pėr ti shqyrtuar ato, nė mėnyrė qė tė ndihmohet nė realizimin e
tyre.
-
-
Nė fund,
zėvendėsadministratori komunal, Samba Sane, ėshtė shprehur se ka
vėshtirėsi qė tė kthehen njerėzit nė pronat e tyre, nė tė dyja anėt
e qytetit, por kjo nuk do tė thotė se duhet ndejur duarėryq,
pėrkundrazi, duhet tė punohet shumė nė kėtė drejtim.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|